Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Allahu kompenson me mire se ajo qe humb

Tregohet per nje besimtar te cilit i mbaruan te ardhurat kur ishte ne Meke.
Ai u urit shume dhe gati po vdiste nga mungesa e ushqimit.
Nje dite,duke ecur neper rrethinat e Mekes,ai gjeti nje varese te kushtueshme.
Ai e mori me vete dhe u nis per ne Xhami.Rruges ai takoi nje njeri i cili njoftonte se kishte humbur varesen.Besimtari tregon se e pyeta te ma pershkruante ate,
dhe ai pershkroi mua ashtu sic ishte,pa me lene shteg dyshimi.Ia dhashe ate pa marre shperblim,dhe thashe:’’O Allah,e dhashe per ty,ndaj ma kompenso me cka eshte me e mire’’.Ai shkoi ne oqean dhe filloi nje udhetim me anije te vogel.Pas pak kohe nje stuhi me erera te forta e derrmoi copash anijen dhe atij iu desh te kapej pas nje cope druri.Ererat ishin te forta dhe e conin sa majtas djathtas.
Me ne fund,ai doi ne nje ishull.Atje gjeti nje xhami plot me njerez qe po faleshin,dhe iu bashkua atyre.Ai gjeti flete nga Kur’ani dhe filloi t’i lexonte.
Njerezit e atij ishulli e pyeten:A di te lexosh Kur’an ?dhe ai iu pergjigj se dinte.
Ata i thane,mesohu femijeve tane Kur'an.Keshtu ai filloi t’i mesonte ata dhe mori rroge per punen e tij.Nje dite ata e pane tek shkruante,dhe e pyeten:
A po i meson femijeve tane te shkruajne ?Ai pranoi dhe filloi t’i mesote ata me rroge.Pas njefare kohe ,perseri i thane:Kemi nje vajze jetime, i ati i se ciles ishte njeri i mire.A pranon te martohesh me te ?Ai ra dakort dhe me vone tregoi:
U martova me te dhe kur qendrova me te,pashe se mbante po ate varese ne qafe.I kerkova asaj te me tregonte historine e vareses,dhe ajo tha se i ati e kishte humbur ne Meke dhe se nje njeri e kishte gjetur e ia kishte kthyer.Ajo i tregoi se i ati gjithmone lutej qe e bija te bekohej me nje burre si ai njeri i ndershem.Atehere, i tregova se ai njeri isha une.
KUSH BRAKTIS DICKA PER HIR TE ALLAHUT,
ALLAHU IA KOMPENSON ME DICKA ME TE MIRE.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free