Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Imam Hanbeli dhe besimtari

Tregohet se Ahmed Ibn Hanbeli, nje dijetar shume i madh ,shkoi nga Bagdadi ne nje vend tjeter.Nata e zuri ne xhami, por pasi u fal namazi i jacise, pastruesi i saj,i cili nuk e njihte, i tha:Dil se do te mbyll xhamine dhe nuk lejohet askush te rrije ne xhami.Imam Hanbeli doli ne shi dhe nuk dinte ku te strehohej.Dikush e pa dhe i tha:O njeri perse rri ne mes te shiut.Imam Hanbeli iu pergjigj:Vallahi nuk kam ku te rri sonte.Hajde rri te une, ia ktheu tjetri.Imam Hanbeli shikoi se ky njeri e permendte shume Zotin.C'eshte kjo pune ? Burri ia ktheu:Vallahi nuk me ka dale keq kjo pune.Me kete permendje qe bej, Allahu me ka dhene nje sekret.Per cdo dua (lutje) qe bej me vjen pergjigja.Vetem nje dua nuk me eshte plotesuar dhe inshallah ma pranon Zoti para se te nderroj jete.E kam lutur Zotin te mos ma marre shpirtin pa u takuar me dijetarin e madh Ahmed Ibn Hanbelin dhe shpresoj, se Zoti do te ma pranoje kete dua. Atehere Imam Ahmedi i tha:Allahu ta ka pranuar lutjen, sepse une jam Ahmed Ibn Hanbeli.