Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Leter e nje vajze drejtuar babait te saj

I dashur baba...Tri vjet isha kur ti me le,kete e di dhe ti.E une se dija sa vjec isha,por nena me tregoi.Ajo me flet shume per ty.E di baba,shpesh me merr malli te degjoj ndonje fjale nga ti,ta di c'ze kishe,ta shikoj buzeqeshjen tende,por kot.Jeta qenka i vetmi liber qe s'mund t'ia kthesh fletet prapa !Me le vetem,por s'dua te jem robereshe e vetmise,prandaj shpesh qesh..Qesh te te sjell ty prane,sepse me thone qe buzeqeshja ime i ngjan tendes.Me behet qejfi kur me flasin per ty,kur me tegojne sa me doje,si me ngritje lart dhe me perqafoje!Sa keq !....Mua s'me kujtohet aspak,andaj qaj per ditet e lumtura qe u veniten ne harrese dhe qesh kur me rrahin krahet dhe te lavderojne ty.Vertet qe me le pas vepren tende te mire!Me te krenohem,ndjehem e forte,andaj askush s'me nget,s'me ul poshte.Por,lotin e kam shok ne cdo dite te rendesishme per mua...Eshte mire te vijme ne kete jete duke qare dhe te tjeret te qeshin,e pastaj ne te vdesim duke qeshur dhe ti leme te tjeret te qajne per ne.Kjo eshte filozofia dhe realiteti bashke.Qajme per njeriun e paster,per engjelin qe fluturoi e amshim...Ngadale e kuptova se ne kete jete jemi te ftuar per nje kohe te shkurter dhe ikim me trenin e pakthyeshmerise.Ketij treni i takove Ti,i dashur baba,por edhe une do te jem udhetare e ketij rrugetimi,si edhe te gjithe njerezit e tjere.E ke parasysh ? Jetoj me nje shprese te ndryer ne gji qe kur te vij tek ti,te me presesh me buzeqeshjen qe i jep babai sa bijes.Ndoshta s'do te te njoh,por mbaje kete leter ne dore dhe do te takohemi,atje ne perjetesi,ne parajse ku ke zene vend per sa kohe....(kjo u zgjodh si eseja me e mire nga 5 milion ese te derguara,vitin e kaluar ne Emiratet e Bashkuara Arabe)