Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Te jesh pozitiv !

Në një vend arab, para shumë viteve, njerëzit nuk faleshin dhe e neglizhonin këtë rit kaq të rëndësishëm. Madje, nëse dikush falej të tjerët talleshin më të dhe e ironizonin. Ata që faleshin, ishin vetëm disa pleq në prag të vdekjes. Një i ri nga një vend tjetër arab, shkon në vendin në fjalë për studime. Me të filluar shkollën, ai interesohet nëse aty pranë gjendet ndonjë xhami ku mund të falej. Një punëtor i thotë se xhamia ndodhej larg, por mund të falej vetëm në bodrumin e fakultetit. Djali zbret në bodrum, gjen një pëlhurë të vjetër të cilën e përdor si sixhade dhe fillon të falet. Pasi u fal disa ditë në bodrum, vendos të mos falet më në atë vend, por të falet në një nga ambientet e lira të fakultetit. Duke qenë se në fakultet salloni ishte i madh, i riu thërret ezanin e drekës për herë të parë. Më pas, thirri dhe ikametin dhe fillo të falej vetëm. Studentët dhe punonjësit filluan ta shohin gjithë habi. Të njëjtën gjë bëri dhe tre ditët e tjera. Ditën e katërt, atij iu bashkëngjit dhe një nga punëtorët që merrej me pastrimin e fakultetit. Një javë më pas, numri i atyre që faleshin me të u rrit dhe u formua një rresht. Javët në vazhdim rreshtat u shtuan dhe bashkë me ta falej dhe një nga profesorët. Duke qenë se numri u shtua shumë, administrata mendoi të ndërtojë një xhami. Pas disa kohësh u ndërtua xhamia dhe filloi funksionin menjëherë. Diçka e tillë shkaktoi xhelozinë e fakulteteve të tjera, të cilat filluan të krijojnë hapësira dhe ambiente për ata që dëshirojnë të falen.
Ky i ri, mund të ketë ndërruar jetë tashmë, por sevapin dhe shpërblimin vazhdon ta marrë. Shpërblimi i namuzeve që falen në atë xhami, i shkon edhe atij. Ky ishte një model tjetër i njerëzve pozitivë.


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free