Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Çfarë ofron ti

Një i mençur mbërriti dhe u vendos në një fshat të huaj. Të gjithë banorët e fshatit e shpërfillën dhe injoruan duke mos i treguar aspak vëmendje, përveç një grupi të rinjsh. Nga ana e tij, edhe njeriu i mençur nuk ua vari fshatarëve, por u mor me të rinjtë. Duke parë reagimin e tij, fshatarët filluan ta ironizojnë dhe vënë në lojë. Një ditë, ai ishte me të rinjtë duke ecur rrugës
, kur një grup burrash e grash filluan ta fyejnë dhe tallin. Sakaq burri i mençur ua ktheu me fjalë të mira dhe gjithë respekt.
Pasi ishin shkëputur prej tyre, të rinjtë dhe pasuesit e tij i thanë të çuditur:”Çfarë nuk thanë për ty, kurse ti ua kthen me fjalë të mira dhe respekt?!”
Burri i mençur u tha:”Secili nxjerr në pah natyrën dhe bagazhin e vet.”
Urtësia:
Mos lejo që i ligu të të tërheqë tek ligësia e tij! Ruaje karakterin tënd sido qofshin ata që ke përreth!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free