Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Rreze drite në errësirën e shpellës

Diku pas maleve Himalaja, jetonte një mbretëri e vogël, e cila udhëhiqej nga një mbret i urtë, i mençur dhe largpamës, por për fat të keq dergjej në shtrat nga sëmundja e gjatë. Duke ndjerë fundin e jetës, ai thirri djalin e tij të vetëm, i cili sapo kishte mbushur moshën e burrërisë, të cilit i tha:
“O bir! Unë ndjej se po jetoj ditët e mia të fundit dhe dua të jap një këshillë të vyer. Nëse rrethanat e jetës vijnë të tilla, saqë të neveritet jeta dhe nuk dëshiron të jetosh as dhe një ditë më shumë, shko tek shpella e errët pas pallatit mbretëror. Brenda në shpellë do të gjesh një litar të varur, gati për të varur veten dhe për të shpëtuar nga hallet e telashet.”
Akoma pa e mbaruar mirë fjalën e tij, mbreti mbylli sytë përgjithmonë.
Trashëgimtari i vetëm i mbretërisë dhe i pasurive, filloi të abuzojë me dëfrime dhe shpërdorime. Ai shoqërohej nga disa miq të ligj, për të cilët kushedi sa herë e kishte paralajmëruar i ati. Pas disa vitesh, mbreti i ri mbetet me gisht në gojë, skishte asnjë kacidhe dhe situata ekonomike në vend përkeqësohet. Sakaq, miqtë e braktisën dhe nuk shoqëroheshin më me të. Edhe miku më i ngushtë që kishte pasur, refuzoi ti japë qoftë dhe borxh.
Mbreti i ri dhe i përkëdhelur, i mësuar me të gjitha të mirat, e kishte të pamundur të ambjentohej me kushtet e vështira të jetës. Duke mos patur asnjë zgjidhje tjetër, atij iu kujtua porosia e babait. Me vete tha: Aaaahhhh more baba. Po, do të shkoj tek shpella jote të var veten.” Dhe ashtu bëri. Vajti tek shpella, e cila ishte e errët. Mezi gjeti litarin e varur, e vuri në qafë, ndërkohë që sytë i lëshuan disa pika loti të nxehtë dhe të fundit. Mandej, ai hodhi veten në greminën aty pranë.
Por, a thua vdiq?! A thua mbaroi gjithçka aty?! A ishte vërtet ai fundi i tij?!
Me tu hedhur për tu vetëvrarë, këmbët i prekën një vend të cekët, sakaq tërheqja e litari bëri të shemben përtokë një deng parash e monedhash floriri. Përbri tyre, ai gjeti një letër nga i ati ku i shkruante:
“O bir! Tani besoj se e kupton se jeta e kësaj bote është plot shpresë dhe rreze drite, nëse shkund pluhurin që të ka mbuluar sytë dhe heq dorë nga shoqëria e keqe. Kjo është gjysma e pasurisë time, të cilën e pata fshehur për ty. Reflekto dhe hiq dorë nga shpërdorimi dhe abuzimi!”

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free