Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Fjalet e fundit te titos

Ne vitin 1980 gjendeshim ne Beograd me ftese te presidentint Jugosllav Marshall Tito. (Salih Gokkaya i cili ka harxhuar 50 vjet te jetes se tij ne sherbim te ideologjise komuniste, ne vitet e fundit te jetes se tij u be musliman. Kur ishte akoma ne jete, ne vitin 1980 ndodhej ne beograd si i ftuar nderi i Titos. [Halit Ertugrul, “Njeriu qe kerkon vetveten” faqa 105]) Rreth shtratit te liderit komunist i cili kishte harxhuar 70 vjet nga jeta e tij 83 vjeçare ne sherbim te komunizmit dhe Jugosllavise, shkonin e vinin sherbetore qe plotesonin deshirat e fundit te tij.

Nuk ishte me i zoti te fliste ashtu siç fliste me pare kur i drejtohej miljona njerezve edhe funksioni i duarve dhe i kembeve i ishte dobesuar shume. Syte i ishin mbushur mel ot, buzet i dridheshin dhe fytyra i kishte mare nje pamje dhembshurie… Kur e kuptova gjendjen e tij desha t’i them diçka per ta ngushelluar: “Zoteri ju nuk duhet te trembeni nga vdekja. Ndoshta me trup po largohesh nga kjo jete, por shpirterisht me veprat e tua do te jesh gjithmone i gjalle ne zemrat e njerezve” Kur degjoi fjalen vdekje e pame te dridhet sikur ta kishte zene termeti… Fjalet qe
tha ne ato momente me buçasin ne veshe edhe tani:

“Po. Une tashme po vdes. Edhe po t’ua shpjegoj ju qe jeni te shendetshem nuk mund ta kuptoni dot ne kete moshe. Te ndahesh nga shoket, miqte, nga posti dhe nga pozita, te bejne te çmendesh. Shoke do t’iu tregoj diçka me zemer te hapur. Ne qofte se pasi te vdes do te behem dhe, ne qofte se nuk ka ringjallje, shperblim dhe ndeshkim, cila eshte vlera e perpjekjeve te jetes sime? Me thoni? Ne qoftese une do te ndeshkohem deri ne pafundesi çfare vlere kat e jetoj ne zemrat e te tjereve e te duartrokitem. Pasi te vdes une a do te arrije zhurma e duartrokitjeve qe behen per mua, te ndalojne gjarperinjte dhe krimbat, te mos hajne kufomen time. Me thoni ku te çon rruga qe kam nisur une tani? Marksi, Engelsi dhe Lenini nuk i japin dot shpjegim kesaj. Jam i detyruar ta pranoj. Une i besoj Allahut, Pejgamberit te tij dhe ahiretit (botes se pertejme). Ateizmi nuk eshte rrugezgjidhje. Mendoni pak, kjo gjithesi ka nevoje per nje krijues, ky sistem i mrekullueshem ka nevoje per nje ligjvenes. Per mendimin tim vdekja nuk duhet te jete nje fund. Duhet te kete nje vend drejtesie per ato qe kane vuajtur ne kete bote dhe per ato qe i kane bere te vuajne. Te gjithe vdesin pa u shperblyer ose pa u denuar per ate qe kane bere ne jete, kjo gje nuk duhet te jete kaq e lehte. Salih Gokkaya.