Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Më shit një orë nga koha jote

Si gjithmonë, babai u kthye vonë dhe i rraskapitur nga puna. Djali i tij i vogël, e priti tek dera me një pyetje të çuditshme:”Sa para fiton në orë ti babi?!” I ati ia ktheu gjithë inat:”S’ka ç’të duhet ty kjo. Ç’është kjo pyetje kështu?!” Djali ia ktheu:”Thjesht dua ta di. Të lutem më trego!” Duke parë se s’kishte ç’të bëjë, i ati i tha:”Dhjetë dollarë në orë.” I biri uli kokën dhe i tha:”A mund të më japësh dy dollarë të lutem?”
Babait i erdhi shumë inat nga kjo kërkesë dhe i tha:”Jo more, më paske pyetur sa fitoj në orë, që të jap dy dollarë ë?! E ç’të duhet dy dollarët, apo ti shpenzosh për të blerë lodra e ëmbëlsira?! Pa hajde shko në dhomën tënde tani dhe fli gjumë, shpejt! Mua po më bie bretku çdo ditë, kurse ti...”
Pa folur asnjë fjalë, djali u nis për tek dhoma e tij. Sakaq, i ati u ul gjithë nerva, duke menduar me vete:”Ç’është kjo punë kështu?! Një kalama i vogël të bën lloj-lloj pyetjesh, për të zhvatur dy dollarë!” Por disa minuta më pas, pasi u qetësua, babai kuptoi se ishte sjellë ashpër me të birin. Ai u ngrit, vajti tek dhoma e djalit, hapi derën dhe e pyeti:”A të ka zënë gjumi kolopuç?” I biri ia ktheu:”Jo, zgjuar jam.” Babai tha:”E pranoj që u solla ashpër qëparë me ty, por duhet ta dish se ka qenë një ditë e gjatë dhe e lodhshme për mua. Ja ku i ke dy dollarët që më kërkove.” Djali u çel në fytyrë dhe i tha:”Faleminderit babi.”
Babai mbeti pa fjalë kur djali i tij, dy dollarët i bashkoi me disa kartëmonedha të tjera që kishte nën jastëk. Në çast i hipën sërish kacabunjtë. Si ishte e mundur? Djali i tij kishte të holla dhe i kishte kërkuar dhe dy dollarë të tjerë! Por djali nuk e la gjatë të atin ta paragjykojë, pasi i tha:”Tani mu bënë fiks dhjetë dollarë, me të cilat dua të blej një orë nga koha jote, me qëllim që ta kalojmë bashkë.”
Pasi të kalojnë vitet, disa prej nesh zbulojnë se kanë humbur shumë gjëra të shtrenjta. Prandaj shfrytëzo rastin para se të ketë ikur koha.


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free