Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Dobi te shtrenjta

 Falënderimet i takojnë Allahut. Dëshmojmë se nuk ka të adhuruar të vërtetë përveç Tij dhe dëshmojmë se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij. Bekimet e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë pasuesit e tij. 1. Lutja është fara e besimit, bashkimi i tyre sjell veprat e mira. 2. Mendimi i mirë për Allahun është thelbi i nevojës për Të, bashkimi i tyre sjell pranimin e lutjes. 3. Përkushtimi është thelbi i dashurisë, nga bashkimi i tyre rrjedh praktikimi i urdhrave dhe largimi nga ndalesat. 4. Durimi është thelbi i bindjes, nga bashkimi i tyre arrihet imamllëku (udhëheqja) në fe. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Ne prej tyre kemi bërë udhëheqës, të cilët udhëzonin me urdhrat Tona, meqë ishin të durueshëm dhe besonin bindshëm në argumentet Tona.” (Sexhde: 24) 5. Pasimi i vërtetë i Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem është thelbi i sinqeritetit. Bashkimi i tyre sjell pranimin e veprave dhe vlerësimin e tyre. 6. Vepra është thelbi i diturisë. Kur bashkohen, arrihet lumturia dhe ngadhënjimi, por kur ndonjëra prej tyre ndahet, nuk ka më dobi asnjëra. 7. Butësia është thelbi i dijes. Kur ato bashkohen, arrihet pozita e lartë në këtë botë dhe në tjetrën, por kur ndahet njëra nga tjetra, as nuk mund të paramendohet dobia. 8. Vendosmëria është thelbi i largpamësisë. Kur ato bashkohen, pronari i tyre arrin të mirat e dynjasë dhe të ahiretit dhe qëllimet e tij realizohen ashtu si duhet. Arsyeja e mossuksesit është shkurtpamësia ose mungesa e vendosmërisë. 9. Qëllimi i mirë është thelbi i mendjes së shëndoshë. Nëse njëra prej tyre mungon, mungon gjithë e mira, por nëse bashkohen, hapen dyert e të gjitha të mirave. 10. Mendja e shëndoshë është thelbi i trimërisë. Kur bashkohen, arrihet fitorja dhe krenaria, kur ndahen ndodh humbja dhe poshtërimi. Nëse ekziston arsyeja e shëndoshë por mungon trimëria, do të mbizotërojë frika dhe pamundësia. Nëse ekziston trimëria dhe mungon mendja e shëndoshë, mbizotëron rreziku dhe shkatërrimi. 11. Përkujtimi dhe meditimi janë thelbi i njëra-tjetrës. Kur bashkohen shkaktojnë asketizëm në këtë botë dhe shpresë për botën tjetër. Devotshmëria është thelbi i mbështetjes në Allahun. Kur ato bashkohen, zemra drejtohet. 12. Shpresat e shkurtra (për dynja) janë thelbi i përgatitjes për takimin me Allahun. Bashkimi i tyre sjell çdo të mirë, kurse ndarja e tyre shkakton çdo të keqe. 13. Nijeti i pastër është thelbi i ambicieve të larta. Me bashkimin e tyre njeriu arrin dëshirat më të mëdha. Urtësi të arta ? Kush nuk përfiton nga syri, nuk do të përfitojë as nga veshi i tij. ? Çdo njeri ka fshehtësi mes tij dhe Allahut dhe fshehtësi mes tij dhe njerëzve. Kush e thyen perden mes njeriut dhe Allahut, Allahu do t’ia heqë perden mes tij dhe njerëzve. ? Humbja e kohës kot është më e madhe se vdekja, ngase humbja e kohës të shkëput nga Allahu dhe bota tjetër, ndërsa vdekja të shkëput vetëm nga kjo botë dhe banorët e saj. ? E gjithë kjo botë nga fillimi e deri në fund nuk barazohet me mërzinë e një çasti. Ah, mos pyet për mërzinë e tërë jetës! ? Gëzimin e sotshëm e pret e pakëndshmja nesër dhe të mjerin e sotshëm e pret gëzimi nesër. ? Përfitimi më i madh në dynja është ta angazhosh shpirtin tënd në çdo moment në gjërat më të dobishme dhe më të çmuara në ahiret. ? Si mund të jetë normal ai që shet xhenetin dhe ç‘ka në të për epshin e një çasti? ? Largohet njeriu nga kjo botë duke lënë mangët dy gjëra: madhërimin ndaj Allahut dhe të qarët për veten. ? Nëse frikësohesh nga krijesat, do të shqetësohesh dhe do të largohesh prej tyre, por nëse i frikësohesh Allahut, do të qetësohesh dhe do të afrohesh tek Ai. ? Po të kishte dobi dituria pa vepra, Allahu nuk do t’i nënçmonte murgjit e ithtarëve të librit dhe po të kishte dobi vepra pa sinqeritet, Allahu nuk do t’i nënçmonte hipokritët. ? Dëboje mendimin e keq sepse të bëhet ide; largoje idenë se ajo të bëhet dëshirë, epsh; luftoje epshin ngase të bëhet qëndrim i vendosur; largoje atë sepse të bëhet vepër dhe nëse nuk vepron të kundërtën e saj (veprën e mirë), do të të bëhet zakon, që do ta kesh të vështirë ta braktisësh. Devotshmëria ka tri kategori: ? ruajtja e zemrës dhe gjymtyrëve nga mëkatet dhe të ndaluarat ? ruajtja nga gjërat e urryera ? ruajtja nga shpërdorimi dhe gjërat e panevojshme. E para i siguron njeriut jetën, e dyta i dhuron forcën dhe shëndetin, kurse e treta i sjell gëzimin, harmoninë dhe bukurinë. Atij që e krijoi Allahu për xhenet do t’i vijnë rregullisht dhuratat në gjëra të pakëndshme dhe atij që u krijua për zjarr i vijnë dhuratat në formën e epsheve. Kur Ademi alejhi selam kërkoi qëndrim të përhershëm në xhenet përmes ngrënies nga pema, u ndëshkua me largim nga xheneti. Kur Jusufi alejhi selam kërkoi dalje nga burgu përmes personit që tregoi ëndrrën, qëndroi në të edhe disa vite të tjerë. Mësim i rëndësishëm Kur njeriut i ndodh ndonjë caktim i padëshiruar nga Allahu, atëherë duhet të merren parasysh gjashtë argumente: 1. Argumenti i besimit, se Allahu e ka caktuar këtë gjë (kaderin), e ka dëshiruar dhe e ka krijuar. Ajo që Allahu dëshiron, bëhet dhe ajo që nuk e dëshiron, nuk bëhet. 2. Argumenti i drejtësisë, se te ky person dispozitat e Allahut janë të pranueshme dhe se ky gjykim i Allahut ishte i drejtë. 3. Argumenti i mëshirës, se mëshira e Allahut në këtë caktim e ka mundur hidhërimin e Tij. 4. Argumenti i urtësisë, se ky caktim nuk është i kotë dhe pa ndonjë qëllim, por në të ka urtësi të shumta. 5. Argumenti i lavdërimit, se Allahut i përket lavdërimi i plotë në të gjitha gjendjet. 6. Argumenti i robërimit, se njeriu është thjesht rob i Zotit, se mbi të zbresin urdhrat dhe dispozitat e Zotit të tij, ngase ai është pronë dhe i nënshtruari i Tij dhe kështu që mbi të Zoti bën të ndodhin caktimet e Tij dhe zbret dispozitat e Tij.


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free