Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Gjuhetari dhe mistiku

Në një natë pa hënë një mistik, duke kaluar pranë një pusi të tharë, dëgjoi një britmë. Një zë i mbytur kërkonte ndihmë. "Kush është aty"?- pyeti dervishi duke zgjatur kokën tek vrima e pusit. Jam një gjuhëtar, dhe duke qenë se nuk njihja rrugën në mënyrë të pavullnetshme rashë në këtë pus të thellë ku ndodhem tani, krejtësisht i paaftë për të lëvizur"- iu përgjigj zëri. "Mbahu fort miku im, po shkoj të marrë i çik shkallën ene atë litarin"- iu përgjigj mistiku. "Një moment të lutem, -iu përgjigj gjuhëtari- "sintaksa dhe diksioni juaj janë shumë të mangëta, të lutem ti korrigjosh menjëherë". "Nëse kjo është më e rëndësishme për ty, madje edhe më e rëndësishme se thelbi i gjërave- thirri mistiku- atëherë është më mirë që të rrish aty brenda deri sa të kem mësuar gjuhën në mënyrë të saktë.” Pasi tha këto fjalë mistiku vazhdoi rrugën e tij të zakonshme. Kjo ngjarje tregohet nga Xhelaludin Rumiu dhe mund të gjendet në librin Munakib el-Arifin, të Aflak-it. Ai është publikuar në Angli në vitin 1965 ne titullin "Legends of the Sufis". Kjo ngjarje bën pjesë në kategorinë e atyre që mistikët i quanin "histori ilustruese", që konsistonin në një seri ngjarjesh të kombinuara për të vënë në dukje disa procese psikologjike. Në rastin konkret, historia synon të tregoj se si në disa raste kapja vetëm pas formës duke përjashtuar përmbajtjen, mund të dërgoj drejt dështimit të plotë.