Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Periudha menstruale

Periudha menstruale është kur veza e pa-fekonduar nxirret jashtë nga trupi. Në mungesë të fekondimit, muret e mitrës tkurren dhe me çarjen e enëve të vogla të gjakut veza nxirret jashtë. Pas kësaj, trupi do të fillojë përgatitjet për të përsëritur të gjithë procesin rishtazi. Të gjitha këto faza përsëriten tek të gjitha femrat gjatë një periudhe të veçantë. Çdo muaj formohen qeliza të reja të vezëve, të njëjtat hormone sekretohen vazhdimisht në të njëjtat kohë. Kështu trupi i femrës është i përgatitur sikur ajo do të fekondohej. Megjithatë, në fazën përfundimtare, mungesa apo prania e spermës ndryshon natyrën e përgatitjeve në trup. Gjatë periudhës në fjalë, ndryshimet në hapësirën e zbrazët në mitër mund të identifikohen vetëm nga kontrollet anatomike ose gjinekologjike. Megjithatë, këto ndryshime, të identifikuara nga shkencëtarët vetëm kohët e fundit, ceken në mënyrë të mrekullueshme në Suren Ra’d: All-llahu e di se ç'bart çdo grua, dhe (e di) çka pakësojnë e çka shtojnë mitrat. Tek Ai çdo send është me masë të caktuar. (Kur'an, 13:8) Në fillim të periudhës menstruale, mukoza në muret e mitrës (shtresa endometrium) është e trashë 0.5 mm. Nën efektin e hormoneve të sekretuara nga vezët, kjo shtresë rritet dhe arrin një trashësi prej 5-6 mm. Në mungesë të fekondimit, kjo shtresë pastaj hidhet jashtë. Siç shohim nga ajeti i mësipërm, kjo rritje dhe zvogëlim mujor në muret e mitrës është cekur në Kur’an.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free