Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Ateizmi dhe pasojat e tij të dëmshme për shoqërinë

Ateizmi dhe pasojat e tij të dëmshme për shoqërinë''

Bota moderne sot ballafaqohet me probleme të natyrave të ndryshme. Edhe përkrah përparimit dhe të mirave materiale të shumta, të cilat njeriu i ka aritur me përparimin shkencor, bota jeton nën hijen e problemeve serioze, të cilat shkaktohen nga njëri tjetri dhe rëndojnë jetesën njerëzore.
Pa dyshim se problemi më i madh me të cilin ndeshet shoqëria është çrregullimi shoqëror, brengosja, përhapja e krimit dhe dhunës, egoizmi, kaosi, aferat ekonomike dhe politike për të cilat dëgjojmë për çdo ditë. Gati se nuk mund të gjejmë vend nëpër botë, i cili nuk haset me këto probleme të komplikuara shoqërore.

Përparimi material nuk mund t'i eliminojë këto probleme, t'i zvogëlojë, përkundër, sa më tepër përparon jeta materiale e njeriut, problemet janë më të mëdhe dhe më të përhapura në shoqëri. Edhe përkrah asaj se problemet në shoqëri jan[ë të shumta, problemi më i madh i cili len pasoja të rënda për shoqërinë dhe është shkak i kaosit, jostabilitetit dhe shqetësimit të një shoqërie, është ateizmi, ose më shkurtë mosbesimi. Kjo dukuri në realitet është nëna e të gjitha problemeve dhe shkaktari kryesor i tyre.

ÇKA ËSHTË ATEIZMI?

Ateizmi nënkupton mosbesimin në Zot dhe kthesën nga rruga e ndjekësit të besimit, si edhe mohimin e rringjalljes mbas vdekjes, Xhenetin dhe Xhehnemin dhe përkushtimin vetëm për këtë botë. Sot ateizmi është bërë dukuri botërore dhe bota perëndimore në Evropë dhe Amerikë, edhepse është trashigimtare e besimit krishterë i cili vërteton rringjalljen, parajsën dhe ferrin, bveson vetëm në jetën e kësaj bote. Kisha është shëndruar vetëm në traditë (dhe kulturë) dhe gjurmë nga e kaluara, dhe në jetën e njeriut paraqet diëka të parëndësishme.
Shteti më i madh në lindje është i bazuarr mbi ateizmin. Ai shtet është Rusia, e cila është bartëse e komunizmit, ideologjisë ateiste, parimet e së cilës ishin eliminimi i tërësishëm i të besuarit në botën e padukshme dhe interpretimi se jeta është vetëm materie dhe se lufta e njeriut në këtë botë është vetëm për shkak të jetesës dhe mbijetimit.

Sa i përket shteteve tjera, ato, edhepse i kanë të përhapura religjionet, siç janë hinduizmi dhe budizmi, të cilat në vete përmbajnë besimin në botën e fshehur, janë gjunjëzuar përpara ateizmit nga Perëndimi. Botës Islame, edhepse në masë të caktuar i përmbahet Islamit dhe beson në rringjallje, Xhenet dhe Xhehnem, nga të gjitha anët e stërpikin valët e ateizmit dhe shkaktojnë dyshim në besimin islamik

SHKAKTARËT E PARAQITJES DHE PËRHAPJES SË ATEIZMIT

Para vetëm dyqind viteve, ateizmi nuk ishte dukuri e përhapur, mirëpo në dyqind vjetët e fundit, paraqiten faktorët të cilët kanë kontribuar që mosbesimi në Zot të bëhet "feja" zyrtare dhe drejtim nëpër shum vende të botës.
Disa nga shkaqet e paraqitjes dhe përhapjes së ateizmit janë:

1 - Kisha Evropjane

Kisha evropjane ndonjëherë ka qenë shkaktari direkt ose indirekt i përhapjes së ateizmit dhe mosbesimit të tërësishëm mbi egzistimin e Zotit. Kisha evropjane ishte shkaktar direkt e ndonjëherë indirekt i zgjerimit të ateizmit dhe mosbesimit në egzistencën e Zotit. Shkak i kësaj ishin shërbyesit fetar, monahët dhe ipeshkvit, të cilët në fenë e tyre shtonin bestitny dhe trillime të ndryshme, siç është ngritja e Isa-it alejhi selam nga shkalla e njeriut në shkallë të perëndisë, mëkati dhe faljet, ngujimi dhe gjëra tjera të cilat nuk kishin mbështetje në fe.
Kësaj i kanë shtuar edhe shum pavërtetësi mbi krijimin e universit, pozitës dhe formës së planetit Tokë dhe jetës së njeriut. Kur filloi renesansa evropjane dhe kur janë zbuluar të vërteta shkencore të shumta, vjen deri te përplasja e madhe të shkencëtarëve të shkencave natyrore dhe kishës, e cila i pat mohuar ato zbulime dhe të vërteta shkencore. Atëherë kisha, çdonjërin i cili besonte në vërtetësinë e zbulimeve shkencore, e konsideronte si mosbesimtarë, heretik dhe të tillët i vriste ose i digjte. SHum shkencëtarë dhe dijetarë të shkencave natyrore përjetonin golgota aq të dhimbshme si dënim për kundërvënien ndaj qëndrimeve të kishës. Mirëpo renesansa për shkak të këtyre torturave nuk u ndal. Shkencëtarët ia aritën që për çdo ditë të sjellin argumente për hipotezat e tyre, ndërsa kisha vazhdimishtë përjetonte disfatë përpara opinionit dhe në fund fitorja u takoi dijetarëve të materies mbi shërbyesit kishtar dhe monahëve. Atëherë njerëzit në tërësi refuzojnë fenë dhe çdo besim i cili pohon se egziston bota e padukshme dhe jeta e përtej varrit dhe i kthehen materializmit si zotit të ri. Në këtë mënyyrë janë paraqitur themelet e para të ateizmit në botë

2 – Dhuna e botës kapitaliste

Mbasi që Evropa pjesërishtë e çliroi pushtetin fetar dhe zbuloi fuqinë e avullit dhe veglave, njerëzit kthehen prej bujqësisë kah prodhimtaria dhe fabrikat. Feudalët e dikurshëm shëndrohen në pronarë të fabrikave të mëdha dhe shfrytëzonin resurse të mëdha natyrore. Punësohet numër i madh i njerë[zve dhe në mënyrë ashpërt shfrytëzohen. Pnëtorëve u shkaktohet dhunë e madhe dhe në shoqëri paraqiten klasat, prej kapitalistëve të pasur deri te punëtorët e varfër. Paraqitja e këtij lloji të dhunës dhe heshtja e gjith kësaj nga ana e kishës, ishte shkak i drejtëpërdrejtë i përhapjes së ateizmit dhe dyshimit në egzistimin e Zotit. Kisha ishte e paaftë që të ofrojë zgjidhje për problemet e njeriut në Tokë dhe atëherë njeriu fillon të mendojë për gjetjen e një rruge të re dhe programit i cili do të ishte në gjendje që t'i zgjidhte problemet e tijë.

PARAQITJA E DREJTIMEVE EKONOMIKE ATEISTE

Nuk ka dyshim se një nga faktorët thelbësor për përhapjen e ateizmit ishte edhe formimi i drejtimeve ekonomiko-ateiste, e posaçërishtë komunizmit, themelues i të cilit ishte Karl Marx-i. Edhe përkundër faktit se drejtimi kishte pikënisje ekonomike dhe e kishte qëllim kryesor, siç pohonin themeluesit e tyre, çlirimin nga dhuna kapitaliste, megjithate ka pranuar vetitë e një drejtimi ideologjik. Ata pohojnë se egziston vetëm jeta materiale e njeriut, se nuk egziston shpirti, rringjallja, Zoti dhe jeta e përtej varrit. Sipas mësimeve të socializmit, fenë e patën shpikur të pasurit për ta shfrytëzuar më mirë botën e varfër dhe vetitë siç janë besimi, njerëzia dhe sinqeriteti, nuk janë kurgjë tjetër përpos rezultat i ideve fetare të cilat janë në shërbim të interesave kapitaliste. Me përcaktimet e tija, ky drejtim ekonomik u shëndrua në një lloj të ri të ateizmit, i cili pat hasur në pranim të madh te bota e rëndomtë dhe e varfër, e të tillët janë shumicë në shoqëri. Kështu komunizmi është pranuar, jo si drejtim ekonomik, por edhe si drejtim fetar dhe shum shpejtë u zgjerua në tërë botën. Lulpëzimin më të madh komunizmi e përjetoi gjatël revolucionit bolshevik në Rusi. Në përhapjen e drejtimit komunist, përmbajtësit e tijë, kan shfrytëzuar metoda të ndryshme, njëra nga më të njohurat është metoda e dhunës, ashtu që popujt u bënë fuqitë e komunizmit, siç janë republikat islamike në Rusi dhe Kinë, dhe disa vende arabe.

PËRHERSHMËRIA E JETËS

Dalldisja e njerëzve me këtë botë dhe kënaqja me të, me gjithçka që pat afruar civilizimi perëndimor, prej shum gjërave të rejs dhe dëfrimeve tërheqëse, patën ndikim të madh që njeriu të harojë sendet shum të rëndësishme në jetë, e bile edhe veten e tijë. Nga dëshira për të fituar rrogë sa më të madhe dhe kështu të sigurojë për vete jetë të begatshme dhe të rrehatshme, me të gjitha rrisitë e epokës moderne, siç janë makinat larëse, frigoriferat, veturat etj, njeriu e zmadhoi orarin e punës. Për shkak të qëllimit të njëjtë edhe gruaja largohet nga profesioni i sajë, obligimet e shtëpisë dhe punësohet nëpër fabrika, që së bashku me burrin të bartë kërkesat dhe obligimet e jetës. Një tempo e tillë e jetës dhe punës filloi që të shkelë njeriun modern dhe tërë ditën ta bëjë të angazhuar, duke mos i lënë rastin që të mendojë për veten dhe gjithçka që është rreth tijë. Puna e pandërprerë nëpër shtëpitë e mallrave dhe fabrikat dhe shfrytëzimi edhe i asaj pjese të vogël të kohës së lirë në lojë dhe zbavitje, nuk i la kohë që të mendojë për besimin dhe jetën e tijë shpirtërore dhe të përgjigjet në pyetjet e jetës të cilat qarkullojnë në mendimet e secilit njeri : "Kush e krijoi këtë gjithësi? - Kush e krijoi njeriun? - Pse jemi të krijuar: - A ka fund kjo botë? - Pse njerëzit dallohen, ky i pasur, e ai tjetri i varfër, ky arrogant, e tjetri i shtypur? - Pse e tërë kjo? - A ka jeta kuptim?". Njeriu modern, i preokupuar me gjërat të cilat i cekëm më parë, nuk ka kohë të gjejë përgjigjje në këto pyetje dhe kështu feja bëhet gjëja sporadikenë jetë.

JETA E RE DHE SPROVAT E CIVILIZIMIT

Njohuritë e kësaj kohe ia hapën njeriut dyert e begatisë, komoditetit dhe kënaqësisë së jetës. Mjetet komode të transportit, automobilat, aeroplanët dhe trenat, restoranet dhe kafenetë, me ofertën e begatshme të hajeve dhe pijeve, teshat provokative dhe arti i jetës së re, njeriut i hapën mënyra të reja të kënaqjes në këtë jetë dhe ndjekjen e epsheve dhe kënaqësive. Nga shkaku se feja ndalon teprimin dhe të harxhuarit, e urdhëron maturi dhe ndalon kënaqjen me gjërat e ndaluara, siç janë vera, zinaja dhe drogat, njerëzit të cilët nuk e njohin thelbin e fesë, e kanë konsideruar këtë si pranga të jetesës së lirë, gjë që ua ka rritur refuzimin ndaj fesë. Nuk dëshirojnë që dikush t'i përkujtojë për botën tjetër dhe t'ua tërhek vërejtjen për Xhehnemin, sepse kjo i prish kënaqësitë e tyre në këtë botë Kështu është rritur largimi nga feja dhe përhapja e drejtimit ateist

LIDHSHMËRIA E PËRPARIMIT MATERIAL ME ATEIZMIN

Poashtu një nga shkaqet i cili i nxixti njerëzit në ateizëm është edhe lidhja e ateizmit me fuqinë dhe përparimin material. Njerëzit e panë se Ev ropa nuk përparoi materialishtë derisa nuk hoqi dorë nga idetë e kishës dhe besimit të sajë dhe se shteti sikur Rusia nuk u bë superfuqi, derisa nuk deklaroi se është prodhim ateist. Nga ana tjetër e panë se shtetet të cilat i përmbaheshin fesë kishin ngecur në industri dhe prodhimtari, prandaj filluan të besojnë se ateizmi është shkak i përparimit shkencor dhe material, e se feja kishte dëmethënien e ngecjese dhe paditurisë. Këto janë, shkurtë, shkaktarët më kryesorë të paraqitjes dhe përhapjes së ateizmit në botë

PASOJAT NEGATIVE MBI INDIVIDIN DHE SHOQËRINË

Drejtimi siç është ateizmi, i cili në tërësi mohon egzistencën e Zotit, pa dyshim se do të lë pasoja negative mbi njeriun, sjelljen e tijë si dhe marëdhëniet ndërnjerëzore dhe rregullimin shoqëror. Në këtë pikë do të folim për pasojat të cilat i shkakton ateizmi mbi individin dhe shoqërinë.
Pasoja e parë të cilën do ta lë ateizmi mbi shpirtërat e individëve është brengosja, dyshimi, shqetësimi shpirtëror dhe jostabiliteti. Kjo është nga shkaku se brenda njeriut egziston feja natyrore, e cila i parashtron pyetje të ndryshme jetësore, të cilat gjithmonë qarkullojnë në mendjen e tijë. Pse jemi të krijuar? Kush na krijoi? Ku shkojmë? Ku mbas vdekjes? Edhe pse tempoja ejetës dhe preokupimet e kë[saj bote shpesh ia tërhekin vëmendjen njeriut prej të menduarit më serioz ndaj përgjigjjeve të këtyre mendimeve dhe nga gjurmimi mbas fshehtësive të jetës dhe gjithësisë, megjithate ngjarjet dhe lëkundjet e shumta e nxisin që të mendojë mbi këto pyetje. Sëmundjet, tragjeditë, humbja e më të afrëmive dhe më të dashurve dhe fatkeqësitë të cilat e godasin njeriun, ia imponojnë të menduarit për jetën dhe të ardhmen e tijë. Duke marë parasysh se ateizmi nuk pranon egzistencën e Zotit, nuk do të afrojë kurgjë, për ta shpëtuar njeriun nga dyshimi, brengosja dhe paqartësia e jetës. Fshehtësia e jetës do të ngelet e paqartësuar për njeriun, ndërsa të pamurit e fatkeqësive dhe dhunës, me të cilat ndeshet në jetë, do të ngelen si zhgëndër e cila e okupon shpirtin e tijë.

Ateizmi do të ngelet i paaftë që të kuptojë qëllimin dhe cakun e jetës dhe njeriut vetëm do t'i afrojë iluzione dhe parashikime të cilat nuk janë mbresëlënëse dhe nuk do ta realizojnë qëllimin e tijë. Kjo thirje e vazhdueshme e natyrës njerëzore dhe përsëritja e pyetjeve të përhershme, do ta bëjnë njeriun që gjithmonë të jetojë me brenga, me frigë dhe me vështirësi.
Dikur njeriu kishte kohë të lirë që të vetmohet dhe të vëzhgojë qiellin e zbukuruar nga miliona yje, detin me thellësitë misterioze të tijë, malet e mëdha të mbuluara nga lloj-lloj bimësh, shkretirën me shtrirjen dhe gjerësinë e sajë. Nga kjo ka pasur dobi të madhe, që të vijë deri te përfundimi se egziston Krijues i Madh dhe Zotërues i Mëshirshëm i cili tërë atë e krijoi. Mirëpo njeriu bashkëkohor, i rrethuar nga sprovat dhe përparimi i "civilizimit" modern nuk gjen kohë dhe fuqi, që të largohet nga pakujdesi në të cilin jeton dhe të mendojë mbi Krijuesin dhe vërtetësitë, e egzistencës së Tijë. Shoqëria e tanishme, i ka tjetërsuar njerëzit nga njëri tjetri dhe ka bërë që çdo individ të kujdeset vet për veten dhe problemet e tijë. kështu njeriu bashkëkohor nuk gjen se kujt t'i ankohet për brengosjen dhe problemet e tijë dhe kush do t'ia zgjatë dorën e ndihmës. Në këtë mënyrë friga dhe tmeri nga ditët që vijnë është rritur. Njerëzit i janë kushtuar vetëm vetes së tyre dhe janë bërë materialistë të përbetuar të cilët vetëm mbledhin dhe grumbullojnë pasurinë. Të kishte egzistuar besimi në Zot dhe bota e fshehtë dhe besimi në caktimin e Tijë, ky problem do të ishte i zgjidhur, mirëpo, ateizmi i cili pohon se njeriu egziston vet nga vetja e tijë n këtë gjithësi dhe se nuk ka Zot i cili e furnizon, ia ka rritur njeriut frigën nga e ardhmja dhe orientimin e tijë kah egoizmi dhe individualizmi.

INDIVIDUALIZMI DHE EGOIZMI

Orientimi i njeriut kah individualizmi dhe egoizmi ishte pasojë e pashmangshme e frigës dhe shqetësimit shpirtëror nga kohërat të cilët vijnë. Nën individualizëm konsiderojmë orientimin e njeriut kah realizimi e interesave personale dhe të mos menduarit pët të tjerët. Feja e cila nxit në mirëbërje me qëllim të arritjes së kënaqësisë së Zotit, u largua nga jeta e njeriut, e vendin e sajë e pushtoi kujdesi për vetveten. Në këtë mënyrë njerëzit, në kohërat e errëta të ateizmit, njerëzit filluan të harojnë njëri tjetrin. Dalëngadalë dobësohej kujdesi ndaj të varfërve dhe nevojtarëve, që më në fund të harohet edhe familja, prindërit, gruaja dhe fëmijët. Ai i cili vëzhgon gjendjen e shoqërisë ateiste, do të njohë se deri në cilën shkallë njerëzit janë egoistë dhe materialistë.
Individi i kushton vëmendje vetëm vetes së tijë e tjerëve u del në ndihmë vetëm kur ka ndonjë dobi nga kjo. Ky individualizëm dhe egoizëm e ka rritur orientimin e njerëzve kah nevojat dhe kënaqësitë e kësaj botre të cilat civilizimi bashkëkohor i lehtësoi dhe të cilat zakonet ateiste i bënë të lejuara. Kështu njeriu bashkëkohor u bë materialist, dhe simbol i civilizimit ateist i cili kanoset me shkatërimin e njerëzimit.

HUMBJA E STIMULIMIT DHE ANIMI KAH KEQBËRJA DHE KRIMINALITETI
Ateizmi si ideologji nuk i kushton rëndësi edukimit të shpirtit të njeriut dhe nuk kultivon te njeriu respekt ndaj Krijuesit të Gjithmundshëm, i cili i ndjek të gjitha veprimet dhe ndodhitë në tokë dhe në çdo vend tjetër. Ateisti kultivohet si pereson kokëfortë dhe i pandjeshëm, i cili nuk ka asnjë pengesë të brendshme shpirtërore e cila do ta largonte nga mëkati dhe dhuna dhe do ta nxiste në bëmirësi dhe mëshirim. Përkundër ateizmi i mëson ndjekësit e tijë se ata janë krijuar spontanishtë dhe rastësishtë, se nuk i ka krijuar Krijuesi dhe se ata janë sikur edhe kafshët tjera të cilët jetojnë në Tokë. Kështu njeriu, në këtë mënyrë, e humbën ndjesinëdhe aftësinë e shkëputjes së mashtrimit nga e vërteta. Nëse njeriu nuk beson në Krijuesin e Plotfuqishëm i cili e përcjell deri në llogarinë përfundimtare, atëherë kurgjë nuk mund ta parandalojë që të realizojë nevojat shtazarake dhe qëllimet e fiksuara. Ligjet e kësaj toke të cilat njerëzit i kanë vendosur, janë përplotë shprazëti dhe lëshime, të cilat kriminelët dhe hajdutët mjeshtërishtë i shfrytëzojnë. Te disa persona të cilët ateizmin e kanë pranuar si rrugë jetësore, ndonjëherë, mbetet diçka nga fdeja natyrore me të cilën janë lindur, por kjo shpejtë tretet gjatë jetës së zhurmshme përplot sprova. Kjo është, pa dyshim, njëra nga pasojat më të dëmshme të ateizmit për individin, si dhe për shoqërinë. Sot është botë moderne, botë e kriminalitetit, pasigurisë dhe frigës. Për çdo ditë mjetet e informimit na informojnë për krimet rrënqethëse dhe kriminalitetin i cili ndodh nëpër mbarë botën. Dëmtimi i të tjerëve, vjedhjet, vrasjet dhe përdhunimet janë bërë gjëra të përditshme dhe prej viti në vit më tepër janë duke u shtuar. S'është problem nëse në shoqërinë e caktuar gjejmë vjedhës dhe kriminelë, por është problem nëse shumica e njerëzve janë vjedhës. Në vitin 1997 në New York ndodhi një ndodhi, ndërprerja e rrymës. Në mëngjes u zbulua se me mijëra shitore tregëtare, magazine dhe shtëpi janë thyer dhe vjedhur. Në këtë vjedhje masive morën pjesë shumica e njerëzve, të moshave dhe profesioneve të ndryshme, e bile edhe rrojet dhe rojtarët të cilët i kanë rruajtur ato objekte. Ekspertët kanë llogaritur se qyteti, nëse do të kishte mbetur pa rrymë shtatë ditë, do të plaçkitej tërësishtë.

RRËNIMI I BASHKËSISË FAMILJARE
Ateizmi jo vetëm që rrënon personalitetin dhe elementin shpirtëror të tijë, por bashkë me këtë rrënon edhe shoqërinë njerëzore të përgjithshme. Kjo është nga shkaku se një bashkësi njerëzore nuk mundet të jetë e shëndoshë dhe e drejtë, nëse individuat, prej të cilave përbëhet shoqëria, nuk janë të drejta dhe të shëndosha.
Është e njohur se njësia themelore e shoqërisë është familja dhe shkatërimi i njerëzimit pashmangshëm tërhek pas sajë edhe destabilizimin e marëdhënieve familjare. Burri i prishur dhe i pandërgjegjshëm, pa dyshim se moralin e tijë të prishur do ta përcjellë edhe te gruaja dhe fëmijët. Anashkalimi dhe rrënimi i kurorëzimit fetar, lidhjet bashkëshortore janë bërë vetëm joshje dhe shfrytëzim, prandaj është zvogëluar sakrifikimi i ndërsjellë, i cili është i nevojshëm në bashkësinë bashkëshortore. Është humbur besimi ndërmjet burrit dhe gruas, andaj shpesh vërtetohet se fëmija i cili ka lindur nuk është i tijë. Mungesa e harmonisë familjare dhe pajtesës ka shkaktuar divorce të shpeshta, e tradhëtia e grave është bërë përditshmëri. Nën flatrat e këtij lloji të rrënuar të familjes, edukohen fëmijë të cilët në gjithçka imitojnë babain dhe nënën dhe kështu rritet edhe një gjeneratë e paedukuar, e cila paraqet ardhmërinë e shoqërisë në të cilën jeton.

KRIMINALITETI POLITIK
Është e besueshme se pasojat më negative të ateizmit pasqyrohen në politikën botërore dhe raporteve ndërshtetërore, e kjo është nga ajo se karakteri ateist dhe sjellja e bëjnë zemrën e njeriut të ashpërt dhe egoiste, prandaj ky egoizëm dhe ashpërsi bartet edhe në hijen e raporteve politike botërore. Prandaj do të shohim si fuqitë e mëdha kolonialiste kapen pas mjeteve dhe metodave më perfide në robërimin e popujve të pafuqishëm dhe eksploatimin e pasurive natyrore. Shtetet islamike, në përgjithësi, bota arabe posaçërishtë, më së tepërmi mbi lëkurën e tyre e kanë shijuar mizorinë dhe ashpërsinë e politikës së tillë. Këto vende janë gjithmonë nën presione politike dhe kanosjeve me forcë ose intervenim ushtarak. Kurdo që vendet islamike të tentojnë të rikthejnë të drejtat e tyre të humbura dhe pasuritë e uzurpuara, ose fillojnë të mendojnë për praktikimin e vërtetë të Islamit dhe aplikimin e ligjeve të tijë, fuqitë e mëdha kolonialiste bashkohen që bashkërishtë t'i kundërvihen kësaj. Ndonjëherë islamin e akuzojnë se është prapambetës, ndonjëherë ase është i pacivilizuar, e ndonjëherë bile se rrezikon fetë tjera dhe popujtë minoritar. Ndoshta problemi i naftës dhe tendenca e vendeve islamike për të realizuar çmim real dhe dobi për këtë, është prova e politikës teroriste dhe kolonialiste ndaj këtyre vendeve. Vendet kolonialiste e akuzojnë botën muslimane se duan ta rrënojnë ekonominë dhe civilizimin botëror dhe tërë njerëzimin ta robërojnë, edhe atë vetëm për ate se kërkojnë disa të drejta të tyre. Kështu sot njerëzimi duron flakën e materializmit dhe egoizmit të cilin e nxisin kolonizuesit me qëllim të robërimit të popujve tjerë, dhe futjes së përçamjees ndërmjet tyre, armiqësi dhe kaos, që sa më lehtë t'i uzurpojnë pasuritë dhe të mirat e tyre natyrore. Sikur feja dhe friga nga Krijuesi i Lartësuar do të kontrollonte sjelljen e atyre në duart e të cilëve është politika botërore, ndërmjet popujve do të sundonte mirëqenia dhe bamirësia. Ndihma ndaj të dobtive dhe të pafuqishmive, si dhe eliminimi i padrejtësive nga ato të cilëve u është bërë, do të ishte programi dhe rruga kah do të ecte politika botërore. Në të vërtetë egziston frigë e madhe që ateizmi mos të shaktojë shkatërimin e tërësishëm të njerëzimit, mbasi shkenca bashkëkohore ka zbuluar armë për shkatërim në masë. Kështu ateizmi dhe largësia nga vyrtytet dhe vlerat shpirtërore, ia ariti që shoqërinë e tërësishme njerëzore ta shëndrojë në shoqëri të urrejtjes dhe varësisë, e cila është bazuar në padrejtësi dhe forcë dhe e cila është në frigë permanente nga shkatërrimi dhe fundosja. Situata e këtillë ka ardhë deri aty që njeriu modern mundohet të ik nga realiteti nga i cili jeton. Ka erdhë deri te përhapja e drogës, alkoolit, prostitucionit që njeriu të mundet sa më lehtë të harojë realitetin e errët të tijë, duke u mbytur në detin e dëshirave dhe epsheve. Politika botërore e dhunës dhe padrejtësisë e ka nxitur njeriun në egoizëm, pangopësinë mbas pronës dhe tentimin për ta shpëtuar veten e tijë. Kështu sot bota është bërë arenë e dhunës, padrejtësisë dhe kriminalitetit. Shkaku është mungesa e Islamit në jetën praktike si dhe programit i cili njerëzimin do ta sjellë deri te shpëtimi dhe mirëqenia, në këtë edhe në botën e ardhshme.
-------------------------------
Teoria e Darwinit, Ateizmi dhe Islami

"A mos u krijuan prej kurrgjësë, apo ata vetë janë krijues! A mos ata i krijuan qiejt e tokën? Jo, pra ata nuk janë të bindur." (Et Tur, 35-36.)

All-llahu i Madhëruar deshi që kjo botë të jetë arenë lufte mes së vërtetës dhe të pavërtetës, së mirës dhe së keqes, të drejtës dhe të padrejtës, fesë dhe ateizmit. E vërteta dhe e pavërteta do të ekzistojnë njëkohësisht deri në Ditën e Fundit. Islami garanton lirinë e besimit, jo vetëm se të besuarit nën presion është pa kurrfarë rezultatesh dhe dobish, por edhe për shkak se të besuarit me detyrim i kundërvihet natyrës së vet njeriut.[1] All-llahu i Madhëruar i thotë të dërguarit të Tij, Muhammedit a.s.:
"Sikur të kishte dashur Zoti yt, që të gjithë ata që janë në tokë do të besonin. A ti do t'i detyrosh njerëzit që të bëhen besimtarë?" (Junus, 99.)


Ateizmi është doktrinë mohuese, sepse ai është ngritur mbi bazën e mohimit dhe mospranimit të Zotit.[2] Ai s'është gjë tjetër veçse mohim i vlerave hyjnore dhe mbulim i së Vërtetës me të pavërtetën. Arabët në kohën paraislamike bujkun e thërrisnin qafir, sepse ai gjatë mbjelljes mbulonte farën me dhe. Kurse, pas Islamit me këtë fjalë ata e thërrisnin pabesimtarin, sepse ai përmes të pavërtetës – mosbesimit përpiqet të mbulojë të vërtetën – besimin.
Ateisti (qafiri) me një krenari të pavend, nga padija, vazhdon të mohojë në mënyrë të pavetëdijshme çdo gjë hyjnore, duke mohuar madje edhe vetë Zotin. Çifuti Karl Marks ka deklaruar: "Zoti nuk e krijoi njeriun, por e vërteta është se njeriu është ai që e shpiku, e krijoi atë!"[3]
Ateizmi dhe filozofirat materialiste e verbërojnë dhe e zhveshin shpirtin nga çdo vlerë dhe virtyt, duke e zvetënuar natyrën e pastër njerëzore. Ai i nxori shoqëritë zbuluar dhe i zhveshi ato nga dinjiteti i tyre njerëzor. Asnjë ideologji tjetër, veç atyre ateiste, nuk ka qenë kaq e tejskajshme, dhe kaq çnjerëzore në esencë. Ateizmi nuk e edukon ndërgjegjen dhe njeriun e privon nga ndjenja e frikë-respektit ndaj Zotit, i Cili i sheh sjelljet dhe veprat e tij. [4]


Mosbesimi e ngulfat shpirtin e njeriut dhe është si një ankth që të zë frymën. Mosbesimtari është i paaftë që ta kuptojë qëllimin e krijimit të jetës e të universit. Në kokën e tij vërtiten një grumbull hipotezash që nuk ia bindin mendjen dhe nuk i ofrojnë prehje për shpirtin.
Ideologjia komuniste predikonte se lumturia dhe shpëtimi vjen vetëm nga pabesia, nga mosbesimi, nga mohimi i Zotit, i librave dhe i të dërguarve të Tij![5]
Largimi nga Zoti i Madh nuk shpie vetëm në shkatërrimin psikologjik të njerëzimit, por, gjithashtu çon edhe në shkatërrimin dhe shthurjen e shoqërisë. Ateizmi mundohet të ofrojë vizionin e një universi materialist pa Zot, gjë që bie ndesh me teizmin. Ai pohon se njeriu dhe universi kanë dalë në ekzistencë nga mosqenia absolute në mënyrë të vetvetishme. Mosbesimi (kufri) sjell shqetësim, trazim dhe zbrazëti të pallogaritshme shpirtërore. Jeta e njeriut e gjen kuptimin e saj dhe e arrin pikësynimin, bindjen ndaj Zotit, vetëm në dritën e fesë. Me ateizëm jeta është absurde dhe e pakuptim.
Pabesimtarët thonë se gjithësia është e paqëllimtë, se njerëzimi është krijim i rastësisë, i pa qëllimtë dhe se puna e tij përfundon njëherë e përgjithmonë me vdekjen e tij!
Mohimi lind ose prej një gjymtimi në procesin e të menduarit, ose prej një dobësie vullneti. Disa njerëz, të cilët, meqë pranë mijëra çështjeve të panjohura të gjithësisë pa anë e pa fund e të përtej saj, njohin ose pandehin se njohin një çështje, kanë rënë viktimë e krenarisë boshe për diturinë e tyre dhe janë rrëmbyer nga iluzioni se s'ekziston e vërtetë tjetër jashtë asaj që dinë ata vetë. Ata kanë pandehur se kanë ndriçuar një kontinent të tërë me një fije shkrepëse dhe kanë besuar se me dritën e fenerit të dorës kanë parë tërë gjithësinë! [6]


Kur'ani duke përmendur ateistët që s'njohin jetën e pasosur, por vetëm pamjen vulgare të materies, e që gënjehen prej kënaqësive kalimtare të kësaj bote, thotë se mendimet e tyre janë identitet i një dyshimi të pabazë:[7]
"Ata thanë: 'Nuk ka tjetër veç jetës sonë në këtë botë, këtu lindemi e këtu vdesim. Asgjë nuk na shkatërron tjetër përveç kohës'. Mirëpo ata nuk kanë asnjë njohuri për këtë përveç një dyshimi e pandehmë." (El Xhathije, 24.)
Ideologjitë ateiste zënë vendin e parë në listën e ideologjive që i kanë shkaktuar vuajtje dhe fatkeqësi shpirtërore njeriut. Mosbesimi, duke supozuar se njeriu jeton në këtë gjithësi vetëm duke u mbështetur në vetvete, pa Zotin që e ka krijuar, që e ndihmon dhe para të Cilit do të japë llogari, ligjëroi shqetësimin dhe frikën e njeriut për të ardhmen dhe prirjen e tij për egoizëm dhe individualizëm.[8]
Mënyra e të menduarit nihilist, ku ekzistenca, jeta dhe krijimi konsiderohen të kotë, është jashtëzakonisht e dhimbshme dhe e padurueshme. Edhe gjigantët më të mëdhenj nuk ia dolën që të përballojnë mosbesimin dhe konfliktet e brendshme në shpirtin e tyre.


F. Niçe i cili predikonte filozofinë ekzistencialiste dhe teorinë mbi ekzistimin e 'mbinjeriut' në vend të Zotit, dhjetë vitet e fundit para se të vdiste, përjetoi një krizë të thellë shpirtërore. Në atë rast ai thoshte: "Dua një mësues, më duhet një mësues. A s'është dikush që sheh më larg se unë? Më duhet një mësues." Kurse, Sartri në momentin e fundit i kishte thënë priftit: "Të lutem ndërmjetëso tek Zoti yt, i cili më mori të parët dhe më paralizoi dorën time të djathtë." [9]


Ishte Çarls Darvini, babai i teorisë famëkeqe të evolucionit i cili tregoi tragjedinë e njeriut, pa Zot, që merret vetëm me shkencë, tragjedinë e intelektit të tjetërsuar dhe pasojat e saj. Në autobiografinë e tij ai shkruan se deri në moshën tridhjetëvjeçare gjente kënaqësi të madhe në muzikë, në poezi, pikturë, por më pas, për shumë vite, humbi çdo shije për to. Ai thotë: "Duket se mendja ime u bë njëfarë makine, e cila bluan grumbullimet e mëdha të fakteve në ligje të përgjithshme. Humbja e këtyre shijeve është e barasvlershme me humbjen e lumturisë dhe, ndoshta, në mënyrë të dëmshme pasqyrohet në aftësinë mendore dhe, më e mundshme, në aftësitë morale, sepse e dobëson anën emocionale të natyrës sonë. "[10]
Që të gjithë këta kampionë të ateizmit përjetuan çaste të tmerrshme gjatë ndarjes nga kjo jetë. Por tragjedia dhe tmerri i tyre i vërtetë, kishte filluar që nga momenti kur ata me mospërfillje e injoruan besimin në All-llahun, duke mohuar atë që është e lindur (el fitra) dhe e pandashme në natyrën e secilit njeri. Mosbesimi nën një maskë të ashtuquajtur shkencore ia doli, që gjatë shekullit që lamë pas, të fitojë një ligjshmëri të rreme.[11]
Ndërkaq, shkenca moderne po shtyn të ecurit drejt Zotit dhe është bërë mbështetje për fenë. Me përparimin e shkencës, besimi po forcohet. Me shtimin e dijes, vlera e fesë po shtohet! [12] Shkenca po ec përpara me hapa marramendës. Sot asnjë i mençur s'mund të përsërisë budallallëkun e Haeckelit (1834-1919):


"Le të më japin mua ujë, lëndë kimike dhe kohë të mjaftueshme se jam në gjendje të krijoj një njeri!"[13]
Pas rënies së ideologjisë komuniste, dhe botëkuptimit ateist të institucionalizuar, mosbesimi gjithnjë e më tepër ka më pak ithtarë. Edhe përkundër kësaj, ai vazhdon të mbrohet me kryeneçësi nga mbështetës injorantë! Kufri pati efekte negative në sjelljet e njerëzve, në normat morale të popujve dhe në sistemet shoqërore.
Njerëzit sikur kanë filluar të vetëdijesohen dhe të kuptojnë mungesën e qëndrueshmërisë shkencore për shumë teorie ateiste, dhe rryma mendimi degraduese sikurse janë marksizmi, materializmi, ekzistencializmi etj. Sa më parë që njerëzit vetëdijesohen për një gjë të tillë, aq më shpejt do të jenë dëshmitarë të një përfundimi tragjik të tyre. [14]
Mosbesimi shkakton ikje nga vetvetja, duke bërë që individi të kërkojë arratisje nga mendimet tmerruese dhe dërrmuese. Sakaq, edhe morali i tij i ngritur mbi dëlirësi pëson lëkundje. Pabesimtari fillon të kërkojë strehë duke u dëfryer dhe duke u kënaqur me gjëra që sjellin harrim, sikurse janë drogat dhe mjetet e tjera qetësuese!
Ateizmi dhe filozofia materialiste, padyshim, janë nga anët më të errëta të historisë njerëzore. Ato paraqesin degradim për dinjitetin e njeriut. Ku qëndron dinjiteti njerëzor nëse pretendohet, pa të drejtë dhe në mënyrë mashtruese, se njeriu është pasardhës i majmunit?
Po qe se e përjashtojmë ekzistencën e Zoti, ku e gjen individi të drejtën për t'u respektuar, gjë që është e domosdoshme kur flasim për dinjitet? Nëse një pikturë origjinale, ka cilësinë e së bukurës kurse 'çdo kopje ' është e shëmtuar, jo për faktin se kopjes i është shtuar a i është hequr diçka, por se dallimi mes tyre qëndron në kontaktin personal ndërmjet veprës dhe artistit,[15] atëherë, ku do të qëndronte bukuria dhe madhështia e njeriut nëse do të mohonim kontaktin direkt në mes njeriut dhe Krijuesit përmes aktit të Krijimit?!


Feja, morali dhe arti e kanë fillin nga akti i Krijimit. Mohimi ateist i Krijimit, është mohimi më radikal i fesë, i etikës dhe i artit, madje edhe i së drejtës.[16] Duke mohuar Krijuesin, ateizmi e grish njeriun që të braktisë idenë për All-llahun, e cila është e lindur (kongenitale) dhe mendim permanent që e preokupon njeriun qysh kur ka filluar të ndiejë dhe të mendojë.[17]
Filozofi i shquar, Rene Dekart këtë ndjenjë të lindur e shpreh kështu: "Unë me tërë qenien time, ndonëse nuk jam i përkryer, ndiej njëkohësisht për Atë dhe se ekziston një Qenie e Përkryer. Jam i detyruar të besoj se këto ndjenja të zhytura thellë në qenien time i ka vendosur pikërisht ajo Qenie e Përkryer (Krijuesi), me vetitë e Tij të përsosura." [18]
Ateizmi, sikurse thamë më lart, vë në shënjestër të gjitha parimet etike. Sistemet ateiste shkaktuan për dekada të tëra tmerr, frikësim, dhe dhunë në botë. Ato, këto mizori i konsideronin të arsyeshme dhe të justifikueshme, dhe gjithë ato i zbatuan në praktikë. Dhuna e ushtruar nga këto sisteme bëri që shek. 20, të konsiderohet Shekulli i Vuajtjeve dhe Megavdekjeve.[19]
Mungesa e besimit, e shkaktuar nga rryma dhe sisteme të ndryshme, bëri që të zhvillohet një luftë e pamëshirshme, e cila u bë kob dhe tmerr për njeriun. Ateizmi filloi të propagandohej në çdo lëmi, nga arsimi tek arti, nga politika te historia. Shqipëria është shembulli më ekstrem i këtij terrori të ushtruar ndaj çdo gjëje hyjnore. Fatmirësisht përpjekjet gjigante për të krijuar një botë pa fe e Zot dështuan.
Një poet në poezinë e tij u shpreh: "Nuk është diçka në rregull me njeriun, në qoftë se në mesditë kërkon t'i argumentohet se është ditë."[20] Pasojë e rëndë e ateizmit është, pa dyshim, largimi masiv i njerëzve nga feja dhe tëhuajësimi gjithnjë e më i madh i njeriut nga natyra e tij vetjake dhe e përhershme. Ateizmi bëri që njeriu ta harrojë këtë natyrë të tij, duke u shmangur dhe larguar prej saj. Kjo harresë dhe shmangie mund të jetë vetëm kalimtare, por në të njëjtën kohë me siguri ajo do të ketë efekte katastrofale për të.[21]


Mosbesimi formoi një boshllëk të madh moral e shpirtëror. Në ditët tona, kapërcimi gjithmonë e më shumë i kufirit të asaj që është e lejuar dhe përhapja e një mentaliteti inferior që s'merr parasysh vlerat morale dhe dispozitat fetare, është pasojë e ateizmit. Njerëzit, që mendojnë se nuk do t'i japin llogari Zotit, janë të prirë për shthurje. Në themel të të gjitha sjelljeve imorale, shihet qartë mungesa e fesë. Pa Zot nuk ka moral.
Hafiz Ali Korça para se komunizmi dhe komunistët të zvetënonin shpirtin e shoqërisë shqiptare shkruan: "Komunizmi – bolshevizmi nuk e njeh formimin familjar. Thonë, nuk duhet të ketë martesë. Mëmë e atë nuk duhet të njohin se cilin kanë birë e bij. Si virgat dhe çvirgat janë një, duhet të formohen jetimë familjarë sipas rregullave bolshevike, d.m.th. nuk do të dinë cilën kanë bij e cilin bir dhe kështu do të shpëtojnë nga gajleja e fëmijës, mirëpo më pastaj babai do të marrë të bijën për grua, një gjë që nuk e bëjnë as kafshët".[22]
Pas një lufte të pamëshirshme mbi natyrën e njeriut, sistemet ateiste filluan të shfaqen me surratin e tyre të vërtetë. Padyshim, çdo filozofi e cila i kundërvihet besimit në Zot është e destinuar të dështojë, sepse bie ndesh me natyrën e pastër të njeriut të dhuruar nga Zoti. Muhammedi a.s. thotë:
"Çdo foshnje lind me natyrë të pastër (me besim islam tek Zoti , por prindërit (dhe mjedisi) mund ta shndërrojnë në çifut, të krishterë, adhurues të zjarrit (ateist) etj. "


Besimi, si veçori shpirtërore, i është dhënë njeriut dhuratë nga Zoti, në botën e shpirtrave. All-llahu kërkoi nga bijtë e Ademit që të dëshmojnë se Ai është Zoti i tyre, dhe gjithë njerëzimi dëshmoi:
"Dhe kur Zoti yt nga kryqet e të bijve të Ademit nxori pasardhësit e tyre dhe kërkoi prej tyre të dëshmojnë kundër vetes: 'A nuk jam unë Zoti juaj?'‚ 'Po, si jo, - thanë ata, - ne dëshmojmë' që të mos thoni në Ditën e Kiametit 'Ne kemi qenë indiferentë ndaj kësaj'. (El Araf, 172.)
Pra, ndjenjën e të besuarit njeriu e solli me vete në këtë botë. Filozofi i shquar Henri Bergson, thotë:
"Është gjetur dhe gjendet shoqëri njerëzore pa shkencë, pa art e filozofi, mirëpo asnjëherë nuk është gjetur ndonjë shoqëri pa fe."
Kurse Plutarku, historian i vjetër grek, thotë:
"Gjatë historisë ka mundur të ndodhë që të ketë qytete pa fortifikata, pa shkolla, pa pallate luksoze, por asnjëherë nuk është hasur ndonjë qytet pa faltore."[23]
Pra njeriu është i lidhur ekzistencialisht me Zotin, sepse shpirti i tij, sipas natyrës së vet paraekzistenciale, është i kthyer nga Zoti dhe i përcaktuar nga brenda për Zotin.[24]


Ateizmi duke mohuar Zotin vë rastësinë dhe mohon parimet bazë, duke bërë të pamundshme të përcaktohet se çfarë është e moralshme e çfarë e pamoralshme. Kështu, ai lë shteg që njerëzit t'i vendosin ligjet sipas hamendjes dhe tekeve të tyre. Sipas tij nuk ka vlera absolute, të shenjta, as parime të cilave do të duhej t'u përmbaheshin njerëzit. Mosbesimi është verbal, sipërfaqësor, frazë, hamendje, iluzion dhe vetëmashtrim.
Afetarët thonë se feja s'ka asgjë që e fisnikëron dhe e lartëson shpirtin. Një thënie e tillë është sikurse një thënie e një thënësi që do të shprehej se simfonia e Bet'hovenit nuk të trazon, se ajo nuk ka asgjë ngazëlluese. Një thënie e tillë, ndoshta do të ishte vlerësim për thënësin dhe veten e tij, por jo edhe për fenë në përgjithësi e Islamin në veçanti. [25]
Shembulli i ateistit është si caliku i fryrë nga jashtë, por bosh, e i rrënuar në brendinë e tij. Vakumi në brendinë e tij nuk e lë të qetë, por proteston gjithnjë për çdo shmangie nga natyra e tij e prirë për besim.[26]
Jo rrallë ndodh që për fenë, të diskutojnë njerëz kapriçiozë, që nuk kanë dije dhe ngazëllim fetar dhe te të cilët verbëria e brendshme, pushteti i kapriceve dhe kryeneçësia kanë asgjësuar dritën e besimit në All-llahun e Gjithëfuqishëm. Vetëm ata njerëz, që bartin në vete dhuratën e shumë vlefshme të besimit (imanit), mund të kuptojnë se si muslimanët e parë, ndonëse të pakët në numër, arrinin të korrnin fitore pas fitoreje.
Muslimanët nuk do të arrinin gjithë atë sukses mahnitës pa besim të sinqertë te Zoti dhe pa ndihmën e Tij, të cilën e merituan me sakrifica dhe bindje të paluhatshme. Porosia Islame u përhap vetëm gjatë një shekulli prej Indisë, deri tek Oqeani Atlantik.


Kur'ani na mëson mbi qëllimin dhe kuptimin e jetës dhe pozitën e njeriut në Tokë dhe gjithësi.
Dikush mund të pyes: Nëse vërtet Kur'ani është fjalë e Zotit, pse nuk i përmban të gjitha të vërtetat shkencore? Mund ta marrim me mend se sa voluminoz do të ishte një libër i tillë, në të cilin do të mund të ishin të shkruara të gjitha të vërtetat shkencore, nëse ato të vërteta mund të kishin fund. A thua vallë, përgjigjet për problemet tona do t'i gjenim më lehtë në një libër të shkruar, në mënyrë aq voluminoze, apo në natyrë e cila është libër i hapur "për ata që meditojnë" sikurse shprehet Kur'ani famëlartë?
Si do të dukej bota pa Muhammedin a.s. dhe pa muslimanët, të cilët kanë dhënë kontribut fantastik në fushën e shkencës dhe dijeve njerëzore për shekuj me radhë? Të kujtojmë se çka ka krijuar Islami, t'i kujtojmë ato periudha të lavdishme të Islamit dhe kontributin që muslimanët i kanë dhënë mendimit njerëzor, kontribut pa të cilin Bota akoma do të ishte në kohën e injorancës (xhahilijetit) dhe errësirës.


Rozhe Garodi, francezi i islamizuar, Shkruan: "Islami ka nxitur njërën prej shkallëve më të mrekullueshme të frymës shkencore, atë çfarë bota se kish parë ndonjëherë: prej matematikës e deri te mjekësia, prej astronomisë e deri te fizika. Kultura Islame shndriti me shkëlqimin e vet për shekuj me radhë. Shembulli i universitetit Islamik në Kordovë, në shek. X paraqitet si shembull, shpirti i të cilit duhet gjallëruar për t'u zhvilluar sërish shkencat, jo për t'u vënë në shërbim të shkatërrimit të njerëzimit, por për t'i shërbyer rilindjes (shpirtërore) të njeriut në rrugën e Zotit."[27]
Si do të dukej njerëzimi sikur të ç'rrënjosej feja nga jeta e tyre. A do të kishte kuptim jeta?! Cili do të ishte misioni i njeriut në Tokë? Feja me ndikimin e saj, ka formuar shoqëri të moralshme dhe ka nxjerrë aq shumë njerëz të mëdhenj, sikurse ishin të dërguarit e Zotit dhe shumë kolosë të tjerë, dhe me frymëzimin e saj janë realizuar vepra të tilla artistike madhështore, sa që s`mund të parafytyrohet se sa e shkretë do të dukej Bota pa gjithë këto mrekulli magjepse, të cilat janë krijuar të frymëzuara nga feja.
All-llahun e kanë mohuar ata që u është dobësuar vullneti për shkak të presionit të dembelizmit (indiferentizmit), interesave dhe dëshirave të ulëta të tyre. I kanë zënë veshët e tyre sepse s'kanë dashur të dëgjojnë të vërtetën, i kanë ngrirë mendjet sepse nuk kanë dashur të kuptojnë. [28] Për të tillët Kur'ani thotë:
"A e ke parë atë që dëshirat e veta i ka bërë zot? A mund t'i bëhesh mbrojtës ti tani atij? Apo mos kujton se shumica e tyre dëgjojnë fjalët e kuptojnë? Ata nuk u ngjajnë tjetër veçse kafshëve, madje, janë më të humbur se ato!" (El Furkan, 43-44.)


Murad Hofmann, gjerman i islamizuar, për shoqërinë perëndimore thotë: "T'i shohim ato viktima të shoqërisë amorale industriale. Ata kanë gjithçka - autonominë, mbrojtje prej djepit deri në varr, seks pa tabu, drogë gjoja për shkak të kërkesës, pjesën më të madhe të kohës së lirë dhe të gjitha të drejtat e njeriut që mund të mendohen. Por, ajo që ata e mbajnë mend është zbrazëtira ekzistenciale. Ajo për çka ata përmallohen është ngrohtësia dhe mësuesi shpirtëror i cili shkëlqen nga autoriteti... Më herët apo më vonë, në kërkim të alternativës, të fesë së pamohueshme, (Perëndimi) do të takojë fenomenin e Islamit, i cili është në ngritje dhe që sot njihet si rrugë e tretë ndërmjet utopisë së Perëndimit dhe materializmit të Lindjes."[29]
Kurse, Rozhe Garodi thotë:
"Problemi themelor qëndron në atë se, njeriut duhet t'i kthehen dimensionet e tij të vërteta njerëzore: Besimi në transcendencën Hyjnore, në bashkësinë njerëzore dhe vetëdija mbi përgjegjësinë personale."[30]
Qëllimi që i është venë njeriut në Kur'anin e shenjtë është të dijë të kthehet në normë, në natyrën origjinale dhe të përhershme njerëzore, në fitreh [31]:
"Ti drejto fytyrën tënde kah feja si besimtar i vërtetë, feja (norma) e All-llahut, me të cilën i krijoi njerëzit. S'ka ndryshim të asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu, ajo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë." (Er Rum, 406.)------


Ç’ËSHTË ATEIZMI DHE Ç’ËSHTË STATUSI I ATEISTIT NË ISLAM ?

Ateizmi eshte largimi dhe devijimi nga e verteta,net e gjitha qeshjet e besimit dhe komentet e tija,i larguari nga rruga e Allahut.Poashtu edhe kundershtari dhe ai qe shpreh dyshim ndaj ekzistences se Tij quhet ateist.Ketu se pasi hyne ata qe mohojne ekzistencen e Allahut,ai qe i ben shok Allahut dhe krahas Tij e barazon dike tjeter me Allahun dhe e shejnteron ate,e madheron,e lut, e don,vepron dhe punon sipas parimeve dhe ligjeve te cilat jane ne kundershtim me ligjin e All-llahut.

Gjithashtu ai i cili mundohet qe tekstet Kur’anore dhe hadithet ti shpjegoje dhe ti komentoje sipas mendjes dhe hamendjes se tij,ai ka shtremberuar ne cilesit,fjalet dhe emrat e Allahut xh.sh. gjithashtu ka marre neper kembe fjalet e Muhamedit a.s.
Allahu xh.sh thote:”Allahu ka emra me te mire,andaj Ate thirnie me ata e hiquni nga ata qe bejne shtremberime me emrat e Tij.Ata kane per tu shperblyer(me denim)per veprimet e tyre”KUR’AN.El-A’raf:180)

Ne lidhje me fjalen “shtremberim” Katadeja thote se ka te beje me te pershkruarit shok Allahut xh.sh ne emrat e Tij.

Iben Abbasi thote se fjala “shtremberim” ose ateizem don te thote:pergenjeshtrim.

Allahu xh.sh. thote:”Ata qe sulmojne argumentet tona nuk mund te na fshehin.”KUR’AN.Fusilet:40)

Gjithashtu Iben Abbasi thote:shtremberim apo ateizem eshte VENIA E FJALES JO NE VENDIN E VET,ndersa Katadeja thote:shtremberim apo ateizem eshte:MOHIM dhe INATI.

Gjithashtu ai i cili pohon se feja nuk eshte ne gjendje ten a çoje te e verteta,dhe se kete e ben mendja.Ky pohim eshte i shtremberuar sepse i ka dhene perparesi mendjes para fese Islame.

Qendrimi i Islamit ndaj ateistit ndryshon sipas shkalles se shtremberimit,p.sh ateisti i cili refuzon ekzistencen e Allahut ose refuzon diçka nga emrat apo cilesit e Tija absolute,ky njeri shte QAFIR.

Ateisti i cili lut dike tjeter perveç Allahut ose kerkon ndihme prej te vdekurve,ky i ka pershkruar shok Allahut(ka bere shirk).

Ateisti i cili ndryshon emrat dhe cilesit absolute te Allahut qe permenden ne Kur’an dhe ne hadithe ,ky njeri eshte ne humbje te qarte.

O ZOT RUANA NGA GJITHA LLOJET E ATEIZMIT DHE DEVIJIMET


------------------------------
Teoria e Darwinit sipas Shkencës dhe Islamit

1. Zemra, ky organ më madhësinë e grushtit të shtrënguar të njeriut të rritur që peshon 200-300 gr duke marrë parasysh fuqinë e saj marramendëse, në momentin e tkurrjes aq i jep shtytje të madhe gjakut, sa që shpejtësia e lëvizjes së gjakut në fillim të aortës (në një diametër të tillë) sipas kardiologëve është 5 metra në sekondë.


2. Truri, organi me kompleks i trupit të njeriut që njihet me emrin super mrekullia e botës së gjallë, ka aftësi t’i përpunojë informatat më miliona miliarda herë më shpejtë se kompjuterët e sotëm më modern dhe më të sofistikuar.

3. Mjafton ta zgjasim dorën kur ta përshëndesim ndonjë mik, të harxhohen më miliona molekula të ATP-së në formë të të cilave bëhet grumbullimi i energjisë në organizmin e njeriut.

4. Vetëm sa një kokërr e fasules sa zë vend në trurin e njeriut ka aftësi të mbajë në mend të gjithë numrat e telefonit që ekzistojnë në botë.

5. Kapilarët e gjakut, si degët më të vogla të enëve të gjakut që janë urë lidhëse në mes të arteriolave dhe venulave si dhe urë lidhëse në mes këtyre të fundit dhe lëngut ekstracelular mund të arrijnë gjatësinë 160-180 km.

6. Molekula e ADN-së në strukturën e vet përmban 2.000-10.000.000 çifte nukleotidesh (të cilat janë gjithsej 4 adenozin-monofostati-AMP, guanozin-monofostati-GMP, citidin monofostati-CMP, dhe timidin-monofostati-TMP ). Nëse molekulat e ADN-së do të kishte vetëm 1.000 çifte nukleotidesh dhe duke marrë për bazë se janë 4 nukleotide, aq e madhe është mundësia e kombinimeve të këtyre nukleotidëve sa që e kalon tërë numrin e atomeve sa mund të ekzistojnë në tërë universin.

7. Roli i enzimave në organizëm është katalizimi (përshpejtimi) i procesit të zbërthimit të ushqimit në organet tretëse të njeriut. Është vërtetuar se një enzimë mund të katalizoj zbërthimin e 10.000-1.000.000 molekulave të substratit (substancës së tretur) brenda 1 minute. Efikasiteti i veprimit të enzimës është tejet i madh, sepse një enzime mund të përshpejtojnë procesin e zbërthimit të 10.000.000 – 10.000.000.000 herë.

8. 65% të peshës trupore të organizmit të njeriut e përbën uji, dhe ajo që e mban ekuilibrin e lëngjeve në organizëm është shtypja osmotike. Po të mos ishte shtypja osmotike, atëherë do të ndodhte më e keqja, e gjithë sasia e lëngjeve do të binte në fund.

9. Gjaku në organizmin e njeriut udhëton shumë shpejte: prej zemrës deri te gishtërinjtë e këmbës arrin për 16 sekonda, deri në tru për 8s, deri në mushkëri vetëm për 6 s.

10. Me filtrim kuptojmë kalimin e ujit dhe molekulave me peshë të vogël molekulare dhe pengimin e kalimit të molekulave më peshë molekulare më të madhe si eritrocitet, proteinat etj., nga gjaku në veshkë. Ky filtrim bëhet në nivel të glomerulëve të cilat përbëjnë pjesën filtruese të nefronëve. E nëse do t’i kishim bashkuar glomerulët në mes vete të të dy veshkave, atëherë do të kishin formuar një sipërfaqe filtruese deri në 12 metra katror.

11. Qeliza si njësia themelore e të gjitha qenieve të gjalla që shihet vetëm më anë të mikroskopit elektronik dhe që është shumë më e vogël dhe atë dhjetëra ose qindra herë se sa shpuarja e gjilpërës, për nga kompleksiteti i saj i pakrahasueshëm dhe i papërsëritshëm dhe duke marrë parasysh funksionet e saj të panumërta, sipas njohësve më të mirë të biologjisë molekulare mund të krahasohet me metropolet më të mëdha botërore, si Hong Kongu, Nju Jorku, Tokio, Kajro, Rio de Zhanerio etj.

12. Gjatë procesit të frymëmarrjes mbushen me oksigjen 400 milion alveola në mushkëritë tona. Sipërfaqja e alveolave është 150 m2 . Diafragma, muskuli që ndan zgavrën e kraharorit nga ajo e barkut është organi muskulor më aktiv gjatë jetës së njeriut. Ky organ nuk pushon asnjëherë. Ky muskul tkurret e lëshohet (kontrakton) 11 mijë herë në orë, afro 264 mijë herë gjatë ditës, afro 670 milion herë për 70 vjet jetë.

13. A e dini se gjate thenies se fjales All-llah kur thua All at'her Diafragma(Muskul) tkurret nese ti jeton 60 Vjet at'her ajo tkurret 478 Milion her,te LL-ja e 2 at'her mushkrit jane te mbushura dhe kur thua All-llah te H-ja at'her arrihet qetsia e zemres

Valle a nuk jane argumente te qarta kunder evolucionit dhe se gjdo gje eshte krijuar nga rastesia !!!



This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free