Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Antistres

Stresi përkufizohet si një shpërndarje mendore ose emocionale, brenga ose hidhërim si pasojë e një shtypje apo lodhje mendore jashtë përvojave të përditshme që përjeton njeriu. Ai mund të veprojë mbi cilindo dhe të përjetohet me frikë, ankth, tmerr dhe humbje të shpresave.

  Të gjithëve na ndodh shpesh që megjithëse përpiqemi për të bërë më të mirën në punën tonë, në jetët tona, drejtuesit, miqtë, të afërmit tanë asnjëherë nuk mbeten të kënaqur nga ne. Të tjerët, na duket sikur i dinë më mirë gjërat se ne. Kemi gjithçka por njëkohësisht na duket sikur nuk kemi asgjë. Ndihemi sikur diçka na mungon. Si të mos mjaftonin të gjitha këto ndonjëherë mjafton vetë mendimi për një person që të ndihesh i rraskapitur emocionalisht dhe fare pa energji.

            Në qoftë se në fizikë fjala energji do të thotë aftësi veprimi për kryerjen e një pune të caktuar, në psikologji do të thotë forcë, gjallëri e aktivitet psikik. Jugu ka thënë: ”Njeriu është qe­nie psikoenergjike dhe shëndeti i tij varet shumë nga ajo se si energjia qarkullon nëpër trupin e tij madje ç’farë ndjen, mendon, dëshiron ai”. Ne jemi ajo që besojmë se jemi, ajo që ne mendojmë. Një person pozitiv duhet të mendojë pozitivisht dhe në situata të pafavorshme. Po të mendojmë dhe të veprojmë pozitivisht mbi veten dhe të tjerët, mbi proceset, mbi botën duke mënjanuar çdo formë paragjykimi, kritike dhe formave negative që rrezikojnë konstruktivitetin dhe nëse kemi krijuar kështu një sistem vlerash, qofshin këto individuale, sociale dhe universale, vetëm atëherë kemi fituar luftën mbi vetveten sepse vetëm në këtë rast arsyeja dominon mbi irracionalen, dashuria mbi urrejtjen, e njerëzishm­ja mbi të panjerëzishmen. Pra që të arrihet niveli i suksesit, i sjelljeve, i reagimeve në situata të caktuara, modestia, karakteri, ndihma dhe përkrahja që u ofrojmë të tjerëve, shoqërizimi, qëndrimi në raport me familjen, rrethin shoqëror, profesionin duhet të mendojmë dhe veprojmë pozitivisht. Nëse kjo arrihet me sukses, rrjedhoja e saj është ekuivalente me pozitivitetin, racionalen, suksesin dhe shëndetin. I shëndetshëm nuk është ai që nuk ka probleme, por ai që është në gjendje t'i kapërcejë ato në mënyrë pozitive. Është detyrë e gjithsecilit të kujdeset për higjienën mendore, duke u kujdesur fillimisht për zhvil­limin e personalitetit të gjithsecilit, i cili fillon që në gjenezë, vazhdon me domosdoshmërinë e prezencës së nënës në çdo moment të jetës së fëmijës për krijimin kështu të sigurisë tek ky i fundit. Frika, pasiguria dhe dyshimi shkaktojnë stres. Stresi përkufizohet si një shpërndarje mendore ose emocionale, brenga ose hidhërim si pasojë e një shtypje apo lodhje mendore jashtë përvojave të përditshme që përjeton njeriu. Ai mund të veprojë mbi cilindo dhe të përjetohet me frikë, ankth, tmerr dhe humbje të shpresave. Duke jetuar në një realitet të ngarkuar plot me strese e energji negative, madje në kufijtë e një realiteti vërtet armiqësor, në një botë ku dominon tendenca e izolimit del si domosdoshmëri përpjekja për të kthyer sytë tek energjia pozitive si e vetmja mënyrë për të përballuar sa më suk­sesshëm këtë realitet. Për të ndërtuar rreth vetes energji pozitive me qëllimin e vetëm për arritjen e suksesit e harmonisë kemi nevojë për një grup mbështetje. Ekzistojnë 4 aspekte kryesore në jetë ku ne mund të përqendrojmë energjinë tonë.

            Ato janë: shëndeti, puna, familja, miqtë. Ajo që duhet të bëjmë është të vendosim ekuilibër mbi këto 4 aspekte kryesore të jetës. Pra 25% të energjisë për secilën prej tyre dhe kështu ne do të jemi më të suksesshëm, më të qëndrueshëm e ç’është më kryesorja më imunë ndaj ngjarjeve të papritura ose ndaj së ardhmes. Duke prishur këtë ekuilibër, duke anuar më shumë tek njëri aspekt sesa tek tjetri ne njëkohësisht kemi humbur dhe ekuilibrin e jetës sonë, prandaj në këtë aspekt duhet të tregohemi të kujdesshëm. Nuk duhet t'i japim përparësi p.sh vetëm karrierës dhe të lëmë pas dore familjen, ose t'i japim prioritet punës dhe të lëmë pas dore shëndetin. Njëkohësisht është e rëndësishme që për të ndërtuar energji pozitive duhet të mbajmë pranë vetes vetëm njerëz që na sjellin energji pozitive, pra që mendojnë dhe veprojnë si ne, në të kundërt do të përballemi me njerëz që do të përpiqen të na e “gllabërojnë” energjinë tonë, e në psikologji këto njerëz njihen me emrin psikovampirë. Çdo njeri e ka provuar ndjenjën kur pas takimit me dikë, humb energji emocionale, psikike, mendore madje dhe fizike. Papritur ndihet i lodhur, i rraskapitur i stresuar. Për humbjen e kësaj energjie ne shpesh ia vëmë fajin punës ose aq më keq vetes, por që në fakt është ndikimi negativ i këtyre njerëzve tek ne. Prandaj del si domosdoshmëri që së pari t'i identifikojmë këta persona. Do të konsiderohej pa takt sikur këto persona t'i largonim përfun­dimisht nga jetët tona sepse të tjerë psikovam­pirë do të ndeshim gjatë jetës. Ajo që duhet të bëjmë në këto raste është të përballemi me këto individë të vështirë dhe të përpiqemi të gjejmë rrugët e duhura për tu “mbijetuar” sulmeve të tyre që të mos jenë ato që të ndikojnë në jetët tona, por të jemi vetë ne që të mund të vendosim se si duhet të ndihemi e jo ato. Energjia pozitive gjendet kudo ku njerëzit mendojnë dhe veprojnë pozitivisht p.sh në shtëpi, rrugë, kishë, xhami, arte marciale, seminare, institucione etj. Kjo energji mund të përdoret jo vetëm në dobi të vetvetes por edhe të njerëzimit. Së pari duhet kuptuar se gjithsecili nga ne ka potencial të jashtëzakon­shëm si brenda dhe jashtë vetes, të cilin duhet ta shfrytëzojë në dobi të të gjithëve. Për këtë duhet të kesh largpamësinë për të kuptuar problemin që po vjen, duhet të kesh gjithashtu dhe kompleksin mendor që të lejon të punosh në grup dhe jo në mënyrë individuale, duhet gjithashtu të kesh aftësinë për të komunikuar mirë duke i motivuar njerëzit të ndihmojnë që puna të bëhet mirë, dhe kështu zhvillohet dhe miqësia e cila është e domosdoshme për tu ndier mirë. Rrallë ndodh që njerëzit të kenë sukses në raport me diçka nëse nuk kanë dëshirën për të dalë të suksesshëm,prandaj po ju rekomandojmë disa këshilla për të sjell sa më shumë energji pozitive në jetët tuaja dhe kështu të jeni përherë dhe kudo të suksesshëm.-Përpiquni fillimisht të gjeni burimin e energjisë pozitive tek ju e cila mund të jetë martesa, profesioni, fëmijët, dashuria, miqësia e sinqertë etj. Pasi të identifikoni shkakun e energjisë pozitive përpiquni t'i shfrytëzoni ato në jetët tuaja.

            -Mos u angazhoni kurrë vetëm në një drejtim. Mos e mbështesni veten vetëm tek një interes i caktuar, por zhvilloni interesa të ndryshme kraha­suese p.sh jo të jetosh vetëm për dashurinë por t'i kushtohesh edhe punës, shoqërisë. Jo t'i kushto­hesh deri në fund karrierës por t'i lësh hapësirë edhe miqësisë dhe vlerave të saj.

            -Fantazia është instrument i rëndësishëm i relak­simit psikologjik, na zgjeron horizontin, na jep shpresa të reja, na nxit në aksion dhe na mundë­son që qoftë vetëm për një çast t'i ikim realitetit nga të gjitha vështirësitë me të cilat përballemi.

            -Qeshni sa të mundeni, humori të shëron shpejt dhe pa dhimbje.

            -Jepini vetes sa më shumë të mundeni vetëm informacione pozitive.

            -Organizoni dhe mësoni të menaxhoni kohën tuaj duke u përqendruar në ato gjëra ku pret që rezultatet të jenë të kënaqshme,pasi në të kundërt në fund të ditës ju do të ndiheni të mbingarkuar e si rrjedhojë dhe të stresuar.

            -Gëzojuni çdo gjëje që ju bëni, sado e parëndë­sishme që t’ju duket si; shikimi i një filmi që ju tërheq apo një emisioni, gatimi, leximi, kopshtaria, kërcimi. Pra konsiderojini ato si diçka që ju sjellin lumturi. Kur ju e doni çdo gjë që bëni ju ndiheni të lumtur e të relaksuar. Mos i konsid­eroni si punë të përditshme se kështu do t’jua bënin veprimtarinë të mërzitshme.

  -Përpiquni apo më mirë të themi mos har­roni asnjëherë të përkëdhelni vetveten me ato gjëra që ju bëjnë të ndiheni mirë p.sh duke dëgjuar muzikë, shkruar poezi, lojëra në internet, shëtitje, bisedë telefonike, lexim librash, takim mes miqsh e gjithçka tjetër që ju bën të ndiheni mirë.

        -Bëni një gjumë të rehatshëm 7-8 orë në ditë, i cili sjell jo vetëm relaks dhe oreks por dhe shton energjinë pozitive.

            -Ndodh që të ngriheni në mëngjes me humor jo të mirë, megjithatë provoni të përshëndetni këdo që ju del përpara i njohur apo i panjohur qoftë. Do të shikoni se do të ndiheni vërtet mirë.

            -Mos kritikoni vend e pa vend anëtarët e familjes suaj, bashkëpunëtorët, miqtë. Trajtojini ato si të rëndësishëm duke i dhënë herë pas here ndonjë kompliment të sinqertë, ndonjë lule etj.

   -Mos mbivlerësoni asnjëherë kënaqësitë e çastit.

    -Përpiquni të jeni të ndershëm në ato që thoni e që bëni.

   -Mësoni të thoni JO, pasi duke thënë PO për diçka që nuk mundeni, më vonë do të vijnë shqetësimet.

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free