Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Ndjenjat e Paqes dhe Qetësisë

Shumë përjetues të vdekjeve klinike përshkruajnë ndjenja jashtzakonisht të këndshme dhe vetëdijësim gjatë stazave të hershme të ekseriencave të tyre.
Pas nje lëndimi të rëndë të kokës, shenjat vitale të jetës së një njeriu nuk hetoheshin fare. Siq thote ai,
Mu në castin e lëndimit ishte nje moment shumë I shpejt I dhimbjes, por mandej e gjithë dhimbja u shua.   E kisha një ndjenjë sikur po levizja në një hapesirë të errët. Ate ditë ishte shume ftohtë, megjithatë derisa isha në atë errësirë e tëra që ndjeja ishte ngrohtësi dhe kjo ishte ndjenja me e këndshme që kam përjetuar… Me kujtohet kur mendoja, “Duhet të kem vdekur.”
Nje grua që kishte përjetuar infarkt komenton,
Fillova të përjetojë ndjenjat më të mbrekullueshme.  Nuk ndjeja asgjë në botë vetëm se paqe, rehati, lehtësim – vetëm qetësi.  Ndjeva sikur më ikën të gjitha brengat e mija, dhe mendoja me vet-veten, “Sa qetësi e rehati, dhe nuk kam dhimbje aspak.”
Një njeriu tjetër I kujtohet,
Kisha vetëm një ndjenjë të mirë, madhështore të terheqjes dhe paqes… Ishte bukuri, isha në një qetësi të jashtzakonshme në mendjen time.
Një njeri që “vdiq” pas plagëve të marra në Vietnam se përderisa ishte qëlluar ndjeu,
Një lirim të hatashëm.  Nuk kishte dhimbje, dhe kurr nuk jam ndjerë më i relaksuar.  Isha pa brenga, dhe cdo gjë ishte mirë.
“Ti do ta dije sekretin e vdekjes. Por si do ta gjeje po mos të kërkoje në zemrën e jetës.”
 Kahlil Gibran
Shkëputur një pjesë nga libri "life after life" Rejmond Mudi