Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Tregim prekes

Ishte nje njeri i cili kishte huazuar(borxh) te holla.Dhe nje dite prej diteve erdhi njeriu nga i cili i kishte huazuar te hollat dhe ia trokiti deren,kurse deren ia hapi njeri nga femijet.Njeriu u fut pa pershendetje dhe pa respekt.
Dhe papritmas,me force e kapi pronarin e shtepise dhe i tha:
Ke frike Allahun dhe ma kthe borxhin qe me ke.
Te kam duruar me teper se sa duhet dhe me ka mbaruar durimi.
Dhe ja se cfare jam duke bere me ty.
Papritmas nderhyri i biri me sy te perlotur,duke e shikuar te atin se ne cfare gjendje kishte rene,iu drejtua njeriut duke i thene se,sa ishte sasia e te hollave qe ia kishte huazuar babai i tij ?Ai i tha:Me shume se 90.000 rial(18.000 euro).
 
Dhe i biri i tha:Lere babain tim,ulu e pusho dhe mos u brengos se do te behet mire.
Hyri djaloshi ne dhomen e tij,ku i kishte mbledhur te hollat me vlere 27.000 rijaleve
(5.000 euro)nga permujorshi i tij,te cilat i kishte mbledhur per martesen e tij qe do te ndodhte se shpejti.Mirepo ai u ndikua nga rasti dhe vendosi qe t'ia largoj kete breng dhe veshtiresi prindit te tij,se sa t'i mbante.U fut ne dhomen ku ishte i ulur njeriu dhe i tha:''Kjo eshte nje pjese nga ajo qe e ka huazuar babai im,me vlere 27.000 rial(5.000 euro),dhe me tutje,me lejen e Zotit,do te vije e mira e do ta kthejme pjesen tjeter te huazimit Inshallah.I ati filloi te qaj dhe e luste njeriun qe t'ia kthente te hollat e te birit sepse atij i nevojiten,dhe se nuk ka faj ai.
 
Perseri ketu nderhyri djaloshi duke instistuar qe njeri t'i merrte te hollat.
Djaloshi e percolli njeriun deri tek dera dhe kerkoi nga ai qe te largohej nga prindi i tij dhe ta kerkoj ate personalisht per pjesen tjeter te te hollave.
Me pas djaloshi u afrua tek i ati,ia puthi ballin dhe tha:
 O babai im,vlera jote eshte me e madhe se sa kjo shume e te hollave dhe c'do gje rikthehet nese Allahu na e zgjat jeten dhe na jep shendet,kurse une nuk mundesha te perballoj qe te shikoj ty ne kete gjendje.E sikur te kisha pasur te gjithe sasine e te hollave qe i ke huazuar do t'ia kisha dhene,vetem e vetem qe te mos te shoh ty duke rrjedhur lot nga syte e tua.Dhe ne kete cast,i ati e perqafoi te biri e tij dhe te qajturit iu shtua edhe me teper,e perqafonte te birin dhe thoshte:
Allahu qofte i kenaqur me ty o biri im,dhe Zoti te dhente gjithe te mirat,
e ti plotesofte gjithe deshirat.Te nesermend djaloshi ishte i angazhuar me obligimet qe i kishte ne kompanine ne te cilen ishtei punesuar,dhe papritmas i erdhi ne vizite nje nga shoket te cilin nuk e kishte takuar nje kohe te gjate.
 
Pas pershendetjes dhe nje bisede te shkurter,
shoku iu drejtua djaloshit duke i thene:O vella,dje isha me nje nga biznesmenet e medhenje dhe kerkoi prej meje qe t'ia gjej nje person te sinqerte,besnik,me moral te larte,me pervoje dhe vizion per ta udhehequr punen ne zyrat udheheqese te kompanise.Kurse une nuk munda te gjej njeri qe e njoh e qe i posedon keto cilesi perpos teje.Si thua,te shkojme sebashku ne mbremje e ta takojme ate ?
 
U gezua fytyra e djaloshit nga ky lajm dhe tha:''Ndoshta lutja qe beri babaim im per mua eshte pranuar."Dhe ne mbremje u takuan me ate biznesmenin e madh,i cili nje shikim te pare ndjeu rehati dhe plote besim ndaj djaloshit,e i tha:
 
"Ky eshte personi qe kam kerkuar deri tani."Pernjehere e pyeti djaloshin se sa paguhej me muaj ne ate pune:5.000 rijal(1.000 euro)-ia ktheu djaloshi.
Dhe njeriu i tha djaloshit:Shko neser dhe jep doreheqje nga puna jote dhe paga jote do te jete 15.000 rijal(3.000 euro),dhe ne cdo fitim do te kesh nga 10%,
dy muaj falas dhe nje makine,si dhe do te japim pagese ne 6 muajve qe te permiresohet gjendja jote.Djaloshi pasi e degjoi te gjithe biseden dhe marreveshjen e tij te punes,filloi te qaj dhe persheriste me ze te ulet:
"Pergezim(myzhde)o babai im."
Njeriu biznesmen nderhyri dhe e pyeti se pse po qante !
 E djaloshi filloi qe t'ia tregoje ngjarjen qe i kishte ndodhur para dy diteve,
dhe pernjehere biznesmeni urdheroi qe t'ia shpaguajne huazimet e prindit te tij.
Thuhet qe fitimi i djaloshit ne vjetorin e pare arriti shumen e gjysem milioni rijal(100.000 euro) .
 
Allahu i lartesuar thote:"...E ckado qe te jepni per hir te Allahut,Ai e kompenson ate dhe Ai eshte dhuresi me i madh."(Sebe,39)
 
Nëse e mbjell "BESNIKËRINË" do ta korrësh "BESUESHMËRINË"
 
Nëse e mbjell "MIRËSINË" do te fitosh "SHOQËRINË"
 
Nëse e mbjell "MODESTINË" do ta korrësh "RESPEKTIN"
 
Nëse e mbjell "VLERËSIMIN" do ta korrësh "LLOGARITJEN"
 
Nëse e mbjell "MUNDIN" do ta korrësh "SUKSESIN"
 
Nëse e mbjell "BESIMIN" do ta korrësh "QETËSIN"
 
Nëse e mbjell "ANGAZHIMIN" do ta korrësh "PËLQIMIN"

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free