Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Zemrat e mira,nuk duan duartrokitje !

Një djalë i mirë, tregon mbi një përvojë të tij me babanë. Ishim duke pritur radhën për të blerë biletat e cirkut – tregon ai – shfaqje të cilën mezi prisja ta shoh. Mes nesh dhe shitësit të biletave qëndronte një çift me tetë fëmijë pas, të gjithë ishin nën dymbëdhjetë vjeç. Nga veshja dhe mënyra si qëndronin, dukej që ishte një familje e varfër, por të edukuar dhe të kulturuar. Fëmijët prisnin në radhë dy e nga dy, të kapur për dore dhe duke biseduar mbi elefantët veshë mëdhenj që do të shohin në cirk, si dhe palaços hundëgjatë. Dukej qartë që ishte hera e parë që po shkonin në shfaqjen e cirkut dhe mesa dukej, shfaqja e asaj nate ishte shumë e rëndësishme për ta. Prindërit e fëmijëve ishin në fillim të grupit, të kapur dorë për dore dhe kryelartë. Kur babai i fëmijëve u afrua me biletashitësin, e pyeti sa kushtonte çmimi i biletave. Biletashitësi e pyeti sa bileta dëshironte dhe ai u përgjigj:”Dy për të rritur dhe tetë bileta për fëmijë.” Biletashitësi i tregoi çmimin e biletave dhe menjëherë filloi të përgatisë biletat. Kur dëgjoi babai çmimin, uli kokën, ia lëshoi dorën të shoqes, ndërkohë që buzat filluan ti dridhen. Ai u përkul pak dhe pyeti:”Më falni, po sa thatë kushtojnë biletat?” Biletashitësi ia përsëriti dhe një herë çmimin e tyre. Duke qartë që ai nuk i kishte të hollat e mjaftueshme për biletat e cirkut. Si do u thoshte fëmijëve të tij se nuk i mjaftojnë të hollat për tu blerë bileta të gjithëve? E gjitha kjo ndiqej me sy dhe vëmendje nga babai im, i cili futi dorën në xhep, nxori një kartëmonedhë dhe e hodhi përtokë. Mandej, u përkul, e mori dhe duke ia drejtuar babait të fëmijëve i tha:”Më falni, por kjo kartëmonedhë ra nga xhepi juaj.” Burri e kuptoi këtë trukim të babait dhe meqë nuk kishte zgjidhje tjetër, e pranoi ndihmën, e cila e nxori nga ai siklet. Ai e pa babanë në sy dhe teksa dy lot u shkëputën nga sytë, i tha gjithë mirënjohje:”Faleminderit zotëri! Kjo do të thotë shumë për mua dhe për familjen time.” Unë dhe babai u kthyem menjëherë tek makina, pa e parë shfaqjen e asaj nate. Por nuk ishim kthyer duarbosh.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free