Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

SI TË MBROHEMI NGA KRITIKA E PADREJTË

 "...Nëse përmbledhja e gjitha veprave të mia del e mirë, atëherë as nuk është e rëndësishme se çka kanë folur dhe shkruar për mua. Nëse, megjithatë, ajo përmbledhje del e keqe, as dhjetë engjëj që do të betoheshin se e kam pasur me të drejtë, nuk do të mund të më ndihmonin..."

 Njëherë bisedova me gjeneral Smedli Batlerin, njeriun më interesant në historinë e këmbësorisë së marinës amerikane.    Më fliste se si në rini vuante nga nevoja e tmerrshme për ndjenjë që të jetë i rëndësishëm dhe i popullarizuar. Nuk kishte njeri në botë në të cilin ky nuk dëshironte të linte përshtypje të mirë. Pikërisht për këtë ishte tejet i ndjeshëm për edhe një fjalë më të vogël të kritikës. Mirëpo, tridhjetë vitet e kaluara në shërbim të këmbësorisë atë e ç'mësuan nga kjo shprehi. "Më qortonin dhe më fyenin", thoshte Butleri, "më quanin me emra ofendues si "qenë i verdh", "gjarpër", "qelbanik", e të mos i përmend fjalët më ofenduese në gjuhën angleze me të cilat disa mjeshtër për fyerje më qerasnin shumë lehtë.

 

A më ka lënduar kjo? Edhe si! Por vetëm në fillim. Sot, tashmë aq shumë jam zhveshur nga sharja dhe qortimi, sa që kur dëgjojë se dikush më dërgon fyerje pas shpine - as nuk kthehem të shohë se kush është ai."

 

Ndoshta gjenerali i vjetër Batler është tejet indiferent ndaj kritikës? Megjithatë, një gjë është e sigurt: shumë njerëz për së tepërmi seriozisht i kuptojnë kundërshtimet e rrethit, dhe tejet me seriozitet i marrin ngacmimet e padjallëzuara të të afërmve të tyre. Më kujtohet se si një reporter i revistës "Sun të Nju-Jorkut", shkroi një artikull përqeshës mbi punën time në kursin e natës për të rritur. U çmenda. E kuptova këtë si fyerje personale. I telefonova redaktorit kryesor dhe i kërkova atij të botojë përgjigjen që do t'i argumentonte dhe demantonte të pavërtetat nga artikulli i gazetarit. Krenaria ime e lënduar kërkonte shpagim për "krimin e bërë".

 

Sot turpërohem nga një reaksion i tillë. Jam i vetëdijshëm se gjysma e atyre që kanë blerë gazetat, as që kanë vërejtur artikullin fatkeq. Por edhe ata që kanë lexuar, me siguri e kanë kuptuar si përqeshje të padjallëzuar. Gjysma e gjysmës, me siguri pas disa javëve, ka harruar përmbajtjen e artikullit.

 

Sot kuptojë se njerëzit nuk mendojnë as për juve dhe as për mua, por vetëm për veten e tyre. Para kafjallit, pas kafjallit, gjatë gjithë ditës, tërë kohën gjersa lodhja nuk ua mbyllë sytë. Dhe besoni, më shumë brenga u jep kokëdhembja e tyre e lehtë se vdekja personalisht e imja apo e juaja.

 Vepro si kërkon arsyeja nga ne dhe si ta thotë zemra

E gjithë kjo ka të bëjë edhe me shokët tuaj më të ngushtë dhe bashkëpunëtorët më të afërt. Le t'ju kujtohet vetëm, tradhëtimi legjendar i Judës. Për ç'ka, ju dhe unë, do të duhej të presim një fat më të mirë jetësorë?

 

Përvoja më ka mësuar se është shumë më me rëndësi të din të qëndrosh indiferent ndaj kritikës së padrejtë se sa t'i pengosh njerëzit t'ju sulmojnë. Të kuptohemi: unë nuk proklamoj indiferentizmin ndaj çdo lloji të kritikës. Flas vetëm për nevojën që të mos i kushtoni vëmendje kritikës së padrejtë.

 

Në një rast e luta Elior Ruzveltin të më thotë si ka qëndruar ndaj kundërshtimeve qëllimkëqija të cilat në kohën e Ruzveltit, sa ishte kryetar, ishin dërguar Shtëpisë së Bardhë. Dhe ai si duket vërtet kishte stërdëgjuar kritika të tilla. Më tha se vajza ishte patologjikisht e turpshme, prandaj kishte jetuar në frikë të pandërprerë prej asaj se çka mendojnë të tjerët njerëz. Me një rast, ashtu, kishte lutur motrën e Ruzveltit për këshilla se si të sillet... "Mos ia var veshin mendimit të njerëzve tjerë, gjithnjë gjersa je thellë e sigurt në shpirt se ajo që e bënë është e drejtë", i kishte thënë halla Baj. Duke iu përmbajtur kësaj këshille, Elinor Ruzvelti kishte kuptuar se njeriu - sado i përsosur që është - nuk mund të mbrohet nga kritika e pavend. E bëre këtë apo atë, gjithnjë do të ekzistojë dikush që do të sulmoj, prandaj më mirë është të veprosh ashtu si kërkon nga ne arsyeja dhe zemra. Atëherë dhe në çastet e vështira gjeja ngushëllim në njohjen se kemi vepruar në harmoni me mendimin personal dhe natyrën, dhe jo ashtu si do të pritte dikush nga ne të veprojmë.

 

 Hape ombrellën dhe mbrohu në heshtje

 Në pyetjen, se a është i ndjeshëm në kritikë, ja se ç'mu përgjigj M. K. Brash, president i një ndërmarrjeje tejet të rëndësishme amerikane në Volstrit... "Në rini, isha fortë i ndjeshëm në mendimet e njerëzve tjerë. Nga damarët e këmbëve përpiqesha t'i shkojë për shtati gjithë njerëzve me të cilët kisha punuar, duke dëshiruar që të gjithë të më konsiderojnë si të përsosur. Posa dëgjoja zërin e "të pakënaqurve", vazhdoja t'i bëja për vete. Ky veprim i imi pashmangshëm krijonte një "të pakënaqur" të ri. Dhe kështu vazhdimisht. Në fund kuptova se i tërë mundi im ishte i kot, pasi që sa më shumë përpiqem ta bëjë për vete secilin, nga dita në ditë, po fitojë shumë e më shumë kundërshtarë. Për këtë i thash vetes: "Pasi që je në pozitë të rëndësishëm, duhet të pajtohesh me mendimin se gjithnjë dikush ka për të të kritikuar.. Pranoje këtë si fakt të pashmangshëm, dhe jetën do ta kesh më të lehtë." Kjo në masë të madhe më ka ndihmuar. Më detyroi të ndërtojë rregull personal për sjellje, e cila thotë për afërsisht kështu: "Përpiqu që gjithnjë të veprosh ashtu siç di dhe mundesh më së miri... Dhe kur të sulmojnë, hape ombrellën dhe lëre që shiu i kundërshtimeve të derdhet në pëlhurën e ombrellës, në vend që të të kullojë nëpër qafë".

 

 D. Tejlori kishte shkuar edhe një hap më para: kishte lejuar që shtrëngata e kritikave t'i derdhej nëpër qafë dhe pastaj të gjithë kritikuesit e vet, publikisht i përqeshte. Me një rast, radio-dëgjuesja e kishte sulmuar përmes letrës për shkak të komenteve që i jepte në radio në pauza të transmetimit të një koncerti duke e quajtur "gënjeshtar, tradhtar, gjarpër dhe pleh". Gjatë radio-transmetimit të koncertit në javën e ardhshme, Tejlori, para publikut milionësh e kishte lexuar letrën e përmendur. Pas disa ditëve i erdhi letra e re nga e njëjta dëgjuese, ku i tregonte se "mbetej me të njëjtat mendime dhe se ende e konsideron gënjeshtarë, tradhtar, gjarpër dhe pleh." Tejlori kishte kurajo dhe elan që tërë atë ngjarje ta përshkruaj në librin "Njeriu dhe muzika". Nuk mundemi që të mos e admirojmë një shkrim të tillë aq të qetë, gati të facsinant të pranimit të goditjeve.

 Qeshuni nga zemra

Sharls Shvob, studentëve në Priston u tregonte përjetimin e një punëtori me prejardhje gjermane në shkritore të çelikut, duke e quajtur këtë rast, si mësim më të vlefshëm në jetë. Punëtori rreptë fjalosej me kolegët në shkritore. Pasi që fjalosjen e shkaktoi një temë mbi luftën, punëtorët amerikan me kënaqësi të veçantë dëshironin t'i hakmerreshin gjermanit, prandaj e hedhën në përroin e afërm me baltë. Kur ai erdhi ashtu i përbaltur dhe i lagësht te Shvobi, për t'iu ankuar, ky e pyeti se ç'i kishte thënë kolegëve kur ishte ngritur nga përroi.

 

"Asgjë", iu përgjigj punëtori, "vetëm se nga zemra iu kam qeshur!"

 

Çarls Shvob, filozofinë e gjermanit të vjetër e kishte marrë si moto personale: Qeshu!

 

Kjo moto veçanërisht mirë do t'ju shërbejë në çastet kur ndiheni si viktimë e kritikës së padrejtë. Ngase njeriu, që i përgjigjemi në po atë mënyrë, pas kritikës, mund të na e kthejë sërish. Por çka mundet dikush t'i përgjigjet njeriut që për kritikë, vetëm qeshet?

 

Edhe Linkolni kishte recetë të mrekullueshme. Aq të mirë sa që i takon margaritarëve të letërsisë së tillë klasike.

 

Gjeneral Makarturi mbante kopjen e urtësisë së Linkolnit mbi tavolinën e punës, ndërsa Vinston Çerçili në dhomën e tij të punës në Çartvel. Urtësia e tij është, përafërsisht kështu:

 

"Sikur vetëm të përpiqesha të lexoja gjithë atë që është shkruar kundër meje - dhe as të mos e përmend përgjigjen - do të duhej në të njëjtën kohë ta mbyllja zyrën time për tjera punë. Veproj ashtu siç më së miri, di dhe mundem, dhe ashtu do të vazhdoj gjer në fund. Nëse përmbledhja e gjitha veprave të mia del e mirë, atëherë nuk është e rëndësishme se çka kanë folur dhe shkruar për mua. Nëse, megjithatë, ajo përmbledhje del e keqe, as dhjetë engjëj që do të betoheshin se e kam pasur me të drejtë, nuk do të mund të më ndihmonin."

 

 Mbani mend këtë rregull kur të ndiheni të sulmuar pa të drejtë.

 Punoni ashtu si mundeni më së miri, dhe kur ju sulmojnë, hapeni ombrellën dhe lëreni shtrëngatën e kundërshtimeve të derdhet mbi ombrellë, në vend se t'ju kulloj nga qafa.

 


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free