Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Marredhenia Nene- Femije

Teksa po ecja rruges, u perplasa me nje te panjohur.I kerkova falje dhe ai po ashtu.Te dy u treguam shume te edukuar.Mirepo ne shtepi nuk tregohet e njejta sjellje.Njerezit e dashur nuk i trajtojme ne kete menyre.Me vone ate dite teksa po gatuaja, vajza po qendronte pas meje.Une kthehem dhe gati sa nuk e hodha pertoke.-M'u hiq sysh,-i thashe e vrenjtur.Vajza u largua me zemer te thyer.Nuk e kuptova sa ashper i kisha folur.Teksa isha shtrire ne shtrat,degjoj nje ze:"Me te huajin u tregove shume e sjellshme,por me femijen qe e do aq shume,u solle keq.Shiko ne dyshemene e kuzhines.Aty prane deres do te gjesh disa lule,qe vajza i kishte sjelle per ty.Ajo i zgjodhi vete:roze, te verdha dhe blu.Vajza qendroi ne heshtje qe te ta bente surprize dhe ti nuk i pe lotet ne syte e saj".U perlota dhe shkova prane shtratit te vajzes.-Zgjohu,vogelushe,-i thashe.-Per mua i solle keto lule ?- I mblodha jashte,sepse ato jane te bukura,ashtu si ti. E dija qe do te te pelqenin, vecanerisht lulet blu.-Bija ime,me vjen keq qe u solla ashtu me ty.Nuk duhet ta kisha ngritur zerin.-S'ka gje mami.Une te dua shume.-Edhe une te dua, bija ime,dhe me pelqejne shume lulet qe me solle,sidomos ato ngjyre blu.