Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Nje tregim i shkurter per egzistencen e Zotit

Një grup ateistësh i kishin thënë Imam Ebu Hanifes:Cilin vit është zbuluar Zoti yt ? Ebu Hanifja: Allahu ekziston para historisë dhe para kohës, ai nuk ka fillim . Ateistët : Po kemi dëshirë të na e sqarosh me shembuj, si është kjo e mundur? Ebu Hanifja: Çka ka para katërshit ? Thanë: treshi. Po para treshit ? Thanë: dyshi. Po para dyshit? Thanë: njëshi. Po para njëshit? Asgjë s’ka para njëshit. Ebu Hanifja tha: Atëherë nëse para njëshit matematikor, nuk ka asgjë, atëherë si do të ishte e mundur para njëshit të vërtetë që është Allahu të ketë diçka. Ai është i përhershëm, pa fillim dhe pa mbarim. Ateistët: Në cilën anë gjendet Zoti yt? Ebu Hanifja: Nëse e sillni një llambë dhe e ndizni në errësirë, në cilën anë do të gjendet drita e saj? Ateistët: Në të gjitha anët. Ebu Hanifja: Nëse kështu është drita e llambës elektrike, atëherë si do të ishte drita e qiejve dhe e tokës !? Ateistët: Na e defino qenien e Zotit tënd, a është i fortë si hekuri, apo i lëngshëm si uji, apo ndonjë materie tjetër? Ebu Hanifja: A keni ndenjur ndonjëherë pran ndonjë të sëmuri, i cili ka vdekur para syve tuaj? Ateistët: Po, u përgjigjën. Ebu Hanifja: A foli më i sëmuri pasi që vdiq ?Ateistët: Jo, thanë. Ebu Hanifja: Para se të vdiste a fliste? Ateistët: Po, i thanë. Ebu Hanifja: Çka e bëri që të ndryshojë ? Ateistët: Dalja e shpirtit. Ebu Hanifja: A i doli shpirti? Ateistët: Po, i doli. Ebu Hanifja: Pra më tregoni si ishte shpirti i tij, a ishte ngurtë si hekuri, apo i lëngët si uji ? Ateistët: Nuk dimë gjë për të !!! Ebu Hanifja: Atëherë nëse për shpirtin që është krijesë e Allahut nuk arritët ta njihni qenien e tij, si dëshironi të njihni qenien e të madhit Allah që është Krijues?
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free