Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Shkapërderdhja dhe Kursimi në Islam

Islami është feja e fundit hyjnore që udhëzon njeriun për në mirësi dhe lumturi. Mësimet konstruktive të islamit për njeriun në çdo kohë dhe në çdo vend kanë qenë të dobishme. Një nga thirrjet e islamit për njeriun është që ai të jetë transparent dhe ndjekës i rrugës së mesit në jetën e tij. Ekuilibër do të thotë mos teprimi në çdo punë të jetës. Kjo çështje aprovohet edhe nga mendja dhe ndërgjegje e njeriut. Njeriu i mençur në asnjë mënyrë nuk pranon teprimin në jetën e tij, qoftë në të mirë, qoftë në të keq. Por ata individë që nuk e përdorin mendjen ashtu si duhet, zhyten në radikalizëm dhe fanatizëm. Imam Aliu a.s. thotë: “Nëse do të shohësh injorantë, shikoj njerëzit radikalë dhe fanatikë”.

Esencën e ekuilibrit mund ta shohësh edhe botën e ekzistencës. Zoti i Madhërishëm këtë botë e ka krijuar në bazë të ekuilibrit dhe mesatares. Kur hedh një shikim mbi sistemin dhe ekzistencën e kësaj bote vëren një kujdes dhe ekuilibër të jashtëzakonshëm në krijimin e saj dhe e sheh se në tokë dhe qiell çdo gjë është radhitur me një mençuri dhe urtësi të jashtëzakonshme. Në Kur’an, në suren Ar Rahman, ajetet 7 dhe 8 thuhet: “Ai e ngriti qiellin dhe Ai vuri drejtësinë. Që të mos kaloni kufirin në drejtësi”. Ashtu sikur që Zoti këtë botë e ka krijuar në bazë të ekuilibruar, atëherë edhe programet e fesë islame janë të bazuara në balancë dhe ekuilibër. Në këtë mënyrë, mendja dhe logjika ekziston në të gjitha mësimet e islamit dhe në të mbizotëron një shpirt i balancuar. Kështu që në mësimet islame nuk ka vend për fantazimin dhe radikalizëm.

Hz. Muhamed s.a.v.s. dhe Familja e tij janë shembuj të qartë për ndjekjen e rrugës së mesme të fesë islame. I dërguari i Zotit si një njeri i përsosur, në jetën e tij personale dhe sociale, në luftë dhe paqe, në adhurim dhe politikë dhe në të gjitha çështjet tjera të jetës ka ndjekur rrugën e mesme dhe të ekuilibruar dhe asnjëherë nuk ka qenë fanatik dhe radikal. Në lidhje me këtë Imam Aliu a.s. thotë: “Mënyra e jetës dhe veprës së Pejgamberit ishte e mesme dhe e ekuilibruar”. Edhe Ehli Bejti ndiqte rrugën e tij dhe kur e prezantonin veten thoshin: “Ne jemi familja e të dërguarit të Zotit dhe ndjekim rrugën e mesme dhe të balancuar”.

Ashtu sikur mësimet e fesë islame siç janë vendosur mbi mesatare edhe ndjekësit e saj janë urdhëruar që të ndjekin po këtë rrugë dhe të mos e teprojnë në asgjë. Në ajetin 143 të sures Bekare është thënë: Disa ashtu (sikur u udhëzuam në fenë islame) Ne u bëmë juve një popull të drejtë (një mes të zgjedhur) për të qenë ju dëshmitarë (në ditën e gjykimit) ndaj njerëzve , dhe për të qenë i dërguari dëshmitar ndaj jush. E kiblen nga e cila ti u drejtove nuk e bëmë për tjetër, vetëm se për të provuar atë që shkon pas të dërguarit, nga ai që kthehet prapa, ndonëse kjo ka qenë vështirë (për disa), por jo edhe për ata që All-llahu i drejtoi. All-llahu nuk është që t’ua humbë besimin tuaj. S’ka dyshim se All-llahu është shumë i butë dhe mëshirues ndaj njerëzve. Edhe Profeti i Zotit, njerëzit i ftonte në rrugën e mesme dhe të të balancuar. Ai thotë: “Ndër punët më të mira është ajo e mesmja”. Hz. Muhamedi s.a.v.s. disa herë duke iu drejtuar ndjekësve të tij, thoshte: “Ndiqni rrugën e mesme”. Edhe në disa transmetime nga Ehli Bejti thuhet se lutësit shumë herë janë lutur që të Zoti t’iu ndihmojë ta ndjekin rrugën e mesme. Me qëllim që të jenë shoqërues të Profetit dhe familjes së tij.

Në qoftë se mësimet dhe programet e fesë islame i studiojmë me një kujdes të veçantë, do të mësojmë se në to rruga e mesme dhe ekuilibri janë një parim themelor. Psh. në islam është theksuar shumë për zbatimin e adhurimeve. Adhurimi është rruga e vetme për në lumturi shpirtërore dhe përsosmëri. Po ashtu Zoti nga robërit e Tij kërkon që të mos jenë neglizhent në kryerjen e adhurimeve, po ashtu njeriu udhëzohet që të mos jetë teprues në asnjë veprim tjetër. Madje deri në atë masë sa që është theksuar se adhurimi nuk duhet të pengojë në punën dhe fitimin e njeriut. Profeti i islamit thotë: “Kjo fe është e fortë dhe konstruktive, në te ka butësi, për atë dhe njerëzve tjerë mos ia impononi adhurimin ndaj Zotit”.

Feja islame duke e thirrur njeriun në spiritualitet dhe botën tjetër, në të njëjtën kohë, lumturisë i kushton një rëndësi të veçantë. Sipas mësimeve islame, lumturia në këtë botë dhe botën tjetër nuk dallon fare dhe që të dyja duhet ndjekur në një mënyrë të balancuar. Në suren Kasas, ajetin 77 lexojmë: “Dhe me atë që të ka dhënë All-llahu, kërko (ta fitosh) botën tjetër, e mos le mangu atë që të takon nga kjo botë, dhe bën mirë ashtu siç të ka bërë All-llahu ty, e mos bën të këqia në tokë, se All-llahu nuk i do çrregulluesit. Po ashtu edhe Imam Sadiku a.s. duke folur për rëndësinë e rrugës së mesme dhe të ekuilibruar në fenë islame thotë: “Nuk është nga ne ai person që për këtë botë e ka humbur botën tjetër dhe për botën tjetër e ka humbur këtë botë”.

Një nga dobësitë e botës moderne është teprimi në krijimin e marrëdhënieve në mes njerëzve. Aktualisht lidhjet në mes meshkujve dhe femrave të tepruara dhe amoraliteti në perëndim kanë shqetësuar dijetarët dhe mendimtarët e botës. Kjo gjendje në perëndim në të kaluarën ishte në mënyrën e kundërt. Ngase priftërinjtë e kishave, martesën në mes të burrit dhe gruas e shihnin si gjë të shëmtuar dhe djallëzore. Për këtë arsye dhe ata nuk lejohen të martohen.

Por feja islame me një qëndrim të balancuar ka prezantuar një rrugë të mesme. Kjo fe, marrëdhëniet intime i konsideron si kërkesë të natyrës së njeriut dhe vazhdim të gjeneratave të tij. Por kjo lidhje duhet të jetë e ligjshme dhe burri dhe gruaja të mendojnë për krijimin e familjes e jo të shkatërrojnë shoqërinë. Për atë dhe, hz. Muhamed s.a.v.s, martesën e cilësonte si traditë të tij dhe të rinjtë e pamartuar i inkurajonte që të martoheshin, me qëllim të ulte amoralitetin në shoqëri.

Një çështje tjetër që ka mbizotëruar në mesin e popujve në histori është lufta dhe konflikti në mes tyre. Disa shkolla filozofike në analizat e tyre e justifikojnë luftën dhe ekspansionizmin. P.sh. nazizmi, sionizmi dhe imperializmi ndjekin një ideologji të këtillë dhe deri më tani kësaj bote i kanë sjellë dëme shumë të mëdha. Ndërsa disa fe dhe disa shkolla ndjekin aq shumë rrugë të buta, sa që i nënshtrohen çdo lloj pushtimi dhe shtypjeje. Islami si fe e rrugës së mesme, nga njerëzit kërkon që problemet e tyre t’i zgjedhin me rrugë të drejta dhe ligjore. Në Kur’an të gjithë ndjekësit e feve hyjnore janë ftuar të jetojnë në paqe dhe tolerancë. Por, në qoftë se imponohet luftë, pa marr parasysh shkaqet, islami gjithashtu urdhëron për luftë, por parasheh edhe rregullat dhe parimet që duhen të respektohen në uljen e dëmeve gjatë luftës. Po ashtu feja islame edhe në mes të luftës urdhëron që të respektohet rruga e mesme dhe mëshira. Në suren Bekare, ajeti 194 thuhet: “Muaji i shenjtë ( i sivjetit) është për muajin e shenjtë (të vjetit), e shenjtëritë (shkelja e tyre) janë masë ndëshkuese. Pra, kush ju sulmon juve, kthenia sulmin atij edhe ju po në atë masë dhe kini frikë nga All-llahu e ta dini se All-llahu është me të devotshmit.

Duke u bazuar në atë se feja islame është fe logjikës dhe transparencës, në vendet perëndimore po bëhen shumë përpjekje që kjo të prezantohet si fe radikale dhe fanatike. Çdo ditë në mediat masive të Evropës dhe Amerikës, myslimanët paraqiten si të dhunshëm dhe radikalë. Këto media bazohen në disa grupe fanatike dhe radikale siç janë Al Kaida dhe Talebani. Madje kjo ndodhë në kohën kur këto grupe në mënyrë të drejtpërdrejt apo tërthorazi janë krijuar nga vet perëndimorët. Megjithatë, sjelljet dhe mendimet e palogjikshme të disa personave nuk mund të jenë kriter që një fe e tërë të quhet radikale dhe fanatike. Padyshim se për të njohur një rrugë apo një shkollë, duhet lexuar dhe studiuar burimet e saj origjinale.

Në realitet sipas islamit, rruga e drejtë e udhëzimit dhe lumturisë nuk mund të ndiqet pa ekuilibrim dhe teprimi në të keqe dhe të mirë shkakton devijimin e njerëzve nga rruga e drejtë. Për të arritur në ‘Ummetin e mesëm’ siç theksohet në Kur’an, mund të bëhet vetëm me rrugën e mesme dhe pa fanatizëm. Historia islame dëshmon se myslimanët arritën në majat e kulturës dhe civilizimit vetëm atëherë kur ndoqën rrugën e mesme dhe të balancuar. Edhe sot nëse mënjanohen disa fanatizma dhe radikalizma, myslimanët përsëri duke ndjekur rrugën e mesme mund të kthehen në periudhat e lavdishme të civilizimit islam.