Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Mes liderit dhe drejtorit

Lideri edukues u prin njerëzve me dashuri drejt të mirës së kësaj bote dhe të botës tjetër, kurse drejtori u prin atyre me rregulla dhe ligje që i shërbejnë karrierës së tij personale.
Lideri sakrifikon veten për hir të mesazhit dhe simpatizantëve, kurse drejtori sakrifikon të gjithë ata që e rrethojnë për tu ngritur mbi eshtrat e tyre.
Lideri ua vë veshin me zemër dhe mendje atyre që e këshillojnë për ti dhënë shtytje punës, kurse drejtori u vë veshin hipokritëve dhe servilëve edhe pse nuk janë produktivë.
Lideri e sheh veten një nga punonjës dhe aktivist, kurse drejtori i sheh vartësit si punëtorët e tij.
Lideri prodhon mbartës mesazhi dhe amaneti, kurse drejtori qas pranë përfolësit, përgojuesit dhe thashethemaxhinjtë.
Lideri fokusohet tek aspektet pozitive të bashëkëpunëtorëve të tij, viziton të sëmurin, respekton të madhin, i fal dashuri të voglit, merr pjesë në gëzimin dhe hidhërimin e tyre dhe i shton kontaktet socialele mes tyre, kurse drejtori jeton në një kullë të fildishtë larg dhimbjeve dhe hidhërimeve të vartësve; ai u tregon rregullat e punës pa pyetur për kushtet personale; ai krijon atmosferë përgjimi, mbikqyrjeje dhe kurthesh në punë.
Lideri përpiqet me mish e shpirt për zhvillim, përmirësim dhe ngre lart moralin e bashkëpunëtorëve, kurse drejtori i jep rrotës nga e prapa, ose e mban në vend, duke i besuar verbërisht “Është e pamundur të bëhet më mirë sesa ishte!”
Liderit nuk i shpëtojnë talenti dhe novatorizmi i bashkëpunëtorëve, të  cilët i vlerëson dhe i ngre në detyrë, kurse drejtori e sheh novatorizmin dhe talentin e ndonjërit si rrezik të statusit dhe postit të vet.
Lideri fajëson veten për mangësi, para se të akuzojë dhe fajësojë të tjerët, ai ia faturon vetes dështimin para se t’ia faturojë tëtjerëve, ai e konsideron suksesin si ortakëri mes tij dhe bashkëpunëtorëve. Kurse drejtori e sheh veten si shkaku i vetëm i suksesit, sakaq vartësit e tij janë shkaku i vetëm i dështimit. Suksesi ka vetëm një “baba” kurse dështimi ka shumë “nëna”. Drejtori është babai i vetëm i suksesit, sakaq të tjerët s’janë veçse trutharë.
Lideri bën çmos për reformimin e umetit të tij, kurse drejtori bën çmos të shuajë babëzinë e tij.
Prandaj, edhe nëse ke postin e drejtorit, sillu si lider. Emri i mirë fitohet me punë dhe vepra të mira, jo me tituj dhe poste.