Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Xhennet Rose

Xhenet ka lindur në qytetin Edmonton të Kanadas. Familja e saj ka jetuar me vite atje. Ajo e tregon historinë e vet kështu : “Familja ime i përkiste Kishës Katolike Romake kështu që edhe unë isha edukuar në një institucion Romak Katolik. Tek katolicizmi gjithmonë e pyesja veten se si Jezusi mund të jetë biri i Zotit. Sa më shumë e mendoja aq më shumë u ngatërroja. Askush nuk kishte një përgjigje të prerë për këtë. Ironikisht përgjegjësi ishte më i ngatërruar në mendjen e tij sesa vet pyetësi. Shkurtimisht pasi mbarova shkollën e mesme takova Khalidin, një qytetar pakistanez në qytetin Edmonton. Meqë ligji në Kanada i lejonte martesat për qëllime emigracioni, Khalidi u martua me mua për t’u bërë një qytetar kanadez. Pas disa vitesh martese mbeta shtatzënë. Doja të vendosja për vazhdimësinë e martesës sonë, përpara se të linde fëmija. Burri im ishte shumë i edukuar dhe kishte sjellje të veçantë. Çuditesha se si ai kurrë nuk më kërkoi që të pranoja Islamin. Ai më dha liri që ta rrisja fëmijën si të doja, si një kristian ose musliman. Po paragjykimi dhe sjellja ekzemplare e bashkëshortit tim më shtyu që ta edukoj veten me Islam. Nga leximet e mia vura re se Islami është shumë i përafërt me kristianitetin. Përveç të tjerave mësova se Jezusi nuk ishte biri i Zotit. Ai ishte një profet i dashur tek Zoti. Kjo gjë zgjidhi enigmën e jetës time. Kështu pra unë e pranova Islamin vullnetarisht dhe vendosa ta vazhdoj martesën time me Khalidin. E falënderoj të Madhin Zot që më udhëzoi. Shumë shpejt Allahu na dha një vajzë. Tani ne kemi dy vajza dhe dy djem. Burri im tani na mëson edukatën islame ditore. Ai na tregon histori kuranore duke përdorur një gjuhë të thjeshtë që ne ta kuptojmë. Është paksa normale që të ketë keqkuptime midis vjehrrës dhe nuses. Por kur nëna e Khalidit erdhi në Kanada unë zbulova se ajo ishte një person shumë i sinqertë dhe i dashur. Ajo më tregoi mua sjelljen dhe mënyrat apropiate islame. Ajo e rriti gjendjen time shpirtërore shumë duke qenë një model i shkëlqyer për mua. Arrita në përfundimin se në qoftë se të dyja, nusja dhe vjehrra ndjekin mësimet islame konfliktet midis tyre nuk do të mbijetojnë. Së fundmi po tregoj sinqerisht se pasi pranova Islamin jeta ime është jashtëzakonisht e mirë.”