Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Musai dhe meshira e Zotit

Nje dite e pyeti Musai a.s. Zotin e tij: "O Zot.. Si i pergjigjesh Ti robit Tend mekatar nese te therret.. "O Zot"? U pergjigj All-llahu i Madheruar te derguarit dhe robit te Tij: "I them... te pergjigjem robi im, te pergjigjem robi im, te pergjigjem robi im." Me pas pyeti Musa a.s. All-llahun e Madheruar perseri: "O Zoti im si i pergjigjesh Ti robit tend te mire nese te therrret e te thote "O Zot"? I tha All-llahu i madheruar: "I them: "Te pergjigjem robi im". I tha Musa: O Zot, te thirri robi jot mekatar e Ti i the "te pergjigjem robi im" tre here, e kur te thirri robi jot i mire Ti i the "Te pergjigjem robi im" vetem nje here? I tha All-llahu i madheruar: "O Musa! Kur me thirri robi im i mire u mbeshtet tek punet e tij te mira, ndersa kur me thirri robi im mekatar u mbeshtet ne meshiren Time"