Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Cfarë ka ndryshuar

12 vite pas luftës, nga tri vite apo gjashtë vite pas luftës

 

Vazhdon njëlloj

Si para tri viteve, si gjashtë vite, pas luftës.

Korrupsioni lulëzon, edhe pse nuk e dëshiruam, as nuk e dëshirojmë.

Nuk jemi bërë ende shtet, edhe pse funksionojnë 100 agjentura e shërbime sekrete.

Nuk hapen fabrikat, edhe pse deri me 10 qershor 1999 të gjitha punonin.

“Trepça” shpallet e vdekur, ndërsa serbët e eksploatonin deri në fund të luftës.

Është ndërtuar Ura e Ibrit, që të mos kalojë askush.

Policët si duket nuk kanë kompetenca të kapin hajnat dhe kriminelët.

Zbulohen taksa e tarifa të cilat kurrë nuk i kemi pasur, që të rëndohet populli i vuajtur e të mos i bie në mend diç tjetër.

Në enklava jetohet lirisht. E shqiptarët nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre .

Bëhet fjalë vetëm për kthimin e serbëve. Fajësohen shqiptarët për mos kthimin e tyre. Nuk përmendet se ata kanë ikur se kanë vrarë 15.000 shqiptarë. Të tjerët thonë se ne prapë jemi fajtorë.

Kemi pasaporta që nuk vlejnë askund.

Në Serbi nëse dëshironi mund të shkoni me letërnjoftim edhe pa letërnjoftim.

Fëmijët i kemi pa identitet. Nuk kanë letërnjoftim, e për çfarë iu duhen pasaportat?

Çmimet e bukës, telefonit, rrymës, ujit, qirave, tatimeve, gjobitjeve janë si në vendet me standardet më të larta në botë, edhe pse ne të shkretët jemi duke u venitur.

Pa punë, pa të ardhura, pa pensione.

Thonë se japin ndihmë sociale edhe pse duhet thënë lëmoshë, ndërsa të ardhurave që ndahen nga buxheti u duhet thënë ndihmë sociale.

Nuk jep përgjegjësi askush. Tanët thonë nuk kemi kompetenca, të huajt thonë shqiptarët janë përgjegjës.

Kush e di se çfarë jemi? Shtet nuk jemi.

Qeveri dhe presidencë kemi, por pa kompetenca e papërgjegjësi.

Ndërsa Nëna jonë, që moti është e preokupuar me fqinjët tanë e fëmijët nuk po i sheh.

Thuajse qeveriset nga fqinjët, e jo nga shqiptarët.

Ne jemi jetim. Edhe faji është jetim.

Gjashtë vjet pas lufte, sikur tri vjet pas luftës, kot së koti kërkojmë fajtorin për gjendjen tonë!

 

Rreth një milion të papunë!

Me dhjetëra mijëra të pastrehë!

Me mijëra jetimë të lënë në mëshirën e Zotit.

Me mijëra të veja. Kush bën më fjalë për to!

Disa mijëra të zhdukur. Për ta flitet vetëm në kohën e fushatave!

Flitet për kriminalitet të organizuar, organizatorët nuk dihen!

Vidhet çdo gjë, hajnat nuk zihen!

Rinisë sonë i sjellin prostituta nga jashtë, e vajzat tona i eksportojnë!

Vritet njeriu e vrasësi nuk dihet!

Ekonomia është në vdekje klinike, pritet të vdesë në tërësi!

Pa arsim të mirëfilltë, por nëse dëshiron të arsimosh fëmijën, duhet të paguash jashtë orarit të punës të njëjtin arsimtar, i cili në shkollë nuk ka motiv për t’i mësuar fëmijët!

Nëse je i sëmurë e dëshiron të shërohesh, duhesh të paguash!

Një armatë e tërë e rinisë dëshiron të martohet e nuk ka se si, dhe rrezikohen gjenerata të tëra për të mbetur pa martuar!

Rrezikohen të rinjtë nga një jetë pa perspektivë e me plot rreziqe.

Rrezikohet institucioni themelor, familja.

As fshat, si duket, nuk ka më dhe nuk do të ketë.

As qytet, si duket, nuk ka më dhe nuk do të ketë!

Traditat po lëkunden.

Shumë shpejt dhe me hapa të sigurt, po shkatërrohen vlerat.

Thuajse po tjetërsohemi.

Vetëm nuk është e sigurt, se a e dimë se me vullnetin e kujt po bëhet kjo, dhe kush janë shërbëtorë të kësaj politike?!

 

Qeveri pa Pushtet

UNMIK-u qeveris ende.

Qeveri dhe Parlament kemi, por pa kompetenca e pa përgjegjësi.

Shtetin amë, thuhet se janë duke e qeverisur joshqiptarët

Me ne prapë manipulon kush të dojë: qeveritarët, joqeveritarët, partiakët, jo partiakët, shqiptarët-antikombëtarë dhe ndërkombëtarët –gjithashtu antikombëtarë.

Flitet se në shtetin tonë njerëz të rëndësishëm iu spiunojnë më shumë fqinjëve se sa që punojnë për shqiptarinë.

Është mbushur vendi me hipokritë dhe me hileqarë.

Shërbëtorët i shërbejnë të tjerëve, e jo vetes.

Interesaxhinjtë shtiren se po punojnë për popullin.

Naivët vetëm bëjnë sehir. Të shkretët, aq janë naivë sa që çuditen pse i tërë uji po shkon në mulli të fqinjëve, e nuk e kërkojnë fare fajtorin që e kanë para hundëve.

Serbët sillen lirisht në enklavat e tyre, shqiptarët nuk guxojnë të kthehen në shtëpitë e tyre, në Kosovën e Lirë.

Ne fajësohemi për të gjitha, edhe pse asgjë nuk na lënë të bëjmë.

Vetëm fajin na hedhin.

Dikush do të na shkatërrojë me qëllim kulturën tonë dhe traditën tonë.

Është prishur morali njerëzor e familjar e dikush thotë se më duket se është prishur morali politik.

Disa po punojnë të privatizojnë çdo gjë.

Të bëjnë shtetin privat.

Deri atëherë, iu duket më mirë pa ligje, pa shtet, pa sovranitet, pa institucione.

Sepse janë të uritur dhe duan që çdo gjë të bëjnë vetëm për veten e tyre.

Prandaj i gëzohen privatizimit të shtetit.

Tregtojnë me armiqtë. Ata i forcojnë.

Me vëllain e drejtë nuk jetojnë, as që dëshirojnë ta dëgjojnë, e lëre më që të tregtojnë me të.

Je në tjetrën parti i thonë.

Prej kujt varet fati ynë?

Nga tradhtarët, spiunët, hileqarët, hipokritët, interesaxhinjtë apo nga naivët?

Nuk mendoj kombëtar apo ndërkombëtar.

 

Sikur të kishin dashur

E kishin bashkuar Mitrovicën, i kishin hequr enklavat, e kishin zhvilluar ekonominë, i kishin hapur menjëherë pas luftës fabrikat, i kishin zënë kriminelët, e kishin rregulluar arsimin, shëndetësinë.

E kishin bërë Kosovën Zvicër!

Kush do?! Kush nuk po do!

 

Fle në pasuri

Kosova fle në pasuri. Dhe këtë janë duke e ripërsëritur kohëve të fundit.

Ju lusim të mos përmendet, sepse të huajt nuk do të largohen, e serbët nuk do ta harrojnë Kosovën.

Më mirë të thuhet se Kosova është vendi më i keq, më i varfër dhe nuk ka kurrfarë lënde të parë nën tokën e saj!

Pastaj, në kohëra të këqija, të jesh i pasur nuk është bash mirë.

 

Kosova ka dhimbje

Dhe këto dhimbje mund të quhen të lindjes jashtëmartesore.

Të lindjes jo të rregullt, të lindjes ilegale, të lindjes jonormale.

Kosova do t’i ketë dhimbjet e mëdha.

Dhimbjet e lindjes jolegjitime.

Të lindjes me sherr.

E çdo lindje me sherr ka dhimbje të jashtëzakonshme.

Dhe pasojat shpesh herë zgjasin tërë jetën.

 

Kosova

Livadh i madh.

Populli-bagëti.

Po e kullosin nga po duan. Po na grahin qysh po duan.

 

Kjo është papërgjegjësi

Para lufte me njëqind të këqija. Askush nuk dha përgjegjësi.

Pas luftës me një mijë të këqija. Askush nuk ka kërkuar falje.

Të gjithë na fajësojnë dhe lavdërohen.

E populli i shkretë. Tash bile e ka kuptuar dhe asgjë nuk po pret nga askush.

Po veniten të shkretët. Pa kushte elementare për jetë normale.

 

Servimi

Si po na servojnë, gjithmonë, më herët dhe tani personalitete të dyshimta.

Pastaj po ua rrëzojmë edhe përmendoret, dhe kemi për t’ua rrëzuar, por për popullin po bëhet vonë. Kurrfarë fitimi nga rrëzimi i përmendoreve, sepse ngrihen përsëri përmendore të tjera të dyshimta.

Bile edhe më shumë!

Popull i trullosur.

Derisa nuk ç’trullohet do të vazhdojë kështu. Veç inshaAllah jo shumë gjatë.

Deri sa të fillojnë të mendojnë.

 

Sikur

Me bë vaki që këtij populli t’ia drejtojnë historinë, do ta kuptojë vetë të vërtetën. Prandaj nuk lejohet të drejtohet e vërteta për historinë kombëtare dhe botërore, për të vërtetën e religjioneve, për të vërtetën e librave të Zotit. Që të drejtohen të gjitha këto është vështirë, por të gjithë duhet të bëjnë përpjekje.

 

Për të mirën e këtij populli të manipuluar.

Dhe sikur këtë popull të mos e udhëhiqnin njerëzit e prishur, spiunët, tradhtarët, dhe veglat e vetëdijshme dhe të pavetëdijshme të të huajve, dhe sikur të mos e udhëhiqnin dyfytyrëshit që nuk janë fare shqiptarë, por që paraqiten si shqiptarë, tjetër këngë ishte kënduar te ne dhe në rrethinën tonë të gjerë.

Ose, sikur këtë popull ta udhëhiqte një njeri i mirë, i drejtë, i udhëzuar, besimtar dhe i mençur, të gjitha gjërat do të shkonin në vendin e vet, dhe populli do të ishte ai që ka qenë dhe ai që duhet të jetë.