Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

14 ligjet dominuese të subkoshiencës

Subkoshienca (nënvetëdija) është interesante dhe intriguese. Megjithatë, është mjaft e vështirë për të kuptuar se si funksionon ajo në mënyrë që të mund ta përdorim fuqinë e saj të plotë për të zgjidhur problemet tona dhe për të përmirësuar çdo aspekt të jetës sonë.


Subkoshienca (nënvetëdija) është interesante dhe intriguese. Megjithatë, është mjaft e vështirë për të kuptuar se si funksionon ajo në mënyrë që të mund ta përdorim fuqinë e saj të plotë për të zgjidhur problemet tona dhe për të përmirësuar çdo aspekt të jetës sonë.

Këtu janë disa parimet të vështira të nënvetëdijes, por të thjeshtuara në mënyrë që ju të mund t’i aplikoni sot në jetën tuaj dhe të shihni rezultatet e tyre nesër.

Ligji i parë: E gjithë hipnoza është auto-hipnozë dhe ndonjëra fazë ku mendja ndryshon fokusimin. Kjo është një fazë imagjinare e ngjashme me gjendjen midis gjumit dhe zgjimit. Sytë tuaj mund të jetë të hapur apo të mbyllur në secilën prej fazave të hipnozës. Një hipnotizues vepron mbi ju duke iu udhëhequr drejt një gjëndje që ngjason me gjumin, dhe ku nënvetëdija merr çdo sugjerim njëlloj si në realitet.

Ligji i dytë: Secili hyn dhe del nga hipnoza 100-200 herë në ditë. Thuhet se secili prej nesh shkon në ëndërrim të thellë apo në fazën REM (Rapid Eye Movement) 7-8 herë në ditë.

Ligji i tretë: Nënvetëdija përfaqëson rreth 90% të fuqisë tuaj mendore, ndërsa mendja e ndërgjegjshme, rreth 10%.

Ligji i katërt: Ju nuk jeni trupi juaj. Por jeni një shpirt i krijuar nga Zoti dhe i futur brenda trupit tuaj fizik.

Ligji i pestë: Ju jeni thjesht një memorie. 100% e asaj që keni menduar, ëndërruar dhe përjetuar ndonjëherë, çdo gjë është ruajtur në organet dhe në mendjen tuaj si kujtim.

Ligji i gjashte: Nën-ndërgjegjja zhvillohet plotësisht në lindje për: (1) të mbajtur gjallë entuziazmin ose mbrojtjen, shqetësimin nga zhurmat e mëdha, frikën nga rënia; (2) për t’ju mbajtur të lumtur, për të patur kujdes, për vlerësimin ose miratim (pozitiv ose negativ). Këto ligje ndryshojnë menjëherë pas lindjes. Mbajtja e gjëndjes së lumtur, në interpretimin e saj, është dominuese dhe bëhet më e rëndësishme sesa të mbajturit gjallë. Interpretimin i lumturisë do të thotë i lumtur ose fatkeq.

Ligji i shtatë: Ngjarjet dhe eksperiencat janë të depozituara në organet tuaj si kujtime kimike jetësore në momentin që kanë ndodhur. Çdo rast është i gjallë dhe i plotë, dhe është i gatshëm të manifestohet tek ju fizikisht, mendërisht, emocionalisht, dhe shpirtërisht, nga ndonjë shkak që mund t’i aktivizojë këto ngjarje të ruajtura. Nënvetëdija mund t’i përdorë të gjitha kujtimet e trupit fizik sikur ata të ishin vet ajo.

Ligji i tetë: Problemet tuaja kryesore janë programuar në kujtimet e dymbëdhjetë viteve të para të jetës suaj, si një varg gurësh domino. Çdo problem dhe gjykim pas moshës dymbëdhjetë vjeçare është thjesht manifestim apo simptomë e ngjarjeve të para.

Ligji i nëntë: Të gjitha mendimet dominuese bëhen programe ose zakone. Të gjitha shprehitë burojnë nga nënvetëdija, duke përfshirë çdo gjë që ju mendoni, thoni dhe bëni automatikisht prej shprehive tuaja.

Ligji i dhjetë: Duhen 21 ditë brenda gjashtë javëve, që vetëdija të krijojë një zakon ose program të ri. Nënvetëdija mund të pranojë një program ose zakon të ri menjëherë.

Ligji i njëmbëdhjetë: Kur ju luftoni një zakon, ai gjithnjë do të fitojë. Pra, ju mendoni për një elefant rozë me kthetra jeshile dhe të zeza. Pastaj ju përpiqeni që të mos mendoni për një elefant rozë me kthetra jeshile dhe të zeza.

Ligji i Dymbëdhjetë: Të gjitha zakonet mund të krijojnë varësi (si droga). Niveli i varësisë është i barabartë me nivelin e dobësisë së vlerësimit për veten tuaj në dymbëdhjetë vitet e para të jetës.

Ligji i trembëdhjetë: Nën-ndërgjegjja nuk njeh dallime midis realitetit dhe imagjinatës. Vetëm mendja e ndërgjegjshme mund të shohë, dëgjojë, nuhasë, shijojë dhe prekë me anë të pesë shqisave tuaja. Nënvetëdija mund të përdorë vetëm imagjinatën për programim dhe përgjigje. Përdorni imagjinatën tuaj dhe mendoni rreth thartisë së një limoni ose shëllirës së turshive, atëherë vëreni një therje në nofullat tuaja dhe ndoshta shtim pështyme në gojën tuaj.

Ligji i Katërmbëdhjetë: Nën-ndërgjegjja është programuar si një kompjuter. Ju e programoni mendjen tuaj (nën-ndërgjegjen) pozitivisht ose negativisht nëpërmjet auto-hipnozës nga 1) përfytyrimi (qartëpamësia), 2) afirmimi, dhe 3) aktivizimi me anë të emocioneve ose përvojave dinamike.