Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Efekti i përshëndetjes me respekt

Efekti i përshëndetjes me respekt
Juan është një punëtor në punishten e ruajtjes dhe shpërndarjes së peshkut. Një ditë, pak para se të largohen të gjithë punëtorët, ai hyri në dhomën e ngrirjes dhe në një moment neglizhence i mbyllet dera, e cila hapej vetëm nga jashtë.
Pothuajse të gjithë punonjësit ishin larguar dhe Juan e dinte se çfarëdo orvatje nga ana e tij për të kërkuar ndihmë do të dështonte, pasi ishte totalisht i izoluar.
Megjithatë, ai bërtiste, godiste derën me sa forcë kishte, thërriste emrat e kolegëve të tij, por askush nuk i erdhi në ndihmë. Të gjithë ishin larguar për në shtëpitë e tyre.
Pesë orë më pas, kur Juan ishte në çastet e fundit të jetës, i ishte ftohur trupi dhe ishte gati të shembej një herë e mirë përtokë, në frigorifer hyn një nga punonjësit e sigurisë së punishtes. Ai e shpëtoi Juanin nga vdekja e sigurt.
Pasi Juan e mori veten, e pyetën rojën e sigurisë se çfarë e kishte bërë që të shkonte dhe të kontrollonte frigoriferin në atë orar dhe si e kishte kuptuar se Juani ishte aty brenda.
Ai u përgjigj:”Unë ka 35 vite që punoj në këtë fabrikë. Me qindra punonjës vijnë dhe largohen çdo ditë, por fjalët “Mirëmëngjesi” dhe “Shihemi nesër” që i thoshte ky burrë (Juani) ishin krejt të ndryshme. Ky është personi i vetëm i cili më trajton me humanizëm dhe me respekt. Përshëndetjet e tij përcjellin tek unë dhembshuri, respekt dhe vlerësim. Atë ditë, pas përfundimit të orarit të punës, nuk i dëgjova fjalët e ngrohta dhe përshëndetjen plot respekt të Juan para se të largohej për në shtëpi. Me vete mendova se diçka duhet ti ketë ndodhur. E kërkova në të gjithë punishten por nuk e gjeta, derisa vajta tek frigoriferi ku e gjeta në çastet e fundit të jetës!”
Fjalët dhe përshëndetjet që u themi të tjerëve sigurisht që kanë ndikimin e tyre tek ata. Përshëndeti njerëzit duke u nisur se janë qenie humane dhe meritojnë respekt, pavarësisht racës, fesë, ngjyrës, krahinës... Diferenca do të jetë e madhe. Secili prej nesh gjendet në momente të caktuara të jetës në “Frigoriferin ngrirës” dhe janë pikërisht njerëz të tillë ata që do të na kërkojnë dhe na zgjasin dorën.
Të mirat e Zotit u shoqërofshin në çdo çast të jetës njerëz të mirë!

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free