Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Veprimi i terheqjes qe lehteson lindjen

E dhembja (e lindjes) e mbështeti atë te një trup i hurmës. Ajo tha: "Ah sa mirë ka qenë për mua të kisha vdekur para kësaj e të isha e harruar që moti!" E prej së poshtmi atë e thirri (Xhibrili): "Mos u brengos, Zoti yt bëri pranë teje një përrockë (uji)". E ti shkunde trupin e hurmës se do të bijnë ty hurma të freskëta. (Sureja Merjem, 23-25) Mjekësia moderne na tregon se shtrëngimi I ndonjë sendi gjatë punës lehtëson kalimin e bebës përmes kanalit të lindjes. Muskujt e përdorur gjatë tërheqjes janë të njëjtit me ata që e shtyjnë bebën jashtë mitrës. Për të arritur këtë përdoren metoda të ndryshme, sikurse tërheqja e një kabllo të lidhur në tavan ose në krahët e bashkëngjitur në të dy anët e krevatit apo madje edhe mbajtja dhe shtrëngimi I dorës së dikujt. Një shufër në formë U-je, e njohur si “shufra e tërheqjes”, e montuar në krevat përdorët për këtë qëllim gjatë punës. Tërheqja për kësaj shufre lehtëson daljen e bebës nga mitra, shkurton gjatësinë e kanalit të lindjes, zgjeron gojën e mitrës dhe redukton nevojën për shumë paisje dhe teknika gjatë punës.1 Kjo shufër ndihmon lëvizjet tërheqëse të nënës përderisa ajo e tërheq veten poshtë dhe lartë në të. Kjo gjithashtu do të thotë se nëna mbetet e palëvizshme ndërsa beba del. 2 Në këtë pozite muskujt e nevojshëm për të lëvizur bebën poshtë në kanalin e lindjes shpenzojnë sasi minimale të energjisë. Përveç kësaj, me zgjerimin e ashtit të legenit lirohet 30% më shumë hapësirë për kalimin e bebës. Me lëvizjen e zgjerimit dhe tërheqjes, fuqia shtytëse e trupit rritet në nivelin më të lartë dhe beba është në gjendje të lëvizë pa problem gjatë procesit të lindjes. Ka urtësi të madhe në mënyrën se si, me ndihmën e melaikeve të Allahut, Merjemja e Shenjtë I shkundi degët e palmës drejtë saj. Fjala Arabe “huzzee” do të thotë “të shkundë shpejtë, të lëvizë ose të lëkund”. Përveç që pallmat lehtësojnë lindjen dhe përmbajnë tipare ushqyese, tërheqja e degëve drejt vetes për t’I shkundur dhe pastaj lejuar të tërhiqen në një tjetër lëvizje gjithashtu lehtëson lindjen. Kjo teknikë e zbatuar në ditët tona është një nga dëshmitë që Allahu e ka mbështetur Merjemen e Shenjtë me mëshirën e Tij dhe se Kur’ani është fjala e Zotit tonë, të Gjithëdijshmit.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free