Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Secili ne fatin e tij

Nje samuraj,i cili njihej per fisnikerine dhe ndershmerine e tij, shkoi te keshillohej me nje njeri te urte.Pasi njeriu i urte mbaroi lutjet,samuraji e pyeti:"Perse ndihem kaq inferior ? Ndersa ti po meditoje,m'u duk sikur jeta ime nuk kishte asnje lloj rendesie".Njeriu i urte i tha:"Prit.Do te te pergjigjem pasi te mbaroj takimet e dites".Samurai e kaloi gjithe diten duke pritur e percjelle me durim njerezit.Kur ra mbremja dhe te gjithe ishin larguar,samurai pyeti:"A mund te me pergjigjesh tani ?"-E sheh sa e bukur eshte hena ? Ajo do te pershkoje qiellin e paster dhe neser dielli do te ndricoje serish.Drita e diellit eshte me e forte dhe peisazhin rreth nesh e shohim me qarte:pemet,malet,rete.Kam medituar per dy vjet dhe asnjehere nuk e kam degjuar henen te thote:"Perse nuk kam drite te forte si dielli ? Mos valle sepse jam me inferiore ?"-sigurisht qe jo ",-tha samurai.-"Hena dhe dielli jane dy trupa krejt te ndryshem,secili ka bukurine e vet.Nuk mund t'i krahasosh".Njeriu i urte tha:"Tani e more pergjigjen qe deshe.Ne jemi dy njerez te ndryshem.Secili lufton ne menyren e vet per ate qe beson dhe per ta bere token nje vend me te mire.Pjesa tjeter eshte thjesht aparence".
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free