Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Ushtari qe ndihmoi shokun ne fushebeteje

Ushtari u tmerrua,kur pa se shoku i ngushte ra ne fushebeteje. Edhe pse te shtenat nuk pushonin,ai i kerkoi komandantit te shkonte ta merrte shokun."S'besoj se do te vleje. Shoku yt mund te kete vdekur dhe ti mund te humbasesh jeten" -i tha komandanti.Megjithate,ushtari u largua. Si per mrekulli,ai arriti tek shoku,e vuri ne shpine dhe e solli ne llogore.Teksa po i afroheshin fundit te llogores,pas nje kontrolli,komandanti i tha :"Te thashe se nuk do t'ia vlente. Shoku yt ka vdekur dhe ti je plagosur rende"."Ia vlejti,zoteri !"-u pergjigj ushtari."C'doni te thoni me kete?"-pyeti komandanti. "Ia vlejti sepse kur mberrita tek ai,e gjeta ende gjalle dhe s'e keni idene si u ndjeva kur me tha :"E dija,e dija qe do vije te te me merrje..."