Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Mbreti dhe veziri

Thuhet se nje mbret kishte urdheruar te mblidheshin 10 qen te eger dhe te pameshirshem. Detyra e tyre ishte te shqyejne cdo vezir qe i jep keshilla te gabuara. Pas disa pervojash teper dramatike, veziri i radhes i jep nje keshille te gabuar mbretit, por pasi i kishte sherbyer denjesisht per dhjete vite me radhe. Menjehere mbreti urdheron te hiedhej tek qente. Para se ta marrin ushtaret, veziri i kerkoi nje nder mbretit: Ti jepej afat dhjete dite dhe mbreti ia lejoi kete privilegj.
Menjehere, veziri vajti tek kujdestari i qenve dhe i kerkoi nje nder: Tu sherbeje qenve te tij per dhjete dite. Edhe pse u cudit nga kjo kerkese, kujdestari e pranoi dhe u largua.
Per dhjete dite, veziri i ushqeu, i pastroi, i lau dhe u perkujdes maksimalisht per qente.
Diten e ekzekutimit te urdherit mbreteror, veziri u fut ne kafazin perkates dhe mbreti dha sinjalin e leshimit te qenve. Te dhjete qente u sulen drejt kafazit, por me te mberritur tek veziri filluan ti lepijne kembet dhe ti kercejne siper me dashamiresi.
Mbreti e pyeti me habi: Cfare u ke bere qenve keshu?!
Veziri i tha: O mbret! Ketyre u sherbeva per dhjete dite dhe ma diten per nder e nuk e harruan te miren. Kurse ty te sherbeva dhjete vite dhe harrove gjithcka per nje cast.
Mbreti uli koken dhe urdheroi qe ti falej jeta vezirit.
Mos e harroni te shkuaren e bukur, thjesht per nje gabim te castit.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free