Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Cilesite e shokut te jetes 2

 Ne duhet që fëmijët tanë t’i trajtojmë si shokë dhe miq të ngushtë. Zgjedhja e shokut të jetës, fillon që nga marrëdhëniet që fëmijët kanë ndërtuar me prindërit e tyre. Mos ia lejo vetes o baba dhe o nënë që fëmijët të mos ua rrëfejnë juve sekretet e tyre. Mos ia lejo vetes që të mos jeni ju miqtë dhe shokët e tyre më të ngushtë. Mos ia lejoni vetes që ata të këshillohen me të tjerë dhe jo me ju.

 

Marrëdhëniet mes prindërve dhe fëmijëve nuk ka përse të jenë bëje dhe mos e bëj. Kur Zoti përshkruan marrëdhëniet mes prindërve dhe fëmijëve, përdor fjalën:”por sillu mirë me ta në këtë jetë...” (Lukman 15)

 

Në fakt, këto fjalë në arabisht shprehen me foljen e mënyrës urdhërore “sahibhuma” që do të thotë “krijo shoqëri të mirë me ta” Pra, Zoti në Kuran marrëdhëniet prindër-fëmijë i shikon si marrëdhënie shoqërore dhe miqësore.

 

Dikush vajti tek i dërguari i Zotit dhe e pyeti:”O i dërguari i Zotit! Kush e merriton më shumë shoqërinë dhe miqësinë time?”

 

Profeti a.s iu përgjigj

 

Burri e pyeti edhe dy herë të tjera mbi personin që e merritonte miqësinë dhe shoqërinë e tij më shumë përveç nënës, dhe profeti a.s i përgjigjej po me të njëjtën përgjigje

 

Herën e katër Profeti a.s iu përgjigj:”Babai yt.”

 

Edhe pse ky person kishte si synim shokët e tij, Profeti a.s ia kufizonte shoqërinë tek prindërit, nëna dhe babai.

 

Je ti o prind ai që do e ndihmosh fëmijën, djalin dhe vajzën, që të të konsiderojnë në këtë formë. Fillo dhe tregohu mbi të kaluarën tënde. Tregoju mbi hallet dhe vështirësitë e tua në jetë. Thuaju që edhe ti ke gabuar në jetën tënde dhe Zoti t’i ka mbuluar këto të meta. Thuaju që edhe ti ke hasur probleme ekonomike dhe të tjera, por që i ke kaluar.

 

Roli yt o baba dhe o nënë nuk është që thjesht të sigurosh ushqimin dhe veshjen e duhur të fëmijëve. Roli yt është shumë më i madh se kaq. Ju duhet të krijoni marrëdhënie të tilla me fëmijët, që ata të hapen dhe t’ju rrëfejnë gjithçka që u ndodh.

 

Sipas sondazheve dhe anketimeve të bëra, mbi 60 % e konsultave të vajzave mbi çështje martese, nuk bëhen me prindërit e tyre por me shoqet. Ato refuzojnë të këshillohen me prindërit, nënën apo babanë, pasi e kanë të sigurtë se ata nuk do i kuptojnë dot.

 

Vallë ku është ai baba apo nënë, që i marrin fëmijët dhe dalin shëtitje bashkë? Ku është ai baba që sillet me vajzën e tij, ashtu siç sillej i dërguari i Zotit me vajzën e tij Fatimen?

 

Sa herë që Fatimeja hyntë në dhomën ku qëndronte Profeti a.s, ai ngrihej në këmbë dhe e puthte në ballë. Ditën që Profeti a.s ndërroi jetë, Fatimeja qau shumë, pasi ai nuk u ngrit dot si herët e tjera që t’a puthë në ballë.

 

Kush tjetër përveë islamit e vlerëson gruan në këtë formë? A nuk të duken shumë e rëndomta dhe meskine thirrjet për të mos u kthyer 1.400 vite pas?!

 

Ne sot kemi nevojë t’i shtojmë prindërit-shokë të fëmijëve. Nëse duam të mos befasohemi nga ngjarje të rënda në të cilat përfshihen fëmijët tanë, atëherë duhet që t’i mbajmë ata afër dhe të shoqërohemi me ta. Mos e braktis vajzën tënde o nënë dhe o baba! Mos e lejo që ajo të ketë shokë më të ngushtë se ju të dy. Mos lejo që ajo të krijojë një rreth të ngushtë, në të cilin nuk gjendeni ju të dy!

 

Dhomat e shtëpive tona, më shumë u ngjajnë ishujve të largët të një deti plot valë dhe rrebeshe. Ne sot kemi nevojë t’i shembim muret që na ndajnë nga fëmijët dhe të krijojmë sallone dhe holle të përbashkët, ku të mos mbajmë gjëra të fshehta.

 

Nëse prindërit e tu nuk janë të tillë o vëlla dhe o motër, atëherë përpiqu që t’i ndihmosh të bëhen të tillë. Nëse arrin t’a bësh këtë, dije se ke arritur adhurimin më të madh në jetë, për të cilin padyshim që do të shpërblehesh. Tregoja problemet e tua prindërve, me qëllim që t’i forcosh lidhjet me ta. Kërkoju atyre mendim mbi çështje të ndryshme.

 

Unë e kuptoj që është e vështirë për të dy palët, por kjo është zgjidhja e vetme e mundur. Nëse nuk përpiqemi t’a ndryshojmë situatën, atëherë nuk kemi përse të befasohemi nga dukuritë negative dhe ngjarjet tronditëse që dëgjojmë çdo ditë.

 

Në Kuranin famëlartë, përmendet një histori ku duket qartë ndjeshmëria e prindit, ndaj ndjenjave të vajzës së saj. Kjo histori është ajo e Musait a.s. Ai u arratis nga Egjypti dhe arriti në Medjen. Gjatë rrugës, ai pa disa barinj dhe kope delesh që prisnin të pinin ujë pranë një pusi. Mes tyre ishin dhe dy vajza që prisnin me kopenë e tyre të deleve. Të gjithë barinjtë i dërgonin delet për të pirë ujë dhe më pas largoheshin, përveç këtyre dy vajzave. Edhe pse ishin vajza, Musai shkoi dhe u foli:”Ai tha: “Si e keni hallin ju?” Ato thanë:“Ne nuk u japim ujë, pa u larguar barinjtë. Babai ynë është shumë plak”. (Kasas 23)

 

Po të shohim, Musai a.s nuk i pyeti mbi hollësi të tjera, nuk u prezantua, nuk u kërkoi emrat, nga ishin, të kujt ishin, ku banonin etj...

 

Ajeti tjetër është:”Kështu, Musai u dha ujë kafshëve të tyre...” Ishte fisnikëria dhe zemërgjerësia e tij, ajo që e bëri t’ju ofrojë ndihmë. Kurse ajo që tregon se me këtë veprim ai nuk kishte asnjë synim tjetër të fshehtë, është:” e pastaj u kthye te

 

një hije dhe tha:“Zoti im, çfarëdo dhuntie që të më japësh, unë jam nevojtar!”

 

(Kasas 24)

 

Me të vajtur në shtëpi, njëra nga vajzat i tha të atit:“O babai im, - tha njëra nga ato të dyja - merre këtë njeri në shërbim! Sigurisht që njerëzit e fortë dhe të besueshëm janë më të mirët, që dikush mund të marrë në shërbim”. (Kasas 26)

 

Babai i saj e kuptoi thellësinë dhe vërtetësinë e këtyre fjalëve dhe e dërgoi t’a thërrasë Musanë.

 

“Më vonë, njëra nga ato dyja, erdhi me ndrojtje dhe i tha: “Babai im të fton për të të shpërblyer, se i dhe ujë (tufës sonë)”. (Kasas 25)

 

Fillimisht, ky ajet tregon nderin dhe moralin e kësaj vajze. Ajo nuk shkoi tek Musai a.s, që ishte njeri i huaj, veçse me ndrojtje, turp dhe e skuqur në fytyrë. Veç kësaj, ajo i tha që ishte babai i saj ai që dëshironte t’a takojë me qëllim që t’a shpërblejë.

 

Pasi Musai vajti tek babai i vajzave dhe i rrëfeu gjithçka kishte ndodhur në Egjypt, ai i tha:“Mos u frikëso, sepse ke shpëtuar prej një populli keqbërës!”

 

Më pas i shtoi:”Plaku tha: “Unë dua të të jap për grua njërën prej këtyre dy

 

bijave të mia...”

 

Dhe Musai u martua me atë që i kishte shprehur dëshirën babait për t’a marrë si çirak.

 

Roli yt si baba është që t’i qëndrosh pranë fëmijëve të tu dhe t’u ofrosh ndihmë dhe përkrahje në zgjedhjen e shokut të jetës.

 

Prindi ka të drejtë që të përpiqet që vajzës së tij t’i zgjedhë një bashkëshort të mirë, por kjo nuk do të thotë që t’a detyrojë. Shumë vajza krijojnë lidhje jashtëmartesore me djem, vetëm nga frika se babai do e detyrojë të martohet me dikë që ajo nuk e pëlqen. Me këtë, ajo kërkon që t’u paraprijë gjërave, edhe pse në rrugë të gabuara.

 

Është për t’u habitur sesi gjëra të tilla ndodhin, edhe pse islami i ka dhënë të drejtë të plotë femrës që t’a zgjedhë ajo burrin me të cilin do të martohet. Ajo nuk mund të detyrohet në asnjë mënyrë të martohet me dikë që nuk e pëlqen.

 

Uthman ibnu Madh’un, është një nga shokët e Profetit a.s. Pak para se të vdesë, ai ia la amanet gruan dhe vajzën e tij të vëllait Kudame ibnu Madh’un, duke i thënë:”E ke amanet vajzën time derisa të martohet.”

 

Duke dashur t’a mbajë këtë amanet, Kudame filloi të kërkojë dhe studiojë djalin më të mirë dhe të përshtatshëm në Medine, për mbesën e tij.

 

Djali më i mirë për mbesën e tij, iu duk Abdullah ibnu Umer ibnul Hattab. Kudame vajti tek Abdullahu dhe i tha:”Unë kam ardhur që të të fejoj me vajzën time (mbesën).”

 

Pasi Abdullahu pranoi, Kudame vajti menjëherë në shtëpi ku ishte e ëma e vajzës dhe i thotë:”Urime për fejesën e vajzës, pasi e kam fejuar me Abdullah ibnu Umer.”

 

Por ai mbetet i shastisur nga përgjigja e vajzës e cila i thotë:”Po kush të tha se unë dua të martohem me Abdullah ibnu Umer ibnul Hattabin?”

 

Kudame e pyeti:”Po me kë dëshiron të martohesh?”

 

Ajo i tha:”Dua të martohem me Mugire ibnu Shube.”

 

Mugire ibnu Shube kishte vajture direkt tek e ëma dhe i kishte kërkuar dorën e vajzës. E ëma kishte pranuar, po kështu dhe vajza.

 

I revoltuar nga kjo që kishte ndodhur, Kudame u nis menjëherë tek i dërguari i Zotit, me shprese se ai do e ndihmonte dhe do i jepte të drejtë.

 

Pasi i tregoi Profetit a.s gjithçka që kishte ndodhur, Profeti a.s i tha

 

Kështu, ajo u martua me atë që deshi, me Mugire ibnu Shube.

 

Nëse një baba ka krijuar lidhje të ngushta me vajzën e tij, nuk do të ishte e rëndë dhe e papranueshme për vajzën, që ai të kërkonte një bashkëshort të përshtatshëm për të. Vetë Umer ibnul Hattabi e ka bërë diçka të tillë me vajzën e tij Hafsa. Ai vajti dhe i propozoi Ebu Bekrit të martohej me Hafsan.

 

Ebu Bekri i tha:”Nuk e kam ndërmend të martohem sërish.”

 

Kështu, Umeri iu drejtua Uthmanit dhe i propozoi të martohej me Hafsan. Por edhe Uthmani refuzoi. Ai vazhdoi të kërkojë një njeri të përshtatshëm për vajzën e tij, derisa Hafsa u martua me të dërguarin e Zotit a.s. Diçka të tillë ai nuk e shihte si fyerje dhe ofendim as për vajzën dhe as për veten. Jo vetëm ai, por edhe të tjerët nuk e shihnin si diçka të keqe.

 

 

 

Po nëse një gruaje i pëlqen nje burrë, si shihet në islam diçka e tillë? A është haram që ajo të dojë dikë? A është haram që ajo të lidhet me dikë? A është haram që ajo të ndjejë për dikë?

 

 Dashuria është një instikt i cili nuk kontrollohet dot. Islami nuk thotë që zemra jote të mos dashurojë, por thotë që kjo dashuri të mos të të çojë në vepra të ulëta. Islami nuk të thotë të mos urresh, por urrejtja mos të të çojë në padrejtësi dhe shtypje. Islami nuk të thotë të mos ndjesh uri, por kjo uri mos të të çojë të zgjasësh dorën dhe të vjedhësh.

 

Nëse një vajze i pëlqen një djalë, ajo është para tre zgjidhjeve:

 

    T’i hapet dhe t’i tregojë mbi ndjenjat e saj, duke i kërkuar të martohen.

    T’ia thotë në mënyrë indirekte.

    Të gjejë një ndërmjetës të përshtatshëm.

 

Fillimisht, le të marrim zgjidhjen e parë, ku vajza shkon dhe i propozon direkt djalit që don. Unë nuk ia këshilloj këtë hap asnjë vajze. Në trurin e mashkullit është e fiksuar që një grua që shkon dhe i propozon atij për fejesë ose martesë, ai duhet t’a refuzojë. Kjo, pasi sa më e vështirë të jetë realizimi i një fejese me një vajzë, aq më shumë i shtohet bindja që ai duhet të martohet dhe lidhet me të. Është pikërisht ky fakt, shkaku që islami ka caktuar disa faza para se të arrihet tek martesa.

 

Më e mirë se dy zgjidhjet e para, është të zgjedhësh një ndërmjetës, ashtu siç veproi Hadixheja kur u martua me Profetin a.s.

 

Një ditë, Hadixhen e vizitoi shoqja e saj Nefiseja. Me të hyrë brenda, ajo e pa të menduar dhe të shqetësuar Hadixhen. Për këtë e pyeti:”Përse mendohesh o Hadixhe?”

 

Hadixheja i tha:”O Nefise! Tek Muhamedi shoh shumë cilësi të cilat nuk i shoh tek burrat e tjerë. Tek ai kam gjetur morale të shëndosha, llogjikë të pjekur, amanet, sinqeritet etj... Veç këtyre cilësive, dalloj diçka tepër të veçantë tek ai dhe mendoj se ai do të ketë një të ardhme plot famë.”

 

Nefise e pyeti:”Përse nuk e pranon për bashkëshort atëherë?”

 

 Hadixheja e pyeti:”E si mund të bëhet kjo?”

 

Nefiseja i tha:”Ma lër mua në dorë.” Dhe menjëherë u nis të takojë Profetin a.s. Me t’a takuar, ajo i tha:”O Muhamed! Përse nuk martohesh?”

 

Ai i tha: “ unë jam i varfër?!”

 

Nefiseja i tha: “Po nëse unë të propozoj një grua të pasur që nuk ka nevojë për pasurinë tënde dhe veç kësaj është e bukur, e ndershme dhe e fisshme, a do të pranoje?”

 

Profeti a.s e pyeti:”E kush qenka kjo grua e tillë?”

 

Nefiseja iu përgjigj:”Hadixheja.”

 

Profeti (a.s) e pyeti: “

 

Nefiseja ia ktheu: “Do e pyes njëherë.”

 

Edhe nëse do të detyrohesh të kërkosh ndihmën e një ndërmjetëseje për t’i shprehur djalit që don ndjenjat e tua, duhet të zgjedhësh një ndërmjetës të aftë, të pjekur dhe që din t’a ruajë dinjitetin dhe personalitetin tënd.

 

Nuk është turp që ti të kesh ndjenja për dikë o motër, nuk është turp që të dëshirosh të martohesh me të, por turp është të zgjedhësh mënyrën e gabuar për t’a realizuar këtë martesë. Turp është të përdhosësh nderin dhe dinjitetin tënd, duke e shitur veten të lirë.

 

Vetë vajza e Shuajbit, e shprehu në formë indirekte dëshirën e saj dhe atë që ndjente për Musanë.

 

Hadixheja ia shprehu shoqes së saj dhe në formë indirekte atë që ndjente për Profetin a.s.

 

Pas disa ditësh, Nefiseja vajti sërish tek Profeti a.s dhe i tha:”Më ka thënë Hadixheja:”E ku mund të gjej më të mirë se Muhamedi?!”

 

Kjo është një martesë ku ishte vetë gruaja ajo që propozoi dhe shprehu dëshirën për t’u martuar. Kjo, edhe pse është martesa e njeriut më të fisshëm dhe të nderuar, gjë e cila nuk e cënon aspak nderin dhe dinjitetin e tij, por as dhe të gruas së tij. Padyshim që këto janë sinjale hyjnore.

 

Por, ne duhet të kemi parasysh diçka të rëndësishme në këtë aspekt. I dërguari i Zotit na ka ndaluar të lundrojmë në detin e fantazisë. Shumë vajza, duke u ndërgjegjësuar që dashuria qenka hallall dhe se po kështu është dhe shprehja e dëshirës për t’u martuar me të, atëherë të shfrytëzojmë të gjithë mundësitë dhe rrugët për t’a realizuar këtë. Shpesh herë, dëshirat dhe ëndrrat janë shumë larg mundësive të realizimit. Profeti a.s na ka ndaluar të fantazojmë dhe të thellohemi në imagjinatë mbi gjëra që është vështirë të ndodhin, me qëllim që mos të na thyet zemra.

 

Islami është fe e cila kërkon t’a mbrojë, sidomos zemrën e femrës. Duke ndaluar shoqërimin me djem, islami e mbron zemrën tënde o motër nga thyerja dhe dëshpërimi në rast dështimi të kësaj lidhjeje.

 

 

 

Vajzave që u ka kaluar mosha.

 

Sot jemi dëshmitarë që shumë vajza edhe pse të ndershme, me moral dhe fetare, akoma nuk kanë gjetur një njeri me të cilin të lidhin jetën. Akoma nuk ka trokitur kush në derën e tyre t’ju kërkojë dorën. Çfarë duhet të bëjnë këta vajza?

 

Unë i këshilloj këto vajza që të durojnë dhe t’i mbështeten Zotit të madhëruar. Padyshim që Zoti e ka caktuar kush do të jetë bashkëshorti yt o motër, prandaj të duhet vetëm të presësh dhe të jesh e matur. Nëse ke mundësi t’i shtosh kontaktet me njerëzit, duke studiuar, duke u punësuar ... por në kufinjtë e të lejuarës, bëje.

 

Këto janë këshilla për të gjithë ato vajza të pamartuara, për të gjithë ato gra të divorcuara, për të gjithë ato gra që trajtohen keq nga bashkëshortët e tyre... Unë u këshilloj që t’i mbështeteni Zotit dhe të duroni. Nuk ka më të mëshirshëm se vetë Zoti për ju o motra. Duroni se fati juaj do të trokasë një ditë. Një fjalë e urtë arabe thotë:”Askush nuk do të martohet me gruan e një tjetri.” Dhe anasjelltas.

 

Gjatë kësaj kohe, unë të këshilloj o motër që kohën t’a mbushësh me vepra të mira, me bamirësi, ftesë në udhën e Zotit, të jesh e suksesshme në jetë, mëso zanate të reje, mëso gjuhë të huaja, shërbeji shoqërisë sipas mundësive ...

 

Nëse të është bërë padrejtësi, të jesh e sigurtë që Zoti do të t’a kompensojë në këtë botë para botës tjetër.

 

 

 

Falja e namazit të istihares.

 

Shumë njerëz kalojnë nga një etapë në tjetrën, pa falur namazin e istihares. Nëse ke vendosur të kërkosh dorën e një vajze dhe së bashku me familjen jeni dakord, atëherë unë të këshilloj që para se të ndërmarrësh një hap tjetër të falësh namazin e istihares. Me anë të këtij namazi, ti ia len në dorë Zotit të madhëruar të zgjedhë atë që është më e mirë dhe më e dobishme për ty. Nëse të duhet të nënshkruash një kontratë e cila përmban disa pika juridike të cilat ti nuk i kupton, padyshim që do të shkosh tek një jurist dhe t’a pyesësh atë nëse ia vlen t’a nënshkruash atë kontratë apo jo. Në këtë rast, ti ia beson gjithçka këtij juristi. Nëse ai të thotë që është e leverdisshme, do e nënshkruash, në të kundërt do e refuzosh. Diçka e tillë është dhe namazi i istihares, ku ti ia len në dorë Zotit të zgjedhë atë që është në dobinë tënde.

 

Në namazin e istihares, pasi fal dy rekate, lutesh me këtë lutje:

 

O Zot, nëse e din që kjo që po bëj (martesa ime me filanin/filanen)

 

E nëse kjo është e dëmshme për fenë dhe jetën time, për të tashmen dhe të ardhmen, largoje atë nga unë dhe më largo mua prej saj. Ma cakto të mirën kudo që të jetë dhe më bëj të jem i kënaqur me të.”

 

Pasi të falësh këtë namaz dhe të lutesh me këtë lutje, të jesh i/e bindur që do të ndodhë ajo që është më e dobishme për ty. Me të përfunduar namazin dhe lutjen, vazhdo proçedurat e tjera dhe mos prit të shohish ëndërr që të urdhëron të martohesh apo jo. 

 

 

 

Këshillimi dhe mbledhja e informacionit.

 

Në ditët e sotme, ndodh shpesh që bashkëshortët dhe familjet e tyre të zbulojnë fakte dhe të vërteta që nuk i dinin më parë mbi palën tjetër. Ata nuk kanë kërkuar informacion mbi gjendjen dhe formimin e pretendentit tjetër. Shumë familje nxitohen në vendim marrje, sidomos kur djali që ka kërkuar dorën e vajzës duket djalë i mirë dhe nga një familje e mirë. Në raste të tilla, ata nuk pyesin, nuk kërkojnë informacionin e duhur, nuk interesohen për formimin e tij, arsimin, karakterin, veset etj... Kështu, për një javë fejohen, për një javë tjetër martohen dhe pas dy javësh divorcohen.

 

Vallë ku është babai shok dhe që i gjendet pranë vajzës së tij në të tilla raste? Ku është vëllai mik, i cili interesohet, pyet dhe informohet mbi personin që ka kërkuar dorën e motrës së tij të shtrenjtë?

 

Thotë profeti Muhamed a.s mbi rëndësinë e namazit të istihares dhe të mbledhjes së informacionit

 

Ti o baba, o nënë dhe o vëlla e keni detyrë të mblidhni informacion dhe të interesoheni mbi personin që ka kërkuar dorën e vajzës dhe motrës tuaj. Personat me të cilët duhet të këshilloheni, duhet të jenë të pjekur, të besueshëm dhe jo çdo lloj njeriu.

 

Një pyetje që lind është:”Cilat janë ato gjëra të cilat duhet t’i zbuloj tek personi që ka kërkuar dorën e vajzës dhe anasjelltas?”

 

Gjërat mbi të cilat duhet të informohesh o baba dhe o nënë, janë të shumta por më kryesorja është që të dish sesi e fiton pasurinë ai dhe familja e tij. Ruaje vajzën tënde nga furnizimi dhe të ushqyerit me haram.

 

Është për të ardhur keq, që sot ndodh e kundërta. Shumë prindër dhe familje, fillimisht pyesin mbi gjendjen e tyre ekonomike, sa shtëpi kanë, sa makina, sa prona, sa të ardhura mujore etj... Atyre nuk u intereson mënyra si i kanë vënë ato pasuri, por u intereson vetë pasuria.

 

Si pranon që vajza jote të ushqehet me haram në shtëpinë e të shoqit? Ti do të pyetesh mbi këtë fakt Ditën e Kijametit. Thotë Profeti a.s

 

Përse duhet të komandohesh dhe të orientohesh vetëm nga të ardhurat dhe pasuritë? A nuk jemi dëshmitarë të rrënimit të familjes këto dyqind vitet e fundit, gjë e cila po ndodh për shkak të materializmit, egoizimit dhe individualizmit?

 

 

 

Pëlqimi i familjes.

 

A është e mundur që një vajzë dhe një djalë të martohet pa pëlqimin e familjes? Çfarë duhet të bëjë një vajzë, në rast se familja e saj kundërshton pa arsye?

 

Rregulli i përgjithshëm, si për djalin dhe për vajzën është:”Kurrë mos prano të martohesh pa pëlqimin e familjes, edhe pse nuk kanë të drejtë.” Si mund t’a bekojë Zoti një martesë, për të cilën prindërit janë indinjuar dhe nuk janë të kënaqur?!

 

Dijetarët bëjnë prejashtim vetëm në një rast, ku një vajzë mund të martohen pa lejen e prindërve dhe ky rast është kur babai është njeri i degjeneruar dhe nuk ka sjellje normale, konsumon vazhdimisht alkol, nuk është i vetëdijshëm etj...

 

Kriteri i pëlqimit të familjes, vlen edhe nëse prindërit nuk janë fetarë. Si mund të ndihesh e lumtur o motër, ndërkohë që nëna jote vlon nga pakënaqësia dhe zhgënjimi?

 

 

 

Cilat janë ato gjëra ku prindërve u lejohet ndërhyrja në përzgjedhjen e shokutshoqes të jetës?

 

Atyre u lejohet të ndërhyjnë dhe të refuzojnë familjen, nivelin dhe dallimet e thella shoqërore si dhe përkushtimin fetar. Atyre nuk u lejohet të ndërhyjnë në pamjen e kandidatit, nëse ajo është e pranueshme për palën tjetër. Nëna dhe babai nuk u lejohet të ndërhyjnë për ngjyrën e lëkurës, gjatësinë, flokët, apo banesën. Prindi ka të drejtë të shprehë pakënaqësi për prindërit e djalitvajzës. Kjo, pasi në rast martese, nuk kemi një djalë që martohet me një vajzë, por kemi një familje që do të martohet me një familje tjetër.

 

Vetë formimi i krushqisë (në arabisht) shprehet me foljen “sahere” që do të thotë të shkrihesh dhe të bëhesh një me tjetrin. Duke pasur parasysh këtë, është e drejtë e prindërve të secilit të shprehin pakënaqësitë e tyre përsa i përket palës tjetër.

 

 

 

Po nëse familja këmbëngul dhe refuzon pa asnjë arsye dhe justifikim? Mos vallë duhet t’a anullojë fejesën, apo martesën?

 

Unë them jo. Si djali dhe vajza duhet të këmbëngulin, por duke i respektuar prindërit. Ata duhet t’ua bëjnë atyre të qartë se nuk do të martohen me dikë tjetër, përveç asaj vajzedjali. Kjo nuk do të thotë që të kthejmë botën përmbys, të braktisim shtëpinë, të zihemi me prindërit dhe të bërtasim me sa forcë kemi.

 

Nëse ata vazhdojnë të refuzojnë, atëherë gjej një ndërmjetës të tretë mes teje dhe prindërve, i cili duhet të jetë njeri i besueshëm për prindërit e tu.

 

Nëse përsëri refuzojnë, gjej një moment të përshtatshëm dhe u thuaj prindërve:”Mirë, le të ndryshojmë rolet, ju vendosuni në rolin tim dhe unë në rolin tuaj dhe të gjykojmë nga këndvështrimi i secilit prej nesh.” Këtë e kanë përdorur shumë të rinj dhe të reja dhe ka pasur rezultat.

 

Nëse dëshiron që prindërit e tu t’a respektojnë vullnetin dhe zgjedhjen tënde, duhet të pregatitesh që herët për këtë. Kjo do të thotë që në marrëdhëniet e tua me prindërit dhe me të tjerët, duhet të tregosh njëfarë pjekurie. Ti o vëlla dhe o motër duhet të mësoheni me përgjegjësi të ndryshme. Nëse gjatë viteve të kaluara keni qenë të nxituar, të rrëmbyer, të papërgjegjshëm etj... prindërit e kanë të vështirë të pranojnë vendime kaq të rëndësishme tuajat.

 

Të rinjtë duhet të kenë qëndrime burrërore të mëparshme, të cilat janë ndërmjetësi më i fortë për t’u mbushur mendjen prindërve që fëmijët e tyre janë të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm për hapin që po ndërmarrin.

 

Nëse prindërit vazhdojnë në të tyren dhe refuzojnë, unë të këshilloj ty o motër që të ulesh me veten dhe të mendohesh mirë. Mos vallë prindërit kanë të drejtë? Mos je nxituar në vendimin tënd? Fakti që Zoti e ka lidhur pëlqimin tënd me pëlqimin e babait tënd, ka urtësinë e tij. Me pëlqimin e vajzës, konstatohen ndjenjat, kurse me pëlqimin e prindërit, konstatohet gjykimi dhe llogjika e shëndoshë.

 

Nëse i ke ndërmarrë të gjithë këto hapa, ke falur dhe namazin e istihares dhe akoma je e bindur për këtë lidhje, të jesh e sigurtë që Zoti nuk ka vendosur për ty veçse atë që është e dobishme për ty. Sido që të ndodhë, të realizohet kjo lidhje apo të prishet, dije se do të jetë në dobinë tënde. Vetëm pas disa kohësh do e zbulosh që ka qenë në të mirën tënde.

 

Pasi t’i kesh kryer të gjithë hapat e mësipërm dhe të kesh falur istiharen, lëri vetes dhe familjes një periudhë të logjikshme kohe. Kjo periudhë mund të jetë disa muaj, një vit, më shumë ose më pak, sipas rrethanave.

 

Një prind vajti tek i dërguari i Zotit dhe i tha:”O i dërguari i Zotit! Dy veta kanë kërkuar dorën e vajzës time. Njëri prej tyre është i pasur, kurse tjetri i varfër. Ne duam që vajzën tona t’a martojmë me të pasurin. Çfarë më këshillon ti?”

 

Profeti a.s e pyeti

 

Prindi i tha:”Me të varfërin.”

 

Atëherë Profeti a.s i tha:”Për dy të dashuruar, nuk ka gjë më të mirë se martesa.”

 

Ai ishte i dërguari i Zotit, megjithatë i respektonte ndjenjat e të rinjve.

 

E lusim Zotin që t’i ruajë të rinjtë tanë nga grackat e shejtanit, t’i pajisë me dritën e besimit dhe të udhëzimit dhe t’ju japë begati dhe bereqet në jetë.


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free