Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

NJË NXËNËS, NJË ZOG DHE MËSUESI

Një nxënës shkoi tek Mësuesi dhe i tha: - O Mësuesi im i dashur, më ndihmo, o Mësues! Koka ime është bërë si zgjua bletësh dhe vetëm gumzhimë e zhurmë kam në kokë, sepse i kam njëmijë probleme. - Ngadalë, tha Mësuesi, mos u ngut. Njëmijë probleme nuk zgjidhen përnjëherë. Problemet duhet zgjidhur një nga një. Me qetësi. Pa ngutje. Por, a di çka? - Urdhëro, Mësues! - A pijmë kafe, rrimë e pushojmë dhe, të shohim, mos po krijohet ndonjë situatë prej të cilës mund të mësojmë të dy: edhe unë edhe ti. - Mirë...- u pajtua Nxënësi Hynë në dhomë. U ulën mirë e këndshëm. Pinin kafe e rrinin. Në një moment, nëpër një dritare të vogël, që kishte mbetur rastsisht e hapur, hyri një Zog. Ishte një Zog i vogël, i bukur, por shumë i trembur. Kur hyri në dhomë, në ambientin e panjohur, Zogu i trembur fluturoi më rrëmbim: herë përplasej për xhamave të mbyllur të driareve të mëdha, herë përplasej për dere, e prapë, kthehej dhe përplasej në xhamat e dritareve të mbyllura. Kur i lodh nga dhimbjet e përplasjeve, nga vuajtjet e përpjekjeve për gjetjen e derëdaljes me rrëmbim, pra kur u lodhë fort, shkoi dhe u ulë në një kënd të vitrinës. Mësuesi e pa Nxënësin e i tha: - E sheh këtë Zog? - Po, tha Nxënësi, nuk jam i vërbër, e shohë! - Eh, ky Zog je ti Nxënësi im i dashur. Dritarja e vogël qëlloi e hapur. Zogu hyri rastsisht. U përplasë me vuajtje e dhembje nëpër xhama, në derë e kudo dhe nuk e gjeti rrugën për dalje. Tërë kohën, ajo dritare nëpër të cilën HYRI Zogu, ishte e hapur. Kësaj i thonë zgjidhje impulsive, zgjidhje me panik, zgjidhje e vrullshme. Asnjëherë, kurrë në jetë, përpjekjet e këtilla nuk përfundojnë me rezultate... Mësuesi pushoi pak dhe tha: - Pasi të pushoi Zogu mirë, pasi të qetësohet, shihe me vemendje çka do t’i bëj unë Zogut. Në atë çast Mësuesi i përplasi duart: baaam! Zogu u tremb nga përplasja e duarve të Mësuesit, fluturoi dhe, nëpër dritaren e hapur, doli në liri. - E sheh, Nxënësi im, kur pushoi Zogu, kur u qetësua, kur u kthjellë, atëherë e pa dritaren e vogël, që tërë kohën ishte e hapur. Kësaj i thonë zgjidhje e vetëdijshme. Kështu duhet të veprosh edhe ti. - Por unë i kam njëmijë probleme!... - E di dhe të kuptojë mirë, por më kupto edhe ti mua. Të gjithë njerëzit në botë dinë të hyjnë në probleme, sikur Zogu që hyri nëpër dritarën e vogël. Por nëntëdhjetë e nëntë përqind të njerëzve nuk dinë të dalin edhe pse gjithnjë dera e hyrjes është e hapur siç ishte dritarja e hapur për Zogun. Pse? Sepse duan t’i zgjidhin të gjitha problemet përnjëherë, sikur ti, me vrull, me rrëmbim, pa qetësi e vetëdijësim. - E çka duhet të bëj unë? - Të qetësohesh, sikur Zogu, që pushoi në këndin e vitrinës. Të pushosh, të kthjellohesh mirë, të të vijë drita në sy, apo më saktë drita në mendje dhe të bëhesh dritë e tërë, të jesh krejtësisht syçelë, sepse: secili problem e ka DERËN për hyrje dhe, ajo derë e hyrjes është edhe DERË e daljes. Dhe gjithmonë është e hapur. Qysh ke ditur të hysh në problem, nëpër cilën derë ke hyrë në problem, nëpër të njëjtën derë do të dalësh, por dalja gjithmonë është e kushtëzuar nga SYÇELTËSIA. E lexove tregimin, nipçe? E tash, a më lejon t’i them nja dy-tri fjalë? Nuk hidhërohesh, a? Më dëgjo! Në qoftë se këtë tregim nuk e lexon sa për ta lexuar një herë, dy e tri, por e lexon dhe e përsëritë shumë herë, atëherë, ky tregim, pas çdo përsëritjeje, do të hyjë në qenësinë tënde, nuk do të mbetet vetëm dije në kokë, por do të bëhet dije-përvojë dhe, atëherë, të betohem ke mësuar shumë. Në qoftë se e lexon sa për t’u krekosur para shokëve e shoqeve, edhe mundi im, por edhe leximi yt, kanë arritur të bëhen një hiçgjë, një zhurmë e kotë, një punë pa vlerë. Ndërkaq, nëse e rilexon dhe SIDOMOS nëse ia rikujton vetvetes në çdo situatë dhe në çdo rrethanë, atëherë, të betohem se, ky tregim, e ka vlerën e një jete: do të jetë me ty gjatë tërë jetës sate, do të jetë me ty gjithmonë dhe do të mësojë të hysh e të dalësh në probleme e brenga, në hidhërime e gëzime, por gjithnjë e gjithnjë e gjithnjë – ti do të dalësh fitimtar. Unë ta thashë ty, por edhe ti thuaju të tjerëve. Sidomos në familjen tënde. E ke parë sa zhurma bëhet për hiçgjë, sa herë babi e ngritë zërin pa lidhje, sa herë nëna bëhet nervoz për imtësirat e parëndëishme, sa herë vëllau rrebelohet me teket e tija, kurse motra i tharton turinjtë thuase erdh dita e përmbytjes së botës? Ju thuaj: qetësi, sepse qetësia është kulturë. Pa qetësi nuk gjendet dera për dalje.


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free