Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Mbreti dhe piktori

Një mbret çalaman dhe me një sy të verbër, u kërkoi një ditë piktorëve të vet që ta pikturojnë pa defektet fizike që kishte.
Të gjithë e kundërshtuan këtë kërkesë, me pretekstin se si do e pikturonin mbretin me dy sy, ndërkohë që ai kishte vetëm njërin! Si ta pikturojnë me dy këmbë të shëndetshme, ndërkohë që njëra ishte e çalë!
Në mesin e këtij refuzimi kolektiv, një nga piktorët pranoi ti bëjë mbretit një pikturë pa të metat e tij fizike, madje do të ishte një pikturë shumë e bukur.
Po si?!
Ai e pikturoi mbretin duke marrë nishan me çifte, e në këtë rast, i duhej patjetër ta mbyllë njërin sy. Gjithashtu, në këtë pozicion, atij i duhej ta përthyejë këmbën e tij të çalë.
Në fakt, fotoja e mbretit doli shumë e bukur dhe askush nuk i vuri re defektet e tij fizike.

Sa mirë do të ishte që edhe ne të krijonim imazh të mirë për të tjerët, sido dhe sado qofshin të metat e tyre dhe kur këtë imazh t’ua përcillnim njerëzve, ti mbulonim këto të meta dhe gabime të tyre. E kush është ai person që nuk paska të meta në këtë botë?! Prandaj, le të marrim të mirat e të tjerëve dhe të heqim dorë nga të metat. Kështu, do të ndihemi rehat edhe ne edhe njerëzit.


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free