Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Per Rinine

Qeshu, rini. Qeshu. Bota është e jote.
Migjeni

Rinia vjen një herë, pranvera çdo vjet.
Algjeriane

Rinia është e lumtur ngaqë për të ekziston ardhmëria.
Gogoli

Ditët e rinisë janë ditët e shkëlqimit.
Bajroni

Edhe pse bota ecën përpara, të rinjtë prapëseprapë duhet të nisen nga fillimi.
Gëte

Më mirë të luash bixhoz me rininë tënde, se sa të mos bësh asgjë për të.
Kamy

Rinisë më shumë i pëlqen bukuria se dobia, meqë rinia drejtohet sipas ndjenjave e jo llogarive.
Aristoteli

Drejtohuni të rinjve: ata dinë gjithçka.
Xhoberti

Ma tregoni një të ri, që ka aq mend sa vetveten ta bëjë të marrë.
Stivensoni

Në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare edhe djalli duket i bukur.
Japoneze

Shpesh dëgjojmë se rinia thotë: nuk dua të jetoj sipas arsyes së tjetrit, do të mendoj vetë. E pse të mendohet për atë që është e njohur. Merr ç'është e gatshme dhe shko më tej. Këtu qëndron fuqia e njerëzimit.
Tolstoi

Më pëlqen qeverisja e të rinjve, mirëpo vetëm derisa të jetë mësuesi në klasë.
Pirandelo

Rinia është marrëzi, që mund ta shërojë vetëm pleqëria.
Arabe

Të rinjtë duhen vlerësuar, kurse pleqtë respektuar.
Muhameti

Rininë e kemi për të bërë marrëzira, kurse pleqërinë që t'i ankojmë.
Heminguei

Njeriut nuk i vjen keq pse është plak, por pse nuk është më i ri.
Drajzeri

Rrudhat e fytyrës në pleqëri zëvendësojnë shenjat e qeshjes në rini.
Barrymori

Në pleqëri njeriu ruhet më mirë nga fatkeqësitë, kurse në rini i duron më mirë ato.
Shopenhaueri

Ah, sikur rinia të dinte, e pleqëria të mundte!
Franceze

Pleqëria vetëm gjumin e ka të mirë.
Xoxa

Asgjë nuk na plak më shumë sa mendimi se po plakemi.
Lihtenbergu

Çdo kush dëshiron të jetojë gjatë, por asnjë njeri nuk dëshiron të jetë plak.
Nestroji

Pleqtë janë të rrezikshëm, sepse nuk kanë të ardhmëshme.
Shon

Pleqtë japin këshilla të mira, ngase nuk japin shëmbuj të këqij.
La Roshfuko

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free