Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Zanafilla e Masonerise 1

II. 1 Themelimi i masonerisë Çdo organizatë, grup, shoqëri, sekt, ka momentin dhe historinë prej kur daton si e tillë, ashtu edhe shoqëria masone ka historinë e saj prej kur filloj të daton, ku në dokumentet zyrtare ajo themelohet në Londër-Angli, në rrugën “Great Queen”1 (mbretëresha e madhe), ku edhe sot e ka të njëjtin emër kjo rrugë, aty më datë 24 Qershor 1717 themelohet Lozha e Madhe e Anglisë,2 kjo lozhë konsiderohet amë për të gjitha lozhat tjera botërore, si dhe selia qendrore e masonerisë. Prej asaj dite e deri më sot, kjo lozhë është aktive dhe ka vazhduar përhapjen e lozhave të saja nëpër tërë Evropën dhe në botë. Pas themelimit të lozhës së Anglisë, më vonë themelohet ajo e Francës dhe Sh.B.A.-së, të cilat konsiderohen ndër lozhat më të mëdha.

II. 2 Definicioni i masonerisë Masoneria përshkruhet nga Lozha e Madhe e Bashkuar e Anglisë si “Një sistem i përbërë nga norma morale, i maskuar nga alegoria dhe i ilustruar me simbole”.3 Pra, nga ky definicion, kuptojmë se kjo shoqëri është e bazuar mbi norma të përgjithshme morale, në edukimin e anëtarëve të saj me principe masone dhe se kjo shoqëri bazohet në ilustrime, sistemi i saj është i mbuluar me alegori, kurse kuptimet e tyre shfaqen përmes simboleve. Shpesh herë disa njerëz, masonerinë e definojnë si besim fetar, si sekt fetar hebre, krishterë, etj. por kjo nuk është e vërtetë, ku këtë e kuptojmë nga vetë autorët mason, të cilët e mohojnë një gjë të tillë, ku historiani mason, Laurence Gardner4 thotë: “…Masoneria (si të gjitha klubet dhe shoqëritë e organizatat e tjera të ngjashme) nuk ishte (as është) një besim fetar dhe as në një mënyrë ndonjë farë institucioni me sfond fetar. Për këtë arsye është e hapur për të gjithë. Problemi i vërtetë që e angështonte Kishën qëndronte në faktin se Masoneria, në kundërshtim me pjesën më të madhe të shoqërive të ngjashme, ishte e lidhur me një kusht fshehtësie. Kjo ishte në kundërshtim me doktrinën “rrëfyesore” të Kishës, që i detyronte besimtarët t`i rrëfeheshin priftit. …Masoneria përfaqësonte një mjedis brenda të cilit Kisha humbiste autoritetin e vet…”5 Po ashtu, një rregull i veçantë në lozhat e masonerisë, është se u ndalohet anëtarëve të saj të bëjnë biseda rreth fesë dhe politikës.6 Nëse shikojmë definicione tjera të autorëve mason mbi masonerinë, do të shohim se ata e definojnë këtë shoqëri si: “art i bazuar mbi principet e gjeometrisë” dhe “shkencë e cila merret me zhvillimin dhe përsosjen e mendjes njerëzore”.7 Këto ishin definicione të cilat i kanë sjellë vet autorët mason, por kundërshtarët e kësaj organizate, nuk e llogaritin atë si shoqëri mbi norma morale, shkencë apo art, por e konsiderojnë atë si një lëvizje politike, e cila dëshiron të rrëzoj qeveri, të sundoj botën, të shkaktoj luftëra, etj. Atë e definojnë si organizatë të fshehtë, e cila fsheh vëllazëri mbi besime pagane. Masoneria akuzohet se mban fshehur sekrete të mistershme të cilat janë në dëmin e njerëzimit. Këtë e deklaron edhe masoni Menli P. Holl, në librin “Leksione mbi filozofinë e lashtë” ku thotë: “Masoneria është një vëllazëri brenda një vëllazërie, një organizatë e jashtme, që fsheh një vëllazëri të brendshme të njerëzve të zgjedhur. Shoqëria e padukshme është një vëllazëri e fshehtë, e përkushtuar ndaj një Sekreti të Mistershëm”.8 II.2.1 Emërtimi i masonerisë Kjo organizatë u emërtua me emrin masonry, kurse anëtarët me mason (murator), anëtarët e shkallëve të para quhen freemason (ang.) apo frankmason (fre.) që nënkupton “murator i lirë”. Përdorimi i parë i fjalës Freemason është shënuar në vitin 1376, por ajo është e lidhur thjeshtë me vëllazërinë e ndërtimit në Angli.9 U quajtën mason, prej në momentin kur Templierët, ushtarët e Luftërave të Kryqëzatës u kthyen prej Palestine në Evropë, themeluan shoqërinë sekrete fremasonët, dhe e quajtën kështu në nder të ndërtuesve të Tempullit të Madh të Solomonit.10 Tjerë mendojnë se termi freemason buron nga tkurrja e fjalëve frestone mason që d.m.th. “mjeshtër gurrë prerës”, specialist në prerjen e gurëve që nuk ciflosen dhe janë të lehtë për prerje, si dhe në lidhje me ata që dinin të punonin gurin dhe ishin të lirë të udhëtonin për të siguruar porosi pune, apo në referim të ndaj Shtatë Arteve të Lira dhe ndaj fjalës “i lirë”. Një tjetër hipotezë duke u nisur nga një perspektivë në mënyrë tipike fizike, na çon të marrim në konsideratë figurën e arkitektit që është i lirë në kuptim që di dhe mund të realizoj atë që dëshiron duke e nxjerrë nga guri, apo në referim të shkallës së parë masone, asaj të fillestarit i cili ka “lindur i lirë”, ky term i cili paraqitet në shek.XIV”.11 Pra, shohim se edhe emërtimi e masonëve si muratorë, ndërlidhet me definicione të ndryshme, ku të dy interpretimet ndërlidhen me ndërtimin, pra, këtu është për qëllim ndërtimi i Pallatit të Solomonit në Jerusalem, e cila është një nga qëllimet kryesore të masonerisë, pra, ndërtimin e pallatit të tyre mbi rrënojat e Mesxhidul Aksasë. Ky tempull, nuk ka për qëllim ndërtimin e Pallatit të Sulejmanit a.s., por ky pallat është një tempull pagan të cilin duan ta ndërtojnë për hir të hyjnisë së tyre, Antikrishtit. II.3 Prejardhja e masonerisë Treguam se dokumentet zyrtare tregojnë se masoneria është e themeluar publikisht në vitin 1717, por kjo organizatë ka rrënjët më thellë në histori, ku shumica e analistëve dhe shkrimtarëve mbrojnë qëndrimin se masoneria është versioni modern i ushtarëve dhe kalorësve Tempullarë, të cilët udhëhoqën luftërat e kryqëzatave prej Evrope në Palestinë, për të pastruar Tokën e Shenjtë prej “pa besimtarëve”. Pra, mësimet dhe organizimi i masonerisë në mënyrë të fshehtë daton shumë kohë më parë se viti 1717. Së pari të tregojmë për çështjen e Tempullarëve. Pas disfatës së Kryqtarëve në Palestinë, Kalorësit Tempullarë kthehen në Evropë më 1127 të ngarkuar me një koleksion të rëndësishëm dokumentesh shumë të lashtë. Urdhri i Kalorësve Tempullarë u themelua në vitin 1118. Këtë urdhër e përbënin nëntë kalorës francez, që kishin bërë betim të ngriheshin si mbrojtës të Tokës së Shenjtë. Këta quheshin edhe si Ushtarë të Krishtit.12 Në vitin 1127 kërkimet e kryera nga Tempullarët në thellësitë e fshehta të Tempullit të Jerusalemit kishin përfunduar dhe ata ishin kthyer në Francë të ngarkuar me një thesar legjendar. Pas kësaj kohe, ata arrijnë një fuqi të madhe në Evropë, saqë filluan të përfshihen në punët e rëndësishme si në nivel politik, ashtu edhe në atë diplomatik dhe ekonomik, në Evropë dhe në Lindjen e Mesme. Tempullarëve filluan t`u nënshtroheshin edhe mbretërit.13 Më pas, kur këta paraqesin kërcënim për sigurinë dhe sundimin e Kishës, fillojnë të ndiqen nga ana e Kishës Romake. Gjatë vitit 1306 Urdhri i Tempullarëve ishte bë aq shumë i fuqishëm sa ngjalli xhelozi tek mbreti i Francës, Filipi i IV, e ky në bashkëpunimme papën e Vatikanit, papa Klementi V, komplotoi në sulm për zhdukjen dhe eliminimin e këtij urdhri Tempullarë. Të premten më 13 Tetor 1307 fillon zhdukja dhe ndjekja e Tempullarëve prej France. Ata u akuzuan se zhvillojnë praktika fetare fe mohuese, homoseksualizëm dhe magji të zezë.14 Prej këtu edhe daton legjenda e natës fatkeqe, e Premtja 13 (Tek perëndimorët, kur bie dita e Premte më datën 13, ato kanë besim se kjo do të sjell ndonjë fatkeqësi, ku kemi edhe shumë filma horror nga Hollywood-i me këtë tematikë). Me fillimin e zhdukjes së Tempullarëve, mësimet e tyre nuk morën fund, sepse mbreti nuk arriti që t`i zhduk të gjithë, ku një pjesë e tyre arritën që t`i ikin sistemit të Kishës dhe u strehuan në shtetin në të cilin nuk kishte pushtet Kisha Katolike, në Skoci. Mësimet e fshehta, janë përcjellë prej te Tempullarët, te masonët e sotëm.15 Këto mësime i përcollën, pasi u vendosën në Skoci Tempullarët. Por tani Tempullarët ishin kthyer publikisht në skenë përmes shoqërive sekrete të përhapura anembanë Evropës, por më shumë përmes një tjetër emri: Masoneri.16 Pra, masonët përfaqësojnë urdhrin Tempullarë. Ashtu siç deklaron edhe David Icke17, se: “Masoneria lindi në Skoci midis familjeve të njohura të Vëllazërisë…”.18 David Icke po ashtu mohon që masoneria lindi prej lozhave të muratorëve, të cilët punonin nëpër kishat dhe katedralet e mëdha, por se masonët rrjedhin prej Esenëve, nga hebrenjtë Farisej (Levitët), nga shkollat misterike egjiptiane dhe greke, etj.19 Po ashtu Icke, duke iu referuar fjalimit të masonit Ramsej, thotë: “Masoneria rrjedh prej shkollave misterike të lashtësisë që respektonin kultin e Dianës, Minervës dhe Isidës. Si dhe se Masoneria kishte lindur në Tokën e Shenjtë në kohën e kryqëzatave (Kalorësve Tempullarë) dhe jo midis muratorëve”.20 Dëshmitë tjera për ekzistimin e masonerisë para vitit 1717 janë të shumta. Siç cek edhe Gardner se: “ është e padyshimtë se rryma masone “spekulative” arriti në Angli nga Skocia kur të dy kurorat u bashkuan në vitin 1603, por është gjithashtu e padyshimtë se në terma “operativ” Vëllazëria masone e Londrës mburrej me një stemë heraldike që nga viti 1472. Po aq interesant është se në vitin 1655 emri ishte ndryshuar në “Shoqëria e Masonëve të Londrës”.21 Dy dokumentet më të vjetra masone të ruajtura në Angli i takojnë përkatësisht vitit 1390 dhe vitit 1450.22 Po ashtu, dokumentet kelte të vitit 1535 dëshmojnë se shoqëria sekrete ka ekzistuar para vitit 1440, nën emrin Vëllazëria e Shën Gjonit dhe që atëherë e deri më 1535 nën emrin Urdhri Mason i Shën Gjonit, apo Vëllazëria masone.23 Këto ishin disa të dhëna mbi prejardhjen e urdhrit mason, si dhe datimi i kësaj organizate para formimit zyrtar të vitit 1717.


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free