Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Mesoni nga patat

Vjeshten tjeter,kur te shihni patat qe shkojne drejt jugut ne dimer, duke fluturuar ne formen e V-se,mund te mendoni se me cfare shkence jane marre qe fluturojne ne ate menyre.C'do zog qe rreh krahet,krijon lehtesi per zogun qe vjen pas.Duke fluturuar ne formen e V-se,e gjithe tufa e rrit efikasitetin e fluturimit me 71 % me shume sesa ne rastin kur nje zog do te fluturonte i vetem.Njerezit qe shkojne ne te njejtin drejtim,mund te arrijne aty ku duan me shpejt dhe me me lehtesi,sepse po udhetojne ne te njejtin drejtim.Kur nje pate del nga tufa,kthehet menjehere ne grup qe te shfrytezoje forcen ngritese te pates qe eshte perpara.Nese do te mesojme prej patave,do te qendrojme ne grup me ata njerez qe shkojne ne te njejtin drejtim per ku jemi nisur dhe ne.Kur pata qe eshte ne krye te tufes,lodhet,rrotullohet mbrapa dhe nje pate tjeter merr drejtimin.Eshte e arsyeshme t'i besh me turne punet qe jane te veshtira,qofte edhe ne rastin e njerezve,qofte te patave qe fluturojne drejt jugut.Patat gagarisin qe te nxisin ata qe jane ne krye te tufes ne menyre qe te mos e ulin ritmin e fluturimit.Kur nje pate semuret ose plagoset dhe del nga tufa,dy pata te tjera e ndjekin ate dhe i sigurojne ndihme dhe mbrojtje.Ato qendrojne me paten qe ka rene derisa ajo te jete e afte te fluturoje apo derisa te ngordhe;dhe vetem atehere largohen,te vetmuara ose me nje tufe tjeter,qe te arrijne tufen e tyre.Nese do te mesojme nga patat,do te qendrojme si ato,prane njeri-tjetrit.
 


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free