Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

KËSHILLAT E TË URTIT LLUKMAN

Zoti ynë thotë në Kuranin fisnik: “Ne i patëm dhënë Llukmanit mençuri të përsosur (e i thamë): Të falënderosh Allahun, e kush falënderon, e mira e atij falënderimi i takon atij, e kush refuzonnë të vërtetë, Allahu nuk ka nevojë sepse Ai vetë është i lavdishëm”.

Urtësia është një fjalë, që shumë njerëz mund ta përdorin, por pak njerëz ia dinë kuptimin, madje dikush mendon se urtësia është të rrish urtë e të mos flasësh. Urtësi do të thotë që kur të flasësh, të dish se çfarë po flet.

Urtësia është cilësia e Zotit, Ai është i Urti absolut. Allahu e di mirë se çfarë bën, si e bën dhe në ç`moment e bën. Zoti u dha profetëve urtësi, por Zoti u jep urtësi edhe besimtarëve të mençur e të devotshëm.

Në Kuranin fisnik Zoti ka përmendur një njeri, që ka shumë mundësi të mos ketë qenë profet, por ka qenë mjaft i urtë, madje emri i tij është Lukman El Hakim – I urti Llukman. Ka një sure në Kuran, që mban emrin e tij dhe në këtë sure tregohet historia e tij dhe e djalit të tij. Çudia më e madhe është, se Llukmani ka qenë njeri pa shkollë, profesioni i tij ka qenë bari. Ai nuk kishte pushtet të madh dhe shpeshherë ecte këmbëzbathur, se nuk kishte çfarë të vishte. Po ta shihje nga pamja e jashtme, Llukmani nuk dukej si dikush që ka pushtet apo para. Ai ishte i zi në fytyrë, por Zoti ia kishte ndriçuar zemrën dhe mendjen, prandaj kur fliste ai, të gjithë pushtetarët, të gjithë të shkolluarit rrinin e dëgjonin, madje thuhet se edhe engjëjt çuditeshin nga urtësia që Zoti i kishte dhënë Llukmanit.

Njëherë pronari i tij i tha: “Llukman! Shko dhe there një dele, pastaj më sill gjënë më të shijshme që ka mishi i deles”. Llukmani pasi e theri delen, i solli pronarit gjuhën dhe zemrën. Më vonë pronari i tha përsëri Llukmanit: “Shko dhe there një dele, pastaj më sill gjënë më të hidhur që ka mishi i deles”. Llukmani e theri delen dhe përsëri solli gjuhën dhe zemrën.

Kur pronari e pyeti se si kishte mundësi që këto të ishin gjërat më të mira dhe njëkohësisht më të këqija, ai u përgjigj: “Po. Nëse zemra dhe gjuha janë të mira, nuk ka gjë më të shijshme sesa ato, por nëse ato bëhen të hidhura, nuk ka më të hidhur sesa ato”.

Zoti e përmend Llukmanin në Kuran, kur ai i le disa porosi djalit të tij. Por për çudi Zoti nuk i ka përmendur këto porosi për asnjë profet. Historia është në suren Llukman dhe është gati një faqe. Unë ju ftoj ta lexoni vetë atë. Ajo është historia model mes prindit dhe fëmijës. Prindi është ai, që e do më shumë se kushdo fëmijën e tij. Pjesa më e madhe prej nesh mund të jenë baballarë dhe nëna, por ndoshta nuk janë prindër. I duam fëmijët, sepse është pasuria më e madhe që kemi, por shpesh dështojmë në edukimin e fëmijëve tanë. Historia e Llukmanit është porosi për prindin dhe për fëmijën, është porosi shpirtërore. Këtu nuk i thuhet fëmijës: “Kujdes mos ta marrin bukën nga dora, kujdes se mos ta kalon filani apo hapi sytë në tregti se mos të mashtrojnë njerëzit”. Në këtë histori nuk përmendet asgjë prej tyre, se njeriu këto i mëson vetë. Por ajo është porosi shpirtërore, porosi që vetëm prindi mund t`ia japë fëmijës së tij. Kur rrisim fëmijët tanë dhe kur ata na e sjellin në majë të hundës, mallkojmë shoqërinë, por në fakt fëmijët janë produkt i edukatës së prindit. Ç`të mbjellë njeriu, atë do të korrë. Ne korrim atë që kemi mbjellë tek fëmijët tanë. Ndoshta dikush ka bërë shumë për fëmijën e  tij dhe i duket se fëmija ka dalë komplet jashtë rrugës. Të jetë i sigurt ai person, se do të vijë një ditë që Zoti do t`ia kthejë në rrugë të mbarë fëmijën, sepse Ai nuk e humb kurrë mundin e prindit.

Në porosinë e Llukmanit do të shikojmë se çfarë butësie ka prindi me fëmijën e vet. Është porosi e butë. Kur prindi i flet djalit të tij, e sheh në sy atë, e ul afër vetes, i vendos dorën përmbi shpatull dhe ia hap zemrën përpara se t`i flasë.

Zoti thotë në Kuran për këtë: “(përkujtoju popullit tënd) Kur Llukmani duke e këshilluar, birit të vet i tha: “O djali im, mos i përshkruaj Allahut shok, sepse idhujtaria është padrejtësi më e madhe

Pra Llukmani e porosiste djalin e tij, duke e këshilluar dhe jo duke ia shkulur veshin, duke i bërtitur apo duke e rrahur. Mund të mendosh se do ta edukosh fëmijën duke e rrahur, por të jesh i sigurt se kjo mund të ndodhë një herë, por herën e dytë nuk do të ta dëgjojë fjalën, sepse jo gjithmonë do ta kesh dorën e fortë dhe shkopin me vete. Por nëse e ke edukuar me fjalë të buta, ai do të të ketë gjithmonë pranë edhe sepse mund të jeni me mijëra kilometra larg.

Fëmija ka nevojë për ngrohtësi, prandaj edhe Llukmani e fillon këshillën e tij me fjalët: “Biri im”. Fëmija ka nevojë që të ndjejë, se prindi ia do të mirën dhe prandaj po ia thotë këto fjalë. Pra kështu nis këshilla e Llukmanit, e bazuar mbi fjalën e butë.

Kjo këshillë bazohet mbi katër pika, sesi një prind i urtë e porosit djalin e tij dhe kam dëshirë të secili që i lexon ato, t`i mbajë mend dhe t`ua thotë fëmijëve të tij:

1- Porosia e parë: “O djali im, mos i përshkruaj Allahut shok”. O djali im, s’ka dyshim se edhe nëse ajo (vepra) peshon sa kokrra e lirit, e të jetë e fshehur në rrasë guri, ose në qiej apo në tokë, Allahu do ta sjellë atë, se Allahu është i butë dhe hollësisht i informuar”. besimi në Zot

2- Porosia e dytë: ”Ne njeriun e kemi urdhëruar përprindit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjirin. Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve të tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj”. respekti ndaj prindërveE nëse ata të dy tentojnë që ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata, po në çështjet e jetës së kësaj bote të kesh mirëkuptim ndaj tyre, e ti ndiqe rrugën e atij që është i kthyer kah Unë, pastaj kthimi juaj është tek Unë, e Unë do t’ju njoftoj për atë që keni punuar

 3- Porosia e tretë: “O djali im, fale namazin, urdhëro për punë të mira, e ndalo nga të këqijat, përballo me durim çdo gjë që të godet, vërtet, këto janë nga çështjet më të preferuara

4- Porosia e katërt: “Dhe mos shtrembëro fytyrën tënde prej njerëzve, mos ec nëpër tokë kryelartë, se Allahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet. Të jesh i matur në ecjen tënde, ule zërin tënd, se zëri më i egër është zëri i gomaritDhe me shtrembëro fytyrën tënde...

Teksa flasim për historinë e Llukmanit, na duket se kjo është vetëm historia e prindërve që kanë fëmijë dhe nuk ka lidhje me njerëzit e tjerë, por në fakt Zoti e ka skalitur në Kuran deri në ditën e Kijametit, jo vetëm për prindërit, por edhe për fëmijët, jo vetëm për ata që kanë fëmijë, por edhe për ata që nuk kanë fëmijë, jo vetëm për babain dhe nënën por edhe për gjyshin dhe gjyshen, për mësuesin, për punëdhënësin, për pronarin, për çdo njeri. Kjo histori na mëson si të sillemi më tjetrin, si t`ia hapim zemrën atij, si ta këshillojmë.

Ne duam t`i fusim të tjerët ne fe dhe u rrimë me kërbaç te koka, duke u treguar vetëm gabimet e tyre, por njeriu nuk e pranon këshillën e atij që vetëm i bërtet dhe e qorton. Llukmani thoshte: “Mos hidh gurë në atë pus ku ke pirë ujë”. Thuhet se Llukmani ka pasur jetën e gjatë dhe ka qenë nxënësi i shumë profetëve. Llukmani ka thënë: “Kam takuar shumë profetë dhe prej tyre kam mësuar katër gjëra:

1- Kur të jesh në namaz, ruaje zemrën, se ajo është gjëja më e rëndsishme në namaz.

2- Kur të jesh mes njerëzish, ruaje gjuhën përpara njerëzve të tjerë.

3- Kur të jesh në shtëpinë e tjetrit, ruaj shikimin dhe mos hap sytë majtas – djathtas.

4- Kur të jesh duke ngrënë, ruaje barkun tënd.

 

Llukmani ka thënë gjithashtu: “Mos i përmend kurrë dy gjëra: Mos i përmend të këqijat që u kanë bërë të tjerët dhe mos i përmend të mirat, që ti ua ke bërë njerzve të tjerë”.

 Zoti na e shtoftë besimin tek Ai, na bëftë që të jemi fëmijë të respektueshëm ndaj prindërve tanë dhe fëmijët tanë i bëftë të respektueshëm ndaj nesh. Zoti na bëftë që të përfitojmë nga urtësia që Ai i dha Llukmanit.

A M I N

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free