Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Kriku

Ishte një natë e errët dhe e stuhishme. Ai ishte në makinë duke lëvizur në një rrugë fshati. Shiu binte me rrëmbim, ishte shumë ftohtë, kurse rruga e ngushtë dhe pa ndriçim. Befas, njëra gomë i çahet dhe atij i duhet të ndalojë që ta ndërrojë. Fik makinën, del jashtë, hap bagazhin dhe sytë i shohin një gomë rezervë të re dhe të fryrë. E hoqi gomën, por mbeti i shtangur kur nuk gjeti krikun. Zhbiroi të gjithë vrimat e makinës, por nuk e gjeti.
Ndihet i frustruar nga kjo që i ndodhi dhe i pafuqishëm për të bërë diçka. E çfarë të bënte pa krikun? Duke u sjellë rrotull i hutuar, sytë i pikasën një dritë diku tutje, një dritë e zbehtë në atë natë të ftohtë dhe plot shi e rrebesh. Ngaqë nuk kishte zgjidhje tjetër, u nis drejt asaj drite, me shpresën se do ia huazojnë një krik sa të ndërrojë gomën, e të vazhdojë rrugëtimin.
Sa më shumë që i afrohej shtëpisë, aq më shumë i shtoheshin mendimet dhe murmurimat me vete. “Ai fshatar që ka shtëpinë, ndoshta, mund të trembet kur ti trokas në derë në mes të natës dhe në këtë stuhi. Është kaq errësirë dhe kaq vonë, saqë vë bast se nuk i ka trokitur askush në derë asnjëherë më parë në këtë orë. Ai do të trembet, e ndoshta edhe do të shqetësohet. Mund edhe të nervozohet me mua për faktin që po e shqetësoj në këtë orë të natës dhe në këtë kohë të keqe. Aq më tepër, në këtë vend të braktisur dhe plot pyje. Ai nuk do të bëjë as gjumë të rehatshëm sonte për faktin që e shqetësova, madje e gjithë java në vazhdim mund ti shkojë ters për shkak të kësaj nate dhe kësaj frike. Gjatë gjithë jetës do të më kujtojë si një idiot i cili e kisha frikësuar në mes të natës, si një të paedukatë i cili e kisha trazuar në atë kohë me shi, e për çfarë, për një krik makine! Përse? Sepse nuk e kisha marrë me vete krikun tim! Mundet, që ai ta hapë derën me një çifte në dorë, gati për ti qëlluar atij që i prishi rehatinë dhe gjumin e kësaj nate....”
Ai vazhdoi me mendime e murmurima të tilla, derisa e gjeti veten para shtëpisë së fshatarit.
Me tu gjendur para derës së shtëpisë, ai u ndal, mori frymë në qetësi dhe i ra ziles që gjeti mbi derë. Pas disa sekondash, derën e hapi i zoti i shtëpisë, i cili kur e pa personazhin tonë e pyeti:”Po, si mund tu ndihmoj?”
Ai iu përgjigj gjithë mllef:”Të bëfsha naftën mu në krikun tënd se nuk e dua fare!” dhe mori rrugën e kthimit për tek makina.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free