Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

8 majmunet

(histori e bazuar në një eksperimet të vërtetë të bërë në Angli)
 
Janë vendosur 8 majmunë në 1 dhomë. Në mes të dhomës është një shkallë e cila të drejton në një grumbull me banane të varura nga një çengel në tavan.
 
Çdo herë që një majmun përpiqet të ngjisë shkallën për të kapur bananet, të gjithë majmunët e tjerë spërkaten me ujë akull të ftohtë, gjë e cila i torturon ata. Shumë shpejt, çdo herë që një majmun përpiqej të ngjiste shkallën, të gjithë majmunët e tjerë hidheshin mbi të dhe fillonin ta rrihnin pasi nuk donin që të spërkateshin. Së shpejti, asnjë prej 8 majmunëve nuk guxonte të ngjitej në shkallë.
 
1 nga majmunët ekzistues zëvendësohet dhe në dhomë futet një majmun i ri. Sapo sheh bananet dhe shkallën, pyet veten se përse asnjë nga majmunët e tjerë nuk po bën diçka që është kaq e qartë! Pa e menduar 2 herë fillon të ngjisë shkallën.Të gjithë majmunët e tjerë, i hidhen sipër dhe fillojnë ta rrahin si të çmendur. Majmuni i ri nuk e kishte idenë se përse. Gjithsesi ai nuk provon më që të ngjisë shkallën.
 
Nje majmun i dytë nga te vjetrit zëvendësohet dhe futet një i ri. I riu sapo sheh shkallën, shkon ta ngjisë atë. Të gjithë majmunët sulen dhe e rrahin shumë keq atë.Edhe majmuni i ri, i futur pak më parë, merr pjesë tek rrahja e të sapofuturit meqënëse të gjithë majmunët e tjerë po e benin atë gjë. Pavarësisht se ai vetë nuk ka asnjë ide se përse po e rreh majmunin.
 
Një nga një, të gjithë majmunët e vjetër zëvendësohen. 8 majmunët të rinj janë tashmë në dhomë. Megjithëse asnjëri prej tyre nuk është spërkatur me ujë akull të ftohtë. Asnjëri prej tyre nuk tenton ta ngjisë shkallen. Me entuziazmin më të madh, janë të gatshëm të rrahin çdo majmun të ri i cili tenton ta ngjisë shkallën, edhe pse nuk kanë asnjë ide se përse po e bëjnë këtë gjë.
 
- Kështu krijohen, funksionojnë dhe ndiqen traditat, sektet dhe sistemet e ndryshme. Prandaj është mirë që të gjithë të mendohemi 2 herë, kur ndjekim një drejtim verbërisht. Do të kishte më shumë vlerë, nëse ne e kuptojmë atë, nëse ne zbulojmë arsyet tona për ta ndjekur atë. -