Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

NEVOJA PER ZOTIN

Zoti thotë në Kuranin fisnik: “O ju njerëz! Ju të gjithë jeni të nevojshëm për Zotin e Allahu është i panevojshmi, Ai është i pasuri, Ai është i Lartësuari, madje nëse Ai dëshiron, ju fshin juve nga faqja e dheut dhe sjell krijesa të tjera e kjo gjë nuk është aspak e vështirë për Zotin

Kur ne jemi sëmurë, jemi ne ata që i lutemi Zotit dhe jo anasjelltas, sepse Ai është Krijuesi i qiejve dhe i tokës dhe Ai nuk sëmuret kurrë.

Kur kemi uri dhe etje, jemi ne ata që i drejtohemi Zotit dhe jo anasjelltas, sepse Allahu (xh.sh) është Furnizuesi i gjithçkaje në qiej e në tokë.

Kur na afrohet vdekja e rrezikohemi nga të katër anët, jemi ne ata që i përgjërohemi Zotit që të na ndihmojë.

 

Kush është i nevojshëm për tjetrin? Kush ka nevojë për ndihmë? Kush e ndjen veten të dobët e të pafuqishëm? E kush tjetër përveç nesh, njerëzve.

Ne jemi fukarenj përpara Zotit. Ne jemi gjithmonë të nevojshëm për Zotin. Por puna e njeriut është e çuditshme. Nevojën ia kemi Zotit, Ai i zbret mirësitë drejt nesh, ndërsa drejt Tij shkojnë gjynahet tona.

 

Allahu (xh.sh) na zbret të mirat, ne ia kthejmë me gjynahe. Ai na afrohet edhe pse nuk na e ka fare nevojën, ne i largohemi Allahut (xh.sh), pa e ditur se gjithmonë do të kemi nevojë për të. Megjithatë Ai përsëri është Falës e Mëshirues. Sa herë ta kërkojmë, ne do ta gjejmë Allahun (xh.sh) Falës e Bujar të madh. Kjo do të vazhdojë derisa të lindë dielli nga perëndimi e përderisa të arrijë shpirti në fyt. Nëse ne i afrohemi Allahut (xh.sh), Ai vrapon drejt nesh. Nëse ne themi një herë: “O Zot”, Ai përgjigjet: “Ja ku më ke o robi Im. Jam afër teje, ty të kam pritur”. Ne jemi gjithmonë të nevojshëm për Zotin dhe Allahu (xh.sh) na mundësoftë, që gjithmonë ta ndjejmë këtë nevojë që kemi për Zotin.

 

Sa më shumë të hyjë besimi në zemër, sa më shumë të rritet besimi në Zot, aq më shumë do ta ulë njeriu hundën e tij përpara Zotit.

Sa më shumë të dobësohet besimi në zemër, aq më shumë i rritet hunda njeriut, i rritet egoja dhe i duket se nuk ia ka nevojën Zotit, por Allahu (xh.sh) thotë: “Kur të të duket se nuk ma ke nevojën Mua, Unë do të të bëj që të kesh nevojë për njerëzit

 

Besimtarët më të mëdhenj të Zotit janë profetët e Tij. Secili prej tyre ka kaluar vështirësitë  e kësaj dynjaje. Në momentet më të vështira do të shohësh përgjërimin dhe dobësinë që kanë treguar këta profetë përpara Allahut (xh.sh). Të gjithë i janë lutur Zotit me përgjërim: “O Zot ne jemi të pafuqishëm e të dobët, prandaj të lutemi Ty që të na ndihmosh”.

 

Shiko Ibrahimin (a.s)

Kur e hodhën Ibrahimin (a.s) në mes të këtij zjarri, Xhibrili (a.s) shkoi dhe i tha: “O Ibrahim a ke nevojë për ndihmë”? Ibrahimi (a.s) ia ktheu: “Për ty nuk kam nevojë, kurse për Zotin gjithmonë kam nevojë. Hasbi-Allahu ue nia`mel uekil (Zoti më mjafton mua, Ai është Mbështetësi më i mirë)”.

 

Profeti (a.s) na ka mësuar, se kur të jemi në rrezik, duhet të bëjmë këtë dua` (lutje): “Hasbi-Allahu ue nia`mel uekil” dhe Allahu (xh.sh) na pqërgjigjet menjëherë.

Atëherë kur Ibrahimi (a.s), ky djalë i ri, i pafuqishëm, i cili nuk kishte asnjë forcë kundër atyre që e hodhën në zjarr, u dorëzua totalisht tek Zoti, Allahu (xh.sh) tha: “O zjarr bëhu i ftohtë dhe paqe për Ibrahimin

 

E pyetën profetin (a.s): “O profet i Zotit. A ke parë ditë më të vështirë se dita e Uhudit”? Profeti u përgjigj: “Po, ka qenë dita kur shkova në Taif. I ftova tek Zoti e ata më dëbuanZot Ty të ankohem për dobësinë time. Ty të ankohem, se nuk kam zgjidhje. Ty të ankohem se njerëzit po me vënë nëpër këmbë. Ti je Zoti i të gjithë të dobtëve, Ti je edhe Zoti im. Në dorën e kujt do të më lesh? A në dorën e armikut që ka pushtet mbi mua, apo në dorën e atij që gjithmonë më largon? O Zot, nëse Ti nuk je i mërzitur me mua, për mua nuk ka fare problemJo, unë shpresoj që një ditë nga fëmijët e tyre do të dalin njerëz që thonë fjalën “Allah” me zemër dhe do të jen besimtarë

 

Është treguar në historinë islame për një njeri të mirë, i cili ishte nisur për në Qabe. Dikush e ndaloi rrugës dhe i tha: “Nëse do të shkosh në Qabe, eja pas meje se do të ta tregoj unë rrugën”. E futi në disa rrugë të huaja që ky person nuk i njihte. Atëherë ky person i tha: “O njeri ku po më çon kështu. Jam nisur për në shtëpinë e Zotit, për në Qabe. A e di mirë rrugën”. Por tjetri ia ktheu: “Eja pas meje se unë di disa rrugë të shkurtra”. E çoi në një luginë të frikshme, atje ku nuk kishte këmbë njeriu. Atëherë kthehet nga ky njeri dhe i thotë: “Sot do të vdesësh, sepse unë do të të vras”. Ky njeri i tha: “Kij frikë Zotin! Unë jam nisur për në Qabe, prandaj më ler të shkoj”. Por vrasësi i tha: “E kam vendosur që të të vras, por thuaj dëshirën e fundit”. Burri i thotë: “Merre pasurinë time e më ler të shkoj në Qabe”. Tjetri ia ktheu: “Pasurinë do të ta marr, por edhe kokën do të ta heq”. Atëherë ky njeri tha: “Më jep kohë dy minuta, sa të fal dy rekate namaz, se nuk dua gjë tjetër prej teje”. Tjetri ia ktheu: “Falu, por mos e zgjat shumë”. Burri filloi namazin, por i harroi të gjitha. Madje harroi edhe suren Fatiha që e lexonte me dhjetëra herë. Por i kujtohej vetëm një ajet: “Kush është ai që i përgjigjet hallexhiut kur ai ka hall, kush është ai që i a largon të keqen njeriut, kush është ai që ju bën juve mëkëmbës në tokë, a ka Zot tjetër veç Allahut. Sa pak që kujtoheni o njerëz

Kur njeriu dorëzohet totalisht përpara Zotit, shkunden qiejt dhe melekët vijnë me vrap për t`i ardhur në ndihmë njeriut. Zoti na bëftë nga ata njerëz, që gjithmonë e ndjejnë nevojën ndaj Tij.

 

Dijetarët janë ata që e njohin Zotin. Nëse ata i mbështeten egos së tyre, nëse besojnë tek gjuha dhe oratoria e tyre, nuk janë dijetarë. Dijetarët e vërtetë kanë frikë Zotin. Ata përgjërohen dhe dobësinë e tyre e shprehin gjithmonë përpara Zotit. Ata nuk e shesin fenë e Zotit me pazaret e kësaj dynjaje. Këta dijetarë kanë pasur disa lutje, me të cilat i janë drejtuar Zotit: “O Zot mos e dëno gjuhën time që u flet njerëzve për ty, sepse unë e meritoj dënimin, por të paktën këtë gjuhë mos e dëno se i flet njerëzve për ty. O Zot mos e dëno syrin tim, sepse u thotë njerëzve: “Shihni se çfarë ka krijuar Zoti”. Mos e dëno dorën time o Zot, sepse shkruan hadithin e profetit Tënd”.

 

Hasan el Basri thoshte: “Zoti ka zbritur 104 libra e fletushka. Sekretin të gjitha këtyre e ka mbledhur në 4 libra. Sekretin e 4 librave e ka vendosur Zoti në Kuran. Sekretin e gjithë Kuranit e ka vendosur në suren Fatiha dhe sekretin e kësaj sureje e ka vendosur tek ajeti: “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej teje kërkojmë ndihmë

Ne e themi me dhjetëra herë në ditë këtë fjalë, por kush e thotë këtë fjalë me zemër, ai ka kuptuar sekretin më të madh të Zotit. Adhurimi është për Ty o Zot dhe ndihma vjen vetëm prej Teje. Të gjithë të gjallët një ditë do të vdesin dhe Ai që nuk vdes është Zoti i gjithësisë. Atë nuk e kap vdekja. Ai ka qenë, është e gjithmonë do të mbetet.

 

Ai që sot është drejtor, nesër do të ndërrohet. Ai që sot është i fortë, nesër do të dobësohet, ai që sot është i pasur, nesër mund të varfërohet, ai që sot është diktator, nesër do të largohet. Të gjithë krijesat do të largohen e Ai që mbetet është vetëm Zoti.

 

Mos iu dorëzoni këtyre krijesave, se janë krijesa si puna juaj. Mos e shprehni nevojën tuaj para askujt tjetër përveç Zotit.

Ibrahimi (a.s) kur shihte popullin e tij që adhuronin diellin dhe hënën, pasi ata perëndonin thoshte: “Unë nuk i dua ata që ikin”. Dielli dhe hëna ikin, ndërsa Ai që është Zot mbetet gjithmonë.

 

Lindim vetëm me lejen e Zotit të gjithësisë. Kur te vdesim, përsëri do të vdesim vetëm me urdhrin e Zotit. Kur të merremi në llogari, do të llogaritemi vetëm me urdhrin e Zotit dhe me dijen e Tij. Kur të hyjmë në xhenet, do të hyjmë vetëm me mëshirën e Zotit të gjithësisë.

Atëherë për kë je i nevojshëm?! Vetëm për Allahun (xh.sh). Prindërit e tu që kanë sakrifikuar gjithçka për ty, në këto moment të lënë vetëm, sepse kanë hallin e tyre. Në atë moment ke vetëm Zotin e gjithësisë dhe vetëm Ai mund të të shpëtojë.

 

Harun Rashidi ka qenë një halife i madh. Kur i erdhi vdekja, u tha njerëzve të tij: “Më hiqni nga krevati dhe më vendosni mbi dhe`”. I thanë: “O prijësi i besimtarëve! A bën që trupi yt të vendoset mbi dhe`”? Ai ua ktheu: “Ore më dëgjoni mua, më vini në tokë, se sot nuk ka shtrat. Kam turp të më vijë meleku e të më gjejë në shtratin e vdekjes. Pasi u shtri mbi dhe`, tha këto fjalë: “O Zot, O Ti që kurrë nuk të mbaron pushteti, mëshiroje robin Tënd Harun Reshidin, që sot i mbaroi pushteti”. Thuhet që Zoti me këtë dua` (lutje) e ka falur Harun Reshidin.

 

Ibn Kajjim el Xheuzije thoshte një fjalë të bukur: “Trokita në derën e atyre që falin namaz dhe gjeta shumë të tillë. Trokita në derën e atyre që agjëronin dhe pashë që kishte shumë më tepër. Trokita në derën e atyre që kanë nevojë për Zotin dhe pashë se kishte shumë pak njerëz. Prandaj trokisni në atë derë. Kush troket aty, Zoti nuk do ta kthejë kurrë mbrapsht, sepse aty ka vend për të gjithë”.

Muhamedi (a.s) lutej me këtë dua` (lutje) dhe na mësonte, që edhe ne të lutemi me të: “O Zot më mundëso që jetën ta jetoj si i nevojshëm, shpirtin ta dorëzoj si i nevojshëm dhe ditën e Kijametit më ringjall me njerëzit e nevojshëm. O Zot mos e ler veten time në dorën time sa hap e mbyll sytë, se atëherë shkatërrohem

 

Le ta tregojnë dobësinë tonë përpara Zotit. Kush është fukara përpara Zotit, Zoti do ta bëjë atë njeri me të pasurin, që nuk do t`ia ketë nevojën asnjë krijese. Kush e ngre hundën para Zotit, Zoti do ta bëjë atë njeri të nevojshëm për krijesat më të ulta. Kush nuk ia dorëzon veten e tij Zotit, do t`ia dorëzojë veten e tij krijesave si puna e tij.

 

A e di ti se çdo të thotë të lutesh? Do të thotë t`i drejtohesh Zotit me përgjërim, të të dridhen duart e zemra. A e ndjen ti se në këtë moment je i nevojshëm për Zotin? Sa më shumë të tregosh nevojën për Zotin, sa më shumë ta ulësh kokën, të jesh i sigurt se Ai do të të japë zgjidhje për çdo hall që ke. Ne i bëjmë ruku vetëm Zotit. Lutju Zotit në këtë gjendje, se Zoti e do shumë këtë gjë. Ne i bëjmë sexhde vetëm Zotit. Lutju Atij kur je në sexhde, se je më afër Zotit se në asnjë vend. Kush i lutet Zotit në sexhde me gjithë zemrën e tij, ta dijë se Zoti nuk e kthen mbrapsht këtë lutje.

 

Profeti (a.s) thoshte: “Kush e ul veten përpara Zotit, Zoti gjithmonë do të ngrejë atë njeri. Kush nuk e ul hundën para Zotit, Zoti gjithmonë do ta ulë atë person

 

Zoti na lartësoftë e mos na poshtëroftë. Lusim Zotin të mos na largojë asnjëherë nga mëshira e Tij. Allahu i dhashtë dobësisë sonë, forcë nga forca e Tij. Allahu na mundësoftë që gjithmonë ta ndjejmë nevojën për madhështinë e Tij. E lus Zotin e  gjithësisë, që gjithmonë të na ketë në kujdesin dhe në mëshirën e Tij. Zoti mos na bëftë të nevojshëm për krijesat, por vetëm për Krijuesin, Allahun (xh.sh). E lusim Zotin të mos e lerë veten tonë në dorën tonë qoftë edhe sa hap e mbyll sytë.

 

A M I N

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free