Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Trumcaku

Tre keshillat !
Dikush kapi nje trumcak. Trumcaku i tha se nese e lironte,do t'i jepte 3 keshilla te vyera.
Pasi pranoi,trumcaku i tha :
1. "Nese humbet dicka,edhe nese e do me shume se jeten tende,mos u trishto kurre."
Njeriu e leshoi zogun dhe ai u vendos ne degen e pemes.2. "Mos u beso gjerave qe jane ne kundershtim me logjiken e shendoshe." Me pas trumcaku fluturoi ne maje te malit,e tha :
"I gjori ti. Brenda meje gjenden dy gure te cmuar".Trumcaku e verejti trishtimin ne fytyren e tij dhe kur njeriu i kerkoi keshillen e trete,ai i tha :
3. "Je me te vertete budalla ! Po me kerkon keshilla te tjera pa u menduar per dy te parat ! Te thashe se nuk duhej te trishtoheshe per gjerat qe humbet e te mos besoje ne gjera qe jane ne kundershtim me logjiken e shendoshe.E kjo eshte pikerisht ajo qe po ben ne keto momente. Po e ben veten pre e absurditeteve qesharake e po trishtohesh se ke humbur dicka. A nuk e shikon o i mjere se une jam shum i vogel per te mbajtur brenda meje dy gure te medhenj te cmuar?"