Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Studentet genjeshtare

Katër të rinj, studentë në një universitet të Francës, vajtën në disko në kohën e provimeve, ku kaluan gjithë natën. Sigurisht, nuk u përgatitën për të nesërmen, provimin e radhës. Mendimi i të gjithëve ishte të mos shkojnë fare në provim. Por si ta justifikojnë mungesën, me qëllim që provimin ta përsërisin një ditë tjetër? Kollaj fare. I telefonuan profesorit të nesërmen, pak para provimit dhe i thanë:”Rrugës për në universitet, na u çanë dy goma të makinës në një rrugë pothuaj pa lëvizje. Kemi frikë se nuk e arrijmë dot provimin.” Profesori e vlerësoi situatën në të cilën ndodheshin katër të rinjtë dhe pranoi t’ua zhvillojë provimin një ditë tjetër. Kjo i gëzoi padyshim katër studentët, plani i tyre kishte qenë i suksesshëm. “Do e festojmë këtë arritje tonën” thanë njëzëri. Ditën e provimit, me të hyrë në klasë të katër, profesori i vendosi secilin në një qoshe të klasës ku zhvillohej provimi. Mandej, u shpërndau fletat e provimit. E dini cilat ishin pyetjet?
Pyetja e parë:”Cilat goma të makinës u çanë gjatë rrugës për në provim?”
Pyetja e dytë:”Sa ishte ora kur ndodhi aksidenti?”
Pyetja e tretë:”Cili prej jush ishte shoferi?”
Pyetja e katërt:”Në cilën sedilje ishe ulur ti dhe në cilën ishin ulur shokët e tjerë?”
Pyetja e pestë:”A mendoni se përgjigjet tuaja do të korrespondojnë me njëra-tjetrën?”
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free