Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

2 vellezerit dhe meshira e Zotit

Një njeri tregon se i kishte dhënë vëllait të tij një shumë parash që ta ndihmonte dhe nuk i kishte marë as vërtetim për këtë, pasi e kishte vëlla. Një ditë e befason vëllai, duke i thënë se “nuk ke para borxh tek unë dhe nuk të jam borxhli!” Dhe i mbyll telefonin. Unë - tregon - e lashë këtë çështje, duke thënë: “O ZOT, ky është vëllai im, i dhashë para ta ndihmoj, kurse ky m’i mohon tani. Sikur ta hedh në gjyq, do të fitoj ndoshta paratë, por do të humbas vëllanë, që është më i shtrenjtë për mua se sa paratë, të cilat mund t’i fitoj përsëri, kurse vëllanë jo. Tani jemi dhe në 10 ditët e fundit të Ramazanit, ditët e mëshirës dhe faljes, prandaj do ia fal”. E mora në telefon vëllanë dhe i thashë: “O vëlla, Zoti na ka urdhëruar të shkojmë mirë me të afërmit, prandaj dhe unë të kam falur dhe nuk dua prej teje gjë”. Atë natë - tregon - pashë Profetin (a.s.) në ëndërr, i cili më tha: “Dua që të shkojmë bashkë të vizotojmë Qaben për umre. Dhe shkuam”. Të nesërmen më erdhi vëllai dhe më tha: “Ja ku i ke paratë e tua, se dhe unë kam nevojë për mëshirën e Zotit”.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free