Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Dalja e dexhallit (mesihu i rreme)

Përndryshe quhet Dexhalli i Verbër, sepse njërin sy e ka të verbëruar. Kjo është prej sprovave më të mëdha me të cilën do të sprovohen njerëzit. Ky Dexhall me një sy nuk pretendon se është vetëm Pejgamber, por pretendon se është Zot. Ai do t’i bëjë edhe disa gjëra të jashtëzakonshme me të cilat do të sprovohen njerëzit. Ai i thotë qiellit: “Zbrit shi”, - dhe shiu do të zbresë. Do t’i thotë tokës: “Mbini bimët dhe nxjerri xehet nga toka”, - e toka do ta bëjë atë çka thotë ai. Pastaj e mbyt njeriun dhe e ngjallë dhe do t’i sillet tokës, sa që në çdo qytet do të shkojë e do të shkaktojë çrregullime, përpos në Meke dhe Medine. Kur dëshiron të hyjë në to (Meke dhe Medine) i gjen Melekët duke bërë roje, kështu që kthehet pa sukeses. Qyteti i parë në të cilin do të paraqitet është Esbehani. Në fillim atë do ta pasojnë shtatëdhjetëmijë jehudë, pastaj do ta pasojnë të poshtrit, e pastaj injorantët, e pastaj çobanët. Ai do të qëndrojë në tokë katërdhjetë ditë: një ditë do të jetë sa një vit, një ditë tjetër sa një muaj, një ditë tjetër sa një javë, ndërsa ditët tjera do të jenë sikurse ditët tona. Të gjitha këto janë treguar në hadithe të vërteta, që disa prej tyre do t’i përmendim me ndihmën e Allahut.
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Çdo pejgamber ia ka tërhequr vërejtjen popullit të tij për Syqorrin Rrenacak. Ai është një sy, ndërsa Zoti juaj nuk është me një sy, në mes të syve të tij është i shkruar “jobesimtar” të cilën do ta lexojë çdo musliman”.
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kur të vijë dexhalli, ai do të ketë me vete ujë dhe zjarr. Sa i përket asaj që njerëzve u duket ujë, ai është zjarri që do ta humbë, ndërsa ai që njerëzit e shohin zjarr, ai është uji i ftohë dhe që ëmbëlson. Ai i cili e arrin këtë, le të shkojë te ai që duket zjarr, se ai është ujë i ëmbël dhe i mirë”.
Nga Navas bin Seman r.a. transmetohet se: “Në një mesditë e ka përmendur i Dërguari i Allahut s.a.v.s. Dexhalin, e uli dhe e lartësoi sa që menduam se është afër një palme, që do të thotë se aq shumë e ka poshtëruar çështjen e tij, i cili është me një sy qorr dhe në mes të syve i është e shkruar “jobesimtar”. E ka treguar të madhe fitnen e tij, sepse ai shkakton trazira të jashtëzakonshme. E kjo do të thotë se: Pejgamberi s.a.v.s. ka përdorë metodologjinë e lartë artistike për të treguar se sa afër mundet me qenë ardhja e tij, pra menjëherë, pas një palme, e cila është në Medine.
Ka thënë: “Mirëpo, përderisa unë jam me ju, dexhali frikësohet që të vijë, por nëse vjen, e unë jam me ju atëherë unë ia ndërpres aktivitetin dhe suksesin e tij, ngase ai nuk mund të sjellë argumente. Po nëse vjen e unë nuk jam në atë mes, secili le të mbrohet me argumentet e veta. Se Allahu është ndihmëtarë për çdo musliman. Ai është i ri me flokë të dendura, syri i ndriçon (si ari kur ndriçon). Ai i përngjan robit - Aziz bin Katanit (një person, i cili ka vdekur në kohën e injorancës) . Kush e sheh atë le të lexojë ajetet e suretul Kehf. Ai do të dalë nga një vend, i cili është në mes të Sirisë dhe Irakut. E pastaj përhapet shkatërrimi në të djathtë e në të majtë. “O robër të Allahut bëhuni të vendosur e përforcohuni (në iman, e mos lajthitni)”. E pyetëm. “O i Dërguar i Allahut: Sa do të qëndrojë në tokë? Ai u përgjigj: Dyzet ditë, por dita do të jetë sa një vit, një ditë sa një muaj, një ditë sa një javë, ndërsa ditët tjera sa janë të gjata ditët tuaja.” Ne i thamë: “O i Dërguari i Allahut, dita e cila do të jetë e gjatë sa një vit a mjafton për namaz?”
Është përgjigju: “Nuk e di vlerën e atij namazi”. I thamë: “O i Dërguari i Allahut, sa do të jetë shpejtësia e tij në tokë?” Tha: “Sa shpejtësia e mjegullave, të cilat i bartë era. Vjen te një popull, ai i thërret, e i besojnë atij dhe çka tu thotë veprojnë. Urdhëron qiellin për të rënë shi, shi bie; urdhëron tokën për të mbirë bimë, toka mbinë bimë dhe toka sjell begati të madha. Begatia do të jetë e pëlleshme dhe për shkak të ushqimit të tepërt do të sjellin përfitime të mëdha, do të jenë kafshët të majme dhe tërë dhjamë. Pastaj vjen tek një popull tjetër, të cilët i thërret ata, e ato nuk pranojnë (përforcohen në fe), e ai kur kthehet (tërhiqet) prej tyre dhe (toka e tyre) bëhet e papëlleshme, ngase ndërpriten shirat, nuk do të ketë bereqet, nuk do të kenë asgjë në duart e tyre dhe kalojnë në një faze të shkatërrimit. (Dexhalli) i thotë tokës: Nxirre jashtë thesarin tënd, atëherë thesari del si bletët nga zgjojet e tyre. Pastaj e thërret një njeri të ri dhe të shëndoshë, të cilit i bie me shpatë dhe e ndanë në dysh. Pastaj e thërret atë, e ai vjen prapë (i gjallë) me fytyrë të qeshur.argumente. Po nëse vjen e unë nuk jam në atë mes, secili le të mbrohet me argumentet e veta. Se Allahu është ndihmëtarë për çdo musliman. Ai është i ri me flokë të dendura, syri i ndriçon (si ari kur ndriçon). Ai i përngjan robit - Aziz bin Katanit (një person, i cili ka vdekur në kohën e injorancës) . Kush e sheh atë le të lexojë ajetet e suretul Kehf. Ai do të dalë nga një vend, i cili është në mes të Sirisë dhe Irakut. E pastaj përhapet shkatërrimi në të djathtë e në të majtë. “O robër të Allahut bëhuni të vendosur e përforcohuni (në iman, e mos lajthitni)”. E pyetëm. “O i Dërguar i Allahut: Sa do të qëndrojë në tokë? Ai u përgjigj: Dyzet ditë, por dita do të jetë sa një vit, një ditë sa një muaj, një ditë sa një javë, ndërsa ditët tjera sa janë të gjata ditët tuaja.” Ne i thamë: “O i Dërguari i Allahut, dita e cila do të jetë e gjatë sa një vit a mjafton për namaz?”
Është përgjigju: “Nuk e di vlerën e atij namazi”. I thamë: “O i Dërguari i Allahut, sa do të jetë shpejtësia e tij në tokë?” Tha: “Sa shpejtësia e mjegullave, të cilat i bartë era. Vjen te një popull, ai i thërret, e i besojnë atij dhe çka tu thotë veprojnë. Urdhëron qiellin për të rënë shi, shi bie; urdhëron tokën për të mbirë bimë, toka mbinë bimë dhe toka sjell begati të madha. Begatia do të jetë e pëlleshme dhe për shkak të ushqimit të tepërt do të sjellin përfitime të mëdha, do të jenë kafshët të majme dhe tërë dhjamë. Pastaj vjen tek një popull tjetër, të cilët i thërret ata, e ato nuk pranojnë (përforcohen në fe), e ai kur kthehet (tërhiqet) prej tyre dhe (toka e tyre) bëhet e papëlleshme, ngase ndërpriten shirat, nuk do të ketë bereqet, nuk do të kenë asgjë në duart e tyre dhe kalojnë në një faze të shkatërrimit. (Dexhalli) i thotë tokës: Nxirre jashtë thesarin tënd, atëherë thesari del si bletët nga zgjojet e tyre. Pastaj e thërret një njeri të ri dhe të shëndoshë, të cilit i bie me shpatë dhe e ndanë në dysh. Pastaj e thërret atë, e ai vjen prapë (i gjallë) me fytyrë të qeshur.Deri sa ai është në këtë gjendje (duke i shkatërruar robërit) Allahu e dërgon Mesihun birin e Merjemes r.a. Ai do të zbresë te minarja e bardhë në lindje të Damaskut me dy rroba (i veshur me dy rroba) me ngjyrë veres dhe të Zafranit, dy melekë mbi supet e tij, kur ai e lëviz kokën bie shi prej trupit të tij, e kur ta ngrit lartë, dalin shkëndija si të diamantit prej trupit të tij. Çdo pabesimtar kur ta ndiejë erën e tij do të vdesë. Pabesimtarët përfundojnë në çdo vend ku arrin ai.
Atëherë e kërkon (e kërkon Isa a.s. dexhallin) dhe e gjen në babilud (vend në Siri) dhe e mbytë aty. Pastaj Isa a.s. shkon te një popull, i cili ka qenë i mbrojtur prej Allahut, ua fërkon fytyrat atyre, dhe ua tregon gradat e secilit prej tyre në xhenet. Pas kësaj Allahu i shpall Isës s.a.v.s.: “Unë i kam nxjerrë (kanë dalë) disa robër të Mi, të cilët nuk mund t’i luftojë askush ata (për shkak se janë shumë). Andaj merri robërit e Mi (besimtarë) dhe strehoji në kodrën Tur dhe mbroji ata. Pastaj Allahu dërgon Jeëxhuxhët dhe Meëxhuxhët, të cilët shpërndahen në çdo kodrinë (me nxitim). Grupi i parë i tyre kalon liqenin e turbullt, të cilët e pinë tërë atë që është në të. Pastaj kalon grupi i dytë, të cilët thonë: Këtu njëherë ka pasur ujë. Isa a.s. me shokët e tij i rrethon deri në atë masë sa që koka e kaut të ndonjërit prej tyre është më e nevojshme se sa njëqind dinarë tuaja të sotme. Atëherë Pejgamberi i Zotit Isa a.s. dhe sehabët i luten Zotit për t’i shpëtuar dëmtimit të Jeëxhuxhëve dhe Meëxhuxhëve dhe për t’u shpëtuar krimit të tyre. Për atë arsye Allahu do të dërgojë krimba në qafat e tyre dhe Jeëxhuxhët e Meëxhuxhët mbyten përnjëherë. Pastaj Isa a.s. me shokët e tij zbresin nëpër tokë për kontrollim, dhe shohin se në çdo pëllëmbë të tokës ka gjurmë të shkatërrimit dhe erë të keqe të Jeëxhuxhëve dhe Meëxhuxhëve. Atëherë Isa a.s. me shokët e tij luten dhe Allahu ua pranon lutjen dhe dërgon shpend me qafa si qafa të devesë dhe e bëjnë pastrimin e asaj ere të keqe sa do Allahu. Pastaj Allahu i Lartmadhëruar zbret shi, nga i cili nuk mbet kulm, gurë, e tullë pa u pastruar, ashtu që toka pastrohet dhe shkëlqen si pasqyrë. Atëherë i thuhet tokës: “Lulëzo, sjell fryte” dhe sjell të lashta e të korrura. Aq të mëdha janë shegët sa që një shegë u mjafton një grupi të madh njerëzish. Ashtu Allahu i bekon devetë sa që një deve mjafton për një grup të madh njerëzish. Një lopë mjafton për një fis, e një dele mjafton për më pak se një fis. Deri sa ato të jenë në këto kushte, Allahu i Lartmadhëruar dërgon një erë të lehtë e të mire në mes të tyre dhe ua merr shpirtin çdo besimtari e çdo muslimani, ndërsa mbesin njerëz amoral, të cilët kryejnë marrëdhënie para të tjerëve, ashtu siç kryejnë gomarët dhe ata do t’i godasë Dita e Kijametit.