Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

LETER MOTRËS DHE NËNËS MUSLIMANE

Do të jem shumë e gëzuarsikur edhe ju të jeni të gëzuara në këtë botë dhe në botën e ardhme. Të jesh me të vërtetë i gëzuar do të thotë: të njohësh thelbin e vërtetë të çështjes. Dije se ka kush kujdeset për ty, kush të shikon dhe të mbikqyr edhe kur flen, ka kush të ushqen edhe kur nuk shtjen asnjë kafshatë në gojë. Të njohësh afërsinë e Tij – është gëzimi më i madh! Nënë e dashur, kush e njeh këtë me të vërtetë është i gëzuar, sepse gëzimi i vërtetë është i përjetshëm. Mirëpo, ajo që më së tepërmi më mundo është pikërisht mospërfillja e kësaj çështjeje aq të ndijshme dhe lidhja jonë e dobët për fijen e cila asnjëherë nuk këputet. Imani (besimi) ynë mezi që merr frymë në kraharorët tonë . Sikur po i dëgjohet fryma e fundit. Motra ime mos lejojmë të ushojë! T’ia zgjasim jetën! Me këtë, vetes më së shumti do t’i ndihmojmë. Mund ta shuajmë flakën e fundit të imanit tonë edhe ashtu të dobët, por edhe mund ta zgjojmë nga letargjia dhe t’i ndriçojmë hapsirat tona shpirtërore. Motra ime, All-llahu xh.sh na krijoi që vetëm Atij t’i drejtohemi dhe Atë të Vetmin ta adhurojmë. Të gjithë hyjnitë tjera patjetër të bien para madhërisë dhe shkëlqimit të Tij. Arsyeja e krijimit tonë është pikërisht kjo: “I krijova xhinët dhe njerëzit vetëm që të më adhurojnë”. (Edh-Dharijat, 56) Nënë e dashur, nëse shikojmë se çna ka dhuruar All-llahu xh.sh, duke na krijuar në formën dhe pamjen më të nukur, duke na liruaur nga çdo robëri – se vetëm robër të All-llahut jemi, atëhehë na mbetën pak mundësi që për gjithë këtë Atij t’i falenderohemi. Shembull më të mirë në falenderimin e All-llahut xh.sh e kemi të Dërguarin e All-llahut, i cili aq gjatë falej natën sa që edhe këmbët i ëjteshin. Aisha (All-llahu xh.sh qoftë i kënaqur me të) për këtë i thoshte: Pse e bën gjithë këtë, o i Dërguari i All-llahut, kur Ai t’i ka falur mëkatet tua? I dërguari i All-llahut iu përgjigj: Si mos i falenderohem Zotit tim! Duhet të mundohemi që ta meritojmë kënaqësinë dhe mëshirën e All-llahut xh.sh. Dashuria ndaj Tij duhet t’i rrënojë të gjitha barierat për t’u ngritur tek Ai, që është i Përhershëm, i Vetmi, Mëshirues dhe Krijues. Nëse pranojmë se e duam Krijuesin tonë, atëherë duhet që në rrugën e Tij të flijojmë pjesë të dëfrimeve tona, të ndërpresim aleancën tonë me shejtanin dhe të hyjmë në limanin e afërsisë së Tij. Se, nëse jemi të dashuruar – jemi në gjendje të flijojmë çdo gjë për të dashurin. Duam atë të cilën edhe Ai e don dhe punojmë atë me të cilën Ai është i kënaqur. Sipas kësaj, nëse e pranojmë se e duam Krijuesin tonë – me çka e shprehim këtë?! Çka duhet të bëjmë që të jemi në afërsinë e Tij dhe nën mbrojtjen e mëshirës së Tij?! Kjo çështje duhet çdo herë të na preukopojë në mendimet tona. Duhet të jemi të vetëdijshëm për faktin se , përderisa ia kemi dhënë besën All-llahut xh.sh, pra kemi thënë shehadetin, qtëhere kjo nënkupton përuljen e tërësishëm Krijuesit të Madhëruar. Ai që e nënshkruan kontratën me Krijuesin e vet, duke shqiptuar shehadetin, do të thtë se u nënshtrohet të gjitha pikave të kontratës dhe s’mund ta mohojë apo refuzojë ndonjë pikë të saj. “Vallë, besoni njërën pjesë të librit, ndërsa tjetrën e mohoni?!” (ajet) All-llahu xh.sh tërheq vërejtjen: “Kur All-llahu dhe i Dërguari i Tij diç caktojnë, atëhere as besimtari e as besimtarja nuk kanë të drejtë të gjykojnë sipas mendimit të vet. Po kush All-llahun hde të Dërguarin e Tij nuk e dëgjon, ai me siguri ka devijuar prej rrugës së vërtetë”. (El-Ahzab, 36). Plotësisht ështëe logjikshme të dëgjohet Ai i cili është Njohës i të gjitha gjërave dhe din ç’ është për ne më e nevojshme, edhe pse me gjykimet tona ne nuk jemi në gjendje t’i kuptojmë. Nënë e dashur, kusht që të jemi besimtarë të mirë do të mvaret nga nënshtrimi dhe dëgjueshmëria jonëndaj All-llahut xh.sh dhe të Dërguarit të Tij: “Betohem në Zotin tënd, se ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, përderisa mos të marrun Ty për arbitër për ato konflikte që ekzistojnë në mes tyre, e pastaj të mosndiejnë kurrfarë dëshpërimi ndaj gjykimit tënd dhe të të Ty plotësisht”. (En-Nisa, 65) Shumica këtu kemi rënë në provim. Si ta quajmë veten besimtarë dhe të kemi mëshirën e All-llahut kur u nënshtrohemi epsheve tona dhe udhëzimeve të Iblisit?! Motra ime, më në fund është koha të përcaktohemi : në radhën e All-llahu xh.sh ose në radhet e djallit të mallkuar. Zgjidhje të tretë nuk ka. Ajo që më së shumti më mundon dhe më shkakton dhembje është lidhja jonë e dobët e dobët për litarin e All-llahut, lidhje që mund të ndërpritet në çdo moment . Sidomos ne, nënë e dashur, kemi dështuar në rrethin dhe në lëmin e veprimit tonë: në obligimet tona si nëna, si bashkshorte dhe is motra. Nga ana tjetër, aty ku femra si nënë, bashkshorte dhe motër duhet të jetë më e fortë dhe ku vlera e saj është më e madhe – mu aty ka dështuar. Motra ime, këtu vihet në pytje moralin dhe nderin e pastër Islam, sa më shumë po avullohet dhe zhduket. Ne, të dhëna pas shkëlqimit të kësaj bote dhe me tempin e shpejtë të jetës, atë as që e vërejmë. Bashkëshortët, baballarët dhe vëllezërit, për fat të keq heshtazi e shikojnë rënien tonë. Dijetarët shumë pak bëjnë fjalë dhe shkruajnë për këtë. Ata thuajse kanë pushuar të na e tërheqin vërejtjen për këtë. Nënë e dashur, ky është provimi ynë. Fundamental. Po qe se e japim këtë provim, për të tjrat dashtë Zoti, do të jetë lehtë. Nëse biem në provimin më të rëndë të kësaj bote, do të rrekullisemi në zjarrin e Xhehenemit dhe do ta meritojmë dënimin e All-llahut xh.sh. Vallë, a nuk ke dëgjuar për thënien (hadithin) e të Dërguarit të All-llahut se më së shumti gra ka parë në zjarr. Po, gra si ne! Ne që i kemi lënë obligimettona, që moralin tonë e kemi sjellë deri në pikën më të ulët, duke ndjekur me kokëfortësi djallin tonë të brendshëm e të jashtëm dhe mashtrimin e tij. Motra ime e dashur, historia na mëson se shumë popuj të mëdjenj janë shpartalluar dhe shkatërruar – mu për shkak të dobësimit të moralit. Studjo historinë e të gjithë popujve të mëdhenj, të cilët që moti janë zhdukur nga skena historike, do të konstratosh se shkaku kryesor, përveç gjërave sekondare, ka qenë dhënia e tyre pas epsheve dhe gjërave të pamoralshm! Ky është shkaku se ata u shkatërruan në këtë botë. Në botën tjetër kjo do të jetë shkaku se ata u shkatërruan në këtë botë. Në botën tjetër kjo do të jetë shkaku i vuajtjes së përhershëm të tyre. Dikur femra ka qenë si margaritarë në guacë, e ruajtur me xhelozi në fund të thellësirave të detit. Njeriu e ka paramenduar, për të ka ëndërruar, ka medituar…. Andaj, nga mosafrueshmëria e prekjeve trupore dhe punëve të pamoralshme, duke falenderuar ruajtjes së moralit dhe normave të tij me xhelozi, gjatë historisë te shumë popuj kanë lindur këngë të paarritshme, epe, këngë lirike dhe romane. Shkrimtarët dhe poetët për këtë mund vetëm të ëndërrojnë, sepse nuk mund ta ndiejnë në thelbin e qënies së tyre atë të cilën e kanë ndier kolegët e tyre të mëparshëm. Nga kjo sot, për fat të keq, nuk ka vepra të tilla kapitale, as në prozë e as në poezi. Sot, jo që nuk ka nevojë të notojmë thellë në det dhe të kërkojmë guacën, ta paramendojmë dhe të meditojmë për të, por as që ka nevojë ta hapim, pasi që ajo ka hedhur çdo gjë nga vetja, gjoja se në emër të lirisë dhe emancipimit, duke muos kuptuar se është bërë mall pr tregti! Dikur në treg janë ekspozuar dhe shitur vetëm patate, lakëra, domate, dardhë, mollë, kumbulla, dhe pemë dhe perime të tjera, ndërsa sot, mdërkaq, në tregjet dhe në të gjitha vendet e tjera publike ekspozohen pjesë të ndryshme të trupit. Çdokujt i është lejuar t’i shohë, t’i matë, t’i prekë – sepse sot nuk ka asgjë të fshehur. Për këtë, sot edhe nuk ka lezet në këtë aspekt. Islami është fe e natyrës. Në të ekzistojnë gjëra të dukshme (dhahir) dhe të fshehura (gajb), të cilat do të mundemi t’i shohim në botën e ardhshme. Atë, të fshehurën, besimtari mezi e pret: i mbushur me shpresë të pangopur, duke pritur takimin me të Dashurin, me Sunduesin e tij. Dikur edhe i riu e ka pritur takimin me të dashurën e tij, e cila ka qenë në guacën e moralit. Dhe, paramendo, çfarë gëzimi për të dy, kur u vinin dasmorët?! Mirëpo, motra ime, te shumica sot dasmorët janë bë formalitet i thjeshtë, pasiqë guaca që moti është hapur!!! Nëna ime e dashur, për këtë që moti kujtohem. Mirëpo, kam pritur që dikush nga dijetarët të shkruajë dhe t’i rreket seriozisht kësaj çështjeje. Por, goja u është ndrydhur e penat u janë tharë, e për kët vendosa që t’ju parqitem. Që kjotë jetë edhe më rrënuese, janë gjetur individë mes funksionarëve të Bashkësisë Islame, që ne i konsiderojmë si dijetarë, në vend që të flasin me fakte për Islamindhe obligimet (farzet) e tij, ata japin shpjegime (fetva) pa asnjë argument, në kundërshtim me librin e All-llahut dhe traditën (sunnetin) e të Dërguarit të Tij. Më beso, nëna ime, mbeta e nemitur kur kuptova se disa individë nga dijetarët tanë (le t’i udhëzojë All-llahu i Mëshirshëm) i mohojnë obligimet e All-llahut xh.sh. Ne e dimë qysh nga mejtepi rregullën e Sheriatit: ai që mohon të paktën një obligim të All-llahut xh.sh e ka urdhëruar të zbatohet, bëhet – pabesimtarë (qafir)!!! Nëna ime, të jem më e qartë: bëhet fjalë për veshjen dhe mbulesën e femrës muslimane. Kemi qenë dëshmitarë se disa funksionarë të Bashkësisë Islame, duke mos u frikësuar dhe turpëruar para All-llahut të Dashur, nxjerrin shpjegime nga xhepat e thellë të tyre, dike deklaruar se femra muslimane nuk duhet të jetë e mbuluar dhe me këtë, me vetëdije pranojnë shpalljen e djallit! Nëse në ndonjë rast nga rrethana të shumëllojshme, nuk zbatojmë cilindo nga obligimet e All-llahut, të përcaktuar me Kur’an dhe sunnet, atëhere jemi gjunahqarë të mëdhenj – por përsëri mbetemi në Islam. Mirëpo, nëse e mohojmë atë që All-llahu rreptësisht urdhëroi të zbatohet – biem nga besimi. Motra ime , për këtë edhe të shkruaj që rastësisht mos mohosh këtë obligim të All-llahut, e as ndonjë tjetër, sepse në po atë moment të shuhet besimi yt, e të gjitha veprat tua që i ke bërë të mbeten të pavlefshme. E di se sidomos ky obligim i All-llahut – mbulesa – nuk është i lehtë dhe se duhet një kohë e gjatë që të mboshtet djalli në atë rrugë. Pasi që, mu kjo luftë me vetvetën dhe me djallin tënd të brendshëm është më e rëndë në këtë botë. Islami na mëson që çdo rregulle t’i hyjmë në tërësinë e saj, të mundohemi që me gjykimet tona të zbulojmë kuptimin e rregullës së caktuar – atje ku na lejohet. Dhe gjithmonë, ta kesh në mend, t’i hysh çdo rregulle Islame me tërësinë e mësimeve Islame. Asnjëherë nuk duhet ta ndajmë nga mësimi i përgjithshëm! Nëse, për shembull e ndajmë një tullë nga një ndërtesë impozante, vetë tulla nuk mund të na shfaq bukurinë dhe madhësinë e asaj ndërtese. Ose, për shembull, nëse e ndajmë nga trupi i përgjithshëm i njeriut gishtin dhe e shikojmë të ndarë nga trup, do të konstatojmë se ai si i tillë, i ndarë është destinuar të vdesë shpejt, si i bashkuar në një trup, me tërë organizmin ai përfiton në vlerë, në funksion dhe n ëbukuri. Ashtu, asnjë rregull në Islam, nëse e shikojmë të shkëputur nga tërësia e saj, ashtu sij, ashtu siç e bën perëndimi në shpjegimin e rregullave të Islamit, nuk mund të na ofrojë madhësinë dhe bukurinë e saj të vërtetë, pasi që e kemi shkëputur nga shpirti i vet. Nga kjo, jemi të obliguar që edhe mbulesën e femrës në Islam, në namaz dhe jashtë tij, ta shikojmë në terësinë e mësimeve Islame që edhe përgjigjja në pyetjen: a ka dashur Islami me mbulesën e femrës atë ta bëjë të poshtëruar, robëreshë dhe më pak të vlefshme, siçflasin gojëkëqinjtë, apo me këtë obligim i është bërë nder dhe është ngritur nga morali i pluhurosur – të jetë më e plotë! Nëse e largojmë errësirën nga mendimi ynë në mungesë të dritës (nurit) së All-llahut xh.sh t’i heqim nga sytë tonë syzet me ngjyra të ndryshme (pasi që Islami është i pangjyrë) dhe e analizojmë këtë obligim në tërësinë e mësimit Islam, do të kuptojmë se mbulesa të cilën Islami e ka përcaktuar për besimtaren është respekt dhe nder për të, dhe se e ruan nga poshtrimi, e mbron që të mos jetë trup e asgjë tjetër, dhe mos të bjerë në nivelin e kafshës! Mu për këtë, mbulesa e Islamit është mburoja dhe arma më e mirë që e mron moralin e femrës! Me zbatimin e këtij dhe obligimeve të tjera të All-llahut xh.sh qartë shprehet nënshtrimi i vërtetë ndaj All-llahut dhe Pejgamberit të Tij. Me këtë tregojmë se a jemi rrenacakë kur themi: “Dëshmoj dhe deklaroj se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe dëshmoj dhe besoj se Muhammedi a.s. është rob i All-llahut dhe i Dërguari i Tij”, si dhe a mos ndoshta lakmitë e kësaj bote dhe idhujtarët janë përzier me Krijuesin e vetëm? Motra ime, mbulesa jote, brenda dhe jashtë namazit në jetën e përditshme, është rrënim i statujave dhe idhujve që djalli në ty i ka skalitur për një kohë të gjatë. Nëse thua: përse vetëm unë të mbulohem? – Motra ime, janë mbuluar shumë më të mira se ti dhe unë: janë mbuluar gratë e të Dërguarit të All-llahut, nënat e besimtarëve të sinqertë! Motra ime, nëse vërejmë se shumica besimtareve të sotme nuk mbulohen – a thua se nuk u është garantuar atyre banimi në xhehenem?! Mos edhe ti e kërkon vizën për banim të përhershëm me të në zjarr?! Nëse kërkëon të sillesh si shumica e botës – dije se ato do të kthejnë nga rruga e All-llahut xh.sh ! A nuk ke vërejtur se duke lexuar Kur’anin, All-llahu xh.sh shpesh përsërit: Shumica e njerëzëve nuk dijnë, shumica prej tyre nuk besojnë! Mirëpo, nëse thua se nuk don të mbulohesh për shkak të nxehtësisë, se mund të djersitesh së tepërmi: motër e dashur, mos harro, zjarri i xhehenemit është më i zjarrtë dhe më përvëlues se dielli dhe rrezet e tij gjatë korrikut dhe gushtit!!! Dhe mos harro: kjo nxehtësi është afatshkurtë, kurse të përzhiturit e xhehenemit është iu përhershëm! E lirë je të zgjedhish – po ti, si të duash urdhëro! Veç kësaj, ata të cilët kanë jetuar dhe jetojnë në vende shumë më të nxehta nga ky i yni, thonë se mbrojtja nga dielli dhe nxehtësia nuk qëndrojnë në zbulimin, por në mbulimin e trupit, bile shohim se në ato vende të ngrohta edhe meshkujt mbajnë shalle të ndryshme dhe rrobe të gjata që të mbrohen nga nxehtësia. Num gjetëm askë që kishte zbuluar kokën ose kishte veshur rrobe të shkurtra për shkak të nxehtësisë. Ata janë veshur në atë mënyrë siç përmendëm më parë që të mbrohen nga nxehtësia. Nënë e dashur, mosmbulimi i trupit tënd, përveç fytyrës dhe duarve, gjegjësisht shuplakës (kurse sipas drejtimit hanefit edhe thembra) është haram. Dhe paramendo tash: sikur dikush për çdo ditë të sjellë një gotë me alkol të pish, ose mish derri për të ngrënë – si do të ndjeheshe?! Jam e sigurt se do të tmerroheshee do të thoshe: Jo, as këtë nuk e ha, e as këtë nuk e pi, se kjo është haram! Por, nënë e dashur njësoj është haram t’ua tregosh të tjerëve cilëndo pjesë të trupit – përveç fytyrës, shuplakave dhe thembrës. Dhe parashtroi vetvetës pyetje: Si do t’i jepet përgjigje All-llahu xh.sh nëse gjatë jetës ke ecur e zbuluar dhe vazhdimisht ke bërë haram – duke u zbuluar!!! Motër e dashur, a nuk ke lexuar në Kur’an se çdo person do t’i mbajë në qafë mëkatet e veta?! Nënë e dashur, e di se i ke eshtrat e dobëta dhe këmbët të dridhen – e si do t’i bartësh gjithë këto mëkate për këtë lloj harami (ndalese)?! Jam e bindur që edhe atë do ta vëresh se së pari duhet ruajtur gjuhën dhe të tjera, e më në fund duhet t’i mbulosh flokët dhe tërë trupin. Mirëpo, ti patjetër duhet të jesh e vetëdijshme se mbulimi i trupit tënd nuk të mbron vetëm ty, por që është shumë – shumë me rëndësi i mbron edhe të tjerët! Nëse, themi, kalon rrugës e zbuluar, lakuriqe e dikush nga meshkujt të shikon me plot afsh, kurse kjo si e si ndodh, ti do ta mbash mëkatin tënd, si dhe mëkatet e atyre që i ke nxitur të gabojnë, edhe pse ata do të përgjigjen për atë se nuk i kanë ulur shikimet e tyre. Roli yt nuki është që të provokosh, t’ua tregosh pjesët e trupit tënd, të të stolisesh, të zbukurohesh dhe të parfurmosesh. Motër e dashur, mos harro se ti je më e vlefshme se gotëza e aromës dhe parfumit, shumë më e vlefshme je se prerja që i ndan që i ndan gjijtë dhe prerja e fundit tënd: shumë e vlefshme je se rëniet e këpucëzave tua e shumë më e vlefshme se karmini në buzat e tua dhe larat e ndryshme në fytyrën tënde! Vlera jote dhe bukuria jote është bukuri e shpirtit tënd dhe nderit tënd! Motër, çdo herë të kesh në mend se ai që e ak caktuar këtë obligim (farz) nuk don të na dëmtojë, e as që me këtë akt të na kthejë në të kaluarën – në Mesjetë, siç shpifin disa injorantë (xhahila) në Lindje dhe në Perënim, por përkundrazi, All-llahu xh.sh me këtë na lartëson, na i hap horizontet e mëshirës së Vet dhe e ruan moralin tonë dhe moralin e të tjerëve. Andaj, insha-all-llah, do të mundohem në vijim, në bazë të literaturës Islame, për këtë t’ia paraqes edhe vetes edhe ty qëndrimin e Islamit për këtë çështje: çështjen e mbulesës së besimtares, si dhe mbi faktorët që ndikojnë në mbrojtjen apo në rrezikimin e moralit të saj. Së pari të përmendim se nënshtrimi në Islam bazohet në besim (iman), e ai që ka besim të fortë, do t’i pranojë urdhërat e All-llahut xh.sh kurse do ta braktisë atë që është e ndaluar. Që të mbrohet morali Islam, All-llahu xh.sh ka caktuar disa mburoja dhe kufij që e mbrojnë njeriun, qoftë mashkull apo femër, nga të gjithë faktorët që ndikojnë në aktivizimin e lakmive dhe epsheve. Turpin e bëri njërin nga kontrolluesin e njeriut dhe aktiviteteve të tij. Turpi është fuqia që e mbron nga mëkatet dhe negativitetet. I dërguari i All-llahut ka thënë: “Çdo fe ka moral, kurse morali i Islamit është turpi”. Në një transmetim (hadith) tjetër Muhammedi a.s. thotë: “Nëse nuk turpërohesh bën ç’të duash”. Do të thotë, nëse e ke humbur turpin si rregullator i aktiviteteve njerëzore, atëhere, dije se mbi ty mbisundojnë pasionet dhe epshet shtazarake. Islami turpin e ka bërë pjesë përbërëse të fesë së vet. Muhammedi a.s. thotë:”Turpi është pjesë e besimit” Siç na ëshët e njohur, Islami rreptësisht e ka ndaluar kurvërinë. Mirëpo, ai na tregon edhe metodat se si dhe në ç’mënyrë të largohemi dhe si t’ia presim rrënjët asaj dukurie të shëmtuar. Për këtë shkak, Islami e fuqizon turpin dhe zhvillon vetëdijen e besimtarit që të mos i afrohet këtij vesi të keq. Ligji Islam (sheriati) dënon kurvërinë, kuptohet, nëse gjenden katër dëshmitarë të besueshëm, të cilët do të dëshmojnë se me sytë e tyre e kanë parë aktin e kurvërisë, mirëpo nuk e dënon afrimin në të, siç ëshët shikimi (kuptohet, kjo vlen për këtë botë), që i është lënë njeriut dhe vetëdijes së tij, duke nxitur që me fuqinë e besimit të vet ta largojë nga vetja pëshpëritjen e djallit dhe dëshirën e zjarrtë të lakmive të veta, në çka na porosit edhe transmetimi i Muhammedit a.s.: “Sytë bëjnë kurvëri me shikimin e vet, duart me prekjen e tyre, këmbët me ecjen e tyre, kurvëria egjuhës është të shqiptuarit, kurvëria e shpirtit është dëshura dhe lakmia, ndërsa trupi i tgurpëruar këtë e dëshmon dhe e tradhton”. Për këtë shkak është shumë me rëndësi hedhja e shikimit për të cilin Islami cakton dënimin, bile edhe në këtë botë, pasiqë shikimi ëshët faktor i parë që nxit në kurvëri. All-llahu xh,sh në Kur’anin Famëlartë thotë: “Thuaju besimtarëve që të mos hedhin shikimet e tyre dhe le t’i ruajnë organet e veta gjenitale; kjo është më e mirë për ta. Me të vërtetë, Perëndia është i dijshëm për atë që punojnë ata. Dhe, thuaju besimtareve, që t’i shmangin shikimet e tyre dhe le t’i ruajnë organet e veta gjenitale; dhe le të mos tregojnë nga stolitë e tyre (pjesët e trupit), përveç atyre që janë të dukshme…” (En – Nur, 30-31) I Dërguari i All-llahut thotë: “Ke të drejtë në shkikimin e parë, por ruaju nga i dyti”. Kështu në një rast i tha Aliut (All-llahu xh.sh. qoftë i kënaqur me të):”O Ali, mos e përcill shikimin me shikim, se në shikimin e parë ke të drejtë por në të dytin – jo!” (Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ahmedi, Bejkehiu etj.). Xhabir bin Abdullahu (All-llahu xh.sh. qoftë i kënaqur me të) e pyeti të dërguarin e Allahut për shikimin e papritur, në çka Muhammedi a.s. iu përgjigj: “Largo shikimin tënd!”. (Transmetojnë Muslimai, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ahmedi, Darimi, Hakimi etj.). mirëpo jemi të vetëdijshëm se shikimeve nuk mund t’u shmangemi, siç ia kanë theksuar as’habët (shokët e Muhammedit a.s.), të Dërguarit të All-llahut xh.sh., në çka ai u është përgjigjur se në atë rast le t’i ulin shikimet e tyre. Ebu Seid El-Hudri (All-llahu xh.sh. qoftë i kënaqur me të) thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut xh.sh. duke thënë: “Ruajuni të ndejturit rrugëve!” Të pranishmit pyetën: “Po që se kemi nevojë që rrugëve të ndalemi e të bisedojmë?”. Ai u përgjigj: “Kur më jeni ndalur në rrugë, atëherë jeni të obliguar ndaj saj (rrugës)!”. “E ç’është obligimi ynë ndaj rrugës, o i Dërguari i All-llahut?” – e pyetën. Ai u përgjigj: “Hedhja e shikimit, mosshqetësimi i tjetrit, kthimi i selamit, të udhëzuarit në të mirë dhe të ndaluarit nga e keqja”. (Transmetojnë Buhariu, Muslimi dhe Ahmed bin Hanbeli). Faktori i dytë që nxit në kurvëri është të folurit. Ai shumë lehtë mund t’i aktivizojë epshet e fjetura të njeriut në atë moment kur femra flet, e veçmas ajo që flet zëshëm. All-llahu xh.sh për këtë edhe heq vëmendjen: “Nëse i druani Perëndisë, mos flitni përkëdhelshëm, e që t’ju dëshirojë ai – i cili në zemrën e tij ka sëmundje (qëllim të keq), dhe flitni në mënyrë serioze”! (El – Ahzab, 32). Po ashtu, ndalohet që gruaja t’ia përshkruajë burrit të vet ndonjë grua tjetër, sidomos pjesët e fshehura të saj (auret), ashtu që të mos nxit në të lakminë dhe të mos mendojë për atë. I Dërguari i All-llahut xh.sh. për këtë thotë: “Gruaja le të mos ia përshkruajë burrit të vet ndonjë grua tjetër, dhe po që se e bën këtë mos të jetë sikur ai ta shikoj atë”. (Transmeton Tirmidhiu). Se edhe të folurit është mjet që te shumica nxit lakminë dhe epshet, shihet nga transmetimi se, kur imami në namaz diç harron, dhe se është e domosdoshme që ta sinjalizojmë, meshkujt do ta sinjalizojnë me thënien: “Subhanallah”, ndërsa femrave u është ndaluar që edhe me zë të thonë “Subhanallah”, por ato do të rrahin dorën mbi dorë dhe me këtë do ta sinjalizojnë imamin për gabimin e tij, gjegjësisht për harresën. (Transmeton Buhariu dhe Ebu Davudi). Se nuk është i rrezikshëm vetëm zëri i femrës të shkaktojë fitne (shpitje) dhe ndezjen e epsheve, por edhe vringëllima e stolive të saj që ua tërheq vëmendjen njerëzve më së miri do ta vërtetojë citati (ajeti) : “…dhe mos t’i rrahin këmbët e tyre (për tokë) që të hetohen stolitë e tyre të fshehta”. (En-Nur, 31) Në kohën tonë të sotme, kjo do të ishte e ngjashme njëlloj sikur ecja me këpucë këpucë që lëshojnë tinguj dhe tërheqin vëmëndjen e kalimtarëve. Pas kësaj, çfarë të themi për praktikën tonë të përditshme, ku gratë dhe vajzat lexojnë mevlude, ilahije hapo Kur’an para meshkujve, e mos të flasim për këndimin e tyre – ku melodia e zërit të femrës i qëllon pikërisht telat e epsheve dhe i liron ato! Faktori i tretë që i ndez epshet e njeriut është parfumosja e femrës. Duhet ta dijmë se i Dërguari i All-llahut femrën e parfumosur, e cila si etillë del në mesin e njerëzve, e ka krahasuar me laviren, duke dashur me këtë të tregojë për ndikimin shumë të rrezikshëm të parfumit në ndezjen e epsheve te personat e gjinisë tjetër. Ebu Musa El-Eshariu (All-llahu xh.sh qoftë i kënaqur me të) transmeton nga i Dërguari i All-llahut, se ka thënë: “Femra e cila parfumoset dhe kalon pranë një grupi njerëzish, ajo është e tillë deh e tillë (do të thotë : lavire)”. (Transmetojnë Ebu Davudi, Nesaiu, Tirmidhiu, Ahmedi, Hakimi, Ibni Hibbani, Ibni Huzejme etj.). Parfumosja i është ndaluar edhe asaj vajze që shkon në xhami. Zejnebe Eth – Thekafija (Allahu xh.sh qoftë i kënaqur me të) transmeton nga i Dërguari i All-llahut, se ka thënë: “nëse ndonjëra prej jush dëshiron të falë namazin në xhami – le të mos përdor parfum!” (Transmetojnë Muslimi, Maliku dhe Ebu Avame). Musa bin Jesari transmeton rastin kur një femër ka ndaluar pranë Ebu Hurejrës (All-llahu qoftë i kënaqur me të) i cili e pyeti: “Oj shërbëtorja kryelartë, dëshiron të shkosh në xhami? Ajo tha: “Po”. “Vallë, në xhami e parfumosur” Ajo përsëri i tha: “Po”. Atëhere Ebu Hurejra e këshilloi: “Kthehu, e largoje atë (parfumin) nga vetja, se e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Asnjë femër që niset në xhami e parfumosur, nuk do t’i pranohet namazi – përderisa nuk kthehet dhe e largon parfumin”. (Transmetojnë Bejhekiu dhe Ibni Huzejme në “Sahih”-in e tyre). Kur parfumosja e femrës që shkon në xhami është kaq reptësisht e ndalur, si është atëhere parfumosja e femrës e cila shkon në treg a në ndonjë vend tjetër?! Në veprën “Ez-Zevaxhir” (2/37) Hejtemi përmend se dalja e femrës, e parfumosur dhe e stolisur, u takon mëkatëve të mëdhaja – bile nëse këtë ia lejon edhe burri i saj. Mirëpo, nga ana tjetër, Islami parapëlqen, madje edhe nxit që femra t’i parfumoset dhe stoliset burrit të vet që t’i bëhet sa më tërheqëse, e kur të dalë para njerëzve të tjerë ato t’i largojë. Në këtë kontekst është me rëndësi të përmendim thënien (hadithin) të cilin e transmeton Tirmidhiu, ku burrit i lejohet të parfumoset, ndërsa femrës i preferohet e kundërta: përdorimi i ngjyrës dhe mospërdorimi i parfumit. (me këtë ngjyrë aludohet në syrmet me të cilat gruaja i stolitet burrit të vet). Faktori i katërt që i nxitë epshet e personave të gjinisë së kundërt është zhveshja e pjesëve të trupit. Mu në mbrojtjen dhe mbulimin e pjesëve të trupit që duhen të mbulohen prej shikimeve, atyre që nuk u është e lejuar, Islami dallohet nga të gjitha qytetërimit e tjera në botë. Në qytetërimet e tjera ekspozimi dhe zbulimi i trupit nuk paraqet mëkat, por, përkundrazi nxitet, e veshja që ekziston tek ata nuk për qëllim mbulimin e trupit por paraqet një lloj zbukurimi dhe dekorimi. Nga kjo, sot në qytetërimet dhe kulturat e tjera, sidomos në perëndim, po jo vetëm atje, jashtëzakonisht përcillet moda dhe çdo gjë që ka lidhshmëri me pjesën formale – sekondare të jetës së njeriut, kurse lehet pasdore bukuria parësore – zbukurimi i shpirtit dhe kualiteteve shpirtërore! Mirëpo, në Islam petku nuk paraqet ndonjë lloj zbukurimi dhe provokimi për shikimet e të tjerëve por petku ka rol mjaft të rëndësishëm dhe të domosdoshëm në mbulimin e trupit të njeriut si dhe në shuarjen e epsheve ndaj personave të gjinisë së kundërt. Se sa i kushton rëndësi Islami që të veçojë llojin e njerëzve nga të kafshëve, përveç tjerash, shihet edhe nga fakti se Islami nuk i lejon asnjëriut kur është vetëm me bashkëshorten – për shkak të melekëve – të zhvishet krejtësisht. I dërguari i All-llahut ka thënë: “Ruajuni lakuriqësisë, pasi që me ju janë ata që asnjëherë nuk ndahen nga ju (melekët), përveç kur e kryeni nevojën dhe kur afroheni pranë grave tuaja, andaj turpërohuni dhe respektoni ata!”. (Transmeton Tirmidhiu). Në një thënie tjetër, të cilën po ashtu e transmeton Tirmidhiu, thuhet: “Shkalla më e lartë e turpit është ajo se Islami nuk është i kënaqur me personin që krejtësisht zhvishet edhe kur është vetëm, pasi që All-llahu më së tepërmi meriton t’i tërpurohemi”. E njëjta gjë vlen edhe për ato femra që janë të veshura, por teshat e tyre janë të tejdukshme dhe të ngushta, kështu që tregojnë ca pjesë të caktuara të trupit për të cilat i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Femrat të cilat mbajnë veshje të tejdukshme trajtohën si të jenë lakuriqë; ato janë larguar nga urdhërat e All-llahut dhe kanë bërë vepra të këqija, ndërsa kokat u janë si gungat e dëvës. Femrat e tilla nuk do të hyjnë në xhenet, e as që do të shijojnë erën e tij. Kurse era e xhenetit shytrihet në kaq e kaq largësi”. (Transmetojnë Muslimi, Ahmedi dhe Taberaniu në “Mu’xhemu – sagiru”). Duke e komentuar këtë transmetim Ibn Abdul-Berri thotë: “Me këtë transmetim i Dëeguari i Allahut ka dashur të aludojë dhe t’ua tërheqë vërejtjën femrave që do të vishin petka të tejdukshme apo petka të ngushta: ato formalisht janë të veshura, kurse në të vërtetë janë – lakuriqe”. (Shih: Es-Sujuti- Tenuirul-Haualik 3/103). A thua se ky transmetim nuk vlen për ato femra të cilat kanë prerje që i ndajnë gjinjtë apo prerje të fundit, duke llogaritur se kanë tesha, kurse në realitet janë lakuriqe dhe pjesët e turpshme të trupit të tyre u janë të ekspozuara çdokujt?! Faktori i pestë i cili ndez epshet e personave të gjinisë së kundërt është ndeja vetëm me dikënd. Kjo shpesh herë rezulton me vetë aktin e kurvërisë. Këtë Islami mundohet ta ndalë qysh në nismë dhe as që jep ratst për një gjë të tillë. Nga kjo, Islami ndalon ndejtjën bashkë të mashkullit dhe femrës nëse nuk janë në lidhje të ngushtë familjare, nëse mbetën vetëm i treti ndërmjet tyre është – djalli. Do të thotë, femrës i ndalohet bashkëndeja me mashkullin që nuk e ka të afërt (mahrem), madje edhe nëse është edhe nga familja e saj e aferm. Duke cekur se djali i tezës, djali i axhës, djali i dajës e të ngjajshëm nuk janë të largët, siç është cekur në ajetin Kur’anor të kaptinës Nur, 31. djalli këtë e ka rol kryesor, çdo mekat e zbukuron dhe mundohet ta bëjë sa më të ëmbël, e mu për këtë nevojitet që të gjitha rasteve të tilla t’u largohemi. Muhammedi a.s. këtë qartë e ka porositur në një thënie, që e transmeton Ukbe bin Amir (All-llahu qoftë i kënaqur me të), i cili thotë: “Ruajuni ndejtjes në vetmi me femra”. Në këtë, njëri prej ensarijve pyeti: “E çka mëndon për hamuin?” Muhammedi a.s. iu përgjigj: “Hamuu është vdekje!” (Transmeton Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu dhe të tjerë). Në përmbledhjen e vet të transmetimeve J. Memiq fjalën “hamu” e përkthen si “shok”. Mirëpo, Imam Neveviu në veprën e tij të njohur “Rijadus-Salihin”, pas këtij transmetimi fjalë për fjalë thotë: “Hamu është ndonjë prej familjes së afërt të burrit si vëllau i tij (kunati), nipi i tij apo dhali i axhës” (Shih: ” Rijadus-Salihin”, transmetimi nr. 1628). Do të thotë, femrës i ndalohet ndeja vetëm me çdo kënd me të cilin nuk është në lidhje të ngushtë familjare, bile edhe me familjën e afërt të burrit të saj – që mos të vijëpër çdo rast në sprova të cilat djalli çdo herë i përgatit. Të gjthë këta dhe faktorë të tjerë që ndezin epshet e njeriut dhe e nxisin personin e gjinisë së kundërt në aktin e kurvërisë, Islami mundohet t’i çrrënjosë. Mirëpo, kush bën punënë e kurvërisë përkundër të gjitha pengesave dhe vërejtjeve, Islami qysh në këtë botëia cakton dënimin e rreptë. Dënimi i tillë mund të zbatohet, vetëm në sajë të dëshmisë së katër njerëzve tëbesuar që do të dëshmojnë se tërë aktin e kurvërisë me të vërtetë e kanë parë. Këtë dënim Islami e zbaton vetëm në raste të rralla. Para kësaj ai troket në derën e vetëdijës njerëzore dhe besimit të tij. Ekzekutimi i dënimit bëhet që të ndalojë përhapjen e amoralitetit dhe shkatërrimin e njerëzore. Ky qëndrim i Islamit, siç shihet është mjaft human, edhe pse shumica këtë nuk mund ta kuptojnë. Pikërisht atëhere kur shumë sëmundje të kohës – siç janë sida dhe të tjera – edhe më tepër përhapen, mu atëhere do ta kuptojnë filozofinë e thellë të kësaj rregulle Islame. Për fat të keq, për shumicën do të jetë shumë vonë. Një ndër faktorët që me mjaft sukses pëngon paraqitjën e kurvërisë dhe shfryrjen e epsheve të njeriut, është me siguri mbulimi i trupit të njeriut. Për këtë, insha-all-llah, do t’i përmendim kufijtë të cilët i ka paraparë Islami në këtë kontekst. Historikisht dihet se para Islamit, në kohën e xhahilijetit (injorancës), meshkujt dhe femrat kanë shikuar trupin e njëri tjetrit pa fije turpi. Bile dhe janë larë dhe kanë kryer nevojën të pa mbuluar. Kabën e vizitonin lakuriq dhe këtë e kanë konsideruar si ibadet (adhurim). (Shih Tefsiri i Ibn Kethirit: 2/210). Kështu kanë vepruar edhe gratë, siç transmeton Muslimi. Ato, në rastet më të shpeshta, siç përmend edhe Raziu në Tefsirin e vet, kanë mbajtur veshje të tejdukshme ashtu që u janë dukur gjinjtë, duart dhe këmbët. Do të thotë, mënyra e veshjës në kohën e injorancës, siç e shohim, nuk dallohet nga mënyra e veshjes së grave të shumta në shumë vende të botës në kohën e sotme. Islami ka ardhë me urdhëresën: “O bijtë e Ademit, ua kemi dhënë petkun i cili do t’i mbulojë pjesët tuaja të turpshme” (El-Araf, 26), dhe me këtë ka caktuar mbulimin e pjesëve të turpshme të trupit të meshkujve dhe të femrave. Ndalohet shikimi i pjesëve të turpshme të dikujt. Muhammedi a.s. thotë: “Le të mos shikojë mashkulli në pjesën e turpshme të mashkulli tjetër, e as femra në pjesën e turpshme të femrës tjetër!” (Transmetojnë Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ahmedi). Islami i ka precizuar vendet që nuk mund të shihen te mashkulli dhe te femra e që konsiderohet si auret – vend i turpshëm. Sa i përket mashkullit, vend i turpshëm konsiderohet prej kërthizës deri te gjunjtë, dhe i ndalohet që atë pjes të trupit ta zbulojë para njerëzve, dhe kuptohet s’ka të drejtë ta shohë atë pjesë të trupit te meshkujt e tjerë. Ebu Ejjub El-Ensariu (All-llahu qoftë i kënaqur me të) transmeton nga i dërguari i All-llahut se ka thënë: “Auret konsiderohet ajo pjesë e trupit prej gjunjëve e deri në kërthizë”. (Transmetojnë Darekuti dhe Bejhekiu). Në një thënie tjetër Muhammedi a.s. për çështjen e auretit te mashkujt ka thënë: “Mos trego kofshën tënde, e as mos shiko në kofshën e njeriut të gjallë dhe atij të vdekur!” (Transm,etojnë Ebu Davudi dhe Ibn Maxheh). Këtë pjesë të trupit të mashkullit, që konsiderohet vend i turpshëm, nuk mund ta shohë askush përveç bashkëshortës së tij legjitime, siç është sqaruar në thënien e Muhammedit a.s.: “Ruaje auretin tënd përveç nga bashkëshortja yte!” (Transmetojnë Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxheh). Sa i përket femrës, ajo është e obliguar në namaz dhe jashtë tij të mbulojë tërë trupin përveç fytyrës dhe shuplakave. All-llahu xh.sh. thotë: “Dhe, thuaju besimtareve, që t’i shmangin shikimet e tyre dhe le t’i ruajnë organet e veta gjenitale; le të mos i tregojnë stolitë e tyre, përveç atyre që janë të dukshme dhe le të lëshojnë shamitë mbi krahërorin e tyre dhe le të mos ua tregojnë stolitë e tyre, përveç bashkëshortëve të tyre, ose baballarëve të tyre, ose vjehrrive të tyre, ose vëllezërve të tyre, ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre dhe robëreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbetorëve nga meshkujt që nuk ndiejnë nevojë për femrat ose fëmijët që nuk kanë arritur pjekurinë për gra. Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për të zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim”. (En-Nur, 31) Me një rast Esma, motra e Aishes (All-llahu xh.sh qoftë i kënaqur me të) hyri në shtëpinë e të Dërguarit të All-llahut me tesha të tejdukshme, kështu që i janë parë ca pjesë të trupit të saj. Muhammedi a.s. u kthye nga ajo, e pastaj i tha: “Esma, kur femra e arrin bylykun (moshën e pjekurisë) nuk duhet t’i shihet asgjë, përveç kësaj dhe kësaj” (duke aluduar në shuplakat dhe fytyran). (Transmeton Ebu Davudi në “Sunenin” e tij). Aishja (Allahu xhel-leshanuhu qoftë i kënaqur me të) thotë: “Hyra te djali i axhës Abdullah bin Tufejli siç ishe e stolisur. I dërguari i All-llahut këtë stoli se pëleqente, dhe i thashë : “Por ai është djali i axhës, o i Dërrguari i All-llahut!” Mu përgjigj: “Kur femra arrin moshën e pjekurisë nuk i lejohet të tregojë asgjë përveç përveç fytyrës së saj dhe asaj që është ndër këtë (e mori bërrylin dhe e vendosi shuplakën mbi të, kurse ndërmjet kësaj shuplake mbi të, kurse ndërmjet kësaj shuplake dhe shuplakës tjetër të tij la hapësirë sa një shuplakë)”. (Transmeton Taberiu). Hazreti Aishes i erdhi Hafsa, bija e Abdurrahmanit. Në kokë kishte hedhur një shami të hollë. Aishja (All-llahu xhel-leshnuhu qoftë i kënaqur me të) e mori mbulesën e saj, e grisi dhe tha: “A nuk e din se çka shpalli All-llahu xhel-leshanuhu në Kaptinën En-Nur?!” Pastaj i dhuroi njkë tjetër, më të trashë – mbulesë të patejdukshme. (Transmetojnë Imam Maliku dhe Ibn S’adi)”. Sa i përket pjesës së citatit të Kaptinës En-Nur: “…dhe të mos lejojnë nga zbukurimet e tyre të shihet asgjë nga ajo që edhe ashtu është e tejdukshme”, Abdullah bin Omeri (All-llahu xh.sh qoftë i kënaqur me të ) thotë se kjo ka të bëjë me petkun: Abdullah bin Abbasi (All-llahu xh.sh qoftë i kënaqur me të) mendon se këto janë unazat dhe syrmet; Sejid bin Xhubejri thotë se ato janë fytyra dhe shuplakat, ndërsa Hasani mendon se ato janë fytyra dhe petku. (Shih; Tefsiri i Taberiut; 18/92-94). Shumica e dijetarëve Islamë, kryesisht pajtohen se zbukurimet e jashtme që mund të shihen te femra janë vetëm shuplakat dhe fytyra! Mirëpo, Ebu Hanifja (All-llahu xh.sh qoftë i kënaqur me të) mendon se ato janë: shuplakat, fytyra dhe thembrat. Të kemi kujdes në vazhdimin e citatit: “…dhe le të vejnë shamitë mbi kraharorin e tyre”- prej nga atëherë te ne gjijtë e ngrehura apo prerjet e hapura që i ndajnë gjijtë?! Në bazë të cilës shpallje është kjo?! Sa i përket citatit të lartpërmendur: “…dhe le të mos kërcasin me këmbët e tyre për të zbuluar fshehtësin nga stolitë e tyre”, dijetari bashkëhor Islam Muhammed Nasuruddin Albani, në librin e tij “Mbulesa e besimtares me Kur’an dhe Sunnet” (faqe 36), mendon se ky ajet udhëzon edhe në mbulimin e thembrave. Këtë tezë e mbrojnë edhe Behekiu, Ibn Hazmi etj. (Shih: Ibn Hazmi: El-lMuhal-la: 3/216). Citati i dytë i cili rreptësisht urdhëron mbulesen e besimtares gjendet në Kaptinën El-Ahzab: “O ti Pejgamber, thuaju grave tuaja, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të vëjnë shamitë e veta mbi trupin e tyre , se kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen, All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai ëshët mëshirues”. (El-Ahzab, 59). Duke komentuar këtë ajet E. Begavi në tefsirin etij thotë se xhibab (fustan) është pjesë e veshjes së femrës, që mbulon këmishën dhe mbulesën e kokës. Ibn Hazmi thotë: “xhibab” ëshët ajo që mbulon tërë trupin, ndërsa ibni Kethiri thotë se ajo është mantel femrash. (Shih: Tefsir i ibni Kethirit: 3/518). Shkurtimisht, ajo është një lloj mbulese, apo lloj fustani që mbulon tërë trupin e femrës, të cilat i kanë shfrytëzuar kur kanë dalur nga shtëpitë, siç transmetojnë Buhariu, Muslimi etj. Nga Ummi Atijja, e cila thotë se i Dërguari i All-llahut i ka urdhëruar gratë për Bajram të dalin në faltore, e ajo i kathënë, se njëra prej tyre nuk ka “xhibab”, në çka ai i është përgjigjur se ajo që nuk ka le të marrë nga motrat e saj. Duke transmetuar këtë thënie Shejh Enver El-Kashmiri (në veprën: “Fejdul – bari, 1/386) thotë: “Nga ky transmetim kuptojmë se “xhibabi” ka shërbyer si mbulojë për të dal nga shtëpia, kurse ajo femër e cila nuk e ka pasur atë nuk ka mundur të dalë. Ai ka mbuluar çdo gjë nga koka deri në thembër. Kjo mbulesë ka qenë për në shtëpi, kurse mbulesa e madhe për tërë trupin u ka shërbyer për të dalur jashtë shtëpisë”. Albani thekson se femra “xhibabin” – (në kuptim të veshjes që mbulon tërë trupin) – e ka obligim ta mbajë edhe në shtëpi, nëse ëshët prezent ndonjë i huaj (do të thotë , ai i cili nuk ëshët në lidhje familjare me femrën e caktuar), duke përmendur se Aishja (All-llahu xh.sh qoftë e kënaqur me të) në shtëpi me këtë mbulesë ka falur namazin. (Shih: Albani: Vepra e cituar, faqe 40). Dijetarët kanë mendime të ndryshme në çështjen e mbulimit të fytyrës së femrës. Saktësisht dihet se gratë e të Dërguarit të All-llahut e kanë mbuluar edhe fytyrën. Këtë e kanë bërë edhe gratë e Sahabëve për t’u dalluar nga shërbëtoret dhe robëreshat, të cilave njerëzit u kanë hedhur fjalë të pahijshme, duke dashur me këtë ta ruajnë nderin dhe dinjitetin e tyre. (Shih:Mevdudi: “Hixhab”, faqe 300-311). Mirëpo, një pjesë e dijetarëve Islam është e mendimit se femra nuk është e obliguar ta mbulojë fytyrën. Ndër të tjerë, këtë mendim e mbrojnë Ebu Hanifja, Maliku, Shafiu< Ahmedi, Tahavi, Ibn Ruzhdi e tjerë. (Shih: El-Bidaje, 1/89), kurse nga dijetarët bashkohorë këtë mendim e mbron edhe Albani në librin e cituar, Jusuf Kardavi në veprën “Es-Sahve el-islamijje”(faqe 37) dhe shumë të tjerë, por me kusht që në fytyrat mos të shihen fytyrat e tyre. Por, po qe se ekziston diç nga stolitë e tyre në fytyrën e femrës që mund të provokojë personin e gjinisë së kundërt, atëhere është e obligueshme edhe mbulimi i fytyrës. E çka të themi për stolinë e sotme të fytyrës, zbukurimin dhe dekorimin e saj?! Këtë dijetarët e kanë thënë me kusht që zbulimi i fytyrës të mos jetë shkak i fitneve (shpifjeve), kurse fytyra, a nuk është pjesa më e bukur e femrës, e me këtë a thua nuk i provokon meshkujt?! Fjalët e All-llahut xh.sh : “…le të venë shamitë e veta mbi kraharorin e tyre , Kjo ëshët më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe e të mos ofendohen” (El-Ahzab, 59), më së miri na tregon urtësinë e rregullave të All-llahu xh.sh. Me heqjen e zbukurimeve dhe me mbulimin e tërë trupit, femra para se gjithash bëhet e nderuar dhe me dinjitet të vyer, kurse shfaqja e stolive krahasohet me mëkatet më të rënda, siç janë shirku (idhujtaria), kurvëria, vjedhja etj. Urtësia Islame dhe universaliteti i tij shihet në atë se Islami në këtë rregull nuk precison llojin e petkut, ngjyrën dhe dezenin e tij, por ia lëshon imagjinatës së njeriut ta krijojë petkun në mënyra të ndryshme, ngjura dhe modele të llojllojshme, por me kusht që të mos i kalojë kufijtë që i përshtaten Islamit dhe normave qenësore të cilat i ka përcaktuar Islami. Me fjalë të tjera, Islami kushtëzon që petku të jetë i gjërë dhe të mos hetohen kunturat e asnjë pjesë pjese të trupit, në asnjë vend të mos jetë e tejdukshme; t’i mbulojë të gjitha pjesët e trupit nga koka deri në thembra si në namaz ashtu edhe jashtë tij; kur të dalë nga shtëpia të mos jetë e parfumosur, të mos i ngjajë veshjes së meshkujve dhe të mos veprojë në mënurë provokuese. Sa i përket veshjes që i ngjan asaj të meshkujve, nga transmetimet e vërteta kuptojmë se është e mallkuar secila femër e cila imiton mashkullin në veshje apo në ndonjë aspekt tjetër. Të përmendim vetëm disa: Ebu Hurejra (All-llahu xh.sh qoftë i kënaqur me të ) thotë: ” E ka mallkuar i dërguari i All-llahut secilin njeri që vesh petka femrash, si dhe femrën e cila vesh petka meshkujsh”. (Transmetojnë Ebu Davudi, Ibni Maxheh, Ahmedi dhe Hakimi). Abdullah bin Abbasi dhe Abdullah bin Amri transmetojnë thënien: “Nuk ëshët prej nesh ai i cili njëjësohet me femrat, e as ajo femër që njëjësohet me meshkujt”. (transmetojnë Buhariu, Ebu Davudi e tjerë). Abdullah bin Omeri (Allahu xh.sh qoftë i kënaqur me të) transmeton thënien, ku i Dërguari i All-llahut ka thënë se tre lloj njerëzish nuk do të hyjnë në Xhennet e as që All-llahu do t’i shikojë në Ditën e Gjykimit – syresh është edhe femra e cila imiton mashkullin. (transmetojnë Ahmedi, Bejhekiu dhe Hkimik). Njëjësimi i femrës me mashkullin, dhe anasjelltas, siç thotë Imam Neveviu, i takon mëkateve të mëdha. Shikoni sa njëjësohemi njëri me tjetrin?! S’ka dyshim se rrjedhat natyrore të gjërave janë çrregulluar. Në fund, është mjaft me rëndësi të sinjalizojmë se të gjithë jemi përgjegjës për veten dhe familjen tonë; përveç gjërave dhe rregullave tjera në Islam, duhet të mbajmë llogari edhe për moralin dhe veshjen Islame. All-llahu xh.sh qartë tërheqë vërejtjen: “O ju që besuat, ruane veten dhe familjen tuaj prej zjarrit, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët”. (El-Tahrim,6). Nga kjo, na është mjaft e nevojshme të tregojmë për këtë rregull Islam e cila pothuaj se gati është e papërfillur. Sa ëshët i lënë pas dore ky farz (obligim) nga praktika jonë, më së miri na tregon fakti se ajo femër e cila nis ta praktikojë këtë urdhër të All-llahut xh.sh – konsiderohet se prezenton Islam të ri. Çfarë zbulimi?! Vallë, a ëshët risi ajo që është praktikuar para 1400 vjetëve?! Është mjerim që për këtë farz, i cili nuk dallohet bga farzet e tjera të All-llahut xh.sh, të mos flitet e të mos shkruhet. S’ka dyshim se njërën pjesë të Librit e flasim e tjetrën e fshehim! Është e drejta jona, madje edhe e drejtë e shenjtë të kuptojmë për të gjitha farzet e All-llahut xh.sh., e sa dhe kush do të mundohet këto t’i zbatojë në praktikë, në një kohë e në një rreth, atij le t’i mbetet në shpirt. Është për mjerim që, përkundër leximit të literaturës sonë Islame dhe prezentimin në shumë tribuna në xhami, për këtë farz të Allahut xh.sh. kuptova në moshën 17-vjeçare. E sa do të kuptojnë për këtë urdhër të All-llahut xh.sh. shumica e nënave dhe motrave tona, si në namaz ashtu edeh jashtë tij, varet nga vetë ne – e para se gjithash nga dijetarët tanë. Mirsada – Merjem KurdiqMirsada – Merjem KURDIQ BISMIL-LAHIR-RAHMANIR-RAHIM (Në emër të Zotit, Bamirësit të përgjithshëm, mëshirëbërësit) Do të jem shumë e gëzuarsikur edhe ju të jeni të gëzuara në këtë botë dhe në botën e ardhme. Të jesh me të vërtetë i gëzuar do të thotë: të njohësh thelbin e vërtetë të çështjes. Dije se ka kush kujdeset për ty, kush të shikon dhe të mbikqyr edhe kur flen, ka kush të ushqen edhe kur nuk shtjen asnjë kafshatë në gojë. Të njohësh afërsinë e Tij – është gëzimi më i madh! Nënë e dashur, kush e njeh këtë me të vërtetë është i gëzuar, sepse gëzimi i vërtetë është i përjetshëm. Mirëpo, ajo që më së tepërmi më mundo është pikërisht mospërfillja e kësaj çështjeje aq të ndijshme dhe lidhja jonë e dobët për fijen e cila asnjëherë nuk këputet. Imani (besimi) ynë mezi që merr frymë në kraharorët tonë . Sikur po i dëgjohet fryma e fundit. Motra ime mos lejojmë të ushojë! T’ia zgjasim jetën! Me këtë, vetes më së shumti do t’i ndihmojmë. Mund ta shuajmë flakën e fundit të imanit tonë edhe ashtu të dobët, por edhe mund ta zgjojmë nga letargjia dhe t’i ndriçojmë hapsirat tona shpirtërore. Motra ime, All-llahu xh.sh na krijoi që vetëm Atij t’i drejtohemi dhe Atë të Vetmin ta adhurojmë. Të gjithë hyjnitë tjera patjetër të bien para madhërisë dhe shkëlqimit të Tij. Arsyeja e krijimit tonë është pikërisht kjo: “I krijova xhinët dhe njerëzit vetëm që të më adhurojnë”. (Edh-Dharijat, 56) Nënë e dashur, nëse shikojmë se çna ka dhuruar All-llahu xh.sh, duke na krijuar në formën dhe pamjen më të nukur, duke na liruaur nga çdo robëri – se vetëm robër të All-llahut jemi, atëhehë na mbetën pak mundësi që për gjithë këtë Atij t’i falenderohemi. Shembull më të mirë në falenderimin e All-llahut xh.sh e kemi të Dërguarin e All-llahut, i cili aq gjatë falej natën sa që edhe këmbët i ëjteshin. Aisha (All-llahu xh.sh qoftë i kënaqur me të) për këtë i thoshte: Pse e bën gjithë këtë, o i Dërguari i All-llahut, kur Ai t’i ka falur mëkatet tua? I dërguari i All-llahut iu përgjigj: Si mos i falenderohem Zotit tim! Duhet të mundohemi që ta meritojmë kënaqësinë dhe mëshirën e All-llahut xh.sh. Dashuria ndaj Tij duhet t’i rrënojë të gjitha barierat për t’u ngritur tek Ai, që është i Përhershëm, i Vetmi, Mëshirues dhe Krijues. Nëse pranojmë se e duam Krijuesin tonë, atëherë duhet që në rrugën e Tij të flijojmë pjesë të dëfrimeve tona, të ndërpresim aleancën tonë me shejtanin dhe të hyjmë në limanin e afërsisë së Tij. Se, nëse jemi të dashuruar – jemi në gjendje të flijojmë çdo gjë për të dashurin. Duam atë të cilën edhe Ai e don dhe punojmë atë me të cilën Ai është i kënaqur. Sipas kësaj, nëse e pranojmë se e duam Krijuesin tonë – me çka e shprehim këtë?! Çka duhet të bëjmë që të jemi në afërsinë e Tij dhe nën mbrojtjen e mëshirës së Tij?! Kjo çështje duhet çdo herë të na preukopojë në mendimet tona. Duhet të jemi të vetëdijshëm për faktin se , përderisa ia kemi dhënë besën All-llahut xh.sh, pra kemi thënë shehadetin, qtëhere kjo nënkupton përuljen e tërësishëm Krijuesit të Madhëruar. Ai që e nënshkruan kontratën me Krijuesin e vet, duke shqiptuar shehadetin, do të thtë se u nënshtrohet të gjitha pikave të kontratës dhe s’mund ta mohojë apo refuzojë ndonjë pikë të saj. “Vallë, besoni njërën pjesë të librit, ndërsa tjetrën e mohoni?!” (ajet) All-llahu xh.sh tërheq vërejtjen: “Kur All-llahu dhe i Dërguari i Tij diç caktojnë, atëhere as besimtari e as besimtarja nuk kanë të drejtë të gjykojnë sipas mendimit të vet. Po kush All-llahun hde të Dërguarin e Tij nuk e dëgjon, ai me siguri ka devijuar prej rrugës së vërtetë”. (El-Ahzab, 36). Plotësisht ështëe logjikshme të dëgjohet Ai i cili është Njohës i të gjitha gjërave dhe din ç’ është për ne më e nevojshme, edhe pse me gjykimet tona ne nuk jemi në gjendje t’i kuptojmë. Nënë e dashur, kusht që të jemi besimtarë të mirë do të mvaret nga nënshtrimi dhe dëgjueshmëria jonëndaj All-llahut xh.sh dhe të Dërguarit të Tij: “Betohem në Zotin tënd, se ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, përderisa mos të marrun Ty për arbitër për ato konflikte që ekzistojnë në mes tyre, e pastaj të mosndiejnë kurrfarë dëshpërimi ndaj gjykimit tënd dhe të të Ty plotësisht”. (En-Nisa, 65) Shumica këtu kemi rënë në provim. Si ta quajmë veten besimtarë dhe të kemi mëshirën e All-llahut kur u nënshtrohemi epsheve tona dhe udhëzimeve të Iblisit?! Motra ime, më në fund është koha të përcaktohemi : në radhën e All-llahu xh.sh ose në radhet e djallit të mallkuar. Zgjidhje të tretë nuk ka. Ajo që më së shumti më mundon dhe më shkakton dhembje është lidhja jonë e dobët e dobët për litarin e All-llahut, lidhje që mund të ndërpritet në çdo moment . Sidomos ne, nënë e dashur, kemi dështuar në rrethin dhe në lëmin e veprimit tonë: në obligimet tona si nëna, si bashkshorte dhe is motra. Nga ana tjetër, aty ku femra si nënë, bashkshorte dhe motër duhet të jetë më e fortë dhe ku vlera e saj është më e madhe – mu aty ka dështuar. Motra ime, këtu vihet në pytje moralin dhe nderin e pastër Islam, sa më shumë po avullohet dhe zhduket. Ne, të dhëna pas shkëlqimit të kësaj bote dhe me tempin e shpejtë të jetës, atë as që e vërejmë. Bashkëshortët, baballarët dhe vëllezërit, për fat të keq heshtazi e shikojnë rënien tonë. Dijetarët shumë pak bëjnë fjalë dhe shkruajnë për këtë. Ata thuajse kanë pushuar të na e tërheqin vërejtjen për këtë. Nënë e dashur, ky është provimi ynë. Fundamental. Po qe se e japim këtë provim, për të tjrat dashtë Zoti, do të jetë lehtë. Nëse biem në provimin më të rëndë të kësaj bote, do të rrekullisemi në zjarrin e Xhehenemit dhe do ta meritojmë dënimin e All-llahut xh.sh. Vallë, a nuk ke dëgjuar për thënien (hadithin) e të Dërguarit të All-llahut se më së shumti gra ka parë në zjarr. Po, gra si ne! Ne që i kemi lënë obligimettona, që moralin tonë e kemi sjellë deri në pikën më të ulët, duke ndjekur me kokëfortësi djallin tonë të brendshëm e të jashtëm dhe mashtrimin e tij. Motra ime e dashur, historia na mëson se shumë popuj të mëdjenj janë shpartalluar dhe shkatërruar – mu për shkak të dobësimit të moralit. Studjo historinë e të gjithë popujve të mëdhenj, të cilët që moti janë zhdukur nga skena historike, do të konstratosh se shkaku kryesor, përveç gjërave sekondare, ka qenë dhënia e tyre pas epsheve dhe gjërave të pamoralshm! Ky është shkaku se ata u shkatërruan në këtë botë. Në botën tjetër kjo do të jetë shkaku se ata u shkatërruan në këtë botë. Në botën tjetër kjo do të jetë shkaku i vuajtjes së përhershëm të tyre. Dikur femra ka qenë si margaritarë në guacë, e ruajtur me xhelozi në fund të thellësirave të detit. Njeriu e ka paramenduar, për të ka ëndërruar, ka medituar…. Andaj, nga mosafrueshmëria e prekjeve trupore dhe punëve të pamoralshme, duke falenderuar ruajtjes së moralit dhe normave të tij me xhelozi, gjatë historisë te shumë popuj kanë lindur këngë të paarritshme, epe, këngë lirike dhe romane. Shkrimtarët dhe poetët për këtë mund vetëm të ëndërrojnë, sepse nuk mund ta ndiejnë në thelbin e qënies së tyre atë të cilën e kanë ndier kolegët e tyre të mëparshëm. Nga kjo sot, për fat të keq, nuk ka vepra të tilla kapitale, as në prozë e as në poezi. Sot, jo që nuk ka nevojë të notojmë thellë në det dhe të kërkojmë guacën, ta paramendojmë dhe të meditojmë për të, por as që ka nevojë ta hapim, pasi që ajo ka hedhur çdo gjë nga vetja, gjoja se në emër të lirisë dhe emancipimit, duke muos kuptuar se është bërë mall pr tregti! Dikur në treg janë ekspozuar dhe shitur vetëm patate, lakëra, domate, dardhë, mollë, kumbulla, dhe pemë dhe perime të tjera, ndërsa sot, mdërkaq, në tregjet dhe në të gjitha vendet e tjera publike ekspozohen pjesë të ndryshme të trupit. Çdokujt i është lejuar t’i shohë, t’i matë, t’i prekë – sepse sot nuk ka asgjë të fshehur. Për këtë, sot edhe nuk ka lezet në këtë aspekt. Islami është fe e natyrës. Në të ekzistojnë gjëra të dukshme (dhahir) dhe të fshehura (gajb), të cilat do të mundemi t’i shohim në botën e ardhshme. Atë, të fshehurën, besimtari mezi e pret: i mbushur me shpresë të pangopur, duke pritur takimin me të Dashurin, me Sunduesin e tij. Dikur edhe i riu e ka pritur takimin me të dashurën e tij, e cila ka qenë në guacën e moralit. Dhe, paramendo, çfarë gëzimi për të dy, kur u vinin dasmorët?! Mirëpo, motra ime, te shumica sot dasmorët janë bë formalitet i thjeshtë, pasiqë guaca që moti është hapur!!! Nëna ime e dashur, për këtë që moti kujtohem. Mirëpo, kam pritur që dikush nga dijetarët të shkruajë dhe t’i rreket seriozisht kësaj çështjeje. Por, goja u është ndrydhur e penat u janë tharë, e për kët vendosa që t’ju parqitem. Që kjotë jetë edhe më rrënuese, janë gjetur individë mes funksionarëve të Bashkësisë Islame, që ne i konsiderojmë si dijetarë, në vend që të flasin me fakte për Islamindhe obligimet (farzet) e tij, ata japin shpjegime (fetva) pa asnjë argument, në kundërshtim me librin e All-llahut dhe traditën (sunnetin) e të Dërguarit të Tij. Më beso, nëna ime, mbeta e nemitur kur kuptova se disa individë nga dijetarët tanë (le t’i udhëzojë All-llahu i Mëshirshëm) i mohojnë obligimet e All-llahut xh.sh. Ne e dimë qysh nga mejtepi rregullën e Sheriatit: ai që mohon të paktën një obligim të All-llahut xh.sh e ka urdhëruar të zbatohet, bëhet – pabesimtarë (qafir)!!! Nëna ime, të jem më e qartë: bëhet fjalë për veshjen dhe mbulesën e femrës muslimane. Kemi qenë dëshmitarë se disa funksionarë të Bashkësisë Islame, duke mos u frikësuar dhe turpëruar para All-llahut të Dashur, nxjerrin shpjegime nga xhepat e thellë të tyre, dike deklaruar se femra muslimane nuk duhet të jetë e mbuluar dhe me këtë, me vetëdije pranojnë shpalljen e djallit! Nëse në ndonjë rast nga rrethana të shumëllojshme, nuk zbatojmë cilindo nga obligimet e All-llahut, të përcaktuar me Kur’an dhe sunnet, atëhere jemi gjunahqarë të mëdhenj – por përsëri mbetemi në Islam. Mirëpo, nëse e mohojmë atë që All-llahu rreptësisht urdhëroi të zbatohet – biem nga besimi. Motra ime , për këtë edhe të shkruaj që rastësisht mos mohosh këtë obligim të All-llahut, e as ndonjë tjetër, sepse në po atë moment të shuhet besimi yt, e të gjitha veprat tua që i ke bërë të mbeten të pavlefshme. E di se sidomos ky obligim i All-llahut – mbulesa – nuk është i lehtë dhe se duhet një kohë e gjatë që të mboshtet djalli në atë rrugë. Pasi që, mu kjo luftë me vetvetën dhe me djallin tënd të brendshëm është më e rëndë në këtë botë. Islami na mëson që çdo rregulle t’i hyjmë në tërësinë e saj, të mundohemi që me gjykimet tona të zbulojmë kuptimin e rregullës së caktuar – atje ku na lejohet. Dhe gjithmonë, ta kesh në mend, t’i hysh çdo rregulle Islame me tërësinë e mësimeve Islame. Asnjëherë nuk duhet ta ndajmë nga mësimi i përgjithshëm! Nëse, për shembull e ndajmë një tullë nga një ndërtesë impozante, vetë tulla nuk mund të na shfaq bukurinë dhe madhësinë e asaj ndërtese. Ose, për shembull, nëse e ndajmë nga trupi i përgjithshëm i njeriut gishtin dhe e shikojmë të ndarë nga trup, do të konstatojmë se ai si i tillë, i ndarë është destinuar të vdesë shpejt, si i bashkuar në një trup, me tërë organizmin ai përfiton në vlerë, në funksion dhe n ëbukuri. Ashtu, asnjë rregull në Islam, nëse e shikojmë të shkëputur nga tërësia e saj, ashtu sij, ashtu siç e bën perëndimi në shpjegimin e rregullave të Islamit, nuk mund të na ofrojë madhësinë dhe bukurinë e saj të vërtetë, pasi që e kemi shkëputur nga shpirti i vet. Nga kjo, jemi të obliguar që edhe mbulesën e femrës në Islam, në namaz dhe jashtë tij, ta shikojmë në terësinë e mësimeve Islame që edhe përgjigjja në pyetjen: a ka dashur Islami me mbulesën e femrës atë ta bëjë të poshtëruar, robëreshë dhe më pak të vlefshme, siçflasin gojëkëqinjtë, apo me këtë obligim i është bërë nder dhe është ngritur nga morali i pluhurosur – të jetë më e plotë! Nëse e largojmë errësirën nga mendimi ynë në mungesë të dritës (nurit) së All-llahut xh.sh t’i heqim nga sytë tonë syzet me ngjyra të ndryshme (pasi që Islami është i pangjyrë) dhe e analizojmë këtë obligim në tërësinë e mësimit Islam, do të kuptojmë se mbulesa të cilën Islami e ka përcaktuar për besimtaren është respekt dhe nder për të, dhe se e ruan nga poshtrimi, e mbron që të mos jetë trup e asgjë tjetër, dhe mos të bjerë në nivelin e kafshës! Mu për këtë, mbulesa e Islamit është mburoja dhe arma më e mirë që e mron moralin e femrës! Me zbatimin e këtij dhe obligimeve të tjera të All-llahut xh.sh qartë shprehet nënshtrimi i vërtetë ndaj All-llahut dhe Pejgamberit të Tij. Me këtë tregojmë se a jemi rrenacakë kur themi: “Dëshmoj dhe deklaroj se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe dëshmoj dhe besoj se Muhammedi a.s. është rob i All-llahut dhe i Dërguari i Tij”, si dhe a mos ndoshta lakmitë e kësaj bote dhe idhujtarët janë përzier me Krijuesin e vetëm? Motra ime, mbulesa jote, brenda dhe jashtë namazit në jetën e përditshme, është rrënim i statujave dhe idhujve që djalli në ty i ka skalitur për një kohë të gjatë. Nëse thua: përse vetëm unë të mbulohem? – Motra ime, janë mbuluar shumë më të mira se ti dhe unë: janë mbuluar gratë e të Dërguarit të All-llahut, nënat e besimtarëve të sinqertë! Motra ime, nëse vërejmë se shumica besimtareve të sotme nuk mbulohen – a thua se nuk u është garantuar atyre banimi në xhehenem?! Mos edhe ti e kërkon vizën për banim të përhershëm me të në zjarr?! Nëse kërkëon të sillesh si shumica e botës – dije se ato do të kthejnë nga rruga e All-llahut xh.sh ! A nuk ke vërejtur se duke lexuar Kur’anin, All-llahu xh.sh shpesh përsërit: Shumica e njerëzëve nuk dijnë, shumica prej tyre nuk besojnë! Mirëpo, nëse thua se nuk don të mbulohesh për shkak të nxehtësisë, se mund të djersitesh së tepërmi: motër e dashur, mos harro, zjarri i xhehenemit është më i zjarrtë dhe më përvëlues se dielli dhe rrezet e tij gjatë korrikut dhe gushtit!!! Dhe mos harro: kjo nxehtësi është afatshkurtë, kurse të përzhiturit e xhehenemit është iu përhershëm! E lirë je të zgjedhish – po ti, si të duash urdhëro! Veç kësaj, ata të cilët kanë jetuar dhe jetojnë në vende shumë më të nxehta nga ky i yni, thonë se mbrojtja nga dielli dhe nxehtësia nuk qëndrojnë në zbulimin, por në mbulimin e trupit, bile shohim se në ato vende të ngrohta edhe meshkujt mbajnë shalle të ndryshme dhe rrobe të gjata që të mbrohen nga nxehtësia. Num gjetëm askë që kishte zbuluar kokën ose kishte veshur rrobe të shkurtra për shkak të nxehtësisë. Ata janë veshur në atë mënyrë siç përmendëm më parë që të mbrohen nga nxehtësia. Nënë e dashur, mosmbulimi i trupit tënd, përveç fytyrës dhe duarve, gjegjësisht shuplakës (kurse sipas drejtimit hanefit edhe thembra) është haram. Dhe paramendo tash: sikur dikush për çdo ditë të sjellë një gotë me alkol të pish, ose mish derri për të ngrënë – si do të ndjeheshe?! Jam e sigurt se do të tmerroheshee do të thoshe: Jo, as këtë nuk e ha, e as këtë nuk e pi, se kjo është haram! Por, nënë e dashur njësoj është haram t’ua tregosh të tjerëve cilëndo pjesë të trupit – përveç fytyrës, shuplakave dhe thembrës. Dhe parashtroi vetvetës pyetje: Si do t’i jepet përgjigje All-llahu xh.sh nëse gjatë jetës ke ecur e zbuluar dhe vazhdimisht ke bërë haram – duke u zbuluar!!! Motër e dashur, a nuk ke lexuar në Kur’an se çdo person do t’i mbajë në qafë mëkatet e veta?! Nënë e dashur, e di se i ke eshtrat e dobëta dhe këmbët të dridhen – e si do t’i bartësh gjithë këto mëkate për këtë lloj harami (ndalese)?! Jam e bindur që edhe atë do ta vëresh se së pari duhet ruajtur gjuhën dhe të tjera, e më në fund duhet t’i mbulosh flokët dhe tërë trupin. Mirëpo, ti patjetër duhet të jesh e vetëdijshme se mbulimi i trupit tënd nuk të mbron vetëm ty, por që është shumë – shumë me rëndësi i mbron edhe të tjerët! Nëse, themi, kalon rrugës e zbuluar, lakuriqe e dikush nga meshkujt të shikon me plot afsh, kurse kjo si e si ndodh, ti do ta mbash mëkatin tënd, si dhe mëkatet e atyre që i ke nxitur të gabojnë, edhe pse ata do të përgjigjen për atë se nuk i kanë ulur shikimet e tyre. Roli yt nuki është që të provokosh, t’ua tregosh pjesët e trupit tënd, të të stolisesh, të zbukurohesh dhe të parfurmosesh. Motër e dashur, mos harro se ti je më e vlefshme se gotëza e aromës dhe parfumit, shumë më e vlefshme je se prerja që i ndan që i ndan gjijtë dhe prerja e fundit tënd: shumë e vlefshme je se rëniet e këpucëzave tua e shumë më e vlefshme se karmini në buzat e tua dhe larat e ndryshme në fytyrën tënde! Vlera jote dhe bukuria jote është bukuri e shpirtit tënd dhe nderit tënd! Motër, çdo herë të kesh në mend se ai që e ak caktuar këtë obligim (farz) nuk don të na dëmtojë, e as që me këtë akt të na kthejë në të kaluarën – në Mesjetë, siç shpifin disa injorantë (xhahila) në Lindje dhe në Perënim, por përkundrazi, All-llahu xh.sh me këtë na lartëson, na i hap horizontet e mëshirës së Vet dhe e ruan moralin tonë dhe moralin e të tjerëve. Andaj, insha-all-llah, do të mundohem në vijim, në bazë të literaturës Islame, për këtë t’ia paraqes edhe vetes edhe ty qëndrimin e Islamit për këtë çështje: çështjen e mbulesës së besimtares, si dhe mbi faktorët që ndikojnë në mbrojtjen apo në rrezikimin e moralit të saj. Së pari të përmendim se nënshtrimi në Islam bazohet në besim (iman), e ai që ka besim të fortë, do t’i pranojë urdhërat e All-llahut xh.sh kurse do ta braktisë atë që është e ndaluar. Që të mbrohet morali Islam, All-llahu xh.sh ka caktuar disa mburoja dhe kufij që e mbrojnë njeriun, qoftë mashkull apo femër, nga të gjithë faktorët që ndikojnë në aktivizimin e lakmive dhe epsheve. Turpin e bëri njërin nga kontrolluesin e njeriut dhe aktiviteteve të tij. Turpi është fuqia që e mbron nga mëkatet dhe negativitetet. I dërguari i All-llahut ka thënë: “Çdo fe ka moral, kurse morali i Islamit është turpi”. Në një transmetim (hadith) tjetër Muhammedi a.s. thotë: “Nëse nuk turpërohesh bën ç’të duash”. Do të thotë, nëse e ke humbur turpin si rregullator i aktiviteteve njerëzore, atëhere, dije se mbi ty mbisundojnë pasionet dhe epshet shtazarake. Islami turpin e ka bërë pjesë përbërëse të fesë së vet. Muhammedi a.s. thotë:”Turpi është pjesë e besimit” Siç na ëshët e njohur, Islami rreptësisht e ka ndaluar kurvërinë. Mirëpo, ai na tregon edhe metodat se si dhe në ç’mënyrë të largohemi dhe si t’ia presim rrënjët asaj dukurie të shëmtuar. Për këtë shkak, Islami e fuqizon turpin dhe zhvillon vetëdijen e besimtarit që të mos i afrohet këtij vesi të keq. Ligji Islam (sheriati) dënon kurvërinë, kuptohet, nëse gjenden katër dëshmitarë të besueshëm, të cilët do të dëshmojnë se me sytë e tyre e kanë parë aktin e kurvërisë, mirëpo nuk e dënon afrimin në të, siç ëshët shikimi (kuptohet, kjo vlen për këtë botë), që i është lënë njeriut dhe vetëdijes së tij, duke nxitur që me fuqinë e besimit të vet ta largojë nga vetja pëshpëritjen e djallit dhe dëshirën e zjarrtë të lakmive të veta, në çka na porosit edhe transmetimi i Muhammedit a.s.: “Sytë bëjnë kurvëri me shikimin e vet, duart me prekjen e tyre, këmbët me ecjen e tyre, kurvëria egjuhës është të shqiptuarit, kurvëria e shpirtit është dëshura dhe lakmia, ndërsa trupi i tgurpëruar këtë e dëshmon dhe e tradhton”. Për këtë shkak është shumë me rëndësi hedhja e shikimit për të cilin Islami cakton dënimin, bile edhe në këtë botë, pasiqë shikimi ëshët faktor i parë që nxit në kurvëri. All-llahu xh,sh në Kur’anin Famëlartë thotë: “Thuaju besimtarëve që të mos hedhin shikimet e tyre dhe le t’i ruajnë organet e veta gjenitale; kjo është më e mirë për ta. Me të vërtetë, Perëndia është i dijshëm për atë që punojnë ata. Dhe, thuaju besimtareve, që t’i shmangin shikimet e tyre dhe le t’i ruajnë organet e veta gjenitale; dhe le të mos tregojnë nga stolitë e tyre (pjesët e trupit), përveç atyre që janë të dukshme…” (En – Nur, 30-31) I Dërguari i All-llahut thotë: “Ke të drejtë në shkikimin e parë, por ruaju nga i dyti”. Kështu në një rast i tha Aliut (All-llahu xh.sh. qoftë i kënaqur me të):”O Ali, mos e përcill shikimin me shikim, se në shikimin e parë ke të drejtë por në të dytin – jo!” (Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ahmedi, Bejkehiu etj.). Xhabir bin Abdullahu (All-llahu xh.sh. qoftë i kënaqur me të) e pyeti të dërguarin e Allahut për shikimin e papritur, në çka Muhammedi a.s. iu përgjigj: “Largo shikimin tënd!”. (Transmetojnë Muslimai, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ahmedi, Darimi, Hakimi etj.). mirëpo jemi të vetëdijshëm se shikimeve nuk mund t’u shmangemi, siç ia kanë theksuar as’habët (shokët e Muhammedit a.s.), të Dërguarit të All-llahut xh.sh., në çka ai u është përgjigjur se në atë rast le t’i ulin shikimet e tyre. Ebu Seid El-Hudri (All-llahu xh.sh. qoftë i kënaqur me të) thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut xh.sh. duke thënë: “Ruajuni të ndejturit rrugëve!” Të pranishmit pyetën: “Po që se kemi nevojë që rrugëve të ndalemi e të bisedojmë?”. Ai u përgjigj: “Kur më jeni ndalur në rrugë, atëherë jeni të obliguar ndaj saj (rrugës)!”. “E ç’është obligimi ynë ndaj rrugës, o i Dërguari i All-llahut?” – e pyetën. Ai u përgjigj: “Hedhja e shikimit, mosshqetësimi i tjetrit, kthimi i selamit, të udhëzuarit në të mirë dhe të ndaluarit nga e keqja”. (Transmetojnë Buhariu, Muslimi dhe Ahmed bin Hanbeli). Faktori i dytë që nxit në kurvëri është të folurit. Ai shumë lehtë mund t’i aktivizojë epshet e fjetura të njeriut në atë moment kur femra flet, e veçmas ajo që flet zëshëm. All-llahu xh.sh për këtë edhe heq vëmendjen: “Nëse i druani Perëndisë, mos flitni përkëdhelshëm, e që t’ju dëshirojë ai – i cili në zemrën e tij ka sëmundje (qëllim të keq), dhe flitni në mënyrë serioze”! (El – Ahzab, 32). Po ashtu, ndalohet që gruaja t’ia përshkruajë burrit të vet ndonjë grua tjetër, sidomos pjesët e fshehura të saj (auret), ashtu që të mos nxit në të lakminë dhe të mos mendojë për atë. I Dërguari i All-llahut xh.sh. për këtë thotë: “Gruaja le të mos ia përshkruajë burrit të vet ndonjë grua tjetër, dhe po që se e bën këtë mos të jetë sikur ai ta shikoj atë”. (Transmeton Tirmidhiu). Se edhe të folurit është mjet që te shumica nxit lakminë dhe epshet, shihet nga transmetimi se, kur imami në namaz diç harron, dhe se është e domosdoshme që ta sinjalizojmë, meshkujt do ta sinjalizojnë me thënien: “Subhanallah”, ndërsa femrave u është ndaluar që edhe me zë të thonë “Subhanallah”, por ato do të rrahin dorën mbi dorë dhe me këtë do ta sinjalizojnë imamin për gabimin e tij, gjegjësisht për harresën. (Transmeton Buhariu dhe Ebu Davudi). Se nuk është i rrezikshëm vetëm zëri i femrës të shkaktojë fitne (shpitje) dhe ndezjen e epsheve, por edhe vringëllima e stolive të saj që ua tërheq vëmendjen njerëzve më së miri do ta vërtetojë citati (ajeti) : “…dhe mos t’i rrahin këmbët e tyre (për tokë) që të hetohen stolitë e tyre të fshehta”. (En-Nur, 31) Në kohën tonë të sotme, kjo do të ishte e ngjashme njëlloj sikur ecja me këpucë këpucë që lëshojnë tinguj dhe tërheqin vëmëndjen e kalimtarëve. Pas kësaj, çfarë të themi për praktikën tonë të përditshme, ku gratë dhe vajzat lexojnë mevlude, ilahije hapo Kur’an para meshkujve, e mos të flasim për këndimin e tyre – ku melodia e zërit të femrës i qëllon pikërisht telat e epsheve dhe i liron ato! Faktori i tretë që i ndez epshet e njeriut është parfumosja e femrës. Duhet ta dijmë se i Dërguari i All-llahut femrën e parfumosur, e cila si etillë del në mesin e njerëzve, e ka krahasuar me laviren, duke dashur me këtë të tregojë për ndikimin shumë të rrezikshëm të parfumit në ndezjen e epsheve te personat e gjinisë tjetër. Ebu Musa El-Eshariu (All-llahu xh.sh qoftë i kënaqur me të) transmeton nga i Dërguari i All-llahut, se ka thënë: “Femra e cila parfumoset dhe kalon pranë një grupi njerëzish, ajo është e tillë deh e tillë (do të thotë : lavire)”. (Transmetojnë Ebu Davudi, Nesaiu, Tirmidhiu, Ahmedi, Hakimi, Ibni Hibbani, Ibni Huzejme etj.). Parfumosja i është ndaluar edhe asaj vajze që shkon në xhami. Zejnebe Eth – Thekafija (Allahu xh.sh qoftë i kënaqur me të) transmeton nga i Dërguari i All-llahut, se ka thënë: “nëse ndonjëra prej jush dëshiron të falë namazin në xhami – le të mos përdor parfum!” (Transmetojnë Muslimi, Maliku dhe Ebu Avame). Musa bin Jesari transmeton rastin kur një femër ka ndaluar pranë Ebu Hurejrës (All-llahu qoftë i kënaqur me të) i cili e pyeti: “Oj shërbëtorja kryelartë, dëshiron të shkosh në xhami? Ajo tha: “Po”. “Vallë, në xhami e parfumosur” Ajo përsëri i tha: “Po”. Atëhere Ebu Hurejra e këshilloi: “Kthehu, e largoje atë (parfumin) nga vetja, se e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Asnjë femër që niset në xhami e parfumosur, nuk do t’i pranohet namazi – përderisa nuk kthehet dhe e largon parfumin”. (Transmetojnë Bejhekiu dhe Ibni Huzejme në “Sahih”-in e tyre). Kur parfumosja e femrës që shkon në xhami është kaq reptësisht e ndalur, si është atëhere parfumosja e femrës e cila shkon në treg a në ndonjë vend tjetër?! Në veprën “Ez-Zevaxhir” (2/37) Hejtemi përmend se dalja e femrës, e parfumosur dhe e stolisur, u takon mëkatëve të mëdhaja – bile nëse këtë ia lejon edhe burri i saj. Mirëpo, nga ana tjetër, Islami parapëlqen, madje edhe nxit që femra t’i parfumoset dhe stoliset burrit të vet që t’i bëhet sa më tërheqëse, e kur të dalë para njerëzve të tjerë ato t’i largojë. Në këtë kontekst është me rëndësi të përmendim thënien (hadithin) të cilin e transmeton Tirmidhiu, ku burrit i lejohet të parfumoset, ndërsa femrës i preferohet e kundërta: përdorimi i ngjyrës dhe mospërdorimi i parfumit. (me këtë ngjyrë aludohet në syrmet me të cilat gruaja i stolitet burrit të vet). Faktori i katërt që i nxitë epshet e personave të gjinisë së kundërt është zhveshja e pjesëve të trupit. Mu në mbrojtjen dhe mbulimin e pjesëve të trupit që duhen të mbulohen prej shikimeve, atyre që nuk u është e lejuar, Islami dallohet nga të gjitha qytetërimit e tjera në botë. Në qytetërimet e tjera ekspozimi dhe zbulimi i trupit nuk paraqet mëkat, por, përkundrazi nxitet, e veshja që ekziston tek ata nuk për qëllim mbulimin e trupit por paraqet një lloj zbukurimi dhe dekorimi. Nga kjo, sot në qytetërimet dhe kulturat e tjera, sidomos në perëndim, po jo vetëm atje, jashtëzakonisht përcillet moda dhe çdo gjë që ka lidhshmëri me pjesën formale – sekondare të jetës së njeriut, kurse lehet pasdore bukuria parësore – zbukurimi i shpirtit dhe kualiteteve shpirtërore! Mirëpo, në Islam petku nuk paraqet ndonjë lloj zbukurimi dhe provokimi për shikimet e të tjerëve por petku ka rol mjaft të rëndësishëm dhe të domosdoshëm në mbulimin e trupit të njeriut si dhe në shuarjen e epsheve ndaj personave të gjinisë së kundërt. Se sa i kushton rëndësi Islami që të veçojë llojin e njerëzve nga të kafshëve, përveç tjerash, shihet edhe nga fakti se Islami nuk i lejon asnjëriut kur është vetëm me bashkëshorten – për shkak të melekëve – të zhvishet krejtësisht. I dërguari i All-llahut ka thënë: “Ruajuni lakuriqësisë, pasi që me ju janë ata që asnjëherë nuk ndahen nga ju (melekët), përveç kur e kryeni nevojën dhe kur afroheni pranë grave tuaja, andaj turpërohuni dhe respektoni ata!”. (Transmeton Tirmidhiu). Në një thënie tjetër, të cilën po ashtu e transmeton Tirmidhiu, thuhet: “Shkalla më e lartë e turpit është ajo se Islami nuk është i kënaqur me personin që krejtësisht zhvishet edhe kur është vetëm, pasi që All-llahu më së tepërmi meriton t’i tërpurohemi”. E njëjta gjë vlen edhe për ato femra që janë të veshura, por teshat e tyre janë të tejdukshme dhe të ngushta, kështu që tregojnë ca pjesë të caktuara të trupit për të cilat i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Femrat të cilat mbajnë veshje të tejdukshme trajtohën si të jenë lakuriqë; ato janë larguar nga urdhërat e All-llahut dhe kanë bërë vepra të këqija, ndërsa kokat u janë si gungat e dëvës. Femrat e tilla nuk do të hyjnë në xhenet, e as që do të shijojnë erën e tij. Kurse era e xhenetit shytrihet në kaq e kaq largësi”. (Transmetojnë Muslimi, Ahmedi dhe Taberaniu në “Mu’xhemu – sagiru”). Duke e komentuar këtë transmetim Ibn Abdul-Berri thotë: “Me këtë transmetim i Dëeguari i Allahut ka dashur të aludojë dhe t’ua tërheqë vërejtjën femrave që do të vishin petka të tejdukshme apo petka të ngushta: ato formalisht janë të veshura, kurse në të vërtetë janë – lakuriqe”. (Shih: Es-Sujuti- Tenuirul-Haualik 3/103). A thua se ky transmetim nuk vlen për ato femra të cilat kanë prerje që i ndajnë gjinjtë apo prerje të fundit, duke llogaritur se kanë tesha, kurse në realitet janë lakuriqe dhe pjesët e turpshme të trupit të tyre u janë të ekspozuara çdokujt?! Faktori i pestë i cili ndez epshet e personave të gjinisë së kundërt është ndeja vetëm me dikënd. Kjo shpesh herë rezulton me vetë aktin e kurvërisë. Këtë Islami mundohet ta ndalë qysh në nismë dhe as që jep ratst për një gjë të tillë. Nga kjo, Islami ndalon ndejtjën bashkë të mashkullit dhe femrës nëse nuk janë në lidhje të ngushtë familjare, nëse mbetën vetëm i treti ndërmjet tyre është – djalli. Do të thotë, femrës i ndalohet bashkëndeja me mashkullin që nuk e ka të afërt (mahrem), madje edhe nëse është edhe nga familja e saj e aferm. Duke cekur se djali i tezës, djali i axhës, djali i dajës e të ngjajshëm nuk janë të largët, siç është cekur në ajetin Kur’anor të kaptinës Nur, 31. djalli këtë e ka rol kryesor, çdo mekat e zbukuron dhe mundohet ta bëjë sa më të ëmbël, e mu për këtë nevojitet që të gjitha rasteve të tilla t’u largohemi. Muhammedi a.s. këtë qartë e ka porositur në një thënie, që e transmeton Ukbe bin Amir (All-llahu qoftë i kënaqur me të), i cili thotë: “Ruajuni ndejtjes në vetmi me femra”. Në këtë, njëri prej ensarijve pyeti: “E çka mëndon për hamuin?” Muhammedi a.s. iu përgjigj: “Hamuu është vdekje!” (Transmeton Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu dhe të tjerë). Në përmbledhjen e vet të transmetimeve J. Memiq fjalën “hamu” e përkthen si “shok”. Mirëpo, Imam Neveviu në veprën e tij të njohur “Rijadus-Salihin”, pas këtij transmetimi fjalë për fjalë thotë: “Hamu është ndonjë prej familjes së afërt të burrit si vëllau i tij (kunati), nipi i tij apo dhali i axhës” (Shih: ” Rijadus-Salihin”, transmetimi nr. 1628). Do të thotë, femrës i ndalohet ndeja vetëm me çdo kënd me të cilin nuk është në lidhje të ngushtë familjare, bile edhe me familjën e afërt të burrit të saj – që mos të vijëpër çdo rast në sprova të cilat djalli çdo herë i përgatit. Të gjthë këta dhe faktorë të tjerë që ndezin epshet e njeriut dhe e nxisin personin e gjinisë së kundërt në aktin e kurvërisë, Islami mundohet t’i çrrënjosë. Mirëpo, kush bën punënë e kurvërisë përkundër të gjitha pengesave dhe vërejtjeve, Islami qysh në këtë botëia cakton dënimin e rreptë. Dënimi i tillë mund të zbatohet, vetëm në sajë të dëshmisë së katër njerëzve tëbesuar që do të dëshmojnë se tërë aktin e kurvërisë me të vërtetë e kanë parë. Këtë dënim Islami e zbaton vetëm në raste të rralla. Para kësaj ai troket në derën e vetëdijës njerëzore dhe besimit të tij. Ekzekutimi i dënimit bëhet që të ndalojë përhapjen e amoralitetit dhe shkatërrimin e njerëzore. Ky qëndrim i Islamit, siç shihet është mjaft human, edhe pse shumica këtë nuk mund ta kuptojnë. Pikërisht atëhere kur shumë sëmundje të kohës – siç janë sida dhe të tjera – edhe më tepër përhapen, mu atëhere do ta kuptojnë filozofinë e thellë të kësaj rregulle Islame. Për fat të keq, për shumicën do të jetë shumë vonë. Një ndër faktorët që me mjaft sukses pëngon paraqitjën e kurvërisë dhe shfryrjen e epsheve të njeriut, është me siguri mbulimi i trupit të njeriut. Për këtë, insha-all-llah, do t’i përmendim kufijtë të cilët i ka paraparë Islami në këtë kontekst. Historikisht dihet se para Islamit, në kohën e xhahilijetit (injorancës), meshkujt dhe femrat kanë shikuar trupin e njëri tjetrit pa fije turpi. Bile dhe janë larë dhe kanë kryer nevojën të pa mbuluar. Kabën e vizitonin lakuriq dhe këtë e kanë konsideruar si ibadet (adhurim). (Shih Tefsiri i Ibn Kethirit: 2/210). Kështu kanë vepruar edhe gratë, siç transmeton Muslimi. Ato, në rastet më të shpeshta, siç përmend edhe Raziu në Tefsirin e vet, kanë mbajtur veshje të tejdukshme ashtu që u janë dukur gjinjtë, duart dhe këmbët. Do të thotë, mënyra e veshjës në kohën e injorancës, siç e shohim, nuk dallohet nga mënyra e veshjes së grave të shumta në shumë vende të botës në kohën e sotme. Islami ka ardhë me urdhëresën: “O bijtë e Ademit, ua kemi dhënë petkun i cili do t’i mbulojë pjesët tuaja të turpshme” (El-Araf, 26), dhe me këtë ka caktuar mbulimin e pjesëve të turpshme të trupit të meshkujve dhe të femrave. Ndalohet shikimi i pjesëve të turpshme të dikujt. Muhammedi a.s. thotë: “Le të mos shikojë mashkulli në pjesën e turpshme të mashkulli tjetër, e as femra në pjesën e turpshme të femrës tjetër!” (Transmetojnë Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ahmedi). Islami i ka precizuar vendet që nuk mund të shihen te mashkulli dhe te femra e që konsiderohet si auret – vend i turpshëm. Sa i përket mashkullit, vend i turpshëm konsiderohet prej kërthizës deri te gjunjtë, dhe i ndalohet që atë pjes të trupit ta zbulojë para njerëzve, dhe kuptohet s’ka të drejtë ta shohë atë pjesë të trupit te meshkujt e tjerë. Ebu Ejjub El-Ensariu (All-llahu qoftë i kënaqur me të) transmeton nga i dërguari i All-llahut se ka thënë: “Auret konsiderohet ajo pjesë e trupit prej gjunjëve e deri në kërthizë”. (Transmetojnë Darekuti dhe Bejhekiu). Në një thënie tjetër Muhammedi a.s. për çështjen e auretit te mashkujt ka thënë: “Mos trego kofshën tënde, e as mos shiko në kofshën e njeriut të gjallë dhe atij të vdekur!” (Transm,etojnë Ebu Davudi dhe Ibn Maxheh). Këtë pjesë të trupit të mashkullit, që konsiderohet vend i turpshëm, nuk mund ta shohë askush përveç bashkëshortës së tij legjitime, siç është sqaruar në thënien e Muhammedit a.s.: “Ruaje auretin tënd përveç nga bashkëshortja yte!” (Transmetojnë Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxheh). Sa i përket femrës, ajo është e obliguar në namaz dhe jashtë tij të mbulojë tërë trupin përveç fytyrës dhe shuplakave. All-llahu xh.sh. thotë: “Dhe, thuaju besimtareve, që t’i shmangin shikimet e tyre dhe le t’i ruajnë organet e veta gjenitale; le të mos i tregojnë stolitë e tyre, përveç atyre që janë të dukshme dhe le të lëshojnë shamitë mbi krahërorin e tyre dhe le të mos ua tregojnë stolitë e tyre, përveç bashkëshortëve të tyre, ose baballarëve të tyre, ose vjehrrive të tyre, ose vëllezërve të tyre, ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre dhe robëreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbetorëve nga meshkujt që nuk ndiejnë nevojë për femrat ose fëmijët që nuk kanë arritur pjekurinë për gra. Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për të zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim”. (En-Nur, 31) Me një rast Esma, motra e Aishes (All-llahu xh.sh qoftë i kënaqur me të) hyri në shtëpinë e të Dërguarit të All-llahut me tesha të tejdukshme, kështu që i janë parë ca pjesë të trupit të saj. Muhammedi a.s. u kthye nga ajo, e pastaj i tha: “Esma, kur femra e arrin bylykun (moshën e pjekurisë) nuk duhet t’i shihet asgjë, përveç kësaj dhe kësaj” (duke aluduar në shuplakat dhe fytyran). (Transmeton Ebu Davudi në “Sunenin” e tij). Aishja (Allahu xhel-leshanuhu qoftë i kënaqur me të) thotë: “Hyra te djali i axhës Abdullah bin Tufejli siç ishe e stolisur. I dërguari i All-llahut këtë stoli se pëleqente, dhe i thashë : “Por ai është djali i axhës, o i Dërrguari i All-llahut!” Mu përgjigj: “Kur femra arrin moshën e pjekurisë nuk i lejohet të tregojë asgjë përveç përveç fytyrës së saj dhe asaj që është ndër këtë (e mori bërrylin dhe e vendosi shuplakën mbi të, kurse ndërmjet kësaj shuplake mbi të, kurse ndërmjet kësaj shuplake dhe shuplakës tjetër të tij la hapësirë sa një shuplakë)”. (Transmeton Taberiu). Hazreti Aishes i erdhi Hafsa, bija e Abdurrahmanit. Në kokë kishte hedhur një shami të hollë. Aishja (All-llahu xhel-leshnuhu qoftë i kënaqur me të) e mori mbulesën e saj, e grisi dhe tha: “A nuk e din se çka shpalli All-llahu xhel-leshanuhu në Kaptinën En-Nur?!” Pastaj i dhuroi njkë tjetër, më të trashë – mbulesë të patejdukshme. (Transmetojnë Imam Maliku dhe Ibn S’adi)”. Sa i përket pjesës së citatit të Kaptinës En-Nur: “…dhe të mos lejojnë nga zbukurimet e tyre të shihet asgjë nga ajo që edhe ashtu është e tejdukshme”, Abdullah bin Omeri (All-llahu xh.sh qoftë i kënaqur me të ) thotë se kjo ka të bëjë me petkun: Abdullah bin Abbasi (All-llahu xh.sh qoftë i kënaqur me të) mendon se këto janë unazat dhe syrmet; Sejid bin Xhubejri thotë se ato janë fytyra dhe shuplakat, ndërsa Hasani mendon se ato janë fytyra dhe petku. (Shih; Tefsiri i Taberiut; 18/92-94). Shumica e dijetarëve Islamë, kryesisht pajtohen se zbukurimet e jashtme që mund të shihen te femra janë vetëm shuplakat dhe fytyra! Mirëpo, Ebu Hanifja (All-llahu xh.sh qoftë i kënaqur me të) mendon se ato janë: shuplakat, fytyra dhe thembrat. Të kemi kujdes në vazhdimin e citatit: “…dhe le të vejnë shamitë mbi kraharorin e tyre”- prej nga atëherë te ne gjijtë e ngrehura apo prerjet e hapura që i ndajnë gjijtë?! Në bazë të cilës shpallje është kjo?! Sa i përket citatit të lartpërmendur: “…dhe le të mos kërcasin me këmbët e tyre për të zbuluar fshehtësin nga stolitë e tyre”, dijetari bashkëhor Islam Muhammed Nasuruddin Albani, në librin e tij “Mbulesa e besimtares me Kur’an dhe Sunnet” (faqe 36), mendon se ky ajet udhëzon edhe në mbulimin e thembrave. Këtë tezë e mbrojnë edhe Behekiu, Ibn Hazmi etj. (Shih: Ibn Hazmi: El-lMuhal-la: 3/216). Citati i dytë i cili rreptësisht urdhëron mbulesen e besimtares gjendet në Kaptinën El-Ahzab: “O ti Pejgamber, thuaju grave tuaja, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të vëjnë shamitë e veta mbi trupin e tyre , se kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen, All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai ëshët mëshirues”. (El-Ahzab, 59). Duke komentuar këtë ajet E. Begavi në tefsirin etij thotë se xhibab (fustan) është pjesë e veshjes së femrës, që mbulon këmishën dhe mbulesën e kokës. Ibn Hazmi thotë: “xhibab” ëshët ajo që mbulon tërë trupin, ndërsa ibni Kethiri thotë se ajo është mantel femrash. (Shih: Tefsir i ibni Kethirit: 3/518). Shkurtimisht, ajo është një lloj mbulese, apo lloj fustani që mbulon tërë trupin e femrës, të cilat i kanë shfrytëzuar kur kanë dalur nga shtëpitë, siç transmetojnë Buhariu, Muslimi etj. Nga Ummi Atijja, e cila thotë se i Dërguari i All-llahut i ka urdhëruar gratë për Bajram të dalin në faltore, e ajo i kathënë, se njëra prej tyre nuk ka “xhibab”, në çka ai i është përgjigjur se ajo që nuk ka le të marrë nga motrat e saj. Duke transmetuar këtë thënie Shejh Enver El-Kashmiri (në veprën: “Fejdul – bari, 1/386) thotë: “Nga ky transmetim kuptojmë se “xhibabi” ka shërbyer si mbulojë për të dal nga shtëpia, kurse ajo femër e cila nuk e ka pasur atë nuk ka mundur të dalë. Ai ka mbuluar çdo gjë nga koka deri në thembër. Kjo mbulesë ka qenë për në shtëpi, kurse mbulesa e madhe për tërë trupin u ka shërbyer për të dalur jashtë shtëpisë”. Albani thekson se femra “xhibabin” – (në kuptim të veshjes që mbulon tërë trupin) – e ka obligim ta mbajë edhe në shtëpi, nëse ëshët prezent ndonjë i huaj (do të thotë , ai i cili nuk ëshët në lidhje familjare me femrën e caktuar), duke përmendur se Aishja (All-llahu xh.sh qoftë e kënaqur me të) në shtëpi me këtë mbulesë ka falur namazin. (Shih: Albani: Vepra e cituar, faqe 40). Dijetarët kanë mendime të ndryshme në çështjen e mbulimit të fytyrës së femrës. Saktësisht dihet se gratë e të Dërguarit të All-llahut e kanë mbuluar edhe fytyrën. Këtë e kanë bërë edhe gratë e Sahabëve për t’u dalluar nga shërbëtoret dhe robëreshat, të cilave njerëzit u kanë hedhur fjalë të pahijshme, duke dashur me këtë ta ruajnë nderin dhe dinjitetin e tyre. (Shih:Mevdudi: “Hixhab”, faqe 300-311). Mirëpo, një pjesë e dijetarëve Islam është e mendimit se femra nuk është e obliguar ta mbulojë fytyrën. Ndër të tjerë, këtë mendim e mbrojnë Ebu Hanifja, Maliku, Shafiu< Ahmedi, Tahavi, Ibn Ruzhdi e tjerë. (Shih: El-Bidaje, 1/89), kurse nga dijetarët bashkohorë këtë mendim e mbron edhe Albani në librin e cituar, Jusuf Kardavi në veprën “Es-Sahve el-islamijje”(faqe 37) dhe shumë të tjerë, por me kusht që në fytyrat mos të shihen fytyrat e tyre. Por, po qe se ekziston diç nga stolitë e tyre në fytyrën e femrës që mund të provokojë personin e gjinisë së kundërt, atëhere është e obligueshme edhe mbulimi i fytyrës. E çka të themi për stolinë e sotme të fytyrës, zbukurimin dhe dekorimin e saj?! Këtë dijetarët e kanë thënë me kusht që zbulimi i fytyrës të mos jetë shkak i fitneve (shpifjeve), kurse fytyra, a nuk është pjesa më e bukur e femrës, e me këtë a thua nuk i provokon meshkujt?! Fjalët e All-llahut xh.sh : “…le të venë shamitë e veta mbi kraharorin e tyre , Kjo ëshët më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe e të mos ofendohen” (El-Ahzab, 59), më së miri na tregon urtësinë e rregullave të All-llahu xh.sh. Me heqjen e zbukurimeve dhe me mbulimin e tërë trupit, femra para se gjithash bëhet e nderuar dhe me dinjitet të vyer, kurse shfaqja e stolive krahasohet me mëkatet më të rënda, siç janë shirku (idhujtaria), kurvëria, vjedhja etj. Urtësia Islame dhe universaliteti i tij shihet në atë se Islami në këtë rregull nuk precison llojin e petkut, ngjyrën dhe dezenin e tij, por ia lëshon imagjinatës së njeriut ta krijojë petkun në mënyra të ndryshme, ngjura dhe modele të llojllojshme, por me kusht që të mos i kalojë kufijtë që i përshtaten Islamit dhe normave qenësore të cilat i ka përcaktuar Islami. Me fjalë të tjera, Islami kushtëzon që petku të jetë i gjërë dhe të mos hetohen kunturat e asnjë pjesë pjese të trupit, në asnjë vend të mos jetë e tejdukshme; t’i mbulojë të gjitha pjesët e trupit nga koka deri në thembra si në namaz ashtu edhe jashtë tij; kur të dalë nga shtëpia të mos jetë e parfumosur, të mos i ngjajë veshjes së meshkujve dhe të mos veprojë në mënurë provokuese. Sa i përket veshjes që i ngjan asaj të meshkujve, nga transmetimet e vërteta kuptojmë se është e mallkuar secila femër e cila imiton mashkullin në veshje apo në ndonjë aspekt tjetër. Të përmendim vetëm disa: Ebu Hurejra (All-llahu xh.sh qoftë i kënaqur me të ) thotë: ” E ka mallkuar i dërguari i All-llahut secilin njeri që vesh petka femrash, si dhe femrën e cila vesh petka meshkujsh”. (Transmetojnë Ebu Davudi, Ibni Maxheh, Ahmedi dhe Hakimi). Abdullah bin Abbasi dhe Abdullah bin Amri transmetojnë thënien: “Nuk ëshët prej nesh ai i cili njëjësohet me femrat, e as ajo femër që njëjësohet me meshkujt”. (transmetojnë Buhariu, Ebu Davudi e tjerë). Abdullah bin Omeri (Allahu xh.sh qoftë i kënaqur me të) transmeton thënien, ku i Dërguari i All-llahut ka thënë se tre lloj njerëzish nuk do të hyjnë në Xhennet e as që All-llahu do t’i shikojë në Ditën e Gjykimit – syresh është edhe femra e cila imiton mashkullin. (transmetojnë Ahmedi, Bejhekiu dhe Hkimik). Njëjësimi i femrës me mashkullin, dhe anasjelltas, siç thotë Imam Neveviu, i takon mëkateve të mëdha. Shikoni sa njëjësohemi njëri me tjetrin?! S’ka dyshim se rrjedhat natyrore të gjërave janë çrregulluar. Në fund, është mjaft me rëndësi të sinjalizojmë se të gjithë jemi përgjegjës për veten dhe familjen tonë; përveç gjërave dhe rregullave tjera në Islam, duhet të mbajmë llogari edhe për moralin dhe veshjen Islame. All-llahu xh.sh qartë tërheqë vërejtjen: “O ju që besuat, ruane veten dhe familjen tuaj prej zjarrit, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët”. (El-Tahrim,6). Nga kjo, na është mjaft e nevojshme të tregojmë për këtë rregull Islam e cila pothuaj se gati është e papërfillur. Sa ëshët i lënë pas dore ky farz (obligim) nga praktika jonë, më së miri na tregon fakti se ajo femër e cila nis ta praktikojë këtë urdhër të All-llahut xh.sh – konsiderohet se prezenton Islam të ri. Çfarë zbulimi?! Vallë, a ëshët risi ajo që është praktikuar para 1400 vjetëve?! Është mjerim që për këtë farz, i cili nuk dallohet bga farzet e tjera të All-llahut xh.sh, të mos flitet e të mos shkruhet. S’ka dyshim se njërën pjesë të Librit e flasim e tjetrën e fshehim! Është e drejta jona, madje edhe e drejtë e shenjtë të kuptojmë për të gjitha farzet e All-llahut xh.sh., e sa dhe kush do të mundohet këto t’i zbatojë në praktikë, në një kohë e në një rreth, atij le t’i mbetet në shpirt. Është për mjerim që, përkundër leximit të literaturës sonë Islame dhe prezentimin në shumë tribuna në xhami, për këtë farz të Allahut xh.sh. kuptova në moshën 17-vjeçare. E sa do të kuptojnë për këtë urdhër të All-llahut xh.sh. shumica e nënave dhe motrave tona, si në namaz ashtu edeh jashtë tij, varet nga vetë ne – e para se gjithash nga dijetarët tanë. Mirsada – Merjem KurdiqMirsada – Merjem KURDIQ BISMIL-LAHIR-RAHMANIR-RAHIM (Në emër të Zotit, Bamirësit të përgjithshëm, mëshirëbërësit) Do të jem shumë e gëzuarsikur edhe ju të jeni të gëzuara në këtë botë dhe në botën e ardhme. Të jesh me të vërtetë i gëzuar do të thotë: të njohësh thelbin e vërtetë të çështjes. Dije se ka kush kujdeset për ty, kush të shikon dhe të mbikqyr edhe kur flen, ka kush të ushqen edhe kur nuk shtjen asnjë kafshatë në gojë. Të njohësh afërsinë e Tij – është gëzimi më i madh! Nënë e dashur, kush e njeh këtë me të vërtetë është i gëzuar, sepse gëzimi i vërtetë është i përjetshëm. Mirëpo, ajo që më së tepërmi më mundo është pikërisht mospërfillja e kësaj çështjeje aq të ndijshme dhe lidhja jonë e dobët për fijen e cila asnjëherë nuk këputet. Imani (besimi) ynë mezi që merr frymë në kraharorët tonë . Sikur po i dëgjohet fryma e fundit. Motra ime mos lejojmë të ushojë! T’ia zgjasim jetën! Me këtë, vetes më së shumti do t’i ndihmojmë. Mund ta shuajmë flakën e fundit të imanit tonë edhe ashtu të dobët, por edhe mund ta zgjojmë nga letargjia dhe t’i ndriçojmë hapsirat tona shpirtërore. Motra ime, All-llahu xh.sh na krijoi që vetëm Atij t’i drejtohemi dhe Atë të Vetmin ta adhurojmë. Të gjithë hyjnitë tjera patjetër të bien para madhërisë dhe shkëlqimit të Tij. Arsyeja e krijimit tonë është pikërisht kjo: “I krijova xhinët dhe njerëzit vetëm që të më adhurojnë”. (Edh-Dharijat, 56) Nënë e dashur, nëse shikojmë se çna ka dhuruar All-llahu xh.sh, duke na krijuar në formën dhe pamjen më të nukur, duke na liruaur nga çdo robëri – se vetëm robër të All-llahut jemi, atëhehë na mbetën pak mundësi që për gjithë këtë Atij t’i falenderohemi. Shembull më të mirë në falenderimin e All-llahut xh.sh e kemi të Dërguarin e All-llahut, i cili aq gjatë falej natën sa që edhe këmbët i ëjteshin. Aisha (All-llahu xh.sh qoftë i kënaqur me të) për këtë i thoshte: Pse e bën gjithë këtë, o i Dërguari i All-llahut, kur Ai t’i ka falur mëkatet tua? I dërguari i All-llahut iu përgjigj: Si mos i falenderohem Zotit tim! Duhet të mundohemi që ta meritojmë kënaqësinë dhe mëshirën e All-llahut xh.sh. Dashuria ndaj Tij duhet t’i rrënojë të gjitha barierat për t’u ngritur tek Ai, që është i Përhershëm, i Vetmi, Mëshirues dhe Krijues. Nëse pranojmë se e duam Krijuesin tonë, atëherë duhet që në rrugën e Tij të flijojmë pjesë të dëfrimeve tona, të ndërpresim aleancën tonë me shejtanin dhe të hyjmë në limanin e afërsisë së Tij. Se, nëse jemi të dashuruar – jemi në gjendje të flijojmë çdo gjë për të dashurin. Duam atë të cilën edhe Ai e don dhe punojmë atë me të cilën Ai është i kënaqur. Sipas kësaj, nëse e pranojmë se e duam Krijuesin tonë – me çka e shprehim këtë?! Çka duhet të bëjmë që të jemi në afërsinë e Tij dhe nën mbrojtjen e mëshirës së Tij?! Kjo çështje duhet çdo herë të na preukopojë në mendimet tona. Duhet të jemi të vetëdijshëm për faktin se , përderisa ia kemi dhënë besën All-llahut xh.sh, pra kemi thënë shehadetin, qtëhere kjo nënkupton përuljen e tërësishëm Krijuesit të Madhëruar. Ai që e nënshkruan kontratën me Krijuesin e vet, duke shqiptuar shehadetin, do të thtë se u nënshtrohet të gjitha pikave të kontratës dhe s’mund ta mohojë apo refuzojë ndonjë pikë të saj. “Vallë, besoni njërën pjesë të librit, ndërsa tjetrën e mohoni?!” (ajet) All-llahu xh.sh tërheq vërejtjen: “Kur All-llahu dhe i Dërguari i Tij diç caktojnë, atëhere as besimtari e as besimtarja nuk kanë të drejtë të gjykojnë sipas mendimit të vet. Po kush All-llahun hde të Dërguarin e Tij nuk e dëgjon, ai me siguri ka devijuar prej rrugës së vërtetë”. (El-Ahzab, 36). Plotësisht ështëe logjikshme të dëgjohet Ai i cili është Njohës i të gjitha gjërave dhe din ç’ është për ne më e nevojshme, edhe pse me gjykimet tona ne nuk jemi në gjendje t’i kuptojmë. Nënë e dashur, kusht që të jemi besimtarë të mirë do të mvaret nga nënshtrimi dhe dëgjueshmëria jonëndaj All-llahut xh.sh dhe të Dërguarit të Tij: “Betohem në Zotin tënd, se ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, përderisa mos të marrun Ty për arbitër për ato konflikte që ekzistojnë në mes tyre, e pastaj të mosndiejnë kurrfarë dëshpërimi ndaj gjykimit tënd dhe të të Ty plotësisht”. (En-Nisa, 65) Shumica këtu kemi rënë në provim. Si ta quajmë veten besimtarë dhe të kemi mëshirën e All-llahut kur u nënshtrohemi epsheve tona dhe udhëzimeve të Iblisit?! Motra ime, më në fund është koha të përcaktohemi : në radhën e All-llahu xh.sh ose në radhet e djallit të mallkuar. Zgjidhje të tretë nuk ka. Ajo që më së shumti më mundon dhe më shkakton dhembje është lidhja jonë e dobët e dobët për litarin e All-llahut, lidhje që mund të ndërpritet në çdo moment . Sidomos ne, nënë e dashur, kemi dështuar në rrethin dhe në lëmin e veprimit tonë: në obligimet tona si nëna, si bashkshorte dhe is motra. Nga ana tjetër, aty ku femra si nënë, bashkshorte dhe motër duhet të jetë më e fortë dhe ku vlera e saj është më e madhe – mu aty ka dështuar. Motra ime, këtu vihet në pytje moralin dhe nderin e pastër Islam, sa më shumë po avullohet dhe zhduket. Ne, të dhëna pas shkëlqimit të kësaj bote dhe me tempin e shpejtë të jetës, atë as që e vërejmë. Bashkëshortët, baballarët dhe vëllezërit, për fat të keq heshtazi e shikojnë rënien tonë. Dijetarët shumë pak bëjnë fjalë dhe shkruajnë për këtë. Ata thuajse kanë pushuar të na e tërheqin vërejtjen për këtë. Nënë e dashur, ky është provimi ynë. Fundamental. Po qe se e japim këtë provim, për të tjrat dashtë Zoti, do të jetë lehtë. Nëse biem në provimin më të rëndë të kësaj bote, do të rrekullisemi në zjarrin e Xhehenemit dhe do ta meritojmë dënimin e All-llahut xh.sh. Vallë, a nuk ke dëgjuar për thënien (hadithin) e të Dërguarit të All-llahut se më së shumti gra ka parë në zjarr. Po, gra si ne! Ne që i kemi lënë obligimettona, që moralin tonë e kemi sjellë deri në pikën më të ulët, duke ndjekur me kokëfortësi djallin tonë të brendshëm e të jashtëm dhe mashtrimin e tij. Motra ime e dashur, historia na mëson se shumë popuj të mëdjenj janë shpartalluar dhe shkatërruar – mu për shkak të dobësimit të moralit. Studjo historinë e të gjithë popujve të mëdhenj, të cilët që moti janë zhdukur nga skena historike, do të konstratosh se shkaku kryesor, përveç gjërave sekondare, ka qenë dhënia e tyre pas epsheve dhe gjërave të pamoralshm! Ky është shkaku se ata u shkatërruan në këtë botë. Në botën tjetër kjo do të jetë shkaku se ata u shkatërruan në këtë botë. Në botën tjetër kjo do të jetë shkaku i vuajtjes së përhershëm të tyre. Dikur femra ka qenë si margaritarë në guacë, e ruajtur me xhelozi në fund të thellësirave të detit. Njeriu e ka paramenduar, për të ka ëndërruar, ka medituar…. Andaj, nga mosafrueshmëria e prekjeve trupore dhe punëve të pamoralshme, duke falenderuar ruajtjes së moralit dhe normave të tij me xhelozi, gjatë historisë te shumë popuj kanë lindur këngë të paarritshme, epe, këngë lirike dhe romane. Shkrimtarët dhe poetët për këtë mund vetëm të ëndërrojnë, sepse nuk mund ta ndiejnë në thelbin e qënies së tyre atë të cilën e kanë ndier kolegët e tyre të mëparshëm. Nga kjo sot, për fat të keq, nuk ka vepra të tilla kapitale, as në prozë e as në poezi. Sot, jo që nuk ka nevojë të notojmë thellë në det dhe të kërkojmë guacën, ta paramendojmë dhe të meditojmë për të, por as që ka nevojë ta hapim, pasi që ajo ka hedhur çdo gjë nga vetja, gjoja se në emër të lirisë dhe emancipimit, duke muos kuptuar se është bërë mall pr tregti! Dikur në treg janë ekspozuar dhe shitur vetëm patate, lakëra, domate, dardhë, mollë, kumbulla, dhe pemë dhe perime të tjera, ndërsa sot, mdërkaq, në tregjet dhe në të gjitha vendet e tjera publike ekspozohen pjesë të ndryshme të trupit. Çdokujt i është lejuar t’i shohë, t’i matë, t’i prekë – sepse sot nuk ka asgjë të fshehur. Për këtë, sot edhe nuk ka lezet në këtë aspekt. Islami është fe e natyrës. Në të ekzistojnë gjëra të dukshme (dhahir) dhe të fshehura (gajb), të cilat do të mundemi t’i shohim në botën e ardhshme. Atë, të fshehurën, besimtari mezi e pret: i mbushur me shpresë të pangopur, duke pritur takimin me të Dashurin, me Sunduesin e tij. Dikur edhe i riu e ka pritur takimin me të dashurën e tij, e cila ka qenë në guacën e moralit. Dhe, paramendo, çfarë gëzimi për të dy, kur u vinin dasmorët?! Mirëpo, motra ime, te shumica sot dasmorët janë bë formalitet i thjeshtë, pasiqë guaca që moti është hapur!!! Nëna ime e dashur, për këtë që moti kujtohem. Mirëpo, kam pritur që dikush nga dijetarët të shkruajë dhe t’i rreket seriozisht kësaj çështjeje. Por, goja u është ndrydhur e penat u janë tharë, e për kët vendosa që t’ju parqitem. Që kjotë jetë edhe më rrënuese, janë gjetur individë mes funksionarëve të Bashkësisë Islame, që ne i konsiderojmë si dijetarë, në vend që të flasin me fakte për Islamindhe obligimet (farzet) e tij, ata japin shpjegime (fetva) pa asnjë argument, në kundërshtim me librin e All-llahut dhe traditën (sunnetin) e të Dërguarit të Tij. Më beso, nëna ime, mbeta e nemitur kur kuptova se disa individë nga dijetarët tanë (le t’i udhëzojë All-llahu i Mëshirshëm) i mohojnë obligimet e All-llahut xh.sh. Ne e dimë qysh nga mejtepi rregullën e Sheriatit: ai që mohon të paktën një obligim të All-llahut xh.sh e ka urdhëruar të zbatohet, bëhet – pabesimtarë (qafir)!!! Nëna ime, të jem më e qartë: bëhet fjalë për veshjen dhe mbulesën e femrës muslimane. Kemi qenë dëshmitarë se disa funksionarë të Bashkësisë Islame, duke mos u frikësuar dhe turpëruar para All-llahut të Dashur, nxjerrin shpjegime nga xhepat e thellë të tyre, dike deklaruar se femra muslimane nuk duhet të jetë e mbuluar dhe me këtë, me vetëdije pranojnë shpalljen e djallit! Nëse në ndonjë rast nga rrethana të shumëllojshme, nuk zbatojmë cilindo nga obligimet e All-llahut, të përcaktuar me Kur’an dhe sunnet, atëhere jemi gjunahqarë të mëdhenj – por përsëri mbetemi në Islam. Mirëpo, nëse e mohojmë atë që All-llahu rreptësisht urdhëroi të zbatohet – biem nga besimi. Motra ime , për këtë edhe të shkruaj që rastësisht mos mohosh këtë obligim të All-llahut, e as ndonjë tjetër, sepse në po atë moment të shuhet besimi yt, e të gjitha veprat tua që i ke bërë të mbeten të pavlefshme. E di se sidomos ky obligim i All-llahut – mbulesa – nuk është i lehtë dhe se duhet një kohë e gjatë që të mboshtet djalli në atë rrugë. Pasi që, mu kjo luftë me vetvetën dhe me djallin tënd të brendshëm është më e rëndë në këtë botë. Islami na mëson që çdo rregulle t’i hyjmë në tërësinë e saj, të mundohemi që me gjykimet tona të zbulojmë kuptimin e rregullës së caktuar – atje ku na lejohet. Dhe gjithmonë, ta kesh në mend, t’i hysh çdo rregulle Islame me tërësinë e mësimeve Islame. Asnjëherë nuk duhet ta ndajmë nga mësimi i përgjithshëm! Nëse, për shembull e ndajmë një tullë nga një ndërtesë impozante, vetë tulla nuk mund të na shfaq bukurinë dhe madhësinë e asaj ndërtese. Ose, për shembull, nëse e ndajmë nga trupi i përgjithshëm i njeriut gishtin dhe e shikojmë të ndarë nga trup, do të konstatojmë se ai si i tillë, i ndarë është destinuar të vdesë shpejt, si i bashkuar në një trup, me tërë organizmin ai përfiton në vlerë, në funksion dhe n ëbukuri. Ashtu, asnjë rregull në Islam, nëse e shikojmë të shkëputur nga tërësia e saj, ashtu sij, ashtu siç e bën perëndimi në shpjegimin e rregullave të Islamit, nuk mund të na ofrojë madhësinë dhe bukurinë e saj të vërtetë, pasi që e kemi shkëputur nga shpirti i vet. Nga kjo, jemi të obliguar që edhe mbulesën e femrës në Islam, në namaz dhe jashtë tij, ta shikojmë në terësinë e mësimeve Islame që edhe përgjigjja në pyetjen: a ka dashur Islami me mbulesën e femrës atë ta bëjë të poshtëruar, robëreshë dhe më pak të vlefshme, siçflasin gojëkëqinjtë, apo me këtë obligim i është bërë nder dhe është ngritur nga morali i pluhurosur – të jetë më e plotë! Nëse e largojmë errësirën nga mendimi ynë në mungesë të dritës (nurit) së All-llahut xh.sh t’i heqim nga sytë tonë syzet me ngjyra të ndryshme (pasi që Islami është i pangjyrë) dhe e analizojmë këtë obligim në tërësinë e mësimit Islam, do të kuptojmë se mbulesa të cilën Islami e ka përcaktuar për besimtaren është respekt dhe nder për të, dhe se e ruan nga poshtrimi, e mbron që të mos jetë trup e asgjë tjetër, dhe mos të bjerë në nivelin e kafshës! Mu për këtë, mbulesa e Islamit është mburoja dhe arma më e mirë që e mron moralin e femrës! Me zbatimin e këtij dhe obligimeve të tjera të All-llahut xh.sh qartë shprehet nënshtrimi i vërtetë ndaj All-llahut dhe Pejgamberit të Tij. Me këtë tregojmë se a jemi rrenacakë kur themi: “Dëshmoj dhe deklaroj se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe dëshmoj dhe besoj se Muhammedi a.s. është rob i All-llahut dhe i Dërguari i Tij”, si dhe a mos ndoshta lakmitë e kësaj bote dhe idhujtarët janë përzier me Krijuesin e vetëm? Motra ime, mbulesa jote, brenda dhe jashtë namazit në jetën e përditshme, është rrënim i statujave dhe idhujve që djalli në ty i ka skalitur për një kohë të gjatë. Nëse thua: përse vetëm unë të mbulohem? – Motra ime, janë mbuluar shumë më të mira se ti dhe unë: janë mbuluar gratë e të Dërguarit të All-llahut, nënat e besimtarëve të sinqertë! Motra ime, nëse vërejmë se shumica besimtareve të sotme nuk mbulohen – a thua se nuk u është garantuar atyre banimi në xhehenem?! Mos edhe ti e kërkon vizën për banim të përhershëm me të në zjarr?! Nëse kërkëon të sillesh si shumica e botës – dije se ato do të kthejnë nga rruga e All-llahut xh.sh ! A nuk ke vërejtur se duke lexuar Kur’anin, All-llahu xh.sh shpesh përsërit: Shumica e njerëzëve nuk dijnë, shumica prej tyre nuk besojnë! Mirëpo, nëse thua se nuk don të mbulohesh për shkak të nxehtësisë, se mund të djersitesh së tepërmi: motër e dashur, mos harro, zjarri i xhehenemit është më i zjarrtë dhe më përvëlues se dielli dhe rrezet e tij gjatë korrikut dhe gushtit!!! Dhe mos harro: kjo nxehtësi është afatshkurtë, kurse të përzhiturit e xhehenemit është iu përhershëm! E lirë je të zgjedhish – po ti, si të duash urdhëro! Veç kësaj, ata të cilët kanë jetuar dhe jetojnë në vende shumë më të nxehta nga ky i yni, thonë se mbrojtja nga dielli dhe nxehtësia nuk qëndrojnë në zbulimin, por në mbulimin e trupit, bile shohim se në ato vende të ngrohta edhe meshkujt mbajnë shalle të ndryshme dhe rrobe të gjata që të mbrohen nga nxehtësia. Num gjetëm askë që kishte zbuluar kokën ose kishte veshur rrobe të shkurtra për shkak të nxehtësisë. Ata janë veshur në atë mënyrë siç përmendëm më parë që të mbrohen nga nxehtësia. Nënë e dashur, mosmbulimi i trupit tënd, përveç fytyrës dhe duarve, gjegjësisht shuplakës (kurse sipas drejtimit hanefit edhe thembra) është haram. Dhe paramendo tash: sikur dikush për çdo ditë të sjellë një gotë me alkol të pish, ose mish derri për të ngrënë – si do të ndjeheshe?! Jam e sigurt se do të tmerroheshee do të thoshe: Jo, as këtë nuk e ha, e as këtë nuk e pi, se kjo është haram! Por, nënë e dashur njësoj është haram t’ua tregosh të tjerëve cilëndo pjesë të trupit – përveç fytyrës, shuplakave dhe thembrës. Dhe parashtroi vetvetës pyetje: Si do t’i jepet përgjigje All-llahu xh.sh nëse gjatë jetës ke ecur e zbuluar dhe vazhdimisht ke bërë haram – duke u zbuluar!!! Motër e dashur, a nuk ke lexuar në Kur’an se çdo person do t’i mbajë në qafë mëkatet e veta?! Nënë e dashur, e di se i ke eshtrat e dobëta dhe këmbët të dridhen – e si do t’i bartësh gjithë këto mëkate për këtë lloj harami (ndalese)?! Jam e bindur që edhe atë do ta vëresh se së pari duhet ruajtur gjuhën dhe të tjera, e më në fund duhet t’i mbulosh flokët dhe tërë trupin. Mirëpo, ti patjetër duhet të jesh e vetëdijshme se mbulimi i trupit tënd nuk të mbron vetëm ty, por që është shumë – shumë me rëndësi i mbron edhe të tjerët! Nëse, themi, kalon rrugës e zbuluar, lakuriqe e dikush nga meshkujt të shikon me plot afsh, kurse kjo si e si ndodh, ti do ta mbash mëkatin tënd, si dhe mëkatet e atyre që i ke nxitur të gabojnë, edhe pse ata do të përgjigjen për atë se nuk i kanë ulur shikimet e tyre. Roli yt nuki është që të provokosh, t’ua tregosh pjesët e trupit tënd, të të stolisesh, të zbukurohesh dhe të parfurmosesh. Motër e dashur, mos harro se ti je më e vlefshme se gotëza e aromës dhe parfumit, shumë më e vlefshme je se prerja që i ndan që i ndan gjijtë dhe prerja e fundit tënd: shumë e vlefshme je se rëniet e këpucëzave tua e shumë më e vlefshme se karmini në buzat e tua dhe larat e ndryshme në fytyrën tënde! Vlera jote dhe bukuria jote është bukuri e shpirtit tënd dhe nderit tënd! Motër, çdo herë të kesh në mend se ai që e ak caktuar këtë obligim (farz) nuk don të na dëmtojë, e as që me këtë akt të na kthejë në të kaluarën – në Mesjetë, siç shpifin disa injorantë (xhahila) në Lindje dhe në Perënim, por përkundrazi, All-llahu xh.sh me këtë na lartëson, na i hap horizontet e mëshirës së Vet dhe e ruan moralin tonë dhe moralin e të tjerëve. Andaj, insha-all-llah, do të mundohem në vijim, në bazë të literaturës Islame, për këtë t’ia paraqes edhe vetes edhe ty qëndrimin e Islamit për këtë çështje: çështjen e mbulesës së besimtares, si dhe mbi faktorët që ndikojnë në mbrojtjen apo në rrezikimin e moralit të saj. Së pari të përmendim se nënshtrimi në Islam bazohet në besim (iman), e ai që ka besim të fortë, do t’i pranojë urdhërat e All-llahut xh.sh kurse do ta braktisë atë që është e ndaluar. Që të mbrohet morali Islam, All-llahu xh.sh ka caktuar disa mburoja dhe kufij që e mbrojnë njeriun, qoftë mashkull apo femër, nga të gjithë faktorët që ndikojnë në aktivizimin e lakmive dhe epsheve. Turpin e bëri njërin nga kontrolluesin e njeriut dhe aktiviteteve të tij. Turpi është fuqia që e mbron nga mëkatet dhe negativitetet. I dërguari i All-llahut ka thënë: “Çdo fe ka moral, kurse morali i Islamit është turpi”. Në një transmetim (hadith) tjetër Muhammedi a.s. thotë: “Nëse nuk turpërohesh bën ç’të duash”. Do të thotë, nëse e ke humbur turpin si rregullator i aktiviteteve njerëzore, atëhere, dije se mbi ty mbisundojnë pasionet dhe epshet shtazarake. Islami turpin e ka bërë pjesë përbërëse të fesë së vet. Muhammedi a.s. thotë:”Turpi është pjesë e besimit” Siç na ëshët e njohur, Islami rreptësisht e ka ndaluar kurvërinë. Mirëpo, ai na tregon edhe metodat se si dhe në ç’mënyrë të largohemi dhe si t’ia presim rrënjët asaj dukurie të shëmtuar. Për këtë shkak, Islami e fuqizon turpin dhe zhvillon vetëdijen e besimtarit që të mos i afrohet këtij vesi të keq. Ligji Islam (sheriati) dënon kurvërinë, kuptohet, nëse gjenden katër dëshmitarë të besueshëm, të cilët do të dëshmojnë se me sytë e tyre e kanë parë aktin e kurvërisë, mirëpo nuk e dënon afrimin në të, siç ëshët shikimi (kuptohet, kjo vlen për këtë botë), që i është lënë njeriut dhe vetëdijes së tij, duke nxitur që me fuqinë e besimit të vet ta largojë nga vetja pëshpëritjen e djallit dhe dëshirën e zjarrtë të lakmive të veta, në çka na porosit edhe transmetimi i Muhammedit a.s.: “Sytë bëjnë kurvëri me shikimin e vet, duart me prekjen e tyre, këmbët me ecjen e tyre, kurvëria egjuhës është të shqiptuarit, kurvëria e shpirtit është dëshura dhe lakmia, ndërsa trupi i tgurpëruar këtë e dëshmon dhe e tradhton”. Për këtë shkak është shumë me rëndësi hedhja e shikimit për të cilin Islami cakton dënimin, bile edhe në këtë botë, pasiqë shikimi ëshët faktor i parë që nxit në kurvëri. All-llahu xh,sh në Kur’anin Famëlartë thotë: “Thuaju besimtarëve që të mos hedhin shikimet e tyre dhe le t’i ruajnë organet e veta gjenitale; kjo është më e mirë për ta. Me të vërtetë, Perëndia është i dijshëm për atë që punojnë ata. Dhe, thuaju besimtareve, që t’i shmangin shikimet e tyre dhe le t’i ruajnë organet e veta gjenitale; dhe le të mos tregojnë nga stolitë e tyre (pjesët e trupit), përveç atyre që janë të dukshme…” (En – Nur, 30-31) I Dërguari i All-llahut thotë: “Ke të drejtë në shkikimin e parë, por ruaju nga i dyti”. Kështu në një rast i tha Aliut (All-llahu xh.sh. qoftë i kënaqur me të):”O Ali, mos e përcill shikimin me shikim, se në shikimin e parë ke të drejtë por në të dytin – jo!” (Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ahmedi, Bejkehiu etj.). Xhabir bin Abdullahu (All-llahu xh.sh. qoftë i kënaqur me të) e pyeti të dërguarin e Allahut për shikimin e papritur, në çka Muhammedi a.s. iu përgjigj: “Largo shikimin tënd!”. (Transmetojnë Muslimai, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ahmedi, Darimi, Hakimi etj.). mirëpo jemi të vetëdijshëm se shikimeve nuk mund t’u shmangemi, siç ia kanë theksuar as’habët (shokët e Muhammedit a.s.), të Dërguarit të All-llahut xh.sh., në çka ai u është përgjigjur se në atë rast le t’i ulin shikimet e tyre. Ebu Seid El-Hudri (All-llahu xh.sh. qoftë i kënaqur me të) thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut xh.sh. duke thënë: “Ruajuni të ndejturit rrugëve!” Të pranishmit pyetën: “Po që se kemi nevojë që rrugëve të ndalemi e të bisedojmë?”. Ai u përgjigj: “Kur më jeni ndalur në rrugë, atëherë jeni të obliguar ndaj saj (rrugës)!”. “E ç’është obligimi ynë ndaj rrugës, o i Dërguari i All-llahut?” – e pyetën. Ai u përgjigj: “Hedhja e shikimit, mosshqetësimi i tjetrit, kthimi i selamit, të udhëzuarit në të mirë dhe të ndaluarit nga e keqja”. (Transmetojnë Buhariu, Muslimi dhe Ahmed bin Hanbeli). Faktori i dytë që nxit në kurvëri është të folurit. Ai shumë lehtë mund t’i aktivizojë epshet e fjetura të njeriut në atë moment kur femra flet, e veçmas ajo që flet zëshëm. All-llahu xh.sh për këtë edhe heq vëmendjen: “Nëse i druani Perëndisë, mos flitni përkëdhelshëm, e që t’ju dëshirojë ai – i cili në zemrën e tij ka sëmundje (qëllim të keq), dhe flitni në mënyrë serioze”! (El – Ahzab, 32). Po ashtu, ndalohet që gruaja t’ia përshkruajë burrit të vet ndonjë grua tjetër, sidomos pjesët e fshehura të saj (auret), ashtu që të mos nxit në të lakminë dhe të mos mendojë për atë. I Dërguari i All-llahut xh.sh. për këtë thotë: “Gruaja le të mos ia përshkruajë burrit të vet ndonjë grua tjetër, dhe po që se e bën këtë mos të jetë sikur ai ta shikoj atë”. (Transmeton Tirmidhiu). Se edhe të folurit është mjet që te shumica nxit lakminë dhe epshet, shihet nga transmetimi se, kur imami në namaz diç harron, dhe se është e domosdoshme që ta sinjalizojmë, meshkujt do ta sinjalizojnë me thënien: “Subhanallah”, ndërsa femrave u është ndaluar që edhe me zë të thonë “Subhanallah”, por ato do të rrahin dorën mbi dorë dhe me këtë do ta sinjalizojnë imamin për gabimin e tij, gjegjësisht për harresën. (Transmeton Buhariu dhe Ebu Davudi). Se nuk është i rrezikshëm vetëm zëri i femrës të shkaktojë fitne (shpitje) dhe ndezjen e epsheve, por edhe vringëllima e stolive të saj që ua tërheq vëmendjen njerëzve më së miri do ta vërtetojë citati (ajeti) : “…dhe mos t’i rrahin këmbët e tyre (për tokë) që të hetohen stolitë e tyre të fshehta”. (En-Nur, 31) Në kohën tonë të sotme, kjo do të ishte e ngjashme njëlloj sikur ecja me këpucë këpucë që lëshojnë tinguj dhe tërheqin vëmëndjen e kalimtarëve. Pas kësaj, çfarë të themi për praktikën tonë të përditshme, ku gratë dhe vajzat lexojnë mevlude, ilahije hapo Kur’an para meshkujve, e mos të flasim për këndimin e tyre – ku melodia e zërit të femrës i qëllon pikërisht telat e epsheve dhe i liron ato! Faktori i tretë që i ndez epshet e njeriut është parfumosja e femrës. Duhet ta dijmë se i Dërguari i All-llahut femrën e parfumosur, e cila si etillë del në mesin e njerëzve, e ka krahasuar me laviren, duke dashur me këtë të tregojë për ndikimin shumë të rrezikshëm të parfumit në ndezjen e epsheve te personat e gjinisë tjetër. Ebu Musa El-Eshariu (All-llahu xh.sh qoftë i kënaqur me të) transmeton nga i Dërguari i All-llahut, se ka thënë: “Femra e cila parfumoset dhe kalon pranë një grupi njerëzish, ajo është e tillë deh e tillë (do të thotë : lavire)”. (Transmetojnë Ebu Davudi, Nesaiu, Tirmidhiu, Ahmedi, Hakimi, Ibni Hibbani, Ibni Huzejme etj.). Parfumosja i është ndaluar edhe asaj vajze që shkon në xhami. Zejnebe Eth – Thekafija (Allahu xh.sh qoftë i kënaqur me të) transmeton nga i Dërguari i All-llahut, se ka thënë: “nëse ndonjëra prej jush dëshiron të falë namazin në xhami – le të mos përdor parfum!” (Transmetojnë Muslimi, Maliku dhe Ebu Avame). Musa bin Jesari transmeton rastin kur një femër ka ndaluar pranë Ebu Hurejrës (All-llahu qoftë i kënaqur me të) i cili e pyeti: “Oj shërbëtorja kryelartë, dëshiron të shkosh në xhami? Ajo tha: “Po”. “Vallë, në xhami e parfumosur” Ajo përsëri i tha: “Po”. Atëhere Ebu Hurejra e këshilloi: “Kthehu, e largoje atë (parfumin) nga vetja, se e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Asnjë femër që niset në xhami e parfumosur, nuk do t’i pranohet namazi – përderisa nuk kthehet dhe e largon parfumin”. (Transmetojnë Bejhekiu dhe Ibni Huzejme në “Sahih”-in e tyre). Kur parfumosja e femrës që shkon në xhami është kaq reptësisht e ndalur, si është atëhere parfumosja e femrës e cila shkon në treg a në ndonjë vend tjetër?! Në veprën “Ez-Zevaxhir” (2/37) Hejtemi përmend se dalja e femrës, e parfumosur dhe e stolisur, u takon mëkatëve të mëdhaja – bile nëse këtë ia lejon edhe burri i saj. Mirëpo, nga ana tjetër, Islami parapëlqen, madje edhe nxit që femra t’i parfumoset dhe stoliset burrit të vet që t’i bëhet sa më tërheqëse, e kur të dalë para njerëzve të tjerë ato t’i largojë. Në këtë kontekst është me rëndësi të përmendim thënien (hadithin) të cilin e transmeton Tirmidhiu, ku burrit i lejohet të parfumoset, ndërsa femrës i preferohet e kundërta: përdorimi i ngjyrës dhe mospërdorimi i parfumit. (me këtë ngjyrë aludohet në syrmet me të cilat gruaja i stolitet burrit të vet). Faktori i katërt që i nxitë epshet e personave të gjinisë së kundërt është zhveshja e pjesëve të trupit. Mu në mbrojtjen dhe mbulimin e pjesëve të trupit që duhen të mbulohen prej shikimeve, atyre që nuk u është e lejuar, Islami dallohet nga të gjitha qytetërimit e tjera në botë. Në qytetërimet e tjera ekspozimi dhe zbulimi i trupit nuk paraqet mëkat, por, përkundrazi nxitet, e veshja që ekziston tek ata nuk për qëllim mbulimin e trupit por paraqet një lloj zbukurimi dhe dekorimi. Nga kjo, sot në qytetërimet dhe kulturat e tjera, sidomos në perëndim, po jo vetëm atje, jashtëzakonisht përcillet moda dhe çdo gjë që ka lidhshmëri me pjesën formale – sekondare të jetës së njeriut, kurse lehet pasdore bukuria parësore – zbukurimi i shpirtit dhe kualiteteve shpirtërore! Mirëpo, në Islam petku nuk paraqet ndonjë lloj zbukurimi dhe provokimi për shikimet e të tjerëve por petku ka rol mjaft të rëndësishëm dhe të domosdoshëm në mbulimin e trupit të njeriut si dhe në shuarjen e epsheve ndaj personave të gjinisë së kundërt. Se sa i kushton rëndësi Islami që të veçojë llojin e njerëzve nga të kafshëve, përveç tjerash, shihet edhe nga fakti se Islami nuk i lejon asnjëriut kur është vetëm me bashkëshorten – për shkak të melekëve – të zhvishet krejtësisht. I dërguari i All-llahut ka thënë: “Ruajuni lakuriqësisë, pasi që me ju janë ata që asnjëherë nuk ndahen nga ju (melekët), përveç kur e kryeni nevojën dhe kur afroheni pranë grave tuaja, andaj turpërohuni dhe respektoni ata!”. (Transmeton Tirmidhiu). Në një thënie tjetër, të cilën po ashtu e transmeton Tirmidhiu, thuhet: “Shkalla më e lartë e turpit është ajo se Islami nuk është i kënaqur me personin që krejtësisht zhvishet edhe kur është vetëm, pasi që All-llahu më së tepërmi meriton t’i tërpurohemi”. E njëjta gjë vlen edhe për ato femra që janë të veshura, por teshat e tyre janë të tejdukshme dhe të ngushta, kështu që tregojnë ca pjesë të caktuara të trupit për të cilat i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Femrat të cilat mbajnë veshje të tejdukshme trajtohën si të jenë lakuriqë; ato janë larguar nga urdhërat e All-llahut dhe kanë bërë vepra të këqija, ndërsa kokat u janë si gungat e dëvës. Femrat e tilla nuk do të hyjnë në xhenet, e as që do të shijojnë erën e tij. Kurse era e xhenetit shytrihet në kaq e kaq largësi”. (Transmetojnë Muslimi, Ahmedi dhe Taberaniu në “Mu’xhemu – sagiru”). Duke e komentuar këtë transmetim Ibn Abdul-Berri thotë: “Me këtë transmetim i Dëeguari i Allahut ka dashur të aludojë dhe t’ua tërheqë vërejtjën femrave që do të vishin petka të tejdukshme apo petka të ngushta: ato formalisht janë të veshura, kurse në të vërtetë janë – lakuriqe”. (Shih: Es-Sujuti- Tenuirul-Haualik 3/103). A thua se ky transmetim nuk vlen për ato femra të cilat kanë prerje që i ndajnë gjinjtë apo prerje të fundit, duke llogaritur se kanë tesha, kurse në realitet janë lakuriqe dhe pjesët e turpshme të trupit të tyre u janë të ekspozuara çdokujt?! Faktori i pestë i cili ndez epshet e personave të gjinisë së kundërt është ndeja vetëm me dikënd. Kjo shpesh herë rezulton me vetë aktin e kurvërisë. Këtë Islami mundohet ta ndalë qysh në nismë dhe as që jep ratst për një gjë të tillë. Nga kjo, Islami ndalon ndejtjën bashkë të mashkullit dhe femrës nëse nuk janë në lidhje të ngushtë familjare, nëse mbetën vetëm i treti ndërmjet tyre është – djalli. Do të thotë, femrës i ndalohet bashkëndeja me mashkullin që nuk e ka të afërt (mahrem), madje edhe nëse është edhe nga familja e saj e aferm. Duke cekur se djali i tezës, djali i axhës, djali i dajës e të ngjajshëm nuk janë të largët, siç është cekur në ajetin Kur’anor të kaptinës Nur, 31. djalli këtë e ka rol kryesor, çdo mekat e zbukuron dhe mundohet ta bëjë sa më të ëmbël, e mu për këtë nevojitet që të gjitha rasteve të tilla t’u largohemi. Muhammedi a.s. këtë qartë e ka porositur në një thënie, që e transmeton Ukbe bin Amir (All-llahu qoftë i kënaqur me të), i cili thotë: “Ruajuni ndejtjes në vetmi me femra”. Në këtë, njëri prej ensarijve pyeti: “E çka mëndon për hamuin?” Muhammedi a.s. iu përgjigj: “Hamuu është vdekje!” (Transmeton Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu dhe të tjerë). Në përmbledhjen e vet të transmetimeve J. Memiq fjalën “hamu” e përkthen si “shok”. Mirëpo, Imam Neveviu në veprën e tij të njohur “Rijadus-Salihin”, pas këtij transmetimi fjalë për fjalë thotë: “Hamu është ndonjë prej familjes së afërt të burrit si vëllau i tij (kunati), nipi i tij apo dhali i axhës” (Shih: ” Rijadus-Salihin”, transmetimi nr. 1628). Do të thotë, femrës i ndalohet ndeja vetëm me çdo kënd me të cilin nuk është në lidhje të ngushtë familjare, bile edhe me familjën e afërt të burrit të saj – që mos të vijëpër çdo rast në sprova të cilat djalli çdo herë i përgatit. Të gjthë këta dhe faktorë të tjerë që ndezin epshet e njeriut dhe e nxisin personin e gjinisë së kundërt në aktin e kurvërisë, Islami mundohet t’i çrrënjosë. Mirëpo, kush bën punënë e kurvërisë përkundër të gjitha pengesave dhe vërejtjeve, Islami qysh në këtë botëia cakton dënimin e rreptë. Dënimi i tillë mund të zbatohet, vetëm në sajë të dëshmisë së katër njerëzve tëbesuar që do të dëshmojnë se tërë aktin e kurvërisë me të vërtetë e kanë parë. Këtë dënim Islami e zbaton vetëm në raste të rralla. Para kësaj ai troket në derën e vetëdijës njerëzore dhe besimit të tij. Ekzekutimi i dënimit bëhet që të ndalojë përhapjen e amoralitetit dhe shkatërrimin e njerëzore. Ky qëndrim i Islamit, siç shihet është mjaft human, edhe pse shumica këtë nuk mund ta kuptojnë. Pikërisht atëhere kur shumë sëmundje të kohës – siç janë sida dhe të tjera – edhe më tepër përhapen, mu atëhere do ta kuptojnë filozofinë e thellë të kësaj rregulle Islame. Për fat të keq, për shumicën do të jetë shumë vonë. Një ndër faktorët që me mjaft sukses pëngon paraqitjën e kurvërisë dhe shfryrjen e epsheve të njeriut, është me siguri mbulimi i trupit të njeriut. Për këtë, insha-all-llah, do t’i përmendim kufijtë të cilët i ka paraparë Islami në këtë kontekst. Historikisht dihet se para Islamit, në kohën e xhahilijetit (injorancës), meshkujt dhe femrat kanë shikuar trupin e njëri tjetrit pa fije turpi. Bile dhe janë larë dhe kanë kryer nevojën të pa mbuluar. Kabën e vizitonin lakuriq dhe këtë e kanë konsideruar si ibadet (adhurim). (Shih Tefsiri i Ibn Kethirit: 2/210). Kështu kanë vepruar edhe gratë, siç transmeton Muslimi. Ato, në rastet më të shpeshta, siç përmend edhe Raziu në Tefsirin e vet, kanë mbajtur veshje të tejdukshme ashtu që u janë dukur gjinjtë, duart dhe këmbët. Do të thotë, mënyra e veshjës në kohën e injorancës, siç e shohim, nuk dallohet nga mënyra e veshjes së grave të shumta në shumë vende të botës në kohën e sotme. Islami ka ardhë me urdhëresën: “O bijtë e Ademit, ua kemi dhënë petkun i cili do t’i mbulojë pjesët tuaja të turpshme” (El-Araf, 26), dhe me këtë ka caktuar mbulimin e pjesëve të turpshme të trupit të meshkujve dhe të femrave. Ndalohet shikimi i pjesëve të turpshme të dikujt. Muhammedi a.s. thotë: “Le të mos shikojë mashkulli në pjesën e turpshme të mashkulli tjetër, e as femra në pjesën e turpshme të femrës tjetër!” (Transmetojnë Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ahmedi). Islami i ka precizuar vendet që nuk mund të shihen te mashkulli dhe te femra e që konsiderohet si auret – vend i turpshëm. Sa i përket mashkullit, vend i turpshëm konsiderohet prej kërthizës deri te gjunjtë, dhe i ndalohet që atë pjes të trupit ta zbulojë para njerëzve, dhe kuptohet s’ka të drejtë ta shohë atë pjesë të trupit te meshkujt e tjerë. Ebu Ejjub El-Ensariu (All-llahu qoftë i kënaqur me të) transmeton nga i dërguari i All-llahut se ka thënë: “Auret konsiderohet ajo pjesë e trupit prej gjunjëve e deri në kërthizë”. (Transmetojnë Darekuti dhe Bejhekiu). Në një thënie tjetër Muhammedi a.s. për çështjen e auretit te mashkujt ka thënë: “Mos trego kofshën tënde, e as mos shiko në kofshën e njeriut të gjallë dhe atij të vdekur!” (Transm,etojnë Ebu Davudi dhe Ibn Maxheh). Këtë pjesë të trupit të mashkullit, që konsiderohet vend i turpshëm, nuk mund ta shohë askush përveç bashkëshortës së tij legjitime, siç është sqaruar në thënien e Muhammedit a.s.: “Ruaje auretin tënd përveç nga bashkëshortja yte!” (Transmetojnë Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxheh). Sa i përket femrës, ajo është e obliguar në namaz dhe jashtë tij të mbulojë tërë trupin përveç fytyrës dhe shuplakave. All-llahu xh.sh. thotë: “Dhe, thuaju besimtareve, që t’i shmangin shikimet e tyre dhe le t’i ruajnë organet e veta gjenitale; le të mos i tregojnë stolitë e tyre, përveç atyre që janë të dukshme dhe le të lëshojnë shamitë mbi krahërorin e tyre dhe le të mos ua tregojnë stolitë e tyre, përveç bashkëshortëve të tyre, ose baballarëve të tyre, ose vjehrrive të tyre, ose vëllezërve të tyre, ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre dhe robëreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbetorëve nga meshkujt që nuk ndiejnë nevojë për femrat ose fëmijët që nuk kanë arritur pjekurinë për gra. Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për të zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim”. (En-Nur, 31) Me një rast Esma, motra e Aishes (All-llahu xh.sh qoftë i kënaqur me të) hyri në shtëpinë e të Dërguarit të All-llahut me tesha të tejdukshme, kështu që i janë parë ca pjesë të trupit të saj. Muhammedi a.s. u kthye nga ajo, e pastaj i tha: “Esma, kur femra e arrin bylykun (moshën e pjekurisë) nuk duhet t’i shihet asgjë, përveç kësaj dhe kësaj” (duke aluduar në shuplakat dhe fytyran). (Transmeton Ebu Davudi në “Sunenin” e tij). Aishja (Allahu xhel-leshanuhu qoftë i kënaqur me të) thotë: “Hyra te djali i axhës Abdullah bin Tufejli siç ishe e stolisur. I dërguari i All-llahut këtë stoli se pëleqente, dhe i thashë : “Por ai është djali i axhës, o i Dërrguari i All-llahut!” Mu përgjigj: “Kur femra arrin moshën e pjekurisë nuk i lejohet të tregojë asgjë përveç përveç fytyrës së saj dhe asaj që është ndër këtë (e mori bërrylin dhe e vendosi shuplakën mbi të, kurse ndërmjet kësaj shuplake mbi të, kurse ndërmjet kësaj shuplake dhe shuplakës tjetër të tij la hapësirë sa një shuplakë)”. (Transmeton Taberiu). Hazreti Aishes i erdhi Hafsa, bija e Abdurrahmanit. Në kokë kishte hedhur një shami të hollë. Aishja (All-llahu xhel-leshnuhu qoftë i kënaqur me të) e mori mbulesën e saj, e grisi dhe tha: “A nuk e din se çka shpalli All-llahu xhel-leshanuhu në Kaptinën En-Nur?!” Pastaj i dhuroi njkë tjetër, më të trashë – mbulesë të patejdukshme. (Transmetojnë Imam Maliku dhe Ibn S’adi)”. Sa i përket pjesës së citatit të Kaptinës En-Nur: “…dhe të mos lejojnë nga zbukurimet e tyre të shihet asgjë nga ajo që edhe ashtu është e tejdukshme”, Abdullah bin Omeri (All-llahu xh.sh qoftë i kënaqur me të ) thotë se kjo ka të bëjë me petkun: Abdullah bin Abbasi (All-llahu xh.sh qoftë i kënaqur me të) mendon se këto janë unazat dhe syrmet; Sejid bin Xhubejri thotë se ato janë fytyra dhe shuplakat, ndërsa Hasani mendon se ato janë fytyra dhe petku. (Shih; Tefsiri i Taberiut; 18/92-94). Shumica e dijetarëve Islamë, kryesisht pajtohen se zbukurimet e jashtme që mund të shihen te femra janë vetëm shuplakat dhe fytyra! Mirëpo, Ebu Hanifja (All-llahu xh.sh qoftë i kënaqur me të) mendon se ato janë: shuplakat, fytyra dhe thembrat. Të kemi kujdes në vazhdimin e citatit: “…dhe le të vejnë shamitë mbi kraharorin e tyre”- prej nga atëherë te ne gjijtë e ngrehura apo prerjet e hapura që i ndajnë gjijtë?! Në bazë të cilës shpallje është kjo?! Sa i përket citatit të lartpërmendur: “…dhe le të mos kërcasin me këmbët e tyre për të zbuluar fshehtësin nga stolitë e tyre”, dijetari bashkëhor Islam Muhammed Nasuruddin Albani, në librin e tij “Mbulesa e besimtares me Kur’an dhe Sunnet” (faqe 36), mendon se ky ajet udhëzon edhe në mbulimin e thembrave. Këtë tezë e mbrojnë edhe Behekiu, Ibn Hazmi etj. (Shih: Ibn Hazmi: El-lMuhal-la: 3/216). Citati i dytë i cili rreptësisht urdhëron mbulesen e besimtares gjendet në Kaptinën El-Ahzab: “O ti Pejgamber, thuaju grave tuaja, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të vëjnë shamitë e veta mbi trupin e tyre , se kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen, All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai ëshët mëshirues”. (El-Ahzab, 59). Duke komentuar këtë ajet E. Begavi në tefsirin etij thotë se xhibab (fustan) është pjesë e veshjes së femrës, që mbulon këmishën dhe mbulesën e kokës. Ibn Hazmi thotë: “xhibab” ëshët ajo që mbulon tërë trupin, ndërsa ibni Kethiri thotë se ajo është mantel femrash. (Shih: Tefsir i ibni Kethirit: 3/518). Shkurtimisht, ajo është një lloj mbulese, apo lloj fustani që mbulon tërë trupin e femrës, të cilat i kanë shfrytëzuar kur kanë dalur nga shtëpitë, siç transmetojnë Buhariu, Muslimi etj. Nga Ummi Atijja, e cila thotë se i Dërguari i All-llahut i ka urdhëruar gratë për Bajram të dalin në faltore, e ajo i kathënë, se njëra prej tyre nuk ka “xhibab”, në çka ai i është përgjigjur se ajo që nuk ka le të marrë nga motrat e saj. Duke transmetuar këtë thënie Shejh Enver El-Kashmiri (në veprën: “Fejdul – bari, 1/386) thotë: “Nga ky transmetim kuptojmë se “xhibabi” ka shërbyer si mbulojë për të dal nga shtëpia, kurse ajo femër e cila nuk e ka pasur atë nuk ka mundur të dalë. Ai ka mbuluar çdo gjë nga koka deri në thembër. Kjo mbulesë ka qenë për në shtëpi, kurse mbulesa e madhe për tërë trupin u ka shërbyer për të dalur jashtë shtëpisë”. Albani thekson se femra “xhibabin” – (në kuptim të veshjes që mbulon tërë trupin) – e ka obligim ta mbajë edhe në shtëpi, nëse ëshët prezent ndonjë i huaj (do të thotë , ai i cili nuk ëshët në lidhje familjare me femrën e caktuar), duke përmendur se Aishja (All-llahu xh.sh qoftë e kënaqur me të) në shtëpi me këtë mbulesë ka falur namazin. (Shih: Albani: Vepra e cituar, faqe 40). Dijetarët kanë mendime të ndryshme në çështjen e mbulimit të fytyrës së femrës. Saktësisht dihet se gratë e të Dërguarit të All-llahut e kanë mbuluar edhe fytyrën. Këtë e kanë bërë edhe gratë e Sahabëve për t’u dalluar nga shërbëtoret dhe robëreshat, të cilave njerëzit u kanë hedhur fjalë të pahijshme, duke dashur me këtë ta ruajnë nderin dhe dinjitetin e tyre. (Shih:Mevdudi: “Hixhab”, faqe 300-311). Mirëpo, një pjesë e dijetarëve Islam është e mendimit se femra nuk është e obliguar ta mbulojë fytyrën. Ndër të tjerë, këtë mendim e mbrojnë Ebu Hanifja, Maliku, Shafiu< Ahmedi, Tahavi, Ibn Ruzhdi e tjerë. (Shih: El-Bidaje, 1/89), kurse nga dijetarët bashkohorë këtë mendim e mbron edhe Albani në librin e cituar, Jusuf Kardavi në veprën “Es-Sahve el-islamijje”(faqe 37) dhe shumë të tjerë, por me kusht që në fytyrat mos të shihen fytyrat e tyre. Por, po qe se ekziston diç nga stolitë e tyre në fytyrën e femrës që mund të provokojë personin e gjinisë së kundërt, atëhere është e obligueshme edhe mbulimi i fytyrës. E çka të themi për stolinë e sotme të fytyrës, zbukurimin dhe dekorimin e saj?! Këtë dijetarët e kanë thënë me kusht që zbulimi i fytyrës të mos jetë shkak i fitneve (shpifjeve), kurse fytyra, a nuk është pjesa më e bukur e femrës, e me këtë a thua nuk i provokon meshkujt?! Fjalët e All-llahut xh.sh : “…le të venë shamitë e veta mbi kraharorin e tyre , Kjo ëshët më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe e të mos ofendohen” (El-Ahzab, 59), më së miri na tregon urtësinë e rregullave të All-llahu xh.sh. Me heqjen e zbukurimeve dhe me mbulimin e tërë trupit, femra para se gjithash bëhet e nderuar dhe me dinjitet të vyer, kurse shfaqja e stolive krahasohet me mëkatet më të rënda, siç janë shirku (idhujtaria), kurvëria, vjedhja etj. Urtësia Islame dhe universaliteti i tij shihet në atë se Islami në këtë rregull nuk precison llojin e petkut, ngjyrën dhe dezenin e tij, por ia lëshon imagjinatës së njeriut ta krijojë petkun në mënyra të ndryshme, ngjura dhe modele të llojllojshme, por me kusht që të mos i kalojë kufijtë që i përshtaten Islamit dhe normave qenësore të cilat i ka përcaktuar Islami. Me fjalë të tjera, Islami kushtëzon që petku të jetë i gjërë dhe të mos hetohen kunturat e asnjë pjesë pjese të trupit, në asnjë vend të mos jetë e tejdukshme; t’i mbulojë të gjitha pjesët e trupit nga koka deri në thembra si në namaz ashtu edhe jashtë tij; kur të dalë nga shtëpia të mos jetë e parfumosur, të mos i ngjajë veshjes së meshkujve dhe të mos veprojë në mënurë provokuese. Sa i përket veshjes që i ngjan asaj të meshkujve, nga transmetimet e vërteta kuptojmë se është e mallkuar secila femër e cila imiton mashkullin në veshje apo në ndonjë aspekt tjetër. Të përmendim vetëm disa: Ebu Hurejra (All-llahu xh.sh qoftë i kënaqur me të ) thotë: ” E ka mallkuar i dërguari i All-llahut secilin njeri që vesh petka femrash, si dhe femrën e cila vesh petka meshkujsh”. (Transmetojnë Ebu Davudi, Ibni Maxheh, Ahmedi dhe Hakimi). Abdullah bin Abbasi dhe Abdullah bin Amri transmetojnë thënien: “Nuk ëshët prej nesh ai i cili njëjësohet me femrat, e as ajo femër që njëjësohet me meshkujt”. (transmetojnë Buhariu, Ebu Davudi e tjerë). Abdullah bin Omeri (Allahu xh.sh qoftë i kënaqur me të) transmeton thënien, ku i Dërguari i All-llahut ka thënë se tre lloj njerëzish nuk do të hyjnë në Xhennet e as që All-llahu do t’i shikojë në Ditën e Gjykimit – syresh është edhe femra e cila imiton mashkullin. (transmetojnë Ahmedi, Bejhekiu dhe Hkimik). Njëjësimi i femrës me mashkullin, dhe anasjelltas, siç thotë Imam Neveviu, i takon mëkateve të mëdha. Shikoni sa njëjësohemi njëri me tjetrin?! S’ka dyshim se rrjedhat natyrore të gjërave janë çrregulluar. Në fund, është mjaft me rëndësi të sinjalizojmë se të gjithë jemi përgjegjës për veten dhe familjen tonë; përveç gjërave dhe rregullave tjera në Islam, duhet të mbajmë llogari edhe për moralin dhe veshjen Islame. All-llahu xh.sh qartë tërheqë vërejtjen: “O ju që besuat, ruane veten dhe familjen tuaj prej zjarrit, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët”. (El-Tahrim,6). Nga kjo, na është mjaft e nevojshme të tregojmë për këtë rregull Islam e cila pothuaj se gati është e papërfillur. Sa ëshët i lënë pas dore ky farz (obligim) nga praktika jonë, më së miri na tregon fakti se ajo femër e cila nis ta praktikojë këtë urdhër të All-llahut xh.sh – konsiderohet se prezenton Islam të ri. Çfarë zbulimi?! Vallë, a ëshët risi ajo që është praktikuar para 1400 vjetëve?! Është mjerim që për këtë farz, i cili nuk dallohet bga farzet e tjera të All-llahut xh.sh, të mos flitet e të mos shkruhet. S’ka dyshim se njërën pjesë të Librit e flasim e tjetrën e fshehim! Është e drejta jona, madje edhe e drejtë e shenjtë të kuptojmë për të gjitha farzet e All-llahut xh.sh., e sa dhe kush do të mundohet këto t’i zbatojë në praktikë, në një kohë e në një rreth, atij le t’i mbetet në shpirt. Është për mjerim që, përkundër leximit të literaturës sonë Islame dhe prezentimin në shumë tribuna në xhami, për këtë farz të Allahut xh.sh. kuptova në moshën 17-vjeçare. E sa do të kuptojnë për këtë urdhër të All-llahut xh.sh. shumica e nënave dhe motrave tona, si në namaz ashtu edeh jashtë tij, varet nga vetë ne – e para se gjithash nga dijetarët tanë.