Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Frutat

Një antropolog propozoi një lojë te fëmijët e disa fiseve afrikane.Ai vuri një shportë me fruta përplot dhe ju tha atyre, kushdo prej juve që shkon atje i pari e fiton këtë shportë me fruta.Kur ai dha shenjë për të filluar të vrapojnë,gjithë fëmijët u kapën për dore dhe filluan të vrapojnë bashkarisht dhe aritën deri tek shporta duke u kënaqur me frutat.Kur ai pyeti se pse vepruat kështu kur mundështe vetëm njëri prej jush ti ketë gjithë këto fruta ata thanë UBUNTU ,si mund që njëri nga ne të gëzohet e të tjerët të jenë të pikëlluar!

Ubuntu në gjuhën Xhosa do të thotë:"UN JAM SEPSE NE JEMI"
______________________________________________
Transmeton Enesi r.a se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-elm] ka thënë:” Nuk ka besuar askush prej jush përderisa të dëshiron për vëllain e tij atë që dëshiron për vete” (Buhariu dhe Muslimi)

Allahu na mundësoftë që ta mbjellim në zemër këtë cilësi të mrekullueshme,dhe ta duam për të tjerët atë që e duam për vete.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free