Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Historia e Ismailit dhe Is'hakut a.s

Lidhur me Ismailin a.s, ne përmendëm diçka gjatë qasjes së historisë së Ibrahimit a.s. Në fakt, nuk kemi shumë informacion mbi historinë e këtij profeti. Thotë Zoti i lartësuar:"Trego në Libër për Ismailin! Vërtet, ai ishte i sinqertë në premtimet e veta, ishte i dërguar dhe profet. Ai e urdhëronte familjen e vet që të falte namazin e të jepte zeqatin dhe ishte i mirëpritur te Zoti i vet." (Merjem, 54-55)
Zoti e cilëson Ismailin a.s si prmetim mbajtës, gjë e cila ishte tipar karakterizues i tij. Thuhet se një herë i dha fjalën dikujt se do takoheshin. Ismaili a.s vajti tek vendi që e kishin lënë të takoheshin dhe priti atje nga mëngjesi gjer në mbrëmje. Kur u kujtua burri, vajti dhe e gjeti atje. I çuditur e pyeti:"Mos je këtu që në mëngjes?!" Ismaili a.s iu përgjigj:"Po."
Një tipar tjetër dallues i Ismailit a.s, ishte interesimi që fëmijët e tij të adhuronin Zotin e lartësuar. Ai i kujtonte herë pas herë që të falin namazin dhe të jepnin zekatin. Ky është një tipar të cilin duhet ta përvetësojë çdo besimtar dhe besimtareje.
Po ashtu, ne nuk kemi informacion dhe mbi Is'hakun a.s, i cili përmendet në Kuran.
"Ne i dhuruam atij Is’hakun dhe Jakubin si dhunti dhe të gjithë i bëmë të drejtë. Ne i bëmë ata udhëheqës që udhëzonin sipas urdhrit Tonë dhe i frymëzuam që të bënin vepra të mira, të kryenin faljet dhe të jepnin zeqatin, dhe ata vetëm Ne na adhuruan." (Enbija, 72-73)
Is'haku a.s, vdiq në moshën njëqind e shtatëdhjetë e tre vjeçe dhe u varros në Halil. Kurse Ismaili a.s është varrosur në Meken e bekuar.