Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Që të më dojë burri im

Një grua shkoi te një dijetarë duke menduar se ai është magjistar dhe kërkoi nga ai që ta bëjë një magji, me të cilën pastaj burri i saj do ta dojë atë më shumë se çdokush në botë që e do gruan e tij.
Por, ai duke qene dijetarë dhe edukatorë i tha asaj: Ti po kërkon një gjë që nuk është e lehtë, po kërkon një gjë që është shumë e madhe. A do të jesh e gatshme të bartësh çdo gjë me te cilën do të ngarkoj?
 
- Ajo tha: Po.
- I tha: Dëshira yte nuk mund të plotësohet, përveç nëse me bjen një qime nga qafa e luanit.
- Tha: Luanit?!
- Tha dijetari: Po.
- Tha ajo: Si mund ta bëjë këtë pasi që luani është egërsirë dhëmbëshkyese dhe mund të me mbytë, a nuk ka ndonjë zgjidhje më të lehtë dhe më të sigurt?
- I tha asaj: Nuk mund të plotësohet dëshira jote, që të të dojë burri aq shumë, përveç nëse e bën këtë. Por, ti mendo mirë se mund të gjeshë zgjidhje të përshtatshme që t’ia arrijsh këtij qëllimi.
U kthy gruaja, dhe filloi të mendojëe si ta arrijë këtë, por vështire t’i gjente vetës zgjidhje. Atëherë u takua me disa gra, të cilave u besonte dhe nga të cilat dilte dituri dhe urtesi. Njëra prej tyre i tha, se luani mund të të kafshojë vetëm kur është i uritur, andaj ti ushqeje mirë dhe ngope me mish, që pastaj të jesh e sigurtë prej demit te tij.
E mori gruaja këtë këshille, mbushi qeset me mish, dhe u nis rrugës për të realizuar dëshiren. Filloi nga larg t’ia hedh mishin luanit, derisa dita ditës duke iu afruar pak nga pak, arriti që të qëndroj përballe luanit, duke mos pasur dem nga ai, pasiqë ai nuk dyshonte në dashurine dhe mirësine e saj, dërisa filloi t’ia perkdhele koken, dhe arriti që të marrë një qime prej qafës se tij.
Pasi e mori ate, filloi më të shpejtë dhe përplot gëzim, të kthehet të dijetari për të cilin mendonte që është magjistar, që t’ia jep qimen dhe ta realizon ëndrren e saj, e ta perfitojë zemrën e burrit të saj njëherë e përgjithmonë.
Kur e pa dijetari qimen qe ia kishte sjelle ajo, e pyeti:
- Çka bërë… si arrite deri te kjo qime?
- Ajo iu përgjigj: Së pari kam përdorë metode të logjikshme dhe shumë te përshtatshme, derisa ia zbuta zemrën luanit, e pastaj gradualisht, me durim të shumtë, dhe me mund maksimal.
Kur i dëgjoi dijetari fjalët e saj, tha:
-   Burri yt nuk është asnjëherë me i ashpër dhe me i egër se luani, andaj përdore ndaj burrit tënd metodën që ke përdorë ndaj luanit, zbutja dhe përfitoja zemrën atij, ashtu siç ia fitove luanit, e pastaj jep mund dhe duro, do të fitosh atë që ke kërkuar.

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free