Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

TOKA NXJERR JASHTË NGARKESËN E SAJ

“Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fuqishme, dhe të nxjerrë toka atë që ka në brendinë e saj (barrën nga brenda), Dhe njeriu të thotë: "Ç'ka kjo (që bën këtë dridhje)? Atë ditë, ajo i rrëfen tregimet e veta” (Kur’an, 99:1-4) Fjala “zilaz” në Arabisht do të thotë tërmet ose dridhje, dhe fjala “athqalaha” do të thotë “ngarkesën, barrën e rëndë.” Kur I gjykon vargjet e mësipërme nën dritën e kuptimit të parë, mund të shihet se I referohen një fakti të rëndësishëm shkencor në lidhje me tërmetet. Ajeti 2 i Sures Zilzal përmend Tokën që nxjerr ngarkesën e saj. Në të vërtetë, si rezultat I hulumtimeve në vitet e fundit, është kuptuar se në qendër të Tokës ka metale të rënda, dhe se këto dalin jashtë si rezultat I lëvizjeve në sipërfaqen e Tokës. Sipas llogaritjeve të gjeologëve, ndërsa Toka ftohej, substancat e rënda dhe të dendura u fundosën në qendrën e saj përderisa ato që ishin më të lehta u ngritën në sipërfaqe. Për këtë arsye, korja e Tokës (sipërfaqja) përbëhet nga substancat më të lehta (bazalti dhe gurët e granitit), ndërsa metalet e rënda (nikeli dhe hekuri) gjenden në bërthamë. Si rezultat, nënsipërfaqja, e cila përbëhet nga metalet e shkrira, është e përbërë nga një material që është shumë më I rëndë dhe më I dendur se sipërfaqja. Gjatë tërmeteve, substancat e rënda që janë nën sipërfaqe kanë mundësinë të dalin jashtë, dhe kësisoj Toka e nxjerr ngarkesën e saj, ashtu siç është shpallur në Kur’an. Për më tepër, rajonet ku rezervat e metaleve janë më të koncentruara janë gjithashtu ato rajone me aktivitetin vulkanik më të madh. Këto zbulime shkencore, që dolën në shesh rishtazi dhe atë si rezultat I hulumtimeve të gjëra, janë vetëm disa nga faktet shkencore të treguara nga Allahu në Kur’an.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free