Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Dhuna ne Islam

Strukturat familjare autoritare çojnë në abuzim dhe dhunë

Një strukturë familjare autoritare krijon mundësinë që në njëfarë mënyre shumë muslimanë në Amerikë të abuzohen dhe të bëhen viktima të dhunës. Në përgjithësi burrat dominojnë në familje. Në shumë nga familjet ku ka abuzim, babai mendon dhe i bën gruan dhe fëmijët të besojnë se ajo që ai dëshiron që familja të bëjë, është po ajo që Zoti do që ata të bëjnë. Në fakt ai e bën veten si një lloj 'zoti'.
Nga tetë deri në dhjetë milionë muslimanë në Amerikë, më shumë se gjysma janë afro-amerikanë, një numër i vogël por në rritje, janë evropiano-amerikanë, kurse pjesa tjetër janë emigrantë (brezi i parë, i dytë ose i treti) nga Lindja e Mesme, Azia jugperëndimore ose nga shtete të tjera.
Familjet muslimane të afro-amerikanëve vuajnë nga ndikimi i incidenteve të shumta të abuzimeve dhe dhunës në shoqërinë e përgjithshme dhe nga përvoja historike e skllavërisë, që nxisin familje të prishura. Ndërsa afro-amerikanët që kanë qenë muslimanë për shumë vite, janë po aq të vetëdrejtuar sa çdo komunitet tjetër, familjet e reja muslimane që po kërkojnë stabilitet dhe parime morale, shpesh kërkojnë udhëheqje dhe drejtim nga komunitetet e emigrantëve. Fatkeqësisht emëruesi i përbashkët më negativ i sjelljes mes afro-amerikanëve dhe komuniteteve muslimane të emigrantëve, është procesi i shoqërizimit që paraqet prindërit, veçanërisht babain, si personin që thotë fjalën e fundit për gjithçka dhe i mëson fëmijët të binden pa diskutim, duke e quajtur këtë si pjesë të përkushtimit të tyre ndaj besimit.
Pjesa më e madhe e emigrantëve muslimanë vjen nga shtetet shtypëse ku pushteti politik është në duart e zyrtarëve që e marrin dhe e mbajnë pushtetin me anë të mjeteve joetike, joislamike dhe ndonjëherë brutale. Këto qeveri brutale priren të krijojnë familje të mëdha ku vetëm burri që është në krye, mund të thotë çfarë është e drejtë ose e gabuar, çfarë është e pranueshme ose e papranueshme dhe kush është i mirë apo i keq. Emigrantët amerikanë muslimanë, që mundohen të largohen nga qeveritë shtypëse, mund të mos e kenë kuptuar akoma se vetë dinamika e familjeve të tyre është një mikrokosmë e tiranisë dhe despotizmit që ata e kundërshtojnë aktivisht dhe gabimisht mendojnë se një strukturë familjare tirane është ajo islame. Atmosfera në pjesën më të madhe të këtyre familjeve është shtypëse, e mbyllur dhe e dominuar nga meshkujt, ku drejtuesi është kryesori dhe nuk lejon ose planifikon pyetjen pse dhe si funksionon familja.
اuditërisht, në shtëpitë e pjesës më të madhe të muslimanëve, përqëndrimi në rregullat dhe dëshirat e prindërve e paraprin pothuajse gjithmonë përqëndrimin tek Allahu. Shumë prindër muslimanë nuk u japin fëmijëve të tyre argumente nga Kurani përveç mendimeve të tyre, nuk lejojnë që t'u bëhen pyetje dhe nuk ftojnë për diskutim dhe meditim për mendimet edhe pse Allahu i udhëzon njerëzit vazhdimisht të mendojnë dhe të meditojnë. Prindërit e shohin rrallë lidhjen mes prindërve (në vend të Allahut) si qëndrën e strukturës familjare dhe shirkut duke i bërë shok Allahut.

-Kush quhet dhunë apo abuzim?

Për t'i dhënë fund dhunës në familje duhet të kuptojmë se me çfarë po trajtojmë. Fondi i Parandalimit të Dhunës në Familje a ka përshkruar abuzimin si "një model i sjelljeve të qëllimshme të drejtuara për të arritur nënshtrimin e viktimës ose kontrollin ndaj saj". Kur këto përshkallëzohen në dhunë, duke krijuar "dhunën shtëpiake", përkufizimi bëhet "një model e sjelljeve detyruese dhe sulmuese, ku përfshihet sulmi fizik, psikologjik e seksual si dhe detyrimi ekonomik që të rriturit ose adoleshentët përdorin kundrejt partnerëve të tyre të afërt".
Sipas një raporti të vitit 1991 të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara, burrat kryejnë 95% të sulmeve ndaj bashkëshorteve ose ish bashkëshorteve. (Femrat e abuzuara mund të abuzojnë gjithashtu me fëmijët e tyre dhe ndonjëherë janë abuzueset kryesore.)
Pjesa më e madhe e mekanizmave të kontrollit, të përdorura nga sulmuesit potencialë që mund të përshkallëzohen në dhunë, janë kaq të zakonshme në familjet muslimane, saqë nuk shihen si kërcënime për ekzistencën e familjes, si minimizimi i ankesave të viktimës, mohimi i abuzimit dhe fajësimi i viktimës, izolimi i viktimës nga familja dhe miqtë, kërcënimi, e ashtuquajtura "shaka" kur shprehen për martesën me një grua të dytë dhe abuzimi emocional si vërejtjet degraduese në praninë e fëmijëve të saj dhe të miqve. Ndërsa asnjëra nga këto forma të sjelljes nuk janë në përputhje me Kuranin dhe Sunetin e profetit Muhamed, shumë pak prindër e bëjnë lidhjen mendore mes kësaj sjelljeje dhe abuzimit. Faktikisht, shumë prindër abuzues do të thonin se vetëm "po ruajnë disiplinën në familje".
Në shumicën e rasteve, pas një ngjarjeje dhune, abuzuesi thotë se i vjen keq, ai mund të kërkojë falje dhe premton se nuk do ta përsërisë më këtë sjellje. Gratë mund të qëndrojnë sepse shpresojnë se do të ketë ndonjë ndryshim, e duan akoma bashkëshortin ose kanë frikë se mos humbasin fëmijët e tyre. Ato shpesh largohen vetëm kur kuptojnë se ka një rrezik të pashmangshëm për fëmijët e tyre. Fatkeqësisht të gjitha studimet tregojnë se fëmijët në shtëpitë e të cilëve ka abuzim ndikohen për një kohë të gjatë, janë apo jo ata vetë viktimat. Maria vazhdonte të ishte e çorientuar për lidhjen e saj, ndërsa përpiqej të klasifikonte detyrat e saj islame, atë që ishte më e mirë për djalin dhe ndjenjat e saj. Imami i tha se sipas Islamit ajo duhet të largohej nga ish burri i saj dhe tha se ai nuk e dinte çfarë ajo priste nga ai, përderisa ajo nuk e kishte ndjekur këshillën e tij.
Kur një rast abuzimi apo dhune i tregohet dikujt në komunitetin musliman, reagimi i përgjithshëm është shmangia nga "ndërhyrja" në çështjet familjare. Disa muslimanë besojnë se është e drejta e njeriut që i është dhënë nga Zoti, që të abuzojë me gruan dhe fëmijët në mënyrën që atij i duket e përshtatshme. Të tjerët, si imami në komunitetin e Marias, e shohin këtë sjellje të papranueshme nga Islami, por nuk kanë përgatitje për zonat e këshillimit të dhunës familjare dhe nuk dinë si të ndërhyjnë ligjërisht dhe në një mënyrë efikase. Megjithatë, shumë imamë ia hedhin fajin gruas për krijimin e kësaj situate.
Shumë njerëz shpresojnë që ky problem të zgjidhet. Por kur nuk ndodh kështu, gjithë komuniteti musliman vuan dhe ekzistenca e abuzimit e bind një komunitet që ata janë të paefektshëm dhe të paaftë të mbrojnë gratë. Maria nuk tregoi më për përvojën e saj, por u paraqiti motrave informacion për Motrat e Paqes, një grup grash muslimane në Filadelfia, i organizuar për të luftuar dhunën familjare në komunitetin e tyre.

-Cili është qëndrimi islam për dhunën kundër grave?

Dhuna kundër grave nuk nxitet dhe nuk lejohet në asnjë rethanë. Në Kuranin e shenjtë ka dhejtëra ajete që lartësojnë trajtimin e mirë të grave. Disa urdhërojnë në mënyrë specifike mirësjelljen ndaj grave (2:229-237; 4:19; 4:25). Këto ajete e bëjnë të qartë se marrëdhëniet mes burrave dhe grave duhet të karakterizohen nga mirësjellja, respekti reciprok dhe përkujdesja. Disa ajete, ku Allahu u bën thirrje burrave dhe grave "të mbrojnë miqtë e njëri-tjetrit", i referohen atmosferës së miresjelljes reciproke dhe mëshirës në shtëpinë martesore (30:21, 9:71). Ajete të tjera tregojnë mosaprovimin e dhunimit apo keqtrajtimit të grave. Surja 2, ajeti 231 e dënon bashkimin sërish me gratë pas ndarjes nëse ato lëndohen, surja katër, ajeti 15 specifikon bërjen be kundër gruas sesa ushtrimin e dhunës në rast dyshimi për tradhëti bashkëshortore, surja katër, ajeti 19 ndalon martesën me forcë; surja katër, ajeti 29 ndalon qartë që ta bësh gruan të ndihet e pasigurt; surja pesë ajeti 92 heq ndikimin ligjor nga betimet kundër grave kur ato janë bërë gjatë zemërimit dhe surja 17 ajeti 90-91 kërkon përmbushjen e betimeve, marrëveshjeve verbale dhe premtimeve. Edhe në rast divorci, bashkëshortët udhëzohen të sjellin një person të familjes së tyre që të përpiqen për një pajtim mes burrit dhe gruas (4:35). Nëse kjo nuk funksionon, udhëzimi është që ata të bashkohen me dinjitet dhe drejtësi ose të ndahen në marrëdhënie të mira (2:229 dhe 231). Ai që shkel kufinjtë e vendosur nga Allahu në Kuran quhet mëkatar.
Përveç këtyre ajeteve është dhe fakti i pashmangshëm që profeti ka kundërshtuar fort që burrat t'i godasin gratë e tyre dhe se ai gjatë gjithë jetës së tij nuk ka goditur kurrë ndonjë fëmijë apo grua. Në predikimin e tij të fundit, profeti i këshilloi burrat "të jenë të sjellshëm me gratë – ju keni të drejta mbi to dhe ato kanë të drejta mbi ju". Ai tha gjithashtu "trajtojini gratë tuaja mirë, jini të sjellshëm me to sepse ato janë partneret tuaja dhe ndihmëtaret tuaja të besuara" dhe një herë tjetër ai ka thënë: "Burrë i fortë nuk është ai që përdor forcën fizike, por ai që kontrollon zemërimin e tij". (transmeton Buhariu) Ajete shumë të rëndësishme janë ato që u japin grave të drejtën e vetëkotrollit. Surja pesë ajeti 44 i udhëzon besimtarët të "Mos u frikësoni nga njerëzit, vetëm Mua të më frikësoheni". Surja 33, ajeti 35 u premton parajsën burrave dhe grave që janë të sinqertë (ose modestë).
Për ata që janë abuzivë këto hadithe dhe ajete nuk merren parasysh dhe burrat citojnë gabimisht ajete të caktuara dhe një hadith, për të justifikuar kontrollin total të femrave. Interpretimet më të këqija shkojnë aq larg sa pohojnë se gruaja është e paaftë mendërisht, emocionalisht, psikologjikisht dhe nga ana shpirtërore dhe është e prirur për të bërë imoralitet, duke e vënë kështu në nevojën e vazhdueshme të kontrollit të burrave.
Ajeti me të cilin abuzohet më shumë është ajeti 34 i sures katër "Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase Allahu ka graduar disa mbi disa të tjerë dhe ngaqë ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që Allahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fshehtës. E ato që u keni frikë kryelartësisë së tyre, këshillojini, madje largojini nga shtrati (e më në fund) edhe rrihini (lehtë, nëse nuk ndikojnë as këshillat e as largimi), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. Allahu është më i larti, më i madhi". Ky përkthim i ngarkon burrat me detyrën e përkujdesjes dhe mbrojtjes fizike dhe financiare të grave dhe familjeve të tyre, përderisa Allahu i ka bërë më të fortë fizikisht se gratë, që është interpretimi i shumicës së dijetarëve. Gratë në këmbim të këtij kujdesi duhet të jenë të kujdeshme në ruajtjen e nderit dhe moralit gjatë gjithë kohës edhe kur nuk i sheh njeri, duke iu bindur kështu Allahut. Udhëzime jepen dhe për gratë që nuk i marrin parasysh urdhrat e Allahut në lidhje me tradhëtinë bashkëshortore dhe bëhen jobesnike ndaj burrave të tyre.
Fillimisht burri udhëzohet ta këshillojë gruan (të flasë me të) dhe pastaj ta largojë nga shtrati. Në rast se këto masa nuk funksionojnë, udhëzimi i fundit përkthehet shpesh "qëlloje atë", (ose "godite lehtë", kur merret parasysh suneti i profetit). Disa përkthyes shprehen se nuk është e saktë të përkthehet "godite", duke u bazuar në kundërshtimin e profetit për qëllimin e grave, që kuptohet dhe në këtë thënie: "Mos i goditni kurrë robëreshat e Allahut" (i gjetur në koleksionet e hadithit të Ebu Daudit, Nasa'i, Ibn Hibbanit dhe Bayhaqit) dhe në udhëzimet e tij në hutben e lamtumirës ku e kufizon goditjen në goditje të lehtë (gajr muharrib – pa shkaktuar dhimbje) vetëm nëse gruaja është fajtore për nushuz, sjellje imorale të dukshme. Termi nushuz është i zbatueshëm dhe gjithashtu për burrat (4:128).
Formulimi i këtij ajeti thekson bindjen e gruas ndaj dëshirave të Allahut dhe jo dëshirave të qënieve të tjera njerëzore, por ata që e keqinterpretojnë këtë ajet i japin burrit detyrën e policit të mbikqyrjes ndaj grave të tyre. Ky ajet është keqkuptuar aq shumë sa nuk është e pazakontë që burrat të mos i lejojnë gratë të shkojnë në dyqanin më të afërt, të bëjnë vizita në raste lindjeje, vdekjeje ose martese, të bëjnë vizitë tek mjeku, të arsimohen ose edhe të vizitojnë prindërit e tyre pa leje të posaçme. Ky ajet është përdorur gjithashtu për të përforcuar besimin e gabuar se kauama e burrave si mbrojtës dhe ruajtës të grave të tyre, nënkupton jo vetëm bindjen e padiskutueshme ndaj burrave si individë, por edhe se vetëm burrat mund t'i drejtojnë gratë në çdo aspekt të jetës, në çdo nivel. Shkurtimisht, ky ajet është përdorur si vegël kontrolli dhe abuzimi plotësisht në kundërshtim me bazën islame të martesës dhe familjes.
Një ajet tjetër i keqpërdorur është ajeti 53 i sures 33: "O ju që besuat, mos hyni në shtëpitë e Pejgamberit ndryshe vetëm nëse u lejohet për ndonjë ngrënie e duke mos pritur përgatitjen e saj, por kur të thirreni, atëherë hyni, e kur të jeni ushqyer, atëherë shpërndahuni, duke mos hyrë në bisedë njëri me tjetrin, vërtet këto (pritja, qëndrimi, biseda) e mundojnë Pejgamberin, por ai turpërohet prej jush Allahu nuk i turpërohet realitetit. E kur kërkoni prej tyre (grave të pejgamberit) ndonjë send, atë kërkojeni pas perdes, kjo është më pastër për zemrat tuaja dhe të tyre. Juve nuk u takon ta mundoni të dërguarin e Allahut, e as të martoheni kurrë me gratë e tij, pas (vdekjes së) tij. Këto janë tek Allahu mëkat i madh". ثshtë e qartë që ky ajet u drejtohet burrave muslimanë në lidhje me sjelljen e tyre vetëm me gratë e profetit. Megjithatë kalon tek arsyeja kryesore që disa muslimanë besojnë se burrat dhe gratë duhet të ndahen në çdo vend dhe tek një justifikim për disa burra që të pretendojnë se gjithë vendi publik u përket vetëm burrave. Kjo është e gabuar. Udhëzimi ka të bëjë vetëm me gratë e profetit dhe me sjelljen e duhur në shtëpinë e profetit. Ata që duan ta zbatojnë këtë ajet për të gjitha gratë muslimane, nuk pohojnë asnjëherë se të gjitha gratë muslimane nuk duhet të martohen më pas vdekjes së burrave të tyre (megjithëse në praktikë, kjo është ajo që pritet nga gratë në disa shoqëri muslimane, sipas zakoneve të tyre joislamike). Kufizimi i grave në kuzhinat e shtëpive të tyre gjatë festave, largimi i grave në dhomat e pasme ku nuk ka dëgjim të mjaftueshëm ose aparaturat e dëgjimit nuk ekzistojnë fare në shumë xhami, ose më keq ndalimi i grave të shkojnë në xhami dhe ndalimet nga autoritetet politike në disa shtete, që nuk i lejojnë gratë të shkojnë në shkollë, vijnë të gjitha nga interpretimet e shtrembëruara të ajeteve të përmendura më parë.
Një hadith që përdoret shpesh për kontrollin e grave është: "Kur gratë udhëtojnë për në një vend të largët duhet të kenë me vetë një muhrim". Në kohën e profetit edhe udhëtimi 40 milje mund të ishte shumë i rrezikshëm, sepse rrugët ishin plot banditë dhe secili fis kishte rregullat e veta. Sundimi i ligjit i kalonte kufinjtë fisnorë dhe ishte në përputhje me konceptin e ri në shekullin e VII në Arabi i paraqitur nga Islami. Sot gratë mund të udhëtojnë rreth botës me aeroplan për 19 orë dhe gjatë gjithë kohës do të jenë të sigurta mes shumë njerëzish. Ky hadith vazhdon të përdoret, edhe nga disa liderë muslimanë në qytetet e mëdha të Shteteve të Bashkuara, për t'i parandaluar gratë muslimane të udhëtojnë nga një qytet në një tjetër, nga njëra anë e qytetit në anën tjetër, ose të dalin vetëm nga apartamentet e tyre.
Pyetja e vërtetë është, a e ka praktikuar, nxitur apo edhe dënuar profeti kontrollin dhe mbikqyrjen ndaj grave? Ai nuk e ka bërë këtë asnjëherë. Duke e ditur këtë është në dorën e çdo musliamni, si bashkëshort apo bashkëshorte, si pjesëtar i një familjeje të madhe ose anëtar i komunitetit, të krijojë një shoqëri të shëndetshme moralisht, psikologjikisht, fizikisht, ku familjet mund të rrisin anëtarë të kënaqur dhe kontribues për shoqërinë.

-Fundi i dhunës: Ku fillojnë muslimanët?

Le të jetë toleranca zero për abuzimin dhe dhunën kundër grave! Fjalët e një reklame të famshme të një fushate janë: "Nuk ka justifikim për dhunën në familje". Nëse e kujtojmë këtë, e ardhmja për gratë e dhunuara do të ishte pozitive.
Studimet tregojnë se sa më shumë vihet në dukje dhuna ndaj grave, aq më pak na shqetëson kjo gjë. Gratë muslimane duhet ta përmirësojnë dijen për besimin e tyre dhe pastaj të kërkojnë të drejtën e tyre që të përcaktojnë veten sipas Kuranit dhe Sunetit, në vend të praktikave zakonore, traditave, pikëpamjeve ekstremiste, ose nga ata që besojnë se gratë muslimane duhet të shpëtohen nga vetja e tyre.
Familjet duhet të ruajnë vija të hapura komunikimi mes gjithë anëtarëve të saj; shumë të dobishme janë takimet e rregullta familjare, ku secili lejohet të shprehet pa asnjë ankim. Martesa duhet të shihet si një ortakëri dhe kontratat martesore duhet të specifikojnë një premtim për një familje ku nuk ekzistojnë dhuna dhe abuzimi. Prindërit duhet t'u kërkojnë fëmijëve vetëm atë që është e mirë dhe që është në përputhje me konceptet kuranore. Familjet e mëdha nuk duhet ta mbulojnë më abuzimin, dhunën dhe incestin në emër të "ruajtjes së nderit të familjes". Përveç të gjithave, familja, ashtu si individi, duhet ta ketë Allahun në qendër.
Sektori i Parandalimit të Dhunës në Familje në Kanada publikoi këtë vit një raport të plotë për dhunën në familje. Për muslimanët është shumë e rëndësishme nevoja që identifikuan për të "rikonceptuar pushtetin në atë mënyrë që të bëhet dallimi mes pushtetit krijues dhe dhunues dhe në mënyrë më të drejpërdrejtë e zgjeron vëmendjen në pushtet, për të lëvizur përtej dinamikës së pushtetit në marrëdhëniet individuale tek strukturat e pushtetit". Ky mendim duhet të kuptohet nga niveli personal tek niveli global. Komunitetet duhet t'i shohin rastet individuale të dhunës në familje nga pikëpamja e natyrës së strukturës botërore të pushtetit dhe nga pikëpamja e komunitetit si i tërë, për të zbulur nëse struktura e pushtetit në komunitet po nxit aktualisht një leje për të qëlluar.
Imamët duhet të jenë mbrojtësit e sigurisë së grave, të mos i fajësojnë më gratë dhe ta pranojnë kur nuk kanë njohuritë speciale për t'i ndihmuar realisht gratë e dhunuara. Anëtarët e komunitetit duhet të nxiten që të marrin përgatitjen profesionale dhe diploma për këshillim. Komuniteti është përgjegjës për krijimin e protokolleve për trajtimin e dhunës shtëpiake, rrjete me agjencitë ekzistuese muslimane dhe jomusliamne, që mund të sigurojnë trajnime dhe të krijojnë shtëpi të sigurta për gratë dhe fëmijët e dhunuar.
Të paktën dy herë në vit, çdo xhami ose qëndër e komunitetit duhet të paraqesë një Program të Vetëdijes së Dhunës në Familje dhe Abuzimit për Familjet Muslimane që do t'u mësojnë identifikimin e rrezikut, të dhunës dhe abuzimit, planifikimin e sigurisë për situata të ndryshme, planifikimin i sigurisë për vizitat e pakontrolluara nga një dhunues, teknikat e zgjidhjes së problemeve dhe informacione për këshillimin, të disponueshme për gratë e goditura dhe familjet e tyre. Aktivistët, avokatët dhe këshilltarët e komunitetit musliman duhet të takohen në çdo qytet për të krijuar protokolle për komunitetet e tyre, të cilat do të mundësojnë identifikimin e hershëm të abuzimit dhe një gatishmëri për ta kthyer situatën në mbrojtje të viktimave nga abuzimi i mëtejshëm ose fajësimin e viktimës. Aty ku është e mundur duhet të krijohen strehime dhe agjenci shërbimi për familjet muslimane.
Në vitin 1993 Këshilli i Amerikës së Veriut për Gratë Muslimane ishte organizata e parë kombëtare muslimane e këtij lloji, ku diskutohej abuzimi dhe dhuna kundër grave dhe fëmijëve gjatë një konvente kombëtare. Në vitin 1995 në Plainfild, Indiana dhe në vitin pasues në اikago, shoqëria islame e Amerikës së Veriut organizoi konferenca për anëtarët e shërbimit social që drejtonin tema të ndryshme, përfshirë dhe këshillimin familjar, divorcin dhe çështjet e fëmijëve dhe konferenca e fundit u zhvillua me më shumë se 200 anëtarë.

Ibn Kajimi rahimehullah ka thënë: “Ka shumë njerëz të cilët i sheh se u ruhen të këqijave dhe të ligave, ndërsa gjuha e tyre bën masakër në të gjallët dhe të vdekurit, ndërsa ai aspak nuk vret mendjen se çfarë flet.”

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free